e enjte, qershor 29

METODOLOGJIA E PERZGJEDHJES SE OBJEKTEVE INFORMALE PER LEGALIZIM




LEGALIZIM


Vendimi, ja kriteret perlegalizimin e ndertimeveQeveria percakton kriteret, procedurat dhe dokumentacionin per kualifikimin e objekteve ne ndertim. Te gjitha procedurat e kualifikimit. Si te aplikoni per te ligjeruar ndertimin tuaj.

Ne mbeshtetje te nenit 100 te Kushtetutes dhe te neneve 2, pika 1, e 46, pika 1, te ligjit nr.9482, date 3.4.2006, "Per legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndertimeve pa leje", me propozimin e ministrit te Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Keshilli i Ministrave

VENDOSI: I. Kriteret dhe dokumentacioni i zbatueshem per legalizimin e ndertimit pa leje

1. Kualifikohet per legalizim objekti pa leje i perfunduar deri ne daten e hyrjes ne fuqi te ligjit nr.9482, date 3.4.2006, "Per legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndertimeve pa leje, qe:
a) ka minimalisht te ngritur nje kat, me lartesi dysheme tavan jo me pak se 2 m;
b) ka te perfunduar konstruksionin se bashku me mbulesen;
c) nuk ka trajtim te vecante, sipas percaktimit te neneve 2, pika 4, dhe 35, te ligjit nr.9482, date 3.4.2006, "Per legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndertimeve pa leje";
c) nuk ndodhet ne kushtet e perjashtimit nga procesi i legalizimit, sipas percaktimeve ne piken 2, te ketij vendimi.
2. Nuk kualifikohet per legalizim objekti i ndertuar pa leje ose shtesa e siperfaqes tej lejes se miratuar qe:
a) cenon sistemin, rrugor dhe hekurudhor, kombetar e rajonal, si dhe brezat mbrojtes te tyre, te parashikuar nga plani i pergjithshem rregullues apo studime te cdo niveli, te miratuar a ne proces.
b) shkel vijen e ndertimit ne rruget e kategorise se pare, te dyte dhe te trete, te parashikuar nga plani i pergjithshem rregullues, studimet urbanistike apo projektet e vecanta per infrastrukturen rrugore te cdo niveli, te miratuar deri ne daten e hyrjes ne fuqi te ligjit nr.9482, date 3.4.2006, "Per legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndertimeve pa leje".
c) eshte ngritur brenda territorit te shkollave, kopshteve, spitaleve, cerdheve, qendrave shendetesore dhe te cdo institucioni tjeter publik.

c) cenon integritetin e Monumenteve te Kultures, sipas percaktimit te pikes 1, te nenit 29, te ligjit nr.9048 date 7.4.2003, "Per trashegimine kulturore", te specifikuar nga materiali i botuar i Institutit te Monumenteve te Kultures, sipas percaktimit te nenit 38, te ligjit nr.9482, date 3.4.2006.
d)eshte ngritur mbi/ose brenda brezit mbrojtes te kolektorit, diges, ose aeroportit
dh) cenon trungun kryesor te infrastruktures inxhinierike, sipas percaktimeve ne rregulloren e urbanistikes te miratuar me vendimin nr.722, date 19.11.1998, te Keshillit te Ministrave, te ndryshuar.
e) eshte ngritur brenda territoreve dhe kufirit mbrojtes te zonave te mbrojtura, me akte, ligjore dhe nenligjore, si:
(i) zone turistike, sipas percaktimit te bere ne piken 3, te nenit 2, te ligjit nr.9482, date 3.4.2006, "Per legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndertimeve pa leje".
(ii) zone e mbrojtur, sipas percaktimit te bere ne ligjin nr.8906, date 6.6.2002, "Per zonat e mbrojtura".
