Rrofte Partia Demokratike
Rrofte Partia Demokratike
E Marte, 13 Dhjetor 2005 Gazeta Korrieri
Nga Mustafa NANO
Dje ne mbremje, rreth ores 18.00, njerezit shtyheshin per te hyre ne hall-in e stermadh te Pallatit te Kongreseve, ku ishte organizuar nje coctail gjigand me rastin e pesembedhjete vjetorit te themelimit te Partise Demokratike te Shqiperise. Pa vene kemben brenda, mund te dalloje ne sfond dy fjongo te medha te ngjyrosura me blu e me te bardhe, midis te cilave ishte shkruar me germa kapitale PARTIA DEMOKRATIKE E SHQIPERISE. Dhe poshte saj, me numura e germa me te vogla, lexohej 12 DHJETOR 1990- 15 vjet- 12 DHJETOR 2005. Sundonte aq shume ngjyra blu, sa ti e kerkoje ne menyre instiktive e insistuese edhe tek veshja e te ftuarve, tek ngjyra e syve te tyre, tek fytyrat e qeshura si fytyra besimtaresh te devotshem ne momente te festave te tyre te shenjta. Por e kerkoje me kot. Te ftuarit ishin te gjithe me kostum te ngjyrave te tjera e me kemishe te bardhe. Me siguri, kane germuar gjate ne guardarobat e tyre per t'i gjetur keto kostume, te cilat nuk kane patur mundesi t'i veshin me kaq pompe ne sebepe te ketij lloji. E kane festuar cdo vit pervjetorin e PD-se, por ky i djeshmi ndryshonte disi, jo per faktin qe ishte si bicim jubileu, por sepse partine e tyre e ka gjetur ne pushtet. Pamja e te ftuarve ja bente mu prej se largu, qe ishte pamje njerezish te sapoardhur ne pushtet; te sapoardhur pas nje pritjeje te gjate e te mundimshme. Dhe ky lloj leximi i pamjes se tyre nuk ka te beje me kostumet e me kravaten ne ngjyre blu, as me shkelqimin allasoj te syve, as me parfumin qe perhapej si duhme e ngrohte dhe e kendshme gjithandej, as me qendrimet tejet te shpenguara, as me elemente te tjere te kqyrshem nga nje sy i zakonshem. Jo. Kishte dicka tjeter te parrokshme prej syrit ne ato pamje, qe te bente te ndiheshe i rrethuar apo i sulmuar prej te vetmit kumt: hej, pushteti eshte i yni. Kishte pak gra; gra te reja, te veshura chic, me pamje sekretaresh. Kishte me shumice burra, burra, burra, te cilet takoheshin gjithe perzemersi, toknin godat e mbushura me shampanje, me tej piqeshin me te tjere, putheshin ne faqe tre-kater here, beheshin grupe-grupe, rrinin nje cope here aty, pastaj benin tutje, takonin te tjere, thoshin me ze te larte "gezuar, rrofte Partia Demokratike", hidhnin shikimin edhe me tutje ku duhej te ish Kryeministri; e benin kete per te marre vesh se c'po bente, nga po levizte, me ke ishte, ke po takonte, kujt po i buzeqeshte. Keta jane drejtoret e rinj, ministrat e rinj, zv/ministrat e rinj, policet e rinj, ushtria e re e pushtetmbajtesve. Kish aty edhe prokurore, gjykates, dekane, rektore, ambasadore, te cilet ndiheshin me te lumtur se vete militantet. Magjia e pushtetit i kish bere tok ne kete feste partie, gje qe i jepte gjithckaje ngjyrimin e nje harbimi totalitar. Vetem ne regjimet totalitare festa e nje partie eshte festa e te gjitheve. Ne harkun e tete viteve te fundit kisha marre mundimin te shkoja edhe dy here te tjera ne celebrimet e pervjetoreve te PD-se. Kandisja e ndonje kolegu apo kureshtja gazetareske me kane shtyre deri tek vendi i festes. Dhe atje qe te dy heret e kam ndjere veten keq. I gjithe ai ambient nuk ka patur lidhje me mua, edhe pse e kam te regjistruar emrin nder demokratet pionere. Se c'ka patur dicka qe me refuzonte e me shtynte jashte prej andej. Nga te gjitha anet me jane perplasur shikime te zemeruara e te inatosura. Dukej sikur i thoshin sho-shoqit: po ky zuzar c'do ne festen tone? Ndersa mbreme, megjithese ne ate mjedis nuk gjeja asgje timen e per mua, ishte ndryshe. Nuk ndjeva shikime te liga. As qe mund t'ia lejonin vetes te kompromentonin harene e tyre me zemerimin ndaj njerezve si une. Madje, nje prani e tille "renegatesh" si puna ime, mund t'u jete dukur si nje gjetje e shkelqyer e doktorit, me iniciativen e te cilit ishte organizuar gjithe ky kermesse. Dhe doktori, si gjithmone ishte ne qender te ngjarjes. Deklaroi para 48 oresh se dhjete ditet e ardhshme do te ishin ore te pagjumesise, dhe ne fakt po e mban fjalen. Ka dy dite qe zeri i tij gjemon neper aktivitete partiake. Ka dy dite qe ka zene te permende rebelimin e madh komunist te vitit 1997. Ka dy dite qe jeton me ethet e kryetarit te Partise Demokratike. Ka harruar qe eshte Kryeminister. Mbreme, i priste te ftuarit tek dera, u jepte doren, shkembente ndonje fjale shpejt e shpejt. Ishte me adrenaline te ndezur. Ngjante si nje tollumbace e lumtur, gati per te plasur gjithe zhurme prej dehjes se brendshme. Dhe ne nje fare menyre