Telegram ngushellimi familjes Tahir Desku
Nga Gezim Ajgeraj
E nderuar familje, të nderuar miq të poetit të ndjerë Tahir Desku (Engjëllit të lirisë)
E nderuar Familje e poetit Desku, të nderuar miq, pranoni ngushëllimet tona, dhe të shumë miqëve të mi që njohën veprën poetike dhe punën e pa lodhshme si në luftë dhe pas sajë, të poetit të ndjerë Tahir Desku. Lajmi për vdekjen aksidentale, na ka tronditur shumë edhe neve këtu largë në mërgim, sepse vërtetë ju keni humbur kryefamiljarin tuajë, por këtë humbje e ndjejmë dhe ne e edhe Kosova. Sepse Ai ishte një mjeshtër i madhë i pendës, një shok dhe mik i mirë i besës dhe i fjalës. Kosova ka humbur një pendë, një luftëtarë të lirisë, sepse ai u vu në mbrojtje të sajë me pushkë e pendë, edhe atëherë kur ishte më së vështiri, atëherë kur atdheu i thirri në mbrojtje. Me zemër jemi pranë juve, edhe pse fizikisht gjendemi largë. Ndushëllimet tona më të sinqerta dhe një herë për ju Familje dhe të gjithë ata që e njohën dhe e deshën Tahir Deskun.
I qoftë i lehtë dheu i Kosovës, mikut tonë të pendës; Tahir Deskut.
Ngushëllime
Gëzim Ajgeraj, Zvicër, 4.12.2005
<< Home