e diel, tetor 23

Interviste me zonjen Vitore Stefa (Leka)


Interviste
Shkrimtarja Vitore Stefa-Leka: Mua me largoheshin te gjithe si "djalli nga temjani"
Intervistoi Flora Durmishi, Blue Sky
Me ke mund te flisja, me ke? Mua me largoheshin te gjithe si "djalli nga temjani". Kishin frike te shoqeroheshin se isha familje e prekur dhe me baba te pushkatuar.. kete e kam pershkruar qarte te tregimi "Rrethi i kuq" ne te njejtin liber "Plage shpirti" ku eshte dhe tregimi i "Blerines". Tregimi “Blerina”, eshte autobiografik! Nje liber tjeter biografik, ku flas per femijerine dhe reston tjeter te jetes, jam duke e perfunduar dhe se shpejti do e coj ne shtyp. Te personazhi i Blerines si dhe te e gjithe tragjedia familjare e saj, kam parasysh mijera te tjera Blerina dhe familje qe hoqen te njejtin persekutim nga diktatura.
Vitore Stefa –Leka u lind ne Tirane nga dy prinder intelektuale: Kostaq dhe Eleni Stefa. Pas vuajtjeve 40 vjecare nen regjimin komunist largohet nga Shqiperia dhe vendoset ne Trieste te Italise ku edhe sot jeton dhe vepron. Eshte autore e disa vellimeve poetike: "La liberta", "Jetoj Ringjalljen", "Vetmi e Largesise" dhe permbledhjen "Plage Shpirti" libri i saj i pare ne proze. Eshte bashkeautore e antologjise "Mozaike te nje Portreti" si dhe e antologjise "Metafora e Arratisur".
Blue Sky: Znj.Vitore, ju jeni bije e dy intelektualeve te shquar, Kostaq dhe Eleni Stefa. Babai juaj u pushkatua nga regjimi komunist ndersa familja u internua!Cila ka qene femijeria e Vitores?
Vitore Stefa-Leka : Po, une kam prejardhje intelektualesh. Jam stermbese e Konstandin Kristoforidhit dhe Gjergj Stefes, pjesemarres krah per krah me Abdyl Frasherin ne Lidhjen e Prizrenit. Babai mbasi mbaroi shkollen teknike te Harry Fulc-it ku nje kohe punoi dhe si profesor, studimet e larta i mbaroi ne Institutin Superior ndersa magjistroi ne Firence.Ka folur tete gjuhe .Ka perkthyer edhe nga Japonishtja. U pushkatua ne moshen 44 vjec nga diktatura dhe qe atehere filloi kalvari i pa mbarim i vuajtjeve tona familjare.Nena gjithashtu mesuese, edukatore e disa brezave , nje grua e rralle qe ia kushtoi jeten e saj, qe nga mosha 33 vjecare, rritjes se pese femijeve jetim ne nje fukarallek te plote po me nje krenari te rralle. Pas renies se diktatures, babait i dhane titullin "Martir i Demokracise". Sot ne qytetin tim nje rruge mban emrin e tij, kurse mamaja ka titullin "Mesuese e Popullit ". Nga femijeria dhe rinia e hershme kam vetem kujtime te hidhura e te dhimbshme, keshtu qe me mire mos t'i kujtojme e flasim per to. E shkuara nuk me kondicionon per ate qe jam , por eshte nje pjese e cila me ndihmon per ate qe do te jem.
Blue Sky: D.m.th.tregimi "Blerina",eshte nje tregim autobiografik?
Vitore Stefa-Leka: Po, tregimi "Blerina", eshte autobiografik! Nje liber tjeter biografik, ku flas per femijerine dhe reston tjeter te jetes, jam duke e perfunduar dhe se shpejti do e coj ne shtyp. Te personazhi i Blerines si dhe te e gjithe tragjedia familjare e saj, kam parasysh mijera te tjera Blerina dhe familje qe hoqen te njejtin persekutim nga diktatura.
Blue Sky: Keni filluar te shkruani qe ne femijeri ndersa zeri juaj eshte degjuar tek pas viteve te 90-ta pse?
