Për sa kohe luftohet korrupsioni dhe krimi organizuar qeveria është ne rruge te mbare.
Për sa kohe luftohet korrupsioni dhe krimi organizuar qeveria është ne rruge te mbare.
Engjell Shehu
Etja për pushtet është një fenomen qe ka vite te tera e cila manifestohet hapur ashtu qare siç i themi ne nga njerëz qe krijojnë parti e shoqata me te vetmin qellim për te marre ne dore atë qe ata nuk e meritojnë pra pushtetin me sloganin për te shërbyer e zgjidhur hallet e popullit. Këta persona duke qene te pa afte për te punuar e jetuar me aftësitë e tyre profesionale dhe duke e pare politiken si rrugën me te mire për te fituar kredo personale e te mira materiale pa u vrara fare vrapojnë shpejte me te gjitha mashtrimet e stërholluara për te dale si njerëz serioz e shpëtimtarë te popullit dhe kombit duke krijuar parti e duke marre pushtetin, qe ne jemi dëshmitare se si e shpërdorojnë besimin ne politike këta politikane qe për etik kane konfliktulitetein dhe urrejtjen ndaj kundërshtarit metode për te mbijetuar ne politike.. Plote tete vjet qeverisi Partia Socialiste e cila erdhi ne pushtet pas asaj qe te gjithë e dimë dhe qe quhet 1997 pa hyre ne detaje se kush e krijoj 1997 dhe kush e shkatërroj vendin, premtoj se do te ndryshonte jetën e njerëzve te varfër premtoj se do kthente shtete premtoj se do luftonte korrupsionin premtoj se do te fuste vendin tone ne integrimet e organizmave evropian premtoj e premtoj aq shume sa qe dhe vet partia socialiste nuk dinte me se kishte premtuar kur e mori pushtetin ne vitin 1997. Por çfarë ndodhi me premtimet qe beri dhe mori votat e njerëzve te cilët u gënjyen nga ata qe popullin e duan vetëm për votën dhe pastaj i japin lotët. Qeverisi partia socialiste me Metën me Nanon me Majkon te gjithë e dimë se si qeverisej nga këta qe sot na hiqen te virgjër me pushtetin dhe i shohim te shpërfytyruar e agresiv kundër qeverisjes se sotme te Partisë Demokratike. Gjate gjithë qeverisjes se tyre ata krijuan ato monopole dhe korrupsion sa qe lufta midis njeri tjetrit u kthye arenë fyerjesh batutash intrigash akuzash nga me te ndyrat neper media neper organizmat ndërkombëtare e ne sy te popullit vet qe e ndjenin veten te tradhtuar nga vota qe u kishin dhënë. Partia Demokratike erdhi ne pushtet si rezultate i premtimeve te bëra ne 3 Korrik dhe si alternativa me e mire qe u paraqite përpara votuesve krahasuar nga qeverisja insufiçente e paafte, e dështuar, gënjeshtare, e zhgarravitur nga demaskimet e njeri tjetrit ne sy te opinionit publik, e korruptuar , pra te Partisë Socialiste. Vota ishte vote pra sovrani si përdoret shpesh nga politikanet është sovran dhe vet sovrani përcakton forcën politike qe do te qeveris. Pra ka rreth pese muaj qe qeverise Partia Demokratike dhe çdo dite shikojmë opozitën e sotme qe nga dita ne dite nuk po gjene rehat nuk po gjen dot stabilitet e durim për te pare dhe kuptuar se qeveriset ndryshe nga ajo dhe ne interes te votuesve qe kane besuar votën. Ndryshimet e para dhe te dukshme janë prezentë aty ku biznesmeni ndihet i sigurte aty ku fshatari ndihet zot i punës se vet aty ku fukarai është lehtësuar nga taksat dhe gjobat e larta ne emër te ligjit. Me sa duket ky ndryshim e bene akoma me te erret dhe te largët perspektiven e opozitës se sotme për pushtet ku pushtetin e kane pare si te përjetshme dhe kërkojnë qe me çdo çmime te vijnë përsëri ne qeverisje. Qysh ne 3 korrik me paturpësinë me te madhe Partia Socialiste ne vende qe dilte ne mënyre dinjitoze dhe te pranonte disfatën e humbjes si rezultate i ndëshkimit qe u beri votuesi për keq qeverisjen e tyre te korruptuar dilnin dhe ankoheshin se votat ua kishin vjedhur ata qe ishin ne opozite dhe nuk kishin as një mekanizëm manipulimi ne një kohe qe te gjitha mekanizmat e manipulacionit i kishte Partia Socialiste. Kryetari i Partisë Socialiste ne atë kohe Fatos Nano ishte arratisur dhe nuk dihej vendndodhja e tij jashtë shtetit thuhej neper plazhet e vendeve Evropiane se ku vetëm ai e dinte, megjithatë nuk ishte ndonjë surprize reagimi i kryetarit te partisë socialiste ne humbjen e e turpshme te partisë se tij qe kishte gatuar vet me dorën e tij sepse gjate gjithë mandatit te tij si kryetare qeverie ai me tepër i kishte kaluar ditët dhe netët jashtë vendit se sa brenda dhe dihej nga te gjithë se qeverisjen e kishte marre dhe pare si prapsen e tij personale e klanore dhe jo si shërbëtor i popullit qe solli ne krye te qeverisjes. Qysh ne diete e para te qeverisjes se Partisë Demokratike, eksponentët e partisë socialiste i kane nxire dhe po i nxijnë te gjitha arritjet e suksesshme te tyre qe vete komuniteti ndërkombëtare po i inkurajon me shume për punën dhe premtimet e mbajtura para elektoratit shqiptare. Qofte ne parlamente por edhe jashtë saj shikojmë një Parti Socialiste gjithmonë me destruksive, e mbartur me urrejtje dhe mllef xhelozie për qeverisjen e suksesshme dhe pa kompromis me krimin qe po bene Partia Demokratike e udhëhequr me duar te pastra nga vet kryetari i saj Z. Sali Berisha. Siç duket e ndjejnë nga afër se shteti ligjor dhe pa kompromis për te luftuar korrupsioni do kaloj ne siten e drejtësisë te gjithë ata qe për tete vjet u majmerosen ne rruge te padrejte mbi kurrizin e taksa paguesve shqiptare dhe qe kane krijuar monopole te mëdha te cilat i përdorin për te bere edhe lufte politike jo te ndershme. Për te bere ne një fare mënyre mbrojtjen e te inkriminuarve ne aferat e tyre korruptive qe kane abuzuar me pushtetin dalin qe tani ne mbrojtje gjoja te ligjit dhe e akuzojnë qeverisjen e sotme për revanshizëm e persekutim te opozitës se sotme, gjë e cila është krejtësisht e pa baze dhe jo reale. Kriza e madhe ku është zhytur sot opozita e sotme
Apo e thënë shkoqur e majta shqiptare është një krize e thelle e brendshme qe vështirë se do ta marre veten përpara kësaj mazhorance solide dhe te ndjeshme ndaj nevojave te qytetarëve shqiptare. E majta shqiptare e kryesuar nga Partia Socialiste për sa kohe qe nuk do te largoje nga vetja e saj ata qe i prishen imazhin dhe e shkatërruan atë parti për sa kohe qe te majtët e tjerë te vegjël udhëhiqen nga ata qe janë provuar e sterprovuar ne qeverisjen e vendit si te dështuar, monopolist, karrierist dhe demagoge , asnjëherë nuk do te munde te konkurroje dhe te fitoj besimin e popullit sepse mazhoranca e sotme e udhëhequr dhe drejtuar ndershmërisht nga z Sali Berisha po i mban dhe do ti mbaj deri ne funde premtimet qe beri para fushatës elektorale duke i shërbyer elektoratit me duar te pastra dhe pa kompromis me krimin dhe korrupsionin qe është bere gangrene e shoqërisë ku jetojmë.
http://engjellshehu.blogspot.com/
http://gjuhashqipe.blogspot.com/
http://geocities.com/albsit
<< Home