(iii) zone me vlera arkeologjike, muzeale e historike ose ne kufi me objektet apo strukturat ndertimore me vlera te vecanta, sipas percaktimit te neneve 73 e 74, te ligjit nr.8405, date 17.9.1998, "Per urbanistiken", te ndryshuar, dhe te neneve 31, 32 e 33, te ligjit nr.9048, date 7.4.2003, "Per trashgimine kulturore".
e) cenon sistemet dhe brezat mbrojtese te kanaleve kulluese dhe ujitese.
f) eshte ngritur brenda kufirit mbrojtes te burimeve natyrore, si nafte e gazmbajtese, burimeve minierare, energjetike, burimeve e rezervave ujore, etj.
3. Objekti i vecuar, i ngritur ne territore te tjera, nuk kualifikohet per t'u legalizuar, kur eshte ndertuar:
i) ne zona me rrezik permbytjeje;
ii) ne shtreterit e lumenjve;
iii) brenda siperfaqeve te baseneve, rezervuareve dhe liqeneve;
iv) ne zonat e riskut gjeologjik, carje rreshqitje;
v) niveli i ndotjes se mjedisit kalon nivelin e percaktuar ne legjislacionin ne fuqi per mjedisin. 4. Per te kualifikuar objektet, qe legalizohen apo jo, njesite e qeverisjes vendore mbeshteten ne:
a) harten/fotografine e gjendjes ndertimore;
b) materialin grafik te planit te pergjithshem rregullues dhe te cdo studimi te miratuar, te infrasktruktures, inxhinierike dhe rrugore, te zones, sipas percaktimeve te rregullores se urbanistikes miratuar me vendimin nr. 722. date 19.11.1998, te Keshillit te Ministrave, te ndryshuar;
c) materialin grafik per territorin brenda kufirit te zonave me mbrojtje te vecante nga aktet, ligjore e neligjore, rast pas rasti.
II.Procedurat e kualifikimit te objekteve, qe legalizohen dhe dokumentacioni, teknik e ligjor
5. Per kualifikimin e objekteve qe legalizohen apo jo, veprohet, si me poshte vijon:
a) Identifikohet nga njesia e qeverisjes vendore, me pranimin e formularit te vetedeklarimit, ndertimi ne harte/fotografi, gjendja ndertimore, sipas vendndodhjes;
b) Verifikohet ne terren nga njesia e qeverisjes vendore, brenda 20 diteve nga dorezimi i formularit te vetedeklarimit, ndertimi i identifikuar ne harte/fotografi dhe hartohet procesverbali i konstatimit. Per rastet e ndertimeve, qe perjashtohen nga procesi i legalizimit, sipas pikes 2, te ketij vendimi, njesia e urbanistikes i dergon, brenda 5 ditesh, mendimin e saj KRRT se njesise se qeverisjes vendore. Kjo e fundit merr vendim ne mbledhjen me te afert te saj.
c) grupohen sipas vendndodhjes dhe tipologjise se tyre ndertimet e perfshira ne procesverbalin e konstatimit. 6. Per objektet e ndertuara pa leje apo shtesat e siperfaqeve tej lejes se miratuar ndaj te cilave ka filluar proces gjyqesor ose eshte vendosur masa e sigurise me vendim gjykate, nga njesia e qeverisjes vendore, ndiqen keto procedura:
a) I kerkohet deklaruesit apo personit te trete, me marrjen dijeni te procedimit gjyqesor, depozitimi, ne dosjen e ndertimit pa leje, perkatesisht, te kopjes se vendimit te gjykates ose te shkreses se gjykates per zhvillimin e nje procesi gjygjesor dhe per objektin e gjykimit.
b) Ve ne dijeni, menjehere, personin e interesuar per legalizimin e ndertimit pa leje, kur njoftimi per zhvillimin e procedimit gjyqesor vjen nga gjykata, per vendosje mase sigurie, sipas nenit 40, te ligjit nr.9482, date 3.4.2006, "Per legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndertimeve pa leje".
c) Depoziton ne dosjen e ndertimit pa leje, ne te dyja rastet e mesiperme, aktin per pezullim procedurash legalizimi. Kjo dosje ruhet nga njesia e qeverisjes vendore, sipas ligjit per arkivat.
c) Rifillon, me paraqitjen e vendimit te formes se prere te gjykates per procedimin gjygjesor, shkak i pezullimit te procedurave te legalizimit, procesin e legalizimit te ndertimit pa leje, sipas kontekstit dhe permbajtjes se vendimit te formes se prere te gjykates.
