Agnes Gonxhe Bojaxhi apo Nene Tereza
Agnes Gonxhe Bojaxhi apo Nene Tereza
Nene Tereza apo Agnes Gonxhe Bojaxhiu eshte femija i trete i Nikolle (Kole) dhe Dranafile (Drane) Bernaj Bojaxhiut..Gonxhja ka lindur me 26 gusht 1910 ne qytetin e Shkupit.Foto viteve '20 - ShkupBabai i saj Nikolla ka qene tregtar.Ai njihej per bamiresite e shumta, ndihmonte si familjet e varfera ashtu dhe institucionet e ndryshme. Ai ndihmoi ne ndertimin e teatrit te pare te Shkupit.Kola fliste shume gjuhe dhe udhetonte shume ne Itali dhe Egjipt. Mbasi kthehej nga udhetimet ai sillte shume dhurata per femijet e tij por dhe shume histori. Babai i Gonxhes ka luajtur ne banden e qytetit.Shtepia e tyre gjithmone ishte me mysafire, degjohesh muzike, kenge dhe te qeshura. Per dite festash dhe ne festivale familja do te vishte rroba kombetare .Nikolle (Kole) BojaxhiuKola ka qene shume aktiv per ceshtjen kombetare dhe per nje Shqiperi te pavarur.Ai ishte ne grupin qe luftonte per bashkimin e Shkupit dhe te qyteteve perreth me Shqiperine. Ne vitin 1918, mbas kthimit nga Beogradi ku u diskutua per ceshtjen shqiptare, ai vdiq. Te gjithe thone se ai u helmua nga kundershtaret e tij. Diten e varrimit te gjitha dyqanet dhe shkollat ishin te mbyllura.Myslimane dhe te krishtere, si dhe njerez te ndryshem moren pjese ne funeralin e Koles. Vdekja e Koles ishte nje goditje e rende per familjen. Qe pikerisht nena e Agnes, Dranja qe me duart e saj te arta do ta nxirrte nga kriza familjen. Ajo do te qepte fustane nusesh, kostume per festivale, do bente qilima. Gonxhja ishte shtate vjece. Se bashku me te emen shkonin cdo dite ne kishe. Ajo e ndihmonte te emen ne organizimin e festivaleve, ne zbukurimin e kishes me lule, si dhe shkonin ne kishen e Zonjes se Letnices ne Mal te Zi. Bente pjese ne korin e kishes. Kendonte shume bukur dhe i binte mandolines. Kohen me te madhe e kalonte ne shoqerine e librave, sidomos literatures fetare. Ne kete kohe filloi te kete kontaktet e para me revistat e Misionit Katolik ku kishte shkrime te shumta per Indine. Fotografite e familjeve te varfera dhe te semureve e preken shume ate.Te semuret nga leproza si dhe semundjet e tjera bene qe ne mendjen e saj te lindete nje ide e nje dite do te merrte nje vendim te prere. Ishte teper e brishte, teper e ndjeshme dhe ne kete kohe filloi te hidhte ne leter dhe vargjet e para. Ishte 18 vjece. Nje vajze me sy endrrimtare, me trup te holle dhe shpirt teper te ndjeshem. Perpara saj ishin te hapura dyert e jetes. Me kulturen dhe aftesite qe kishte ajo mund te behej nje mesuese e mire apo nje shkrimtare. Por zgjodhi dicka tjeter. Nene lokja e saj, sic kujton Gonxhia, keshtu e therrisnin te gjithe nane Dranen ne Shkup, ia kishte ushqyer shpirtin me dashurine per njerezit, per ti ndihmuar dhe sherbyer atyre. Dhe kush me mire se ajo, e rritur ne nje familje me tradita dhe dashurine ndaj te varferve, do ti perkushtohej rruges se Zotit?!. Ishte ne moshen me te bukur, ne moshen e arte, atehere kur cdo vajze enderronte princin e kalter dhe priste te kishte ne duar foshnjen e pare, te degjonte nga goja e saj fjalen Nene. Por ajo zgjodhi nje rruge tjeter, nje rruge te gjate dhe plot perpjekje, t'u ndihmonte te tjereve, t'u gjendej prane kur ato vuanin, t'u mjekonte plaget e trupit dhe te shpirtit.Ajo ishte nje Gongje qe shkoi vend me vend dhe me fjalen e saj te embel, vetmohimin, thjeshtesine, sakrificen tregoi se cfare mund te beje nje shpirt I mrekullueshem. Perpara saj ulen kokat me respekt princer dhe princesha, presidente dhe politikane, burra shteti dhe artiste. Nga goja e njerezve te vuajtur dhe te semure doli fjala ma e bukur per bamiresen e tyre, Terezen. Ato e quajten Nene dhe kjo fjale percillej neper bote.Qe nga viti 1929 qe kishte shkuar ne Kalkuta deri ne vitin 1960 ajo s'kishte levizur nga India. Ishte pikerisht viti 1960 kur ajo do te udhetonte per ne Evrope dhe Amerike e ftuar ne nje konference per grate katolike. Midis te tjerash ajo do te thonte:"Shume nga njerezit nuk dine ekzistencen e te varferve.Ne i shohim dhe nuk i shohim ato. Ju mund te gjeni Kalkuta ne te gjithe boten.Neqoftese keni sy te shifni" Mbas viteve 60 ajo filloi te udhetonte per ne Evrope dhe u takua dhe me te vellane Llazarin qe jetonte ne Itali.Deshira e saj ishte te takonte te emen dhe te motren,por nje gje e tille nuk iu lejua kurre.Shume njerez me influence,duke perfshire dhe Indira Gandin, apeluan tek qeveria shqiptare per Nene Terezen por pa sukses.Me 12 korrik 1972 merr lajmin e hidhur te vdekjes se nenes ne Tirane dhe deshira e saj e fundit kishte qene te shihte dhe nje here Gonxhen. Dy vjet me vone i vdes dhe e motra.Do te vinte viti 1989 qe ajo me se fundi te vinte ne Shqiperi dhe te lutej prane varrit te se emes dhe te motres.Puna e saj e madhe dhe e palodhur bene qe ne Indi dhe ne shume vende te tjera te botes te ngrihen me qindra qendra ku te varferit dhe te semuret gjenin nje strehe te ngrohte.Ne vitin 1979 asaj iu dha Cmimi Nobel i Paqes.Me vone iu dhane dhe cmime te tjera.Por asnje nga cmimet nuk kishte vleren e cmimit qe i dhane te varferit ,Nene Tereza.Ajo ishte nene e te gjitheve, qe luftoi urine, qe luftoi varferine, qe luftoi semundjet, qe luftoi vetmine dhe u perpoq per te miren e njerezimit.Gjer ne fund te jetes se saj ajo mbeti ashtu e thjeshte , e sakrifices, gjithshka ua dhuroi te varferve dhe u perpoq per te varferit.Ndonese dyert e tokes meme per te do te ishin te mbyllura per dekada te tera ajo kurre se mohoi te qenit shqiptare.Gjate nje konference shtypi kur nje reporter e pyeti si ndjehej ajo kur ne Shqiperi feja ishte e ndaluar ajo u pergjegj "shqiptaret e mi gjithmone jane ne zemren time".Dhe kur e pyeten cila ishte origjina e saj ajo tha "jam shqiptare".Dhe se fundi po e mbyll kete shkrim me nje thenie te Nene Terezes:"Ngandonjehere na duket se ajo qe bejme i ngjan nje pike uji ne oqean, por vertete,oqeani eshte i manget m'u per ate pike uje"
<< Home