Kenga Labe
Se ç’është një fjalë, tingull e melodi, ritëm e sinfoni pështjellë bashkë që tëgëzon shpirtin, të nxjerrë mërzinë, të rinon dhe të bën optimist e të jepfrymëmarrje pa fund, të qesh e të përtërin. Kjo është kënga labe!... Ajo siç duketështë e pleksur bashkë me qënien tonë, s’ka se si shpjegohet ndryshe.Isha i vogël e më kujtohet që më zinte gjumi bashkë me të. Këndohej në shtëpinëtonë, e në të afërmit tanë vazhdimisht... Kështu kjo melodi m’u bë pjesë e pandarë ejetës time që fëmijë, melodia ime, kënga ime e parë që nuk e tradhëtoj kurrë.Prandaj tani e këndoj dhe vetë. Dua që ta këndojnë dhe fëmijët e mi, se për muaështë sinfonia më e madhe në botë. Ajo është qibare dhe ka strukturën e saj, ajoështë shtrati i polifonisë. Labirinthet e saj janë të pafund në shtrirjen dhe gjithëhapsirën që i stolis sfondin çudibërës polifonik.Ajo është kënduar, këndohet dhe do të këndohet nga njerëzit siç thotë populli në"avaze" të ndryshme, por e këndojnë duke i bërë mirë llogaritë, sepse nuk iu dalinaq kollaj. Prandaj ndonjë që merr përsipër të "luaj" me këngën flori i duhet tëngrejë malin, e kjo ndodh vetëm në përralla...Kënga është dhe fjalë dhe melodi, por mbi të gjitha është shpirti, jeta dhe historiae një populli. Dhe historia nuk stiset me qejfe dhe preferenca e as me supozime, ajoështë ashtu e vulosur e nuk do t’ia dijë për kërkënd. Dhe dikush që "qesëndis" mekëngën labe e ka hallin gjetkë, tek mohimi i traditës tonë popullore, tek barazimi isaj me primitivizmin, e dëshiron të venisë sadopak shkëlqimin e saj.Kënga flori e Labërisë është tjetër dritë e ngjyrë që disa nuk e njohin, ajo ështëkarakter dhe histori. Ajo pranon vetëm miq ashtu siç ka zakonin dhe këndon gëzimet,dashurinë e jetën, ashtu iu këndon dhe halleve dhe dramave e tragjedive të saj. Ajopërfshin një tematikë shumë të gjerë e të larmishme. Këngën labe dhe në mes tëoqeanit t’a hedhësh nuk humbet, ajo dallon nga të gjitha këngët e meloditë për tëveçantën dhe polifoninë e saj.Kënga labe ka një shtrirje të gjerë në disa krahina labe dhe një sofër e kësaj këngeështë dhe Kurveleshi i lartë e hijerëndë, që në kujtesën e atij që e ka parë njëherë vjen si në legjendë....Male e male mbi maja malesh. Burime me ujë si kristali, rrëke, përrenj e lumenj mbilumenj. Re mbi re, suferinë mbi suferinë, furtunë mbi furtunë, lule mali etrëndelinë. Njerëz trima mbi trima e të zgjuar, të sertë si stralli i maleve, por tëbutë në shpirt e mikpritës. Fjalë pak e të shtruar në kuvende.Kënga iu shoqëron capin në gërxhe e hone, e shtmar e shumëngjyrëshe, me një sinfonipa vegla muzikore.Të hysh në Kurvelesh nuk është aq e kollajtë. Nuk është e thjeshtë, mbasi nuk iqepesh dot malit siç mund të ecësh në asfalt. Të hysh në Kurvelesh është njësoj sitë duash të hysh në një kala. Duhet më parë të dish nga janë portat e hyrjes e tëkesh një udhërrëfyes. Ai ka 3-4 porta të tilla, të ndërtuara jo nga ustallarë pornga vetë natyra.Mund të hysh nga ana jugore nga Gjirokastra përmes grykës së Kolonjës së Golëmit.Nga perëndimi nëpërmjet lumit të Vlorës, nga gryka e Kuçit, ku ndeshesh me Bolenën,Kallaratin e Kuçin.Nga veriu nëpërmjet Salarisë.Por porta më interesante dhe e pakalueshme është gryka e Bënçës. Një portë e vërtetëkalaje për Kurveleshin.. .e pakalueshme për këdo. Dhe Zogjtë në fluturim nuk kalojnëpa u diktuar.Nga kjo "portë" pra nga gryka e Bëncës zbrisnin nga mallet lebërit për të shkuar nëTepelenë. Dhe më tutje, Himarë, Vlorë, Gjirokastër, Sarandë e Delvinë, sidomos