e mërkurë, dhjetor 7

Hipokrizia


Hipokrizia


U bene shume
qe llomotitin
Burrë te mire
quajnë hipokritin

Ca e mburrin
mbrapa i shkojnë
Te tjerë qeshin
nuk dëgjojnë

Hipokriti çuditet
me ca idiot
Qe pranë i rrinë
se kuptojnë dot

Pse janë kaq naiv
dhe gënjehen lehte
Flet kapardisur
hipokriti shume i qete

Vërtetë ata duan
ti mburresh pak
Po pse s’kuptojnë
qe hilja ka takt

Ndaj unë tallem
përherë me ta
Kaloj pak kohen
dhe afër i mba

Kur ta marrin vesh
si është e vërteta
Dhe vet do çuditen
naivet qe unë gjeta

Engjëll Shehu
07/12/2005