e martë, korrik 11

Sipas kreut të AUIZNI-t, do të jetë administrata dhe jo qytetarët, që do të realizojë regjistrimin e pronës në hipoteka


Memia: Si dhe kush do ta bëjë hipotekimin e shtëpive
Kreu i agjencisë tha se procesi i kthimit dhe kompensimit të pronave do të bëhet paralel me atë të legalizimeve


Nevila Perndoj

TIRANË- Asnjë prej qytetarëve që është përfshirë në procesin e legalizimit nuk do t’i duhet që të përballet me Zyrën e Regjistrimit te Pasurive të Paluajtshme për të hipotekuar shtëpinë e tij të ndërtuar në mënyrë të paligjshme. E gjitha kjo do të realizohet paraprakisht nga ALUIZNI, në fazën e tretë dhe të fundit që qytetari do të ketë me administratën për legalizimin e objektit. “Në fund të procesit, për të gjitha objektet që marrin certifikatën, nuk do të çojmë në hipotekë mijëra dhe mijëra shqiptarë, ç’ka do të çonte në fillimin e procesit nga e para. Regjistrimin fillestar pas certifikimit të pronave që do të futen në proces do ta realizojmë po brenda administratës tonë. Dhe qytetari do të ketë lehtësi financiare për të marrë certifikatën e legalizimit dhe certifikatën e pronësisë”,- tha dje drejtori i Agjencisë së Legalizimeve (ALUIZNI), Shaban Memia, gjatë takimit me drejtuesit e qeverisjes vendore. Në këtë fazë thuhet shprehimisht se qytetari paraqitet për të tretën dhe të fundit herë në dyert e administratës publike pranë ALUIZNI-t, për të bërë pagesat e rastit parashikuar në ligj. Pasi nënshkruan kontratën e shitblerjes për truallin (kur është e aplikueshme), qytetari mund të marrë certifikatën e pronësisë për truallin dhe objektin respektiv të legalizuar. Dosjet e plota të objekteve të legalizuara transferohen dhe arkivohen më pas pranë ZRPP-së, institucion ku mund të merret në të ardhmen çdo dokument tjetër i nevojshëm nga qytetarët për të provuar pronësinë. ALUIZNI bën më pas ndarjen e fondeve të grumbulluara sipas rastit, në favor të organeve të qeverisjes vendore ose të ALUIZN-it, si për shembull për kostot e procesit, të infrastrukturës, kompensimit, etjKompensimi Memia ka shpjeguar dje gjatë takimit, edhe procesin paralel të legalizimit të zonave informale, me atë të kthimit dhe kompensimit të pronave. Gjatë fjalës së mbajtur, Memia ka shpjeguar se menjëherë pas plotësimit të formularit, dhe ndarjes në kategori e objekteve, do të fillojë studimi i zonave informale, për të përgatitur dokumentacionin tekniko- ligjor për të kaluar në KRRT-të përkatëse për t’u shpallur zonat që legalizohen. Tashmë zonat informate që përfshijnë një sipërfaqe mbi 500 ha tokë, i kalojnë KRRTRSH-së së Republikës për shqyrtim, pastaj KRRT- së qarkut, e mandej bashkisë dhe komunës. Me të mbaruar ky proces, pra me shpalljen e një zone informate për legalizim, në mënyrë të menjëhershme, sqaroi Memia, do të rakordohet puna me Komisionin e Kthimit dhe Kompensimit të pronave dhe me zyrën e regjistrimit ku do merret lista e pronarëve të ligjshëm, sipërfaqen për të cilën do të kompensohen dhe njëkohësisht çmimet e tregut, sipas skemës së përcaktuar. “Ne do të realizojmë në mënyrë paralele procesin e legalizimeve dhe procesin e kompensimit të pronarëve të ligjshëm. Menjëherë me t’u vënë në dispozicion lista e pronarëve për një zonë legalizimi, ne fillojmë procedurat e legalizimit. Brenda 20 ditëve nga aplikimi që bën qytetari, administratori i zyrës së urbanistikës do të bëjë verifikimin e parë. Me të mbaruar kjo kalohet në fazën e dytë, atë të plotësimit të dokumentacionit teknik”,- tha ai. Memia shtoi se paralel me këtë proces, sipas procedurave, Ministria e Bujqësisë, Zyra e Regjistrimit do të bëjë transferimin e fondit të tokës dhe Këshilli i Komunës dhe i Bashkisë, ose Qarku do të miratojë për secilin subjekt që do të