e martë, nëntor 1

Gëzim Ajgeraj : Skic per nje tregim



SKICE PER NJE TREGIM
(Pas një udhëtimi)
NJË CAPUÇINO NË TREVIZE
Dita kishte ikur mes një udhëtimi të gjatë.Përmes Alpeve tani më i stërlodhur, kishim hyrë në qytetin e Trevises.
Në ç'ditarë ti shkuruaja pejsazhet e bukura të atij udhëtimi, dyshoj se nuk mundë ti qëndrojë besnik fjala, objektivit të fotokamarës.
Megjithatë në mbrëmje do ti ndajë përshtypjet me letrën e bardhë.
Me pikat e para të territ, mbrëmja e tetorit që numronte dyzetetetëorët e fundit, na priti në qendrën e qytetit.
Tamam atyre çasteve mu kujtuan ish miqtë dhe mikeshat e braktisura, të internetit. Herë si emra e herë si nofka që i gjasonin "Mullinjëve të erës".
Një miqësi e shuar dikurë. Ca pëllumba të bardhë ngriheshin e uleshin mbi qytet.Fluturimi i tyre i gjasonte një lëmshi që herë zemërohej e mbështillej qiellit, e herë qetësohej e i fryente figurave të paqes.
Mu kujtua "Metafora", miqtë e mi gjithandej; në Prishtinë, Tiranë, Bruksel... Është një histori e moçme, një plagë që herë pas here hapet.
Ta shkruajë kërkonë kohë, të ia them shkurtë u hyjë në hak miqëve.Ata më bukur i thanë vetë. Nuk kamë kohë tani, - i thashë vetes.
-Mu kujtua; Flo-Art-i, Floripress-i, e Albsit-i, miqtë e mi të shtrejtë:( I.P, F.B e E.Sh), një ndjenjë për ti përshëndetur më trazoi.
Një përshëndetje nga Trevise dhe lodhja për një kafe Capuqino me ftonte në qetësim. Qyteti ishte mbushur plotë drita, ndërsa reklamat e pizeri-ve me bollëk në ketë qytet na ftonin gjithandej përtej kryqëzimit të rrugëve.
Capuqino-n e piva bashkë me pelinin e një mundi të kotë e mosmirënjohës që e kisha derdhur diku në një recension. Mallkova sinqeritetin tim që ia falja gjithkujë dhe ika.Të paktën t'u shkruaja një letër miqëve, a vetes një si ngushëllim.
Internet-cafe dhe pronari i sajë Marokien , na pritën brenda një lokali të çrregulluar telefonash dhe dy kompjuter të vjetruar në njërin qoshk. Kërkova leje për përdorimin e internetit, por nuk e mora atë.
- Duhet të jeni i regjistruar, më tha Marokieni, - zbatojmë ligjin e “anti terrorizmit”.Çenkan bërë të huajt, ta mbrojnë Italinë nga terrorizmi, - o zot, përshpërita plotë injorancë, - ma kujtoi Zvicrën, majën e sigurisë dhe demokracisë së shteteve të botës.
- Diç si përshpërim, mu bë atyre çasteve;Miqtë e mi në Prishtinë e Bruksel, të më falni, - ligji për “antiterrorizëm” ma ndaloi përshëndetjen për ju.
- Bashkë me zonjën time F. u kthyem në veturë dhe po pritnim.
- Një zë nga jashtë na thirri: - Mirë se erdhe bacë, - u dëgjua një urim.- Ishin; Flamuri, Fadili, Bajrami e Esadi, që kishin dalë të pritnin, por jo edhe ish mikeshat e trembura nga hija e vetë.

29/30. 10. 2005, Trevise / Veneci - Itali