Agjencia e Legalizimit Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale ka vënë në lëvizje pjesën më të madhe të kabinetit “Berisha”
Hartë për shtëpitë që legalizohen
Nevila Perndoj
Dosja e ndërtimit pa leje përmban:
a) Dokumentacionin e pranuar:
(1). vetëdeklarimi,
(2) Kontratë kalimi pronësie i ndërtuesit të ndërtimit pa leje me pronarin tokës, e paregjistruar në regjistrat e pasurive të paluajtshme,
(3) Vendime te gjykatave për pezullim procedurash legalizimi, ose vendosje mase sigurie ose shkrese për zhvillim procesi zgjedhor,
(4) Dokumentacioni teknik dhe ligjor për legalizimin e ndërtimit pa leje apo shtesës mbi objektin me leje,
(5) Procesverbalet e identifikimit dhe verifikimit të njësisë së qeverisjes vendore.
b) Dokumentacionin e lëshuar nga njësia e qeverisjes vendore dhe/ ose Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale:
(1) Leje legalizimi,
(2) Gen plan i shkallës 1:500,
(3)Kontrata e kalimit të pronësisë mbi truallin,
(4)Vendimet e pezullimit të procedurave,
(5)Deklarata e zgjedhjes së objektit dhe e heqjes dorë nga përfitimi në rastet e dy ose më shumë ndërtimeve pa leje dhe
(6)Mandatpagesë
TIRANË - Agjencia e Legalizimit Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale ka vënë në lëvizje pjesën më të madhe të kabinetit “Berisha”, për të dhënë mendimin e tyre lidhur me projektvendimin “Për përcaktimin kritereve, procedurave dhe dokumentacioni i zbatueshëm për të kualifikuar objektet në ndërtime që legalizohen ose jo”. Relacioni i dërguar Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Brendshme, Turizmit, Kulturës, Rinise dhe Sporteve, asaj të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorëve si dhe Ministrisë së Financave ka për qëllim përcaktimin e procedurave për mbledhjen, përpunimin dhe administrimin e të dhënave për ndërtimet pa leje në shkallë vendi dhe ngritjen një sistemi të informatizuar për administrimin e tyre. Projektvendimi i dërguar për mendim ministrive, ka si objektiv unifikimin e procedurave të mbledhjes së të dhënave për ndërtimet pa leje në shkallë vendi, për të mundësuar ngritjen e një “data base” kombëtar të ndërtimeve pa leje në të gjithë territorin e Republikës. Mbledhja e të dhënaveNë relacionin e përgatitur nga ALUIZNI, thuhet, ndër të tjera, se mbledhja e të dhënave për një njësi të qeverisjes vendore, të organizuar në një njësi administrative ose rajone, pranimi dhe trajtimi i vetëdeklarimit duhet të bëhet nga grupi i punës, i përbërë nga punonjësit e zyrës së urbanistikës, e administratorët e shërbimit social. Do të jetë njësia e qeverisjes vendore e cila do të përcaktojë mënyrën e bashkëveprimit të punës me njësitë administrative ose rajonet për kontrollin e vetëdeklarimit, përpunimin e të dhënave dhe administrimin e tyre. Burimi i informacionit për mbledhjen e të dhënave do të merret nga vetëdeklarimi i sipërfaqes së parcelës ndërtimore të zënë dhe ndërtimi pa leje ose të shtesës pa leje mbi ndërtimin me leje, nga subjekti juridik apo personi fizik, identifikimi dhe verifikimi në terren i çdo ndërtimi pa leje dhe hartografia e situatës ndërtimore. Për çdo deklarim të pranuar hapet një dosje e veçantë. Dosja e ndërtimit pa leje përmban: a) Dokumentacionin e pranuar: (1). Vetëdeklarimi, (2) Kontratë kalimi pronësie i ndërtuesit të ndërtimit pa leje me pronarin tokës, e paregjistruar në regjistrat e pasurive të paluajtshme, (3) Vendime të gjykatave për pezullim procedurash legalizimi ose vendosje mase sigurie ose shkrese për zhvillim procesi zgjedhor, (4) Dokumentacioni teknik dhe ligjor për legalizimin e ndërtimit pa leje apo shtesës mbi objektin me leje, (5) Procesverbalet e identifikimit dhe verifikimit të njësisë së qeverisjes vendore. b) Dokumentacionin e lëshuar nga njësia e qeverisjes vendore dhe/ ose Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale: (1) Leje legalizimi, (2) Gen plan i shkalles 1:500, (3) Kontrata e kalimit të pronësisë mbi truallin, (4) Vendimet e pezullimit të procedurave, (5) Deklarata e zgjedhjes së objektit dhe e heqjes dorë nga përfitimi në rastet e dy ose më shumë ndërtimeve pa leje dhe (6) Mandatpagesat. Procedurat e mbledhjes së të dhënaveTë dhënat e deklaruara përmes formularit, regjistrohen në regjistrin e zonës dhe futen në sistemin e informatizuar të të dhënave, pasi njësia e qeverisjes vendore: a) identifikon në hartografinë e situatës ndërtimore, objektin pa leje apo shtesën në ndërtimin b) verifikon në terren çdo tregues të tij dhe bashkësinë e tyre. Objektet e deklaruara dhe të identifikuara grupohen në: ndërtime në