Vitore Stefa-Leka: Hobi im ka qene letersia apo me mire arti ne pergjithesi. Kam shkruar qe ne shkollen 7 vjecare poezi dhe shkrime te ndryshme te cilat mbeten gjithmone ne leter. Hartimet e mija, deri ne nje fare klase rrinin varur gjithmone te kendi i letrareve te rinj. Ato, pavaresisht nga tema, kishin gjithmone formen e nje ngjarjeje ose tregimi. Gjithe deshirat dhe fantazia ime derdhej ne to ose edhe poezi qe i adaptoheshin asaj moshe po qe asnjehere nuk u botuan as te gazeta "Pionieri" e as me vone te "Zeri i Rinise". Me kujtohet nje rast kur erdhi Luan Qafezezi ne shkollen tone dhe kerkoi nxenesen qe kish shkruar tregimin ne kendin "Letraret e rinj". Ishte ky nje pershkrim per Beratin. Kur hyra ne sallen e mesuesve ai u ngrit dhe ata syte e vegjel e te shndritshem iu bene dhe me te shndritshem. Me perkedheli dhe me pyeti cfare shkrime te tjera kisha. Shko e merri e m'i bjere (shtepine e kisha afer me shkollen) do t'i botojme te gazeta "Pionieri" ne Tirane. Une po fluturoja nga gezimi, por u desh ve c nje sekonde qe gezimin dhe kenaqesine qe me dhane keto fjale te shuhej e te me rrezonte si nje qelq i thyer aty para gjithe mesuesve ne sallen e mesuesve. Kjo rezultat i "fjaleve magjike" qe i tha ne vesh njeri nga mesuesit komuniste qe une isha e bija e “atij " qe kishte vrare gjysmen e botes!!! Fytyra e Luanit, u zverdh per nje cast (ka qene nxenes i babait) dhe me sy te ulur ne toke, pa me hequr doren nga floket, me tha: "I shohim njehere tjeter shkrimet e tua".
Blue Sky: Sigurisht ka pas edhe raste te tjera te ngjashme!
Vitore Stefa-Leka: Po, nje rast tjeter per t’u permendur qe me ka ngelur i regjistruar ne kujtese nga disa e disa raste te tjera te ngjashme eshte edhe ky: Vite me vone ne rinine pa rini, dergova per botim nje tregim te revista "Shqiptarja e re" me titull : "Akoma s'e kam gjetur ate qe kerkoj", nje teme interesante qe fliste per dy te rinj qe u njohen dhe u dashuruan ne plazh nepermjet mesazheve qe linin shkruar ne reren e lagur, (sot keto njohje behen nepermjet internetitj).Ky tregim jo vetem qe nuk u botua e as me ktheu njeri pergjigje, po e shoh te botuar me te njetin titull e njejta ngjarje ndryshuar vetem emrat me autore nje tjeter vajze! Shkoj ne Tirane shume e merzitur, e revoltuar(shkova si cjapi te kasapi), per fatin tim te mire takoj Dritero Agollin i cili u tregua shume njerezor dhe kete nuk ia harroj kurre, bile ne nje takim qe kam pasur me te kur u be promovimi i librit tim te pare "La Liberta" me poezi ne Tirane, ia kujtova dhe atij iu kujtua si rast. Pra i tregova shkrimin origjinal dhe me lot ne sy i thash: Mire qe nuk ma botuan dhe psene se marr vesh. Akoma s’doja te merrja vesh qe isha e privuar nga cdo gje per ate biografi. I tregova dhe revisten me tregimin tim e me nje tjeter autore! Me shume edukate me tha qe ta mbyllja aty kete ankese... nuk do nxjerresh gje, perkundrazi do jete ne demin tend. Qe atehere nuk dergova me kurre po mbushja fletore e fletore me tregime e poezi nga jeta aktuale, apo ato qe ndjeja ne shpirt. Keto te fundit i fshihja neper skuta, qe te mos mi lexonin as njerezit e mi. Ajo qe me dhemb sot ne shpirt eshte se nga ato qe kane qene voluminoze, duke llogaritur vitet qe kur kisha filluar te shkruaj, keto te gjitha me 25 shtator te vitit 90-te, nje dite perpara se te nisesha me "anijen e shpreses se madhe” drejte te panjohures, i dogja ne oborr te shtepise. Kur shihja si digjeshin fletet e fletoreve me dukej se me keputej dicka nga shpirti im.. copat e jetes time.. vitet e mia.. e gjithcka...
Blue Sky: Nuk i ke diskutuar me ndo ke keto shkrime?
Vitore Stefa-Leka: Me ke mund te flisja, me ke? Mua me largoheshin te gjithe si "djalli nga temjani". Kishin frike te shoqeroheshin se isha familje e prekur dhe me baba te pushkatuar.. kete e kam pershkruar qarte te tregimi "Rrethi i kuq" ne te njejtin liber "Plage shpirti" ku eshte dhe tregimi i "Blerines" .
Blue Sky: Si e ka pritur paraqitjen tuaj lexuesi, kush jane lexuesit tuaj, a keni marre ndonje kritike?
