Kur fjalen e thote natyra
Shirat e shumte qe kane rene ne territorin e vendit tone jo vetëm qe kane rritur nivelin e hidrocentraleve qe mezi i kemi pritur por ne te njëjtën kohe kane bere dëme ne shume zona si ajo e Gjirokastrës dhe e Vlorës.
Nga Engjell Shehu
Demet materiale janë te konsiderueshme por dëme ne njerëz pothuajse se nuk ka pasur fare dhe kjo fal ndërhyrjes se shpejte me efikasitet te qeverise qendrore dhe asaj lokale ku e kane marre nene kontroll te menjëhershëm situatën duke e menaxhuar atë plotësisht. Interesimi i qeveritarëve e pushtetarëve, deputetëve dhe personave te ngarkuar për situata te tilla ka qene i menjëhershëm dhe praktik.Shikojmë qe shteti qeveria i shërben dhe është gjithmonë ne shërbim te atyre qe e kane zgjedhur për tu shërbyer. Gatishmëria e qeverise dhe ndihma qe ajo u dha banorëve te këtyre zonave te përmbytura ishte e shpejt dhe perfekte sepse mënjanojë shume rreziqe natyrore qe fal punës dhe ndërhyrjes se shpejte nuk pati dëme ne njerëz. Përmirësimi ne mënyrë te dukshme i situatës energjetike fal këtyre shirave te rrëmbyeshëm qe përmenda me larte ka rritur shpresat tek specialistet e Ministrisë se Energjetikes te cilët ndihen optimiste për te ardhmen e energjisë elektrike dhe tek njerëzit qe janë te interesuar drejtpërdrejtë ne furnizimin pa ndërprerje te energjisë elektrike. Duket se ndërprerjet e energjisë elektrike do te vijnë ne reduktim te plote për te mos pasur me orare por drita 24 ore. I ftohti i madhe qe ka përfshire mbare kontinentin si dhe vendin tone shpresojmë qe ta ndjejmë me pak dhe te kemi me shume drita. Pra situata energjetike është ne rruge te mbare dhe kjo fal kushteve atmosferike dhe ne te njëjtën kohe gatishmërisë e impenjimit te Ministrisë Energjetike qe ka ditur te menaxhoje me profesionalizëm situatën. Politika ne vende, besoj se duhet te hesht për këtë problem pra për atë te dritave, mbasi fjalën tani e ka natyra qe ndryshoje situatën ashtu si e dëshironin njerëzit me muaj për pak drita me shume dhe për pak sherr me pak.
http://tanmarket.com/php
http://gjuhashqipe.blogspot.com
http://engjellshehu.blogspot.com
http://geocities.com/albsit
<< Home