Lëvizja Skrapameta po shkrihet si kripa

Lëvizja Skrapameta po shkrihet si kripa
Engjell Shehu
Pluripartizmi tek ne Shqipëri pas viteve 1991 u kuptua keq nga ata qe nxituan te krijonin parti për interesa personale dhe materiale. Është e vërtete qe vendi ynë kishte nevoje për me shume se një parti për te bere opozitën e ndryshimeve rrënjësore qe i kishin munguar vendit për gati një gjysme shekulli. Mirëpo me krijimin e partisë se pare opozitare me te madhe qe është edhe sot asaj te Partisë Demokratike u krijuan shpejt ose thëne me mire mbinë si kërpudhat pas shiut shume e shume parti te tjera te quajtura e vetëquajtura te vogla qe bëjnë oponencë apo opozite me qeverisjen e vendit ku këto parti te vogla kane një elektorat te pa përfillshim ne krahasim me dy partitë reale qe dominojnë politiken ne vende praktikisht. Po e njëjta gjë ndodhi edhe me Partine Socialiste e k

Partia ose Lëvizja Socialiste për Integrim ku u bashkuan te gjithë socialistet e pakënaqur nga postet e tyre drejtuese për shtate vjet dhe pasi kishin humbur vendet e tyre neper ministri e dikaster qe përfitonin e pasuroheshin me rruge jo ligjore dhe te drejte u bashkuan me Meten për te ruajtur qenien e tyre ne politik . Lufta e Metes dhe partisë se tij qe ai krijoj me elemente te korruptuar, hajdut e karrieriste u përqendrua tek Fatos Nanon dhe partia socialiste duke i etiketuar ata si te korruptuar, hajdut, monopoliste duke harruar qe ishte ai vet pra Meta qe ka drejtuar atë parti ne qeverisje si kryeministër i vendit dhe u ka mësuar zanatin e korrupsionit, hajdutërisë, përçarjes dhe monopolet qe ai me te madhe i kritikon për te fituar kredo politike dhe për te dal i ndershëm..Sot ne opozitë e shikojmë po prapë Meten duke share e shpifur për partine mëmë te tij dhe duke u shkrire partia e tij si kripa, nga firot qe i vijnë ne organet drejtuese te partisë qe ai drejton me prepotencë e arrogancë te tipit Skrapameta. Duke qene se është i pafuqishëm për te ndaluar rrjedhjet ne partine e tij qe ka ardhur si rezultat i i politikes se gabuar e pa identitet qe ndjek me kokëfortësi, ka nisur një fushat po aq te egër kundër tyre duke i quajtur pa moral pa ideal pa dinjitet dhe duke sulmuar akoma me shume se te keqen e ka nga Partia Socialiste dhe lidershipi i saj. Partia e Metes dhe partia e Xhuvelit për aq kohe sa nuk kane gjetur identitetin e tyre ato do te ngelen parti pa elektorat qe ti mbështes dhe ne te njëjtën kohe vete zhvillimet politike do ti nxjerrin ne lakuriqësinë e tyre si drejtues te partive fantazma qe flasin e shpifin vetëm e vetëm qe te qëndrojnë ne politike si kërpudha tashme te kalbura qe s’i hynë askujt ne pune.
http://engjellshehu.blogspot.com/
http://gjuhashqipe.blogspot.com/
http://geocities.com/albsit
<< Home