Erresira e dritave sjell sherr politikes
Nga Engjell Shehu
Jemi mësuar tashme te akuzojmë pa teklif këdo dhe kudo. Bile janë bere te gjithë specialistë ku te japin ide dhe mendime për dritat duke share e mallkuar duke filluar qe nga fshatari , bujku, çobani, tergetari, kaldaisti, i papuni, llafazani, hipokriti, politikani e plot e plot si këta duke mos dëgjuar se cfare thonë specialistet te fushës se energjisë elektrike qe dine ta argumentojnë me prova dhe argument mungesën e energjisë elektrike ne ketë situatë delikate te mungesës se saj qe ka lëne ne errësire te gjithë pa dallim ne fshat e ne qytet ne veri e ne jug te varfër e te pasur te privilegjuar e te pa privilegjuar. Lind pyetja – A është hera e pare qe njerëzit po jetojnë net pa drita dhe duhet patjetër te bëjnë përgjegjëse qeverinë ?! A duhet qe te akuzohet qeveria se nuk është e afte te menaxhoje situatën e krijuar ?! A duhet qe një krahë e politikes pra ajo opozitare te gëzohet dhe te hidhet ne sulme kundër pozitës?! Këto dhe qindra si këto me duket se janë absurde dhe pa baza për vete qëllimin e tyre destruktiv dhe jo shërbyese për te kapërcyer krizën. Unë do te thosha i bindur se kjo krizë sipas specialisteve te fushës se energjisë elektrike e ka bazën ne pamjaftushmerine e kapaciteteve te hidrocentraleve tona qe janë te amortizuara dhe pa ujin e mjaftueshëm për te prodhuar energji. Unë nuk do te isha prapë me akuzat qe hedh gjithashtu pozita kundër opozitës se i ka shkarkuar me qellim hidrocentralet apo i ka harxhuar për fushat elektorale gjë e cila nuk ka baze logjike dhe s’kishte se si te ndodhte mbasi ajo ishte ne pushtet dhe shpresonte te rrinte akoma për te qeverisur vendin, atëherë si do ta qeveriste vendin me këtë krize qe u krijua tani nqoftese do te mendonim qe ajo e beri qëllimisht shkarkimet e hidrocentraleve?! E vërteta është se nuk është hera e pare qe vendi ynë po kalon kriza te tilla energjie elektrike dhe duhet te jemi te ndergjshem se fati ynë për drita varet gjithmonë nga natyra nga reshjet e shiut pra e thëne shkurte nuk kemi gjë ne dore as neve dhe as qeveria për krizën qe po kalojmë , e vetmja gjë qe qeveria ka ne dore dhe po punon si asnjë qeveri tjetër e cila përpiqet qe nëpërmjet importit te sjell energji te paktën për te zbutur sa do pak ketë krize duke i reduktuar ne maksimum orarin e kufizimeve. Është shume e lehte te kritikosh qeverinë apo tua hedhesh fajin te tjerëve kur vet nuk bene asgjë dhe nuk ke asnjë përgjegjësi mirëpo është e vështire për atë qe përpiqet me te gjitha mundësitë për te punuar dhe rezultati nuk varet e gjitha nga ai qe punon por duhet te ndihmojnë edhe kushtet atmosferike sic është rasti ynë ne Shqipëri qe pa reshjet e shumta ose sic themi ne prurjeve egjrave nuk mund te rregullohet kjo krize e përvitshme qe na shoqëron neve. Opozita e sotme kërkon te fitoj kredo apo pik mbi fatkeqësinë atë te energjisë elektrike ku dihet se nuk është paaftësia e qeverise apo mefsheria a e saj por është vete realiteti ku ata na i lanë këtë gjendje. Pa u ndergjgjesuar njerëzit dhe politikanet tanë nuk munde te dilet aq lehte nga kriza te tilla qe me tepër shtohen se sa pakësohen historikisht ne këtë periudhe qe nuk gjendet gjuha e përbashkët për çështje madhore qe shkojnë drejtpërdrejtë ne dëme te interesave te qytetareve tanë. Me tepër politika te mendoje për bashkëpunim se sa për te akuzuar e duke ja lenë fajin njëra tjetrës.
Engjëll Shehu
http://engjellshehu.blogspot.com/
http://gjuhashqipe.blogspot.com/
http://geocities.com/albsit
<< Home