7. Per rastet kur verehet se nje subjekt ka deklaruar me shume se nje objekt pa leje, veprohet si me poshte vijon: 7.1. Kur objektet pa leje ndodhen brenda kufirit territorialo administrativ te se njejtes njesi te qeverisjes vendore, kjo e fundit i kerkon deklaruesit:
a) te zgjedhe objektin, per te cilin kerkon legalizim, ne perputhje me percaktimet e ligjit nr.9482, date 3.4.2006, "Per legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndertimeve pa leje". b) te depozitoje deklaraten noteriale te heqjes dore nga perfshirja ne procesin e legalizimit, sipas kushteve te percaktuara ne ligjin nr.9482, date 3.4.2006, "Per legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndertimeve pa leje", per objektet e tjera, e cila depozitohet ne dosjen perkatese. 7.2. Kur objektet pa leje ndodhen brenda kufirit territorialo administrativ te dy ose me shume njesive te qeverisjes vendore dhe/ose kur rasti i pikes 7/1, te ketij vendimi nuk eshte vene re, ALUIZNI, i kerkon njesise perkatese te qeverisjes vendore, ku ka vendbanimin subjekti, te veproje sipas percaktimit te pikes 7.1, te ketij vendimi. Ne kuptim te kesaj pike subjekti identifikohet nga te dhenat e certificates se perberjes familjare, te leshuar sipas gjendjes familjare te dates se hyrjes ne fuqi te ligjit nr.9482, date 3.4.2006. 7.3. Per objektet, te cilat legalizohen me kushtet e tregut: (i) cmimi i shitjes per meter katror te siperfaqes se zene nxirret, ne perputhje me vleren e tregut, (ii) taksa e legalizimit perllogaritet sipas neneve 51, paragrafi i pare, e 77, te ligjit 8405, date 17.9.1998 "Per urbanistiken", te ndryshuar, dhe te nenit 16, te ligjit nr.8982, date 12.12.2002, "Per sistemin e taksave vendore". 8. Per rastet, kur verehet se objekti ndodhet ne kushtet e trajtimit te vecante, per shkak te vendndodhjes ne troje private, te parashikura nga plani i pergjithshem rregullues/studimet urbanistike, te ndertimeve mbi 5 kate nga niveli zero, njesia e qeverisjes vendore vepron si me poshte vijon: a) afishon harten me kufirin e zones nen juridiksion, te mbuluar me plan urbanistik, te miratuar per ndertimet mbi 5 kate nga niveli zero, me fillimin e procesit te vetedeklarimit. Ne kete rast niveli zero eshte kuota e nivelit te truallit. b) dergon kopje te kesaj harte ne ZRPP perkatese dhe i kerkon asaj listen e pronareve privat, te regjistruar mbi keto territore, e cila detyrohet te dergoje, brenda 30 diteve ne njesine e qeverisjes vendore, perkatese, materialin e kerkuar. c) dokumentacioni i afishimit dhe i derguar nga ZRPP, depozitohet ne dosjen e objektit pa leje, evidencohet dhe nenshkruhet nga kryetari i njesise se qeverisjes vendore. c) pas kryerjes se procedurave te mesiperme, kryetari i njesise se qeverisjes vendore, me urdher te tij, njofton subjektin deklarues, pronarin e siperfaqes se truallit, sekretarine teknike te KRRT dhe ZRPP perkatese, per pezullimin e legalizimit te objektit. 