Vitore Stefa-Leka: Krahas halleve dhe perplasjet me te panjohuren ketu ne emigracion, gjeja kohe ne oret e vona te nates, te shkruaja, t’i derdhja ne vargje dhimbjet e se kaluares si dhe mbresat e perditshme.Pra shkruaja e shkruaja kudo, ne fletore, copa letrash, ne rruge, ne shtepi , ne buze te detit qe me ore te tera rrija para tij e ku frymezimi vinte vet. Matane ishte po i njejti breg.. po i njejti det qe lagte brigjet e tij. Poezia per mua eshte mbret i shpirtit dhe shihja qe ajo nuk kishte vdekur brenda meje po perkundrazi nxori koken. Nje shoqe e imja italiane Xhokonda Amadei, e cilesuar si nje nga 10 poetet me te medha ne bote, me thoshte: Ti e ke gati librin, pse nuk e boton? E mua as qe me shkonte ne mend, cfare hallesh te tjera kisha apo kishim mbi koke, pastaj ankthi dhe tmerri i idese se atyre qe kisha hequr nga e kaluara as qe me jepte shprese, se dikush atje ne atdhe, do botonte poezite apo shkrimet e mija. Po kur m’i lexoi njehere Zhuljana Jorgangji me tha: ti shkruake shume bukur, i ke shume te mira bile as mos i redakto. Pra, ishte Zhuljana qe me nxiti, si per librin e pare dhe per tre librat e tjere qe botova me pas. Ne dy prej tyre eshte dhe redaktorja e librave. E pagezova "La Liberta! Poezi qe merr fryme pas pushkatimit. E dergova me gjysme zemre dhe me droje ne botim. Libri pati shume sukses. U shit menjehere dhe u ribotua.Te gjitha nen kujdesin e te ndjerit, vellait tim, Alfred Stefa i cili i autorizuar nga une, te ardhurat qe dolen nga shitja e librit, 2000 kopje i ndau nje pjese ne nje azil pleqesh ne Kavaje si dhe ne nje shtepi femije po ashtu dhe ne katundin Jub-Sukth, ku une kam kaluar nje pjese te mire te jetes time "pa jete" .Ky liber me 60 poezi, u botua ne vitin 1993 .
Blue Sky: c'ndjenje eshte te publikosh librin e pare pas te pesedhjetave?
Vitore Stefa –Leka: Ndjenja apo sadisfaksioni ne kete liber te pare timin ne moshe madhore, ishte kenaqesia qe me dha kur im vella me tregoi qe kishte kryer porosine time. Kam dhe falenderimet me shkrim nga azili apo shtepia e femijes si dhe korrespondencen me pothuaj gjithe fshataret e katundit Sukth. Kur nobelisti me "pashaporte nderi shqiptare", vajti i ftuar per here te dyte ne Shqiperi, kerkoi ta qonin ne fshatin Jub –Sukth. I shoqeruar nga personalitete te asaj kohe, hyri neper shtepite e fshatareve te cilet e priten me aq ngrohtesi gje qe i habiti shoqeruesit se si ai ishte aq i njohur ne mes tyre si dhe qe i gjeti keto shtepi me televizor dhe me komoditete te tjera derguar nga une, natyrisht me ndihmen e pa kursyer te z. Masrur ose poetes Xhokonda Amadej. Ky liber, u promovua nga Forumi Rinor i Partise Republikane ne nje salle te madhe ku merrte pjese gjithe elita shqiptare si Pjeter Arbnori, Tomorr Malasi, Sabri Godo, Arben Brace, Fatmir Mediu e shume politikane te tjere, ambasadore te shteteve te ndryshme, nga arti e kultura ku ishin Driteroi, Xhevahir Spahiu, i cili recitoi dhe poezi nga libri dhe foli ne lidhje me biografine dhe veprimtarite e mia te asaj kohe. Aty ishin shume e shume artiste e intelektuale te fushave te ndryshme. Promovimi u percoll direkt nga Televizioni Shqiptar. Po kete dite iu dha dhe pasaporta shqiptare per ndihmat derguar ne atdhe si dhe refugjateve ne Itali, nobelistit Masrur Imani, i ftuar dhe ai nga ish presidenti Z. Sali Berisha.
Blue Sky:Pas librit te pare "La Liberta" ne te cilin kishte me shume trishtim librat tjere kishin me shume optimizem. Eshte keshtu?
