Ibrahim Rugova figura me karizmatike e popullit Kosovare ne aspiratën për pavarësinë e Kosovës.
Ibrahim Rugova figura me karizmatike e popullit Kosovare ne aspiratën për pavarësinë e Kosovës.
Shkruar nga Engjell Shehu
Ky burrë shteti qe gjithë jetën e tij ja ka kushtuar çështjes kombëtare shqipatere asaj kosovare, ka qene dhe ngelet figura me karizmatike e shumicës se popullit Kosovare ne gjithë historinë e ekzistencës se vet, mbasi Ibrahim Rugova me mençurinë dhe intelektin e tij prej një burri shteti ka ditur te mbroje me vendosmëri dhe atdhedashuri te pashoq dinjitetin dhe nderin e te qenurit Shqipater ne Kosovën tone te lavdishme. Biri Cerrces i diplomuar ne fushen e letërsisë ju përkushtua politikes me qëllimin e vetëm dhe kryesor qe te mbronte aspiratat e shenjta te popullit kosovar te shtypur e te persekutuar duke krijuar me 23 dhjetor te vitit 1989 partine e pare atë Lidhja Demokratike e Kosoves. Ideatori dhe udhëheqësi i kësaj partie gjate gjithë veprimtarisë se vet ka zhvilluar një aktivitet te pastër patriotik e liridashës nene hundën e serbve përbindësh dhe ka shfaqur hapur dhe pa frike platformen dhe dëshirën e gjithë popullit te Kosovës duke kërkuar pavarësi te Kosoves ne kohen qe Serbia ishte ne kulmin e saj te shtypjes dhe urrejtjes kundër Kosovarëve . Ibrahim Rugova jo vetëm qe nuk ju tremb makinerisë shtypse e shfarose serbe por krijoj ne hundën e tyre parlamentin dhe qeverinë Kosovare atëherë qe kulmi i zemërimit te popullit kosovare kishte arritur ne piken me te larte te saj. Fillimi i masakrave çnjerëzore qe Serbia filloje ta vere ne zbatim kundër kosovarëve ne vitin 1998 e gjeti Ibrahim Rugovën ne Prishtine dhe si burrë shteti qe ishte , trim e i papërkulur dhe intelektual qëndroj ne shtëpinë e tij ku nga dita ne dite i kërcënohej jeta e tij dhe e familjes me zhdukje dhe ekzekutim nga ushtria e Millosheviçit. Por edhe pse ne rrezik për jetën e tij dhe te familjes ky burrë shteti nuk pranoj te behej vegël e Miloshevicit per te realizuar qëllimet e mbrapshta te Serbisë para opinionit ndërkombëtare per te justifikuar gjenocidin kundër kosovarve qe kishte filluar, por Ibrahim Rugova deklaroj se qëndresa e shqiptareve te Kosovës është e ligjshme dhe e drejta e tyre për pavarësi. Ibrahim Rugova ka treguar gjithmonë tolerancë ne politik si udhëheqës moderator qe njihet nga vet populli kosovare por edhe nga ndërkombëtaret ai është simboli i bashkimit dhe i pavarësisë pa te cilin nuk munde te identifikohet Kosova. Gjate viteve pas lufte Ibrahim Rugova si i zgjedhur ne postin me te larte te vendit atë te Presidentit ai ka mbajtur një qëndrim te qarte dhe te prere ne lidhje me statusin final te Kosovës duke deklaruar kudo ne te gjitha kancelaritë e botes se e vetmja zgjidhje për Kosovën është pavarësia e plote e Kosovës te cilën kosovaret e kane merituar prej kohesh por qe ne mënyrë te padrejte ajo i është mohuar. Lidhja demokratike e Kosovës nen udhëheqjen e drejtpërdrejtë te liderit te saj Rugovës ka fituar katër here zgjedhjet ne Kosove duke dale fituese nga vota e shumicës kosovare, gjë e cila tregon se vete lideri i kësaj force është ne një linje me dëshirat dhe aspiratat e popullit kosovare dhe si i tillë e ka merituar votën plebishitare te tyre. Sëmundja qe po kalon ky burrë shteti qe ne te njëjtën kohe simbolizon mençurinë dhe tolerancën ne Kosove, është dhimbje jo vetëm për atë dhe familjen e tij, por është ne te njëjtën kohe dhimbje për gjithë kosovaret dhe mbare popullin shqiptare. Veprimtaria e tij politike ne interes te çështjes madhore te Kosovës është sa produktive aq dhe definuese për pavarësinë e Kosovës ku është momenti qe vete Kosova dhe kosovaret kane me shume nevoje për te se çdo here tjetër. Ibrahim Rugova ngelet një nga udhëheqësit me popullor dhe i dashur për popullin e vet ku mençuria, urtësia dhe dashuria për popullin e vet ka qene gurë themeli ne te gjithë jetën e tij te mbushur me vuajtje mundime dhe sakrifica por qe e bëjnë atë simbolin e lirisë se Kosovare.
Engjëll shehu
http://gjuhashqipe.blogspot.com/
http://engjellshehu.blogspot.com/
http://geocities.com/albsit
<< Home