plasi. Mbajti fjalimin e tij. Ishte si te gjithe fjalimet e mbajtura prej tij gjate pesembedhjeteviteve te fundit, i mbushur me fraza te forta ku shquheshin percaktoret e shkalles siperore. Foli per themelimin e PD-se si per nje ngjarje qe ndau epokat, si momentin qe i nxorri shqiptaret ne drite, ne liri, ne demokraci. Te gjitha i artikuloi me zerin kumbues, aq sa te dukej se ato qe leshonte nuk ishin fjale, por britma. Sa here qe e degjoj ne rrethana te tilla pyes veten: Pse cirret ky njeri? E pastaj, si nuk arrin ky njeri te ledhatoje ca me shume fantazine e tij, e cila sidoqofte eshte nje fantazi njerezore? Si nuk u merzit ky njeri duke thene gjera kaq banale? Por ai nuk merzitet. Nuk merziten as njerezit qe e rrethojne. Perkundrazi, e degjojne me kujdesin e vemendjen e atyre qe s'duan te humbasin asnje germe, asnje fjale, asnje fraze te tij. Kurre s'kam per te kuptuar raportin e militanteve me udheheqesin e tyre. Aq me pak raportin e anetareve te PD-se me Berishen, i cili, perpara se t'i udheheqe e t'i drejtoje, i shtyp e i sundon. I sundon pa meshire. E di qe cdo udheheqje eshte ne nje fare mase edhe sundim e shtypje, por udheheqja e Berishes eshte vetem sundim e shtypje. Eshte nje sundim i embel, aspak besdises per subjektet e nenshtruar. Nuk mund te bejne pa ate sundim. Pa Berishen, te gjithe ata nuk jane gje tjeter, vecse nje grigje e hutuar dhe toruahumbur. Berisha eshte me influent se sa nje mesia ne shpirtin e tyre. Sikur t'u thote nje dite se "Muhameti eshte nje profet i rreme apo se Jezu Krishti ka qene nje predikator mashtrues", te gjithe myslimanet apo katoliket e Partise Demokratike do ta duartrokasin po njesoj. Une nuk e di se c'ndodhte dhjetra shekuj me pare rrotull ketyre te derguarve te Zotit, ndersa keta ishin mes gjindjes, por me siguri nuk ka ndodhur ndonje gje me e ndryshme nga kjo qe ndodh me Berishen. Ky i fundit bente mbreme rravgimin e tij rutinor neper hall-in e pallatit te Kongreseve, dhe rruga i hapej si me magji, krijohej nje si korridor, dhjetra duar i zgjateshin per ta takuar, dhjetra pale sysh binin mbi te, duke mbartur nje shikim te majmur prej adhurimit e shpreses. Askush nuk e shihte bash ashtu si eshte ne te vertete, dmth si nje kodosh qe i eshte qepur pushtetit, mú si bisha e uritur nje gjahu te pambrojtur. Te gjithe e shihnin si shpetimtarin e vetem te tyre. Cfare keqkuptimi kolosal! Te vjen ta percmosh homo sapiens-in kur e sheh te katandisur ne kete fare feje, kur e sheh te ngaterroje me mesian nje njeri te semure per pakez pushtet. * * * * * Ishte nje feste e shpifur ajo e mbremshmja. Nuk ka lidhje kjo qe them thjesht me sa numurova me siper. Ishte nje feste e shpifur, pasi nje pervjetor te zakonshem te lindjes se partie e interpretonin si te ishte nje feste e shenjte. Ne asnje vend te botes demokratike nuk festohen me kaq buje pervjetore te tille. Nje salltanet i tille ne nje rast te tille eshte ne rastin me te mire nje sjellje prej triumfalistesh delirante. Demokratet kane pesembedhjete vjet qe e festojne pervjetoret e lindjes se partise se tyre me te njejtin entusiazem dehes. Duket sikur duan te infektojne gjithe Shqiperine me kete entusiazem, dhe ndoshta u vjen te pelcasin qe ndihen te pafuqishem per ta bere kete gje. Nuk duan t'ia dine qe nuk eshte asgje me shume, se sa nje feste e mjere partie. Duan ta bejne feste kombetare. Keshtu kane bere vetem Enver Hoxha, Stalini, Hitleri, Musolini, Mao Ce Duni, Franko, Salazari, etj, etj. Vetem keta e kane festuar ardhjen e tyre ne pushtet apo shfaqjen e tyre ne arenen politike me pompozitetin qe meriton nje feste kombetare apo nje feste fetare. Une ndihesha keq edhe per nje arsye tjeter. Ne menyre krejt te pavullnetshme, ne koken time behej nje ballafaqim i pavullnetshem midis organizimit te festave tona kombetare dhe festave te Partise Demokratike. Isha ne Pallatin e Brigadave me daten 28 nentor dhe gjithe organizimi atje binte era rregull e perunjesi. Ndersa mbreme, Pallati i Kongreseve kuterbonte prej mospermbajtjes. Qindra kamera televizive. Syte te verboheshin prej blitz-eve te aparateve fotografike. Qindra makina e police kishin pushtuar gjithe hapesiren midis Presidences e Pallatit te Kongreseve. Gardhe nje pas nje rojesh te veshur me kostum civil, te cilet perbenin filtrin policor te te ftuarve. Brenda nuk kish ku te hidhje kokrren e molles. Ne sfond kish muzike klasike, e cila gati mbytej nga gumezhima e hareja e mbi nje mije te ftuarve. Shqiperia eshte e gjitha ne duart e tyre. Rrofte sa malet Partia Demokratike e Shqiperise!
<< Home