e hënë, shkurt 20

Meidani: Lidershipi i PS nuk po "ngjit"

Lidershipi i PS nuk po "ngjit"

Rexhep MEJDANI


Sipas ish-presidentit Mediani, deputetët e PS-së po e përdorin me tepricë bojkotin në Parlament
Robert RakipllariMeidani: Zgjedhjet lokale, duhet aleancë urgjente PS-LSI“Lidershipi i PS, ‘monotoni’ dhe shkallë e ulët ‘ngjizjeje’” Ish-presidenti Meidani komenton mënyrën se si po e drejton PS-në lidershipi i ri, si dhe debatet e fundit mes krerëve të PS-së dhe LSI-së. Meidani kritikon krerët e të dy partive dhe thekson se dalja veç e veç në zgjedhje mund të favorizojë një fitore të së djathtës. Sipas tij, duhet pritur ende për një “Shengen” brenda së majtës. Z. Meidani, e majta është përfshirë ditët e fundit nga polemika të forta, pasi PS-ja ka publikuar një platformë për rikthimin e të ikurve nga kjo parti, ndërsa LSI-ja, nga ana e saj, e ka konsideruar këtë veprim si diversion dhe ka akuzuar lidershipin e PS-së për mungesë vizioni dhe korrupsion. A është i mundur realisht një bashkëpunim mes PS-së dhe LSI-së në kushtet e konkurrencës politike brenda së majtës apo kjo përplasje do të prodhojë diçka pozitive për të majtën?Po të ndjekësh me kujdes debatin e ashpër apo polemikat e fundit midis disa drejtuesve të PS-së dhe LSI-së, sado të “përpiqesh”, nuk arrin të gjesh ndonjë shkak të vërtetë të kësaj përplasjeje të fundit. Megjithatë, nuk i “shpëton” përshtypjes së një mungese koordinimi e “kalkulimi” brenda PS-së, madje dhe të një “oreksi” të ngutur, deri të pakuptimtë, të “shpalosur” prej saj, sidomos në situatën e sotme mjaft delikate për të majtën shqiptare. Po ashtu, siç nuk mund të perceptohen, si të përpunuara politikisht, reagimet e vrullshme dhe qëndrimet relativisht emocionale të eksponentëve të lartë të LSI-së. Sidoqoftë, po t’i rikthehesh programeve politike dhe statuteve partiake të rezulton mjaft e vështirë që aty të gjesh ndonjë element të fortë shkakësor për këtë zjarr-përplasje të fundit, të cilës po vazhdohet t’i hidhet benzinë në intervista e shkrime, spontane apo të porositura. Edhe po t’i hedhësh një sy vendimeve apo votimeve të kohëve të fundit në Kuvendin e Shqipërisë, përsëri aty, pavarësisht disa divergjencave karakteristike të pozicionimit për çështje konkrete (gjë që nuk mund të konsiderohet konfliktuale për konfiguracione partiake të pavarura) si ai i votimit të amendamentit të ligjit për KLD-në (nga LSI-ja), ligji për financimin e partive (që favorizonte dy partitë e mëdha, por që, me veton e presidentit, dhe u rregullua), ngulja këmbë në ushtrimin e të drejtës së vetos nga ana e PS-së (që më shumë shërben si mbrojtje ndaj PD-së, sesa partive të vogla) në Komisionin për Reformën Zgjedhore apo së fundi edhe shtyrjet e hezitimet e pakuptimta (politikisht mjaft të gabuara) të PS-së dhe “zgjimi” politik i saj vetëm në dy ditët e fundit të komisionit hetimor për zgjedhjet e 3 korrikut 2005 etj., të rezulton mjaft i vështirë konstatimi i shkaqeve objektivisht serioze për një përplasje publike agresive, siç u skenua, gabimisht, ditë më parë...Po kështu, po të rreshtosh emra të përveçëm në udhëheqjet e këtyre partive, për të gjetur të paktën në ndonjë “shkak të fortë” përplasjeje (qoftë dhe me “natyrë subjektive” e konceptuale), përsëri të duket mjaft e vështirë, gati e pamundur. Nuk mund të mohohet ndonjë pakënaqësi jo afatgjatë, e zakonshme në politikën shqiptare, madje gjëra këto të theksuara gjatë qeverisjes socialiste, kur ajo ishin në një front të përbashkët... Pra, pavarësisht, nga ajo që pretendohet dhe deklarohet, nuk më duket se