Vitore Stefa-Leka: Pas librit te pare "La Liberta" pas dy vjeteve te daljes se tij botova librin e dyte "Ringjalljen jetoj ". Te ky liber, nuk kishte me trishtim po tjeter fryme e karakterizonte poezine time. Poezi me tema nga emigracioni, dashuria, optimizmi per te ardhmen, mali per atdheun etj. Libri tjeter po me poezi e ka titullin ”Vetmi e largesise”. Nje liber voluminoz, ku vec poezise e kam shoqeruar edhe me fotografi te ndryshme kujtimi nga takimet e mija me vellezer dhe motra shqiptare, me politikane te ndryshem apo artiste.. etj. Menjehere pas ketij, me qe e kisha gati po te shtypshkronja "Albin" ne Tirane botova librin me tregime "Plage shpirti". Blue Sky: Ju dhe z.Masrur keni ngritur nje lapidar diku ne Trieste. c'lapidar eshte ky? Vitore Stefa-Leka: Po, me ndihmen e Masrurit, kemi ngritur se bashku nje si lapidar, simbol i duarve te njoma me kallo, qe kane vdekur rrugeve te kurbetit ne pune apo incidente. Lapidari, eshte ngritur ne te hyre te Triestes ne vitin 1992, kur ndodhi aksidenti i pare i nje te riu 18 vjecar, qe sapo e kishim sistemuar ne pune. Lapidari eshte bere si shenje simboli ne kujtim te ketyre te rinjve numri i te cileve eshte shtuar gjate ketyre viteve. Anash lapidarit eshte flamuri shqiptar dhe poshte emrave te tyre nje poezi e imja e shkurter.
Blue Sky: Kam pershtypjen se me Kosoven ju lidh dicka shume e vecante !
Vitore Stefa-Leka: Me Kosoven me lidhin shume gjera nga jeta intime. Me Kosoven me lidhe dashuria ime e pare qe u kurorezua me martese ne moshen 17 vjecare, e cila martese nuk e pati jeten e gjate. Dhe, ate si gjithe jeten time, e vrau dhe e copetoi diktatura. Bardhyl Kelmendi, ishte nga emigrantet e pare qe erdhen ne Shqiperi nga Kosova qe me vone shteti "ame" pjesen me te madhe te tyre e kalbi neper burgje. Ata qe nuk iu pergjigjen thirrjes se sigurimit te shtetit, per t'i sherbyer si informator per interesat e politikes se tyre, perfunduan burgjeve si udbashe.Bardhyli ishte nje njeri i persosur, intelektual, i ndershem, nga nje familje e degjuar patriotesh nga Rugova e Pejes. Ai u kalb ne burgjet e diktatures deri sa doli i semure rende por iu realizua endrra qe thoshte gjithmone "Ishalla vdes ne token time", pra ne nje moshe te re, nderroi jete nje vit me pare.
Blue Sky: Ne shkolle asokohe keni mesuar per Kosoven?
Vitore Stefa-Leka: Per Kosoven ne ato vite nuk flitej fare ne Shqiperi! Per shume shqiptare ajo ishte Jugosllavi, po une dija shume per te nga nena ime ashtu si dinin shume shqiptare te tjere me prinder intelektuale. Dija se vellain e gjyshit e kisha bashkepunetor te Lidhjes se Prizrenit. Sot kemi dhe dekoraten e akorduar nga Kuvendi Popullor ne emer te Gjergj Stefes. Pra, pervec gjerave personale, me Kosoven me lidh ndjenja ime personale si shqiptare dhe them se Kosova pa Shqiperi apo Shqiperia pa Kosove ngelen shtete pa rendesine e duhur ne Ballkan apo Evrope.
Blue Sky: Poetet e diaspores kam pershtypjen se kane nje komunikim shume te mire mes vete. Ne c'forma zhvillohet ky komunikim?
Vitore Stefa-Leka: Diaspora mjerisht mban shume intelektuale, shkrimtare dhe poete ne gjirin e saj! Fale komunikimit me internet, shume prej tyre e kane formuar dhe rrethin e tyre dhe ka nje komunikim te mire ne mes te poeteve nga te kater anet e botes. Nepermjet internetit, jane bere dhe konkurse per poezine me te mire ku kane marre pjese poete te ndryshem dhe ketu bie nje shembull: Mardena Kelmendi, ka fituar cmimin e pare ne konkursin e diaspores qe u zhvillua ne Zvicer "Me Agim Ramadanin" dhe cmim te pare ne konkursin qe beri lista shqiptare ne internet "Sterkala".
Blue Sky: E keni shume per zemer edhe grupliste e "Teuta Shqiptare", pse?
Vitore Stefa-Leka: Sepse aty ka komunikim te mrekullueshem! Ka vetem harmoni, dashuri dhe solidaritet! Ne kete liste marrin pjese gra e vajza te te gjitha fushave. Shume prej tyre poete te degjuara si: Zhuljana Jorganxhi, Ejvis Marija Xhajanka, Mardena Kelmendi, Merita Bajraktari, Merita Borkaj, Mimoza Ahmeti, Drenusha Zajmi, Ardita Jatru, Rajmonda Daka, Kristina Xhajanka, etj. te gjitha nga vende te ndryshme te botes ku pervec komunikimit per probleme te ndryshme te emigracionit, ne kete liste njihemi me poezite e tyre dhe prozen. Nje pjese e mire e ketyre poeteve kane botuar dhe librat e tyre, me poezi.