9. Hartimi i dokumentacionit teknik te percaktuar me poshte dhe dokumentacioni i percaktuar ne piken 5, te ketij vendimi, mbeshtetet ne normat dhe kriteret e legjislacionit urbanistik ne fuqi. a) Genplani ne shkallen 1:500, per cdo ndertim pa leje te deklaruar, hartohet nga njesia e qeverisjes vendore, ne baze te dokumentacionit hartografik te gjendjes ndertimore, brenda 20 ditesh nga paraqitja e kerkeses te te interesuarit. b) Planvendosja e zones/vendbanimit/bllokbanimit/grupndertimit informal pergatitet nga njesia e qeverisjes vendore dhe permban: (i) kufirin e zones/vendbanimit/bllokbanimit/grupndertimit informal te miratuar nga KRRTRSH ja/KRRT ja; (ii) siperfaqen e bazes te secilit objekt dhe kufirin e seciles parcele ndertimore. c) Per hartimin e planimetrise dhe genplanit njesia vendore: (i) perditeson ne terren harten/fotografine e gjendjes ndertimore; (ii) verifikon te dhenat e deklaruara dhe specifikon ne harte/fotografi, sipas deklarimit, kufirin e seciles prone. Harta e perftuar konfirmohet nga njesia e qeverisjes vendore dhe depozitohet ne strukturen perkatese te Agjencise se Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit te Zonave/Ndertimeve Informale. 10. Pas deklarimit fillestar dhe pas plotesimit te dosjeve dhe kualifikimit per legalizim njesia e qeverisjes vendore njofton subjektin deklarues per plotesimin e dokumentacionit. Dosjet per objektet e kualifikuara per perjashtim ose pezullim i dergohen ALUIZNI t. Pas shqyrtimit te ketij te fundit brenda nje muaji i kthehen njesive te qeverisjes vendore, te cilat i arkivojne dhe njoftojne deklaruesit. 11. Planimetria e cdo kati apo e siperfaqeve shtese tej lejes se miratuar e shkalles 1:100, hartohet dhe nenshkruhet nga nje projektues i licencuar. 12. Institucionet e percaktuara nga ministri i Puneve Publike, Transportit dheTelekomunikacionit per pergatitjen e oponences mbi qendrueshmerine konstruktive te objektit me siperfaqe tej lejes se miratuar me vendim te KRRTRSH se/KRRT se, japin mendimin e tyre, me shkrim, brenda 20 ditesh nga paraqitja e kerkeses se te interesuarit. I interesuari dergon bashke me kerkesen dhe deklaraten noteriale ose aktekspertimin, sipas percaktimit te nenit 37, te ligjit nr.9482, date 3.4.2006, "Per legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndertimeve pa leje", edhe projektin e plote te zbatimit te objektit. Kopja e oponences dergohet zyrtarisht ne njesine perkatese te qeverisjes vendore dhe/ose ne strukturen perkatese te Agjencise se Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit te Zonave/Ndertimeve Informale, brenda afatit te mesiperm. 13. Njesia perkatese e qeverisjes vendore, per objekte te ngritura pa leje ndertimi, brenda ose ne afersi te territoreve te mbrojtura nga aktet, ligjore dhe nenligjore, menjehere, me marrjen e formularit te vetedeklarimit per secilin objekt, i kerkon sipas rastit, organit perkates mendim. Ky i fundit jep mendimin e tij me shkrim, brenda 20 ditesh nga paraqitja e kerkeses se njesise perkatese te qeverisjes vendore. 14. Udhezimi nr. 3, date 15.3.2005, i Keshillit te Ministrave, "Per miratimin e zones informale", shfuqizohet. 15. Ngarkohen Ministria e Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit te Zonave/Ndertimeve Informale, zyrat e regjistrimit te pasurive te paluajtshme dhe njesite e qeverisjes vendore per zbatimin e ketij vendimi. Procedurat per administrimin e te dhenave per ndertimet pa leje Ne mbeshtetje te nenit 100 te Kushtetutes dhe neneve 4, pika 3, e 46, pika 1, te ligjit nr.9482, date 3.4.2006, "Per legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndertimeve pa leje", me propozimin e ministrit te Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Keshilli i Ministrave VENDOSI: I. Procedurat e mbledhjes te se dhenave. 