ekzistojnë shkaqe reale. Veprojnë thjesht e vetëm pretekste. Njeri prej tyre, si më i fundit, është dhe largimi i një deputeti nga PDS-ja në PS-në. Apo lëvizje të tjera të ndërsjella në forumet e anëtarësitë partiake. Këto kanë ndodhur dhe ndodhin vazhdimisht në politikë. Dhe jo vetëm në Shqipëri, por kudo në botën demokratike. Ata kanë ndodhur edhe para krijimit të LSI-së dhe të PDS-së, gjatë procesit të formimit të tyre, por do të ndodhin dhe në të ardhmen, jo vetëm në përputhje me interesat e ofertat konkrete, në të shumtën e rasteve, apo të idealizmit individual, në ndonjë rast të veçantë, por dhe nga sjellja politike kolektive apo individuale e lidershipit, “manovrat” e ndryshme, projeksioni partiak, situatat konkrete etj. Sidoqoftë, parë edhe në këtë optikë, do të ishte mirë që në këtë periudhë ende delikate të mirëkuptohej nga të gjitha palët një “vetëbllokim” i ndërgjegjshëm i zhvendosjeve apo transferimeve të tilla ndërpartiake apo ndërmjet grupeve parlamentare. Me fjalë të tjera, të pritet një kohë më e përshtatshme për një “Shengen” të koordinuar të së majtës! Kjo dhe për zhvillimin e një mirëkuptimi të nevojshëm dhe të ndërtimit të një besimi të ndërsjellë midis partive të majta dhe udhëheqjeve të tyre...Fakti që po ndodh e kundërta, të krijon dhe dyshimin, ndoshta krejtësisht të pajustifikuar, që në bazën e vërtetë të këtyre preteksteve, përfshirë dhe këtë të fundit, mund të jenë lojtarë të tjerë që nuk shfaqen në publik, interesat e të cilëve janë prekur më shumë me humbjen e pushtetit, nga njëra anë, apo dhe nga ata që duhet ta zgjasin atë sa më shumë, nga ana tjetër. Nxitës për këto pretekste mund të jenë, në të dy anët, dhe “hileqarë”, që te sherri gjejnë “shfaqjen” mediatike, “stilin” politik dhe mbijetesën partiake. Pse jo, dhe prirje individuale të lidhura me ego personale, xhelozi të pajustifikueshme apo dhe thjesht shfaqje padurimi politik! Ndoshta, mund të jetë një arsye, edhe pse jo logjike dhe krejt e kritikueshme, edhe prirja e vjetër e megalomanisë apo rishfaqja e saj në udhëheqjen e tanishme të PS-së, si një parti dominuese në spektrin e majtë, që e do gjithçka aty nën sqetullat apo “komandën” e saj, nga njëra anë, apo moskuptimi i nevojës urgjente për ndryshim të detyruar të kursit politik të LSI-së në kushtet aktuale qeverisëse, jo pak agresive, nga ana tjetër. Nuk mund të mohohet dhe ndonjë ndikim i tërthortë nga “nostalgjikë” që presin dhe dëshirojnë një humbje të PS-së d.m.th., dhe të kryetarit të ri në zgjedhjet e ardhshme!...Dhe të gjitha këto, ndërkohë që bashkëpunimi serioz për zgjedhjet e ardhshme vendore është më se i domosdoshëm. Kuraja për ta kuptuar dhe mençuria për ta realizuar me qetësi këtë bashkëpunim përbën vlerë reale politike për drejtuesit partiakë, për vetë të sotmen dhe të ardhmen politike të së majtës. Demonstrimi i ndërsjellë vetëm i “muskujve” ka efekte tërësisht negative në optikën e një politike efektive, rezultative e emancipuese, për ringritjen, frymëzimin dhe ndjekjen konkrete të elektoratit e orientimin e tij të drejtë. Por dhe është domosdoshmëri për balancimin e pushtetit qeverisës. Dhe, natyrisht, nëse një çarje e tillë thellohet më tej, mund të shtrohen pikëpyetje serioze të dyanshme mbi vizionin politik të drejtimit. Sepse bashkëpunimi për zgjedhjet e ardhshme vendore është një nevojë dhe urgjencë e dorës së parë për të majtën. E kundërta vështirë të shpjegohet dhe të justifikohet (qoftë me arsyetime “filozofikë”, qoftë me “punë” identitetesh). Një pjesëmarrje e PS-së dhe LSI-së në ato zgjedhje në përçarje