përtë shkëmbyer mallrat e tyre dhe produktet bulmetore me ca drithë, vajguri, kripë eveshje për nuset e gratë...Zilet e mushkave përzier me trokëllimën e çapave të njeriut dhe mushkës bashkë nënjë këngë të rëndë e të shtruar e sipas rastit e përzier me krismë pushke errokullisje gurësh nën këmbët e tyre kushedi se ku... kjo ka qenë në kohëra sinfonialabe!Nga porta e Bënçës vinin haberet si për mirë dhe për keq, këtej kanë vigjëluarBilbilenjtë e trimat e tjerë kaçakë. Këtej janë zbrapsur gjithmonë pushtuesit.Pra një portë çelës për Kurveleshin prej stralli. Në zemër të Kurveleshit ështëProgonati, fshati i origjinës sime.I bukur dhe i bekuar në 1500 metra lartësi ngadeti. Lëndinë majë malesh që rrinë si kurorë e ngurtë nga të katër anët. Progonati,i ndërtuar si me dorë në mes të maleve, i rrethuar në të katër anët prej tyre,fshati që sa më shumë koha kalon aq më tepër më shtyn drejt tij...Po ç’të thuash për Rexhinë, Nivicë e Gusmar, Kuç, Kallarat e Bolenë, për Lekdush ePicar, Golëm, Çorraj e Fterrë. Të gjithë lule mali dhe erë trëndelinë, ulur këmbkryqnë një sofër të madhe të stërraltë ku janë bërë kuvende në kohëra. Të hysh nëhistorinë e Kurveleshit është si të notosh në një det herë të qetë e paqësor, e herëme stuhi e dallgë shkatërrimtare. Dhe prandaj dhe unë nuk guxoj të hyj kaq kollaj epa ndrojtje në këtë histori hijerëndë, por të vërtetë dhe të kapshme si për plakundhe çilimiun.Ka një këngë në Kurvelesh:
Kurvelesh zëmëra ime Kurvelesh...Dhe kjo këngë më pëlqen mbi të gjitha, dhe unë e këndoj atë më mirë se të tjerat,dhe e këndoj më shumë me zëmër e jo për të treguar që di të këndoj. Do ta këndoj satë më këndojë fryma...Këngë popullore
Zemra jote me majë(Kurvelesh)Zëmëra jote me majë,Kordha jote me bëtajë!Kur e nxjerrje nga milli,Luftoje vetëm filli!Kur dalje në Rumeli,Thoshnë gjithë: «Ç’ësht’ ai?»«Agai me tevabi!»Aga seç pësuatë,Plumbatë që muartë!Me nam, o Aga!
(1)1) Vaj për një trim nga Kurveleshi, mbetur në masakrën e Manastirit.Ra tërmeti, u tun veni(Progonat - Kurvelesh)
Ra tërmeti, u tun vëni,Bën dyfek Çobo Golemi,Kapetan i këti vëni.Kapetan që kur kish lerë,Bën dyfek me Sadrazemë."
O halldup shallvaregjërë,Në të zënça dot guberë,Do ta bëj njëqint të prerë!"Ra topi në Palavli(Nivicë - Kurvelesh)Ra topi në Palavli, (1)Fush’ e Delvinës u nxiMe nizam’ e me deli,Dhjetë mijë suvariI shkretiHodo Ali
(2)1 kish djemtë çilimi,
(3)Bën me dor’ e bën me si:"O burra, t’u hidhemi,Është nat’ e s’vritemi,Me plumba s’goditemi,Me palla nuk pritemi!"Në sheshe, në Kamenicë,
(4)Të shkretit Hodo Nivicë,Ju vesh nizami galicë,Bën ja bëin e s’munt ta vrisnëPlumatë më të s’kolisnë."O Hodo, Hodo Nivica,I lartë si Këndrëvica;
(5)O Hodo Beu, o nurë,Fora me këllëç desturë.Hodo Nivica me pallë,Preu dhjetë izbashllarë!"
1) Katund i Delvinës, ku ishin vendosur forcat kryengritëse.
2) Hodo Nivica që ikryesonte forcat shqiptare të këtij fronti.
3) Sipas këngës, luftëtarët shqiptarë tëkëtij fronti ishin më tepër të rinj.
4) Pranë Delvinës.
5) Mall më i lartë iKurveleshit (pranë Nivicës).
O bajrak i kuq me lule(Nivicë - Kurvelesh)-
O bajraku i kuq me lule,Kaza më kaza u ngule,Parësinë e sëmure;Parësin’ e vilaetit,Hodo kapedan i detit,I rri për karshi Dovletit!Ç’ke që qan, moj ill, o dritë?(Kurvelesh)Ç’ke që qan, moj ill, o dritë?Mos qaj se të prishen sytë."Letë prishen se s’i dua,Një mik që paç m’u largua,Më vate në vënt të huaj.""Hesht, o vajzë, hesht, o bijëSe i dërgojmë të vijë,Të vijë sindëkur vate.Pa leshra pa mustaqe
<< Home