1.Te dhenat mblidhen nepermjet: i. vetedeklarimit nga subjekti juridik apo personi fizik, pronar i siperfaqes se parceles ndertimore te zene dhe ndertimit pa leje ose te shteses pa leje, mbi ndertimin me leje; ii. identifikimit dhe verifikimit ne terren te cdo ndertimi pa leje; iii. hartes/fotografise se gjendjes ndertimore. 2. Njesia e urbanistikes ne njesine e qeverisjes vendore, pajis cdo subjekt me formularin perkates te vetedeklarimit. Formulari, i shoqeruar me fotografite e kater pamjeve te objektit, plotesohet dhe nenshkruhet nga subjekti ne dy kopje. Njera kopje, e nenshkruar edhe nga punonjesi pranues, e protokolluar dhe e vulosur me vulen e institucionit, i kthehet subjektit. 3. Te dhenat e mbledhura nga vetedeklarimi regjistrohen, verifikohen, ruhen, perpunohen, krahasohen, perdoren, dhe komunikohen, por nuk ndryshohen, korrigjohen ose fshihen. 4. Per cdo deklarim te pranuar, hapet nje dosje e vecante, ku shenohen: a) emri i qarkut perkates; b) emri i komunes/bashkise, se ciles i perket ndertimi pa leje; c) numri i zones, sipas modelit "Fleta e regjistrit te te dhenave te formulareve", i vendndodhjes se objektit apo shteses pa leje, te deklaruar; c) numri rendor, i vendosur nga njesia e urbanistikes, per numerimin e banesave, sipas percaktimit te ligjit nr.9296, date 21.10.2004, "Per verifikimin, identifikimin dhe regjistrimin e shtetasve nga njesite e qeverisjes vendore". d) numri i protokollit te komunes/bashkise, ku eshte dorezuar vetedeklarimi. 5. Te dhenat e deklaruara nepermjet formularit te vetedeklarimit regjistrohen ne regjistrin e zones, sipas modeli "Fleta e regjistrit te te dhenave te formulareve", qe i bashkelidhet ketij vendimi. 6. Shtesat anesore apo ne lartesi mbi ndertimet me leje regjistrohen ne nje regjister te vecante, ku shenohen adresa e truallit te ndertimit dhe specifikimet perkatese. 7. Regjistri me ndertime pa leje, regjistri i shtesave, me siperfaqe tej lejes se miratuar, si dhe regjistri i shtesave per subjekte te ndertuara para vitit 1993, sipas modelive perkatese, qe i bashkelidhet ketij vendimi, 8. Zyra e Urbanistikes ne njesine e qeverisjes vendore, per cdo formular vetedeklarimi te pranuar: a) identifikon, ne harten/fotografine e gjendjes ndertimore, objektin pa leje apo shtesen ne ndertimin me leje; b) verifikon ne terren cdo tregues dhe bashkesine e tyre; c) harton procesverbalin e konstatimit. 9. Procesverbali i konstatimit, sipas modelit te miratuar nga ALUIZNI, ruhet ne dosjen e objektit te deklaruar. II. Procedurat e perpunimit te te dhenave 10. Objektet e deklaruara dhe te identifikuara grupohen ne: (i) ndertime ne pritje te legalizimit; (ii) ndertime per t'u prishur; (iii) ndertime me procedure te pezulluar. 