dhe përplasje, ka një probabilitet maksimal të prodhojë dëme serioze për të dy partitë në pjesën mazhoritare (në zgjedhjen e kryetarëve të bashkive dhe të komunave), por në mënyrë të veçantë këtë e ndjen partia më e madhe. Ky gabim i rëndë në opozitë është dhe “qarri” i madh i koalicionit në qeverisje! Dhe kush e nxit apo e mbështet këtë projektim politik tërësisht të gabuar do ta paguajë detyrimisht në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme!... Si e vlerësoni performancën e lidershipit të Partisë Socialiste në raport me këndvështrimin tuaj mbi opozitën dhe si e shikoni rolin e z. Rama në veçanti në këtë drejtim? Nuk e di për çfarë performance bëni fjalë! Nuk mund të mohohet se ndeshet njëfarë “kompleksi” në udhëheqjen e partisë, por ndryshe nga vitet e para të veprimtarisë së PS-së, ky kompleks ka një “ngjyrë” krejt tjetër! Megjithatë, është fakt që tashmë PS-ja dhe institucionet përfaqësuese të saj kanë filluar ta përafrojnë, në njëfarë mënyre, pozicionin e tyre në opozitë. Natyrisht, nuk ishte i lehtë ky lloj akomodimi pas 8 vjet qeverisje. Por, kjo nuk do të thotë se është vështirë të kuptohet që nuk duhet të përdoret vetëm një instrument reagimi në lëvizjen opozitare. P.sh., mekanizmi i largimit nga salla apo i bojkotimit të komisioneve duket sikur po shfrytëzohet me tepricë nga deputetët socialistë. Po kështu, edhe reagimet publike apo trajtimi mediatik i problemeve sikur shfaq një “monotoni” dhe ka një shkallë të ulët “ngjizjeje” (brenda dhe jashtë vendit). Gjë që, në një farë mënyre, nënkupton dhe një stil e përafrim tjetër, shumë më të studiuar dhe të përpunuar, jo gjithmonë të shpejtë e të drejtpërdrejtë, por, pse jo, diku dhe gradual e të tërthortë. Këto mendime unë ja kam transmetuar miqësisht dhe z. Rama, i cili aktualisht, në procesin e kontaktimit dhe njohjes së partisë, duhet të ndihmohet shumë më shumë nga “veteranët” pranë tij, në kryesi... PS-ja ka filluar të zbatojë parimin "Një anëtar, një votë" në zgjedhjen e disa prej drejtuesve lokalë të partisë në qytete të mëdha. A e konsideroni të përshtatshëm momentin kur po aplikohet ky parim dhe, në fund te fundit, a jeni i kënaqur që po përshtatet një prej ideve tuaja për modernizimin e PS-së? Pa dyshim. Po zbatohet një projekt demokratik. Por ajo që është më e rëndësishme, në gjykimin tim, është se po zbatohet si një projekt pilot në 10 qytete të Shqipërisë. Mund të ishin zgjedhur dhe më pak qytete, duke pasur parasysh ngushticën e kohën dhe nevojën e një lufte opozitare intensive, sidomos kur koalicioni qeveritar ka hapur një betejë frontale kundër mjaft institucioneve të pavarura, apo mekanizmave të tjerë me brendi autonome ose neutrale. Sidoqoftë, sendërtimi i këtij projekti do ta ndihmojë partinë që të bëjë korrigjimet e axhustimet e nevojshme, sipas përvojës së grumbulluar, për të realizuar zbatimin e parimit “një anëtar, një votë” në të gjitha forumet dhe përfaqësimet e saja institucionale, në një të ardhme të afërt. Megjithatë, në gjykimin tim, në këtë proces sapo të filluar, duhet të rritet shkalla e lirisë, apo, e thënë ndryshe, duhet të minimizohet ndërhyrja e kryesisë së partisë në përzgjedhjen e kandidaturave. Nga ana tjetër, duke pasur parasysh dhe kohën e shpenzuar deri tani për realizimin e këtij projekti pilot, nuk mund të mos përmend, se vendimi i ish Kryesisë së Partisë Socialiste dhe “miratimi i detyruar” i KPD-së, në shtator 2005, për ta përfshirë PS-në në zgjedhje të gjitha forumeve të partisë, për më tepër për ta përfunduar këtë proces brenda një muaji e gjysmë, deri