Blue Sky: Nga ky komunikim virtual lindi edhe libri "Mozaike te nje portreti"!
Vitore Stefa-Leka: Po, kete liste e ka hapur poetja Merita Bajraktari e cila edhe vuri ne jete idene e saj per berjen e nje antologjie virtuale, pra ne bashkepunim me grupin qe formuan nga anetaret e listes, doli libri i pare "Mozaike te nje portreti" ku autore jane 26 gra dhe vajza anetare te kesaj liste dhe se shpejti del ne qarkullim dhe nje liber tjeter po nga keto gra dhe vajza ku pervec shkrimeve per tema te ndryshme te trajtuara ne liste, do kete dhe humorin
Blue Sky: Takoheni shpesh me keto gra?
Vitore Stefa-Leka: Per t’u takuar, ne "takohemi virtualisht pernate". Pime kafene e mengjesit bashke, dime dhe cfare gatuan njera apo tjetra. Ndersa fizikisht, me qe na ndajne mijera km, se nje pjese e mire jane ne Amerike , kemi organizuar takime me raste te ndryshme p.sh me rastin e Lumturimit te Nene Terezes ne Rome, jemi takuar me gra qe jemi ketu ne Evrope. Per here te pare u takuam me Kolec Traboinin, Une, Moza, Mardena dhe Nirvana ne diten e lumturimit te " Nenes se Dashurise". Ketu ne Trieste jemi takuar me Meriten, Zhuljanen, Mardenen, Nirvanen dhe Masrurin. Kemi lene nga vera dhe nje takim qe te takohemi te gjitha ne Kosove apo Shqiperi! Shpresoj te realizohet kjo!Merita, tani ne mars me organizaten e gruas shqiptare ne Zagreb do te beje promovimin e librit " Mozaike te nje Portreti".E di qe Zhuljana , Nirvana, Madi ndoshta edhe Mimoza do shkojme. Merita i ka ftuar te gjitha. Te shohim kush ka mundesi te vije tjeter.
Blue Sky: Juve nuk u shpetojne ngjarjet, i shenoni ato, percillni emocionet e perjetuara…mbani ditar?
Vitore Stefa-Leka: Jo, ditar nuk kam mbajtur se sic ju thash, une kam mbushur fletore te tera qe nga femijeria dhe rinia me ngjarje te ndryshme qe mbase loznin dhe rolin e ditarit.
Blue Sky: Cila ka qene poezia e pare, ju kujtohet?
Vitore Stefa-Leka: Per here te pare kam shkruar poezi dhe ia kushtova Tullumave te Lulit te Vocerr. Kisha parasysh "tullumat e mija ", qe ne nje dite te ftohte e te acarte me ishte futur gjithe uji ne kepucet e grisura. Ngrohesha ne rrezet e diellit te ftohte duke u dridhur e tera . Kjo poezi u pelqye shume edhe nga mesuesja , e cila natyrisht nuk e kuptoi qe ia kisha dedikuar "tullumave te mije".
Blue Sky: Kam pershtypjen se te gjitha personazhet jane nga jeta reale! Po rasti i Monikes ?
Vitore Stefa-Leka: Po, ne te gjitha shkrimet e mia, ne proze, nuk ka asgje imagjinare, po te gjitha nga ngjarje te jetuara, sigurisht me emra te tjere. Rasti i Monikes? Si te ta them! Monika eshte nje vajze italiane, e cila la studimet per shkak te semundjes qe ka kapluar shume te rinj. Semundje kjo qe quhet droge! U njoh me nje djale qe e futi ne kete rruge. Une e kam takuar, rastesisht, ne nje lulishte te qytetit. Ishte e sakatuar, ne nje gjendje shpirterore qe donte t ‘i jepte fund jetes se saj. Vajze e vetme. Prinderit e saj i krijuan te gjitha mundesite per te vazhduar universitetin, pra i paguanin te gjitha shpenzimet, lek te cilat ajo i shpenzonte per droge duke i mashtruar ata(prinderit). Kur ata e moren vesh, ajo iu drejtua te dashurit per keshille , se cfare duhet te bente tani! Ai duke i kerkuar lek as qe e degjonte hallin e saj po filloi ta godase. Ajo mezi i iku nga duart. Ne kete gjendje e takova une. Histori e gjate!
Blue Sky: Ku eshte ajo sot, me cfare merret, cila eshte gjendja e saj?
Vitore Stefa-Leka: Sot Monika punon, lan borxhet ku e kishte futur droga.. rri pothuaj pjesen me te mire te kohes te une. Arrita ta pajtoj dhe me prinderit qe i ka ne nje qytet tjeter. Kete vit vazhdon fakultetin e medicines popullore, me korrespondence.
