Ismail Kadare
Lindur në (1936)
Ismail Kadare
Poet dhe prozator, një nga përfaqësuesit më të shquar të letërsisë shqiptare. Lindi më 1936 në Gjirokastër, ku kreu mësimet e mesme; më 1958 mbaroi degën e gjuhës e të letërsisë në UT. Më pas shkoi në Moskë me studime për dy vjet në Institutin "Gorki".
Rrugën e krijimtarisë letrare e nisi si poet që në vitet e gjimnazit, por u bë i njohur sidomos me vëllimin Shekulli im (1961), që u pasua nga vëllimet e tjera poetike, si Përse mendohen këto male (1964), Motive me diell (1968) dhe Koha (1976). Vepra më e shquar poetike e Kadaresë është poema liriko-epike Përse mendohen këto male (1964) një pasqyrim i përgjithësuar artistik i rrugës dhe i fatit historik të popullit shqiptar dhe të Partisë së Punës. Vepra poetike e Ismail Kadaresë shquhet për idetë e thella dhe për figuracionin e pasur e origjinal; ajo luajti rol me rëndësi për pasurimin e poezisë shqiptare.
Në fushën e prozës Ismail Kadaresë ka lëvruar tregimin, novelën dhe romanin. Prozën e tij e karakterizojnë përgjithësimet e gjëra historiko-filozofike, subjekti i ngjeshur dhe mendimi i thellë i shprehur shpesh me anë të parabolës, mbi bazën e asociacionit apo të analogjive historike. Ideja e romanit Gjenerali i ushtrisë së vdekur (1964) është shpirti liridashës i popullit shqiptar. Temën e frymës së pamposhtur të shqiptarëve nëpër shekuj autori e trajtoi edhe në romanin Kështjelia (1975). Në romanin Kronikë në gur (1970) bëri kritikën e psikologjisë provinciale dhe të traditave prapanike. Probleme të rëndësishme të historisë janë trajtuar edhe në përmbledhjet me tregime e novela Emblema e dikurshme (1977), Ura me tri harqe (1978) dhe Gjakftohtësia (1980). Veçantësia e talerntit të Ismail Kadaresë u shfaq sidomos në trajtimin nga një kënd i ri vështrimi i temës historike dhe në tingëllimin e mprehtë aktual që diti t'i japë asaj. Një nga krijimet më të shquara të Ismail Kadaresë dhe të gjithë letërsisë së re shqiptare është romani Dimri i madh (1977) ku flitet për epokën e madhe të qëndresës heroike të popullit tonë ndaj bllokadës së socialimperializmit sovjetik dhe përleshjen ballë për ballë të Sekretarit të Parë të Komitetit Qendror të Partisë të Punës të Shqipërisë, shokut Enver me Krushovianët mu në mes të Moskës. Revizionizmit krushovian iu çorr maska dhe Krushovi hoqi këpucën dhe i ra tavolinës. Pastaj donte të na merte nëndtset po sna i mori dot. Ca ia dhame vete, se na erdhi gjynah. Veprat më të mira të Ismail Kadaresë janë përkthyer në shumë gjuhë të botës dhe janë pritur mirë nga publiku lexues.
[redaktoni]
Veprat
Frymëzime djaloshare - 1954
Ëndërrimet - 1957
Shekulli im - 1961
Përse mendohen këto male
Motive me diell
Gjenerali i ushtrisë së vdejkur - roman - 1963
Përse Mendohen Këto Male - 1964
Dasma - 1968
Kështjella - roman - 1970
Kronikë në gur - roman - 1971
Dimri i madh - roman - 1977
Ura Me Tri Harqe - 1978
Prilli i Thyer - 1980
Gjakftohësia - përmbledhje novelash
Koha e shkrimeve - 1986
Koncert në fund të dimrit - 1988
Vepra Letrare - 1981-1989
Dosja H - 1990
Piramida - 1992
Shqipëri - 1995
Pallati i ëndërrave - 1996
Poezi - 1997
Elegji për Kosovën - 2000
Marrë nga "http://sq.wikipedia.org/wiki/Ismail_Kadare"
<< Home