në fillim të dhjetorit 2005, ishte realisht një aventurë e pakuptimtë, mjaft e rrezikshme, që mund ta çonte partinë në një kolaps të vërtetë. Fatmirësisht, kongresi i tetorit 2005 e shmangu një gjë të tillë dhe e futi partinë në një rrjedhje demokratike e reformuese, pak a shumë normale. Po kështu, për ta mbyllur këtë përgjigje, sidomos duke konsideruar dhe fjalët e fundit në pyetjen tuaj, mund të them se PS-ja po bën një hap përpara me zbatimin e parimit “Një anëtar, një votë”. Por ajo ka lënë krejtësisht mënjanë zbatimit apo “pilotimit” dhe një parim tjetër mjaft demokratik e liberalizues, siç është ai pranimit dhe përfaqësimit të mendimit alternativ apo fraksioneve në parti (të miratuar në kongresin e majit 2005). Në gjykimin tim, pavarësisht pozicionit konkret të partisë, në qeverisje apo opozitë, të dy këto parime duhet të zhvilloheshin në mënyrë kongruente. Aty është dhe forca reale e tyre. Sepse, fuqizimi i demokracisë së drejtpërdrejtë, në gjykimin tim, kërkon, ndër të tjera, dhe trajtimin e problematikës mbi “etikën e besnikërisë”, të unitetit dhe solidaritetit. Kjo nënkupton dhe më shumë fleksibilitet, zhvillim adekuat të mendimit politik dhe të praktikës konkrete, të alternativave të tyre, detyrimisht dhe të përfaqësimit konkret të këtyre alternativave. Sidomos kjo bëhet e domosdoshme në kushte “depresioni” social, ku jetojnë krah për krah pasuria e jashtëzakonshme me varfërinë ekstreme. Aq më tepër, kur kjo shfaqet jo pak dhe brenda anëtarësisë së një partie të përcaktuar si të majtë, siç pretendon të jetë PS-ja. Kjo pabarazi e tillë sociale, edhe pse e tepruar padrejtësisht në skenën shqiptare, jo vetëm duhet luftuar, por dhe duhet të pasqyrohet në jetën politike, në programet e strukturat partiake, anëtarësitë e tyre. Por kjo imponon dhe ndryshimin e disa konceptimeve politike partiake. Aq më shumë që tashmë ka perënduar koha e “Luftës së Ftohtë”, dhe nuk mund të flitet më për njëtrajtshmëri, besim uniform, unitet dhe solidaritet absolut. Sidomos kur dihet që gjëra të tilla favorizojnë vetëm pasivitetin dhe humbjen e lirisë së mendimit dhe veprimit, si në kohën e monizmit. Mbajtja me zor e unitetit dhe solidaritetit absolut (rreth “njëshit” apo “udhëheqjes së lartë”) pasqyron dhe mendësinë e pranishme “komuniste” në udhëheqjet partiake, në të dy krahët e politikës. PS-ja, me reformimin e saj në vazhdimësi, i ka ato potenciale emancipuese për t’u shkëputur e para nga kjo mendësi...Mjaft prej analistëve e konsiderojnë një aktivizim të mundshëm të z. Nano në PS, përderisa ky i fundit nuk ka deklaruar dorëheqjen përfundimtare nga politika. Në këndvështrimin tuaj, a ka shanse z. Nano që të rikthehet në PS dhe çfarë mund të ndodhë me PS-në dhe opozitën në një skenar të mundshëm?Pavarësisht nga çfarë thonë apo imagjinojnë shumë analistë, unë di që Nanoja është në PS, madje ai është dhe deputet i grupit parlamentar socialist. Është tjetër gjë aktivizimi i tij konkret në situatën e tanishme. Mund të flitet për “pushim” apo reflektim të gjatë, por a do të jetë ai përsëri tepër aktiv në parti, kjo është çështje e Nanos, e lirisë së zgjedhjes dhe e vullnetit konkret të tij. Ndërsa, për mendimin tim, pavarësisht se ç’ vendim konkret do të marrë për aktivizimin partiak, ai duhet të kthehet sa më shpejt në Kuvend, jo thjesht në respekt të partisë për të cilën kandidoi, por si detyrim ndaj zgjedhësve sarandjotë, që e besuan dhe votuan për të... Sa për skenarë, realë apo imagjinarë, nuk ia vlen të harxhosh fjalët. Dhe “çudia” më e madhe në politikën shqiptare zgjat vetëm një ditë, e shumta një javë!...Z. Meidani, cili është raporti juaj me PS-në në këtë moment, ndërsa keni kandiduar për kryetar dhe keni humbur përballë E. Ramës në kongresin e fundit? Çfarë aspironi në të ardhmen, gjithmonë në raport me PS-në apo të majtën?Aty ku kam qenë edhe para kongresit. Me përkujdesje, vigjilencë dhe gatishmëri për të ndërhyrë, në një mënyrë apo tjetrën, me fjalë, shkrime apo me pjesëmarrje të drejtpërdrejtë (qoftë dhe duke sakrifikuar), kur emocioni, tensionimi apo aventura dominon arsyen, qetësinë e logjikën. Por, gjithmonë, duke respektuar parimet bazë, lirinë e ndërsjellë, drejtësinë dhe qytetarinë. Këtë e kam bërë dhe do ta vazhdoj ta bëj si pjesë e politikës për PS-në apo të majtën në përgjithësi(për bashkimin e saj), por dhe si qytetar e ish president i republikës dhe për të gjitha formacionet politike në opozitë e qeverisje, institucionet përfaqësuese apo drejtuesit kryesorë të tyre...Për debatet PS-LSIFakti që po ndodh e kundërta, të krijon dhe dyshimin, ndoshta krejtësisht të pajustifikuar, që në bazën e vërtetë të këtyre preteksteve, përfshirë dhe këtë të fundit, mund të jenë lojtarë të tjerë që nuk shfaqen në publik, interesat e të cilëve janë prekur më shumë me humbjen e pushtetit, nga njëra anë, apo dhe nga ata që duhet ta zgjasin atë sa më shumë, nga ana tjetër. Nxitës për këto pretekste mund të jenë, në të dy anët, dhe “hileqarë”, që te sherri gjejnë “shfaqjen” mediatike, “stilin” politik dhe mbijetesën partiake. Pse jo, dhe prirje individuale të lidhura me ego personale, xhelozi të pajustifikueshme apo dhe thjesht shfaqje padurimi politik!Për lidershipin e PSNuk e di për çfarë performance bëni fjalë! Nuk mund të mohohet se ndeshet njëfarë “kompleksi” në udhëheqjen e partisë, por ndryshe nga vitet e para të veprimtarisë së PS-së, ky kompleks ka një “ngjyrë” krejt tjetër! Megjithatë, është fakt që tashmë PS-ja dhe institucionet përfaqësuese të saj kanë filluar ta përafrojnë, në njëfarë mënyre, pozicionin e tyre në opozitë. Natyrisht, nuk ishte i lehtë ky lloj akomodimi pas 8 vjet qeverisje. Por, kjo nuk do të thotë se është vështirë të kuptohet që nuk duhet të përdoret vetëm një instrument reagimi në lëvizjen opozitare.Për NanonPavarësisht nga çfarë thonë apo imagjinojnë shumë analistë, unë di që Nanoja është në PS, madje ai është dhe deputet i grupit parlamentar socialist. Është tjetër gjë aktivizimi i tij konkret në situatën e tanishme. Mund të flitet për “pushim” apo reflektim të gjatë, por a do të jetë ai përsëri tepër aktiv në parti, kjo është çështje e Nanos, e lirisë së zgjedhjes dhe e vullnetit konkret të tij. Ndërsa, për mendimin tim, pavarësisht se ç’ vendim konkret do të marrë për aktivizimin partiak, ai duhet të kthehet sa më shpejt në Kuvend, jo thjesht në respekt të partisë për të cilën kandidoi, por si detyrim ndaj zgjedhësve sarandjotë, që e besuan dhe votuan për të...Roli i Meidanit në PSMe përkujdesje, vigjilencë dhe gatishmëri për të ndërhyrë, në një mënyrë apo tjetrën, me fjalë, shkrime apo me pjesëmarrje të drejtpërdrejtë (qoftë dhe duke sakrifikuar), kur emocioni, tensionimi apo aventura dominon arsyen, qetësinë e logjikën. Por, gjithmonë, duke respektuar parimet bazë, lirinë e ndërsjellë, drejtësinë dhe qytetarinë. Këtë e kam bërë dhe do ta vazhdoj ta bëj si pjesë e politikës për PS-në apo të majtën në përgjithësi(për bashkimin e saj), por dhe si qytetar e ish president i republikës dhe për të gjitha formacionet politike në opozitë e qeverisje, institucionet përfaqësuese apo drejtuesit kryesorë të tyre...