Blue Sky: Raste te tjera keni pase ?
Vitore Stefa-Leka: Si rasti i Monikes?
Blue Sky: Po
Vitore Stefa-Leka: Me keqardhje e them po. Pata dhe nje rast te nje studenteje shqiptare. Them me keqardhje se me gjithe keshillat qe i dhame, une dhe dashamire te tjere, Genta (ky nuk eshte emer i vertete i saj) nuk hoqi dot dore prej droges. Ajo tashme eshte bere skllave e saj. Me keputet shpirti kur e shoh!Kur erdhi nga Shqiperia per studime ketu, ajo , bashke me dy shoqe te tjera ndenjen nje muaj ne shtepine time sa rregulluan konviktin. Genta, mund te them se ishte vajze qe dallonte per urtesine dhe pjekurine e saj. Une e doja shume! Ishte e matur, teper serioze dhe studjoze. Ne vitin e trete u njoh me nje djale italian, student, djale shume i mire! Sipas saj shkak qe u ndane u bene familjaret e saj ne Shqiperi dhe qe atehere ajo filloi helmin e bardhe.. Ka lene shkollen.Punon si kameriere, por, sic me thote Monika, shoqerohet me njerez te kesaj kategorie. U mundova dhe bera cmos edhe per te, po ishte e kote.
Blue Sky: Po si e binde Moniken e nuk e binde dot Genten?
Vitore Stefa-Leka: Mund te them dicka sipas nje kend veshtrimit tim: Monika, me qe ka bere filloren ne nje shkolle fetare dhe beson shume.. hoqi dore dhe u betua para Dom Lush Gjergjit, kur une e mora me vete ne lumturimin e Nene Terezes. Une i tregova historine e saj Dom Lushit, ai foli gjate me te dhe pas asaj dite, ajo dhe cigaren nuk e ve me ne goje. Mendoj se dhe besimi qe ajo ka ne Zot ose pse eshte rritur me kete fryme e ka bere punen e vet ne ndryshimin e jetes se saj. Kurse Genta, dhe pse Monika i foli per kete, e degjonte me te qeshur sepse per disa gjenerata te ne qe u rritem pa fe mbasi diktatura i prishi kishat dhe xhamite dhe si la te edukohen keto breza dhe me nje fryme fetare, Sipas Monikes Genta as qe beson bile i merrte me tallje fjalet e saj. Une fillova dhe nje tregim ne lidhje me ngjarjen e Gentes, te cilin e lash pergjysme. Ajo e vazhdoi dhe e vazhdon kete rruge e cfare te thosha? Si ta mbyllja? Per kete me dhemb shpirti por keshtu ka ndodhur.
Blue Sky: C’keni keto dite neper duar?
Vitore Stefa-Leka: Kam nje roman biografik si dhe nje liber me poezi qe e kam perfunduar.
Blue Sky: Keni gjetur nje forme shume te pershtatshme per te percjelle, jo vetem krijimtarine tuaj lexuesit po edhe per te percjelle mesazhe bashkimi per shqiptaret kudo ku jane. Pra interneti eshte nje mjet pa te cili, sic duket nuk rrini dot?
Vitore Stefa-Leka: Jo vertet nuk mund te rri dot! Ne fillim e kisha si nje loje zbavitjeje, po tani pas gjithe ketyre komunikimeve, me eshte bere semundje dhe nuk rri dot pa hyre ne internet. Ndjehem me afer atdheut tim duke komunikuar me vellezer e motra qofte dhe te panjohur fizikisht po qe bukes i thone BUKE si une dhe ujit uje.. vellezer e motra te shperndare ne te gjithe boten si une.
Blue Sky: Ju quajne "nene shpirterore", "Nene Tereza e Triestes" dhe epitete te tjera, padyshim te denja per Ju. Si ndiheni per kete?
Vitore Stefa-Leka: Me vjen shume zor dhe ndihem keq, vertete ! Une jam thjesht Vitorja dhe keshtu dua te me therrasin te gjithe.. Nuk di cfare te them per kete.. sinqerisht..(pyetje e veshtire..)
Blue Sky: Ju keni arritur te organizoni shqiptaret ne Itali dhe t'i ndihmoni! Po ne kete moment une do vecoja ndihmen qe keni dhene per sistemimin e kosovareve te ardhur nga Kosova ne Itali gjate luftes se fundit. Mbani lidhje edhe me me ata njerez?