pritje të legalizimit, ndërtime për t’u prishur dhe ndërtime me procedurë të pezulluar. Për ndërtime me deklarim jo të saktë të sipërfaqes së tokës së zënë, të sipërfaqes së ndërtimit dhe numrit të kateve në procesverbalin e konstatimit saktësohet “deklarimi i rreme”. Për objekte të paidentifikuara në hartografinë e situatës ndërtimore, në procesverbal shënohet “i kryer pas hyrjes në fuqi të ligjit”. Për ndërtime të cilat ndodhen në kushtet e mospërfshirjes në procesin e legalizimit, nga pengesat e vendosura në nenin 37 të ligjit “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, në procesverbalin e konstatimit shënohet “i përjashtuar nga legalizimi”. Për objekte të ndërtuara në territore të parashikuara nga plani i përgjithshëm rregullues për ndërtime mbi 5 kate nga niveli 0.00, në procesverbalin e konstatimit shënohet “i përjashtuar nga legalizimi, shkak studimi”. Grupi i ndërtimeve për t’u prishur përbëhet nga të gjitha ndërtimet, ku procesverbali i konstatimit përmban shënimin “deklarim i rremë”, “i kryer pas hyrjes në fuqi të ligjit”, ose “i përjashtuar nga legalizimi” Harta për çdo zonë informaleHartografia e situatës ndërtimore, pas miratimit të kufirit gjeografik të shtrirjes së ndërtimeve pa leje përditësohet në terren nga njësia e qeverisjes vendore, sipas një procedurë të përcaktuar. Kjo procedurë përfshin objektin e identifikuar në hartografi, i verifikohen të dhënat e deklaruara. Totalit të sipërfaqes së zonës së zënë i identifikohen në terren kufijtë e saj dhe pasqyrohen në hartografi. Në procesverbalin e konstatimit saktësohet me përshkrim kufiri i secilës parcelë me kufitarët sipas gjendjes faktike. Hartohet dhe përputhet gentplani i shkallës 1:500 i objektit dhe kufirit të parcelës ndërtimore me planimetrinë e zonës. Planimetria e zonës e përditësuar i kalon për konfirmim zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme, pas miratimit të saj në KRRT-në përkatëse dhe miratimit të kontratave të kalimit të pronësisë në Këshillin Bashkiak dhe Komunal. Pushteti lokal, dosje për çdo vetëdeklarimGjatë periudhës katërmujore të vetëdeklarimit dhe deri në ngritjen e sistemit të informatizuar të të dhënave dhe ecurinë e legalizimit të ndërtimeve pa leje, njësitë e qeverisjes vendore pranojnë, përpunojnë dhe administrojnë të dhënat në mënyrë didaktike sipas një procedurë te përcaktuar tashmë. Fillimisht çdo vetëdeklarim i kryer regjistrohet në regjistrin përkatës të të dhënave të zonës. Për çdo vetëdeklarim hapet dosja e cila administrohet nga njësia e urbanistikës së njësisë vendore dhe përmban të gjithë dokumentacionin e pranuar dhe të lëshuar sipas përcaktimeve të këtij vendimi. Kjo dosje, në përfundim të procesit të shqyrtimit dhe miratimit, dërgohet në zyrën përkatëse të Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të zonave/ndërtimeve informale për shqyrtim dhe miratim të lejes së legalizimit. Kopja e saj arkivohet dhe administrohet, sipas ligjit, për arkivat nga njësia e urbanistikës etj. Është parashikuar që hyrja në të dhëna të pengohet me programe të veçanta elektronikeALUIZNI, qendër për administrimin e informacioneveNjë nga hapat procedurialë që do të shoqërojë punën e Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave e Ndërtimeve Informale është edhe ngritja e qendrës për administrimin e të dhënave dhe informacioneve që lidhen me këto ndërtime. Projektvendimi përcakton se baza e të dhënave është një dhe e përbashkët për të gjitha strukturat e ngarkuara me legalizimin dhe regjistrimin në regjistrat e pasurive të paluajtshme të ndërtimeve pa leje dhe truallit mbi të cilin janë ngritur. Një tjetër pikë e rëndësishme në këtë draft lidhet me sekretin dhe sigurinë e bazës së të dhënave, pasi për të hyrë në bazën e të dhënave personat përkatës u nënshtrohen normave të veçanta të sigurisë për ruajtjen e paprekshmërisë dhe përditësimin e tyre. Për të arritur këtë gjë, është parashikuar që hyrja në të dhënat dhe informacionet lejohet ose pengohet me programe të veçanta elektronike. Ndërkohë, projekti parashikon, ndër të tjera, se është i ndaluar përdorimi i bazës së të dhënave të marra nga kjo qendër. Por, ndër të tjera, përcaktohet se të dhënat dhe informacionet e ruajtura në bazën e të dhënave mund të përdoren gjatë procedimeve gjyqësore ose administrative, vetëm duke marrë burimet prejardhëse. Nëse gjatë procedimeve administrative dhe juridike do të vërtetohet se të dhënat dhe informacionet janë të gabuara ose të paplota, autoriteti procedues vë në dijeni Qendrën e Administrimit të të Dhënave.
26/06/2006
<< Home