Doc. Prof. Sali Berisha
Dr. Sali Berisha - Kryeministër
Sala
Lindi më 15 Tetor 1944 Sali Berisha, president i Shqiperisë gjatë viteve 1992_1997. U lind në Tropojë të Shqipërisë. Në vitin 1967 kreu studimet në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Tiranës. Studimet pasuniversitare ne fushen e Hemodinamikës, i kreu në Paris(Francë)Francë. Në vitin 1968 emërohet si anëtar i Komitetit evropian për Zhvillim në Shkencat e Mjekësisë. Gjatë viteve 1980-1990, përderisa mbante ligjërata në Universitetin e Tiranës, ai botoi literaturë studiuese, tekste për mësim universitarë po ashtu gjatë kësaj kohe Saliu boti artikuj në shkencat e kardiologjisë, në Shqipëri dhe jashtë saj. Berisha mban titullin Profesor Doktor dhe punoi si drejtues dhe profesor në Kliniken Kardiologjie të Tiranës.
Karriera politike e Sali Berishës fillon me lëvizjen studentore të Dhjetorit 1990 në të cilën ai merr pjesë si aktivist i dalluar kundër sistemit qeverisës së Shqipërisë së viteve 1990. Një vit pas fillimit të lëvizjes emërohet kryetar i partisë së dale nga ajo: Partia Demokratike. Në zgjedhjet e Partisë Demokratike, të 1997, ri-zgjidhet si kryetar, pozicion që ende e mban. Është zgjedhur deputet i Parlamentit Shqiptarë në vitet 1991, 1992, 1997 dhe 2001.
[redaktoni]
2005
Në zgjedhjet nacionale të Shqipërisë 2005 Dr. Sali Berisha doli fitues dhe tani është Kryeministër i Shqipërisë.
<< Home