Vitore Stefa-Leka: Mbaj lidhje me te gjithe dhe jam e mirepritur nga te gjithe jo vetem ketu ne Trieste po kudo ku ata jane te stabilizuar ne qytete te ndryshme te Italise apo dhe jashte saj.Para tre muajsh isha ne Vjene e ftuar ne dasmen e Agronit, nje djale shqiptar i Kosoves nga Theranda, qe ndejti gjate ne shtepine time, ne kohen e luftes derisa u pajis me dokumenta. Ai sot jeton ne Vjene. Para dasmoreve me prezantoi si nenen e tij te dyte. Sa per ndihmat e dhena ato ishin normale, mendoj!E vuajta vet ne te 90-en ate qe po i priste te ardhurit nga Kosova apo me vone nga Maqedonia, keshtu qe brenda dhe jashte mundesive te mija, i ndihmova duke i shoqeruar neper dikasteret perkatese. Por nuk do le pa permendur se shume ka ndihmuar Karitasi, Akli, dhe si gjithmone zoti Masrur Imani dhe dy mikesha te mijat italiane qe punojne ne asistencen sociale Alma Biskaro dhe Laura Vaschoto.
Blue Sky: Po kitara e Ruzhdes? Nje eksponat i ruajtur me shume kujdes ne shtepine tuaj. Pse nuk guxon njeri ta prek? Cila eshte historia e kesaj kitare?
Vitore Stefa-Leka: Eh Ruzhda Emigroi me te atin, i vogel fare, ne Gjermani dhe nuk harroi te merrte me vete kitaren prej druri.. pasionin e tij. Kur e thirri zeri i atdheut, ai iu pergjigj kesaj thirrjeje si shume e shume shqiptare te Kosoves apo te trevave te ndryshme shqiptare nga te kater anet e botes. Ruzhda ndenji disa dite te une me disa shoke te tjere. Nuk e harroj kurre ate djale shtat vogel i shkathte i qeshur dhe me aq humor. Diten qe u ndame, ai u kthye nga rruga dhe me tha: Oj nene kitaren qe e mora per ta cue ne shtepi, se tani kam kitare elektrike, po e le te ti. Ndofta nuk do kem mundesi te shkoj ne shtepi. Kur te fitojme lirine, do shkojme ta cojme te dy te nana ime. U ul ne divan dhe shkroi ne te ashtu sic eshte dhe sot U.C.K. nanes Vitore per ta kujtua Ruzhden. Vdekja e tij me tronditi shume. Familja e tij kur isha ne Prizren ne Kongres erdhi me takoi dhe me tha: Ajo kitare te takon ty Vitore! Me dhane dhe nje kujtim qe une nuk e heq kurre nga qafa.. nje medaljon ari ku kane gdhendur fytyren time brenda ne are.. dhe mbrapa kane shkruar kujtim nga familja e tij.. Ate kitare nuk e le ta preki askush!Ajo rri varur ne nje vend te dukshem ne murin e sallonit tim. Po permend ketu nje rast kur nje shoqe e imja violiniste Lavdije Cesari, (nena e violinistit te shquar Olen Cesarit) erdhi nga Roma, mysafire te une. Une e gjej ne taracen time me kitare ne dore duke kenduar me Mardenen. Ajo nuk e vuri re qe une shtanga dhe u prisha ne fytyre si dhe syte mbushur me lot, po me tha: Nga e ke gjetur kete kitare qe i mungon nota” fa"? dhe vazhdoi t’i binte dhe te kendonte. Une nuk i thash gje, per momentin, po shihja gishtat e saj qe leviznin lirshem dhe me kujtohej Ruzhda kur kendonte nje nate para se te ikte.. "Liria s'fitohet nane pa derdhun gjakOj aman amanushtar do te shkoj moj nane do luftoj me shokeOf aman aman" E duke qeshur me shkelte syne dhe me thoshte: " coje kryet lart nane mos te shof ma lot.. eh..
Blue Sky: E permendni shpesh edhe Adem Ismailin!
Vitore Stefa-Leka: Po kam kujtime dhe nga ushtari tjeter Adem Ismaili i cili vdiq ketu ne spitalet e Italise. Ai ishte nga Tetova. La dy femije. Kur takova nenen e tij, te shkrete, kur isha ne Tetove e ftuar ne Festivalin e Poezise "Ditet e Naimit” , puna e pare qe bera shkova me ta te varri i te birit.. dhe i mbolla nje karafil, nje lule qe ai e kishte aq qef. Me thoshte gjithmone: Nane nese vdes ketej, ne dhe te huaj, ma merr nje rranje karafili nga te bahces time dhe ma mbill te varri!
Blue Sky: Jeni anetare e Keshillit Kombetar te Lidhjes Shqiptare ne Bote !
Vitore Stefa-Leka: Me kete Lidhje jam bashkuar qe ne oret e para te themelimit te saj ne vitin 1997 ku u regjistrua si e ligjshme nga vellezerit Kuzhnini qe jane dhe themeluesit e saj si dhe nga shume intelektual te tjere. Ne Munih te Gjermanise me vellezerit si dhe me akademiket Pajazit Nushin, prof Esat Stavilecin, Tadein , zonjen Nekibe Kelmendi, etj. jam takuar disa here ne aktivitete te ndryshme qe kemi pasur ne formimet e lidhjeve shqiptare ne shtete te tjera te Evropes, si ne Zvicer, Belgjike, vendet skandinave, Gjermani, etj. Jemi takuar gjithashtu ne Prishtine, para kongresit te pare qe u mbajt ne zemren e Ballkanit ne Prizren me 26-28 nentor 2001. Kam qene ne rolin e koordinatores dhe kam bere punen time si shqiptare per te bashkuar shpirtin shqiptar kudo ku jemi ne bote apo neper trevat tona, pa dallim feje krahine dhe ideje. Per kete kryesia e L.SH.B.-se ne bote me zgjodhi dhe ne keshillin kombetar ku kryetar i ketij keshilli, eshte zoti i nderuar Pajazit Nushi. Anetare dhe aktiviste te kesaj lidhje kemi dhe nga lista Teuta-Shqiptare si Nirvana Pistulli, Mardena Kelmendi, Merita Bajraktari dhe Ejvis Marija Xhajanka.
Blue Sky: Dhe ne fund fare: U befsh 100 vjec me shendet dhe gjithe te mirat ne jete! Kjo interviste, jo rastesisht, botohet pikerisht me 04.02, ne diten e lindjes tuaj! Vitore Stefa-Leka: Falemderit shume!
POEZI.....
Ptu je tallur liksht me mua!Me linde ne mes plumbash pushkatimiMe zvarrite neper kalldreme Me bere "gogol " te lemi Me talle ne "kumsall"Me vure te lundra , luge hene Me varrose mijera here Mua kufomen e gjalle ..Ligji yt!FerrDhe zemra qan..Vdekja e fundit zvarritet prane meje..Me rrethon me drite ..Coftine jam une Nje hic para teje..Pse qesh? Qesh me mua valle ?Ah,me paske harruar..Po une jam ketuDhe jam gjalle ..Mos u habit.. Do te jetoj perjete me mall..Me vijne ende ne veshplumbat e atij pushkatimi Valet e detit ketu.. Shtjene mbi mua E vdekur e gjalle ..I kam ikur moshe s..Ne vitin nje te shekullit njeI kam ikur moshes simeApo mosha me ka ikur mua?Kam lindur me Krishtin Nje nene kemi te dy Shen Marine Ai u kryqezuaKurse une mbeta gjalleDhe pi gjakun e tij.. Ah! C'them keshtu? Kryqezimi i trupit s'eshte gjeKryqezimi i shpirtit PO! Sa njerez jetojne valleMe shpirt te kryqezuar?Te kryqezuar te perjetshem Te kryqezuar te gjalle ..Lutje Zotit!
O Zot! BekonaI perjetshem do te jesh per mot Meshirona!Na hidh shi ne shkretetiratE globit te shpirtit..Te perunjemi! Me katet na falI plotfuqishem , gegjije lutjen time Eshte lutje me pergjerimeSe lindem ne vendin ku JUDA i gjalleSolli vdekje Dhe mijera shkaterrime.. O Zot!bekona!Pastrona nga ligesite ..Hipokrizite . Mashtrimet dhe keqdashesit Ty te kemi shprese Ty te kemi jeteNe "planetet" e tjera bie shi..Kurse atje ne token e Arbrit "Planeti" im buze thareHesht e mediton ne shkreti..O ZOT!Nje pike lot!
BERAT!
(Qyteti im i lindjes)Buzet perkthyer me zemerimVetullat harkuar me eleganceSupi i shkembit ne trishtim Beli i holle te con ne ekstaze Syri i kalter, lot pikon Qerpiku bie mbi strehe JasemineFloket t'i merr era qe renkon Ti, befas qesh me gezim.. I gjate , i holle , pende palloi I larte , i ngurt dhe krenar Diku veton burim i nje perroiBefas kridhesh ne diell i lare .. Po cmendem per ty! Po me cahet zemra per ty!Dhe shikoj yjet.. Njeri prej tyre po vjen aty..
poezi e peste .. Perqeshja..Gjuha nganjehere jashteE perqeshura! Syri qe leviz ngadale Balli i rrudhur lehte ..faqja e nje muskul i holleQafa perdridhet.. -Ngjale ..Floke te hedhura menjane E perqeshura! Fjale te hidhura.. here te thena me zjarr..Shpesh buza ngritur lart Here te tjera.. heshtje e gjalle . Ti je dhe atyE perqeshur.. Shteti qe perqeshjen s'e leAs vete s'duhet te qeshi me !