legalizojë objektin dhe pjesën e truallit deri në 500 metra katrorë me procedura shumë të favorshme ashtu edhe me ngarkesë financiare të favorshme. Nevila Perndoj Kategoritë e ndërtimeve që legalizohen Katër grupe ndërtimesh në krahasim me ligjin e mëparshëm. Ndërtim pa leje, ku ndërtuesi nuk e ka pronë tokën. Kjo konsiderohet zonë informale.Ndërtimet pa leje që ndërtuesi e ka pronë truallin.Ndërtimet pa leje që lidhet me shtesat në pallate apo ndërtesa të bëra para vitit ‘93.Pallate me leje, por ndërtuesit kanë shtuar kate, dhe kanë bërë shtesa anësore, për shkak të këtij deformimi qytetarët kanë blerë apartamente, por nuk i kanë pronë, pra nuk i kanë të hipotekuara.Kostoja e legalizimit, ministria, gati në fund të muajit TIRANË- Drejtori i ALUIZNI-it sqaroi dje se brenda këtij muaji do të përgatitet paketa financiare ku do të përcaktohet mënyra e lidhjes së kontratës së transferimit të pronës, mënyra e shlyerjes së kësteve dhe tërë komponentët përkatës, si dhe ajo e një tarife shërbimi e cila do të jetë e përballueshme. “Përfundimi i këtij procesi hap edhe etapën e mbylljes së procesit. Lidhja e kontratës për kalimin e pronësisë dhe, së dyti, mbyllja e procesit në dosje për të shpallur legalizimin e objektit përkatës”,- tha Memia. Dihet tashmë që në fazën e tretë dhe të fundit, ALUIZNI bën regjistrimin fillestar të objekteve dhe trojeve, dosjet e të cilave provohen se janë konform ligjit dhe realitetit. Pas kësaj, qytetari paraqitet për të tretën dhe të fundit herë në dyert e administratës publike pranë ALUIZNI-t, për të bërë pagesat e rastit parashikuar në ligj, si pagesën për tokën (kur trualli nuk është i tij); taksën e ndikimit në infrastrukturë (1% e kostos së objektit, 2% për Tiranën); si dhe një tarifë minimale pagese për shërbimin e organeve të qeverisjes vendore dhe ALUIZNI-t. Pikërisht tarifat në fjalë do të përcaktohen qartë në një paketë financiare që po përgatitet nga Ministria e Financave për të qenë gati vetëm në fund të këtij muaji. Fotografimi i banesave, nga firma të huaja Drejtori i ALUIZNI-t, Shaban Memia, shpjegoi dje edhe njëherë se brenda datës 20 korrik Zyra e Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme do të vërë në dispozicion të gjithë dokumentacionin hartografik, ç’ka do të thotë që për këtë fazë nuk do të ketë detyrime financiare. Paralel do të mbyllen edhe procedurat e një fotografimi ajror që do ta realizohet nga kompani të huaja. “Do të transkriptohet në hartë. Do të jetë një nga fotografimet e parealizuara ndonjëherë në Shqipëri, më i plotë dhe më i miri i mundshëm, mbi të cilin do të mbështet saktësia më e plotë e vetëdeklarimit”,- tha Memia.Legalizim dhe për shtëpitë private të ndërtuara në vitet ’60 TIRANË- Në procesin e legalizimit do të përfshihen edhe shtëpitë e ndërtuara në vitet ‘60-’70, mbi të cilat janë bërë shtesa me leje, por nuk janë hipotekuar në atë kohë. Gjithashtu, procesit të vetëdeklarimit do t’i nënshtrohen edhe ato shtesa të pallateve para vitit 1993, edhe pse nuk kanë vendim të KRRT-së. Pra, të gjitha kategoritë e shtëpive, pallatet me shtesa do t’i nënshtrohen procesit të legalizimit. Më pas do të jenë njësitë e qeverisjes vendore që do të merren me procesin e mëtejshëm. Në procesin e legalizimeve do të përfshihen konkretisht katër grupe ndërtimesh në krahasim me ligjin e mëparshëm: a) ndërtimet pa leje, ku ndërtuesi nuk e ka pronë tokën; b) ndërtimet pa leje që ndërtuesi e ka pronë truallin; c) ndërtimet pa leje që lidhet me shtesat në pallate apo ndërtesa të bëra para vitit ‘93; d) pallatet me leje, por që ndërtuesit kanë shtuar kate, dhe kanë bërë shtesa anësore. Për shkak të këtij deformimi qytetarët kanë blerë apartamente, por nuk i kanë të hipotekuara.

e premte, korrik 7

Qeveria nis shpërndarjen e fletëpalosjeve, ku tregohet mënyra se si plotësohen dy formularët, A dhe A1



Legalizimet, si plotësohet formulari


Nevila Perndoj

TIRANË- Startoi dje procesi i legalizimit dhe urbanizimit të zonave informale. Edhe pse në datën 15 korrik ky proces do të zbatohet në terren, Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit e veçanërisht ALUIZNI, kanë organizuar dje një takim për hapjen e këtij procesi me të gjithë drejtuesit e bashkive, komunave, qarqeve në të gjithë vendin. ALUIZNI ka shpërndarë dje nga një dosje secilit prej të pranishmëve, ku është përfshirë e gjithë paketa ligjore që duhet ndjekur në funksion të procesit të legalizimit. Kësaj here edhe në formë fletëpalosje, që do t’u shpërndahet banorëve të zonave informale, ku sqarohen të gjitha hapat dhe dokumentet që duhet të ndjekë qytetari në momentin e parë, atë të plotësimit të një prej dy formularëve, A dhe A1. Saktësohet gjithashtu se ligji për legalizimin dhe urbanizimin e zonave informale mundëson legalizimin e çdo ndërtimi informal të përfunduar para hyrjes në fuqi të këtij ligji. Sipas materialit të shpërndarë dje, askush nuk do të humbasë nga procesi i legalizimit. Ata që kanë ndërtuar pa leje do të marrin pronësinë e ndërtesës, ndërsa ata që kanë trashëguar pronat do të marrin kompensimin e plotë të pronës. Formulari AFormularin A duhet ta plotësojnë të gjithë ata që kanë ndërtuar banesat e tyre pa leje ne toka që nuk janë pronë e tyre. Krahas plotësimit të këtij formulari, qytetari duhet të plotësojë edhe këto kërkesa të ligjit: 1) fotografi të katër pamjeve te objektit; 2) certifikatë të gjendjes familjare; 3) kontratë noteriale të kalimit të pronësisë së parcelës mbi të cilën qytetari ka ndërtuar (nëse ka); 4) certifikatë pronësie nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive (fotokopje) nëse kanë ndërtuar mbi pronën private të vetëdeklaruesit. Në rast se nuk plotësohen kërkesat e mësipërme, atëherë qytetari nuk mund të cilësohet se ka pronë ligjërisht.Formulari A1Formularin A1 duhet ta plotësojnë të gjithë ata që kanë ndërtuar pa leje në pronën e tyre dhe për shtesat e pallateve. Krahas plotësimit të formularit, qytetari është i detyruar që të përmbushe edhe këto kërkesa: 1) vendimet e KRRT/KRRTRSH-së për lejen e sheshit të ndërtimit; 2) certifikate pronësie nga ZRP-ja (nëse ka) dhe për shtesën anësore; 3) për shtesa anësore mbi pronë publike për kalimin në pronësi të truallit; 4) deklaratën noteriale, ku projektuesi, zbatuesi dhe investitori garantojnë qëndrueshmërinë e objektit ne legalizim; 5) aktmarrëveshjen me pronarin e truallit për shtesën, nëse është ndërtuar mbi një territor privatHapatAjo më sipër ishte vetëm hapi i parë që do të ndjekë qytetari. Më pas objektet që do të kualifikohen për legalizim, do të vazhdojnë procedurën e plotësimit të dosjes në organet e qeverisjes vendore. Në këtë fazë qytetarët që plotësojnë dosjen duhet të paraqesin gen-planin, planimetrinë e kateve të shtëpisë dhe deklaratën për respektimin e planit rregullues, përgjegjësinë për sigurinë teknike të objektit dhe marrëveshjen për pjesët takuese. Në hapin tretë dhe të fundit për qytetarët, ALUZNI bën regjistrimin fillestar të objekteve dhe trojeve, dosjet e të cilave provohen se janë konform ligjit. Pas kësaj qytetari paraqitet për të tretën herë dhe të fundit në dyert e administratës publike pranë ALUIZNI-t për të bërë pagesat e parashikuar në ligj. Formulari A Formularin A duhet ta plotësojnë të gjithë ata që kanë ndërtuar banesat e tyre pa leje ne toka që nuk janë pronë e tyre. Krahas plotësimit të këtij formulari, qytetari duhet të plotësojë edhe këto kërkesa të ligjit: 1) fotografi të katër pamjeve te objektit; 2) certifikatë të gjendjes familjare;3) kontratë noteriale të kalimit të pronësisë së parcelës mbi të cilën qytetari ka ndërtuar (nëse ka); 4) certifikatë pronësie nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive (fotokopje) nëse kanë ndërtuar mbi pronën private të vetëdeklaruesitFormulari A1Formularin A1 duhet ta plotësojnë të gjithë ata që kanë ndërtuar pa leje në pronën e tyre dhe për shtesat e pallateve. Krahas plotësimit të formularit, qytetari është i detyruar që të përmbushe edhe këto kërkesa: 1)vendimet e KRRT/KRRTRSH-së për lejen e sheshit të ndërtimit; 2) certifikate pronësie nga ZRP-ja (nëse ka) dhe për shtesën anësore; 3) për shtesa anësore mbi pronë publike për kalimin në pronësi të truallit;4) deklaratën noteriale, ku projektuesi, zbatuesi dhe investitori garantojnë qëndrueshmërinë e objektit ne legalizim; 5) aktmarrëveshjen me pronarin e truallit për shtesën, nëse është ndërtuar mbi një territor privat