11. Ne procesverbalin e konstatimit: a) per ndertimet me deklarim te pasakte te siperfaqes se tokes se zene, te siperfaqes se ndertimit dhe te numrit te kateve, shenohet "deklarimi i rreme". b) per objektet e paidentifikuara ne harten/fotografine e gjendjes ndertimore, shenohet "i kryer pas hyrjes ne fuqi te ligjit". c) per ndertimet, te cilat ndodhen ne kushtet e mosperfshirjes ne procesin e legalizimit, nga pengesat e vendosura nga neni 39, te ligjit nr.9482, date 3.4.2006, "Per legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndertimeve pa leje", shenohet "i perjashtuar nga legalizimi". c) per objektet e ndertuara ne troje private, brenda vijes se verdhe, kur planet e pergjithshme rregulluese/studimet urbanistike ne fuqi, qe parashikojne ndertime mbi 5 kate nga niveli i tokes, shenohet "i perjashtuar nga legalizimi per shkak studimi". 12. Grupimi i ndertimeve per t'u prishur perbehet nga te gjitha ndertimet, ku procesverbali i konstatimit permban shenimin "deklarim i rreme", " i kryer pas hyrjes ne fuqi te ligjit" ose "i perjashtuar nga legalizimi". 13. Ne grupimin e ndertimeve "me procedure te pezulluar legalizimi" perfshihen te gjitha ato objekte, per te cilat ka filluar procedimi gjyqesor, sipas percaktimeve te neneve 13 e 26, te ligjit nr.9482, date 3.4.2006, "Per legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndertimeve pa leje", ose per te cilat eshte vendosur mase sigurie, me vendim gjykate, sipas percaktimit te nenit 40, te po ketij ligji. 14. Objektet e deklaruara nga subjekte, te cilat kane ndertuar me shume se nje ndertim pa leje, te identifikuara pas depozitimit te deklarimit te zgjedhjes dhe heqjes dore nga ushtrimi i se drejtes mbi parcelen ndertimore, grupohen ne listen e ndertimeve "legalizim me kushtet e tregut". 15. Siperfaqja e zene nga ndertimet pa leje, te futur ne grupin "ne pritje te legalizimit", sipas vendndodhjes, paraqitet ne harte, dhe, sipas percaktimeve te bera ne ligjin 9482, date 3.4.2006 "Per legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndertimeve pa leje", ne relacionin perkates pershkruhen kufiri i kesaj siperfaqeje dhe pozicioni topografik i saj. Ketu perfshin edhe objektet e pershkruara ne piken 14, te ketij vendimi.Per secilen zone hapet nje regjister i vecante. Teresia e te dhenave te seciles zone pasqyrohet ne "Pasqyren permbledhese te te dhenave te zones", sipas modelit, qe i bashkelidhet ketij vendimi. 16. Siperfaqja e zones, e pasqyruar ne harte, emertohet me njeren nga termat e percaktuar ne nenin 3, te ligjit "Per legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndertimeve pa leje", sipas kritereve: a) te vendndodhjes; b) te sasise se siperfaqes se zene nga ndertimet pa leje, te vendosura mbi te. 17. Harta/fotografia e gjendjes ndertimore, pas miratimit te kufirit gjeografik te shtrirjes se ndertimeve pa leje, perditesohet ne teren nga njesia e qeverisjes vendore, sipas kesaj procedure: a) Verifikohen te dhenat e deklaruara te objektit te identifikuar ne harten/fotografine; b) Identifikohen ne terren kufijte e parceles ndertimore dhe pasqyrohen ne genplan, ne shkallen 1:500. c) Pasqyrohen ne harten e zones genplani i objektit, kufiri i parceles ndertimore dhe kondicionet urbane; c) Saktesohet me pershkrim kufiri i seciles parcele me kufitaret, sipas gjendjes faktike. d) Pas miratimit te kufijve te zones ne KRRT ne perkatese dhe miratimit te kontratave te kalimit te pronesise ne keshillin bashkiak a komunal, harta e zones i kalon struktures perkatese te ALUIZNI t. III. Procedurat e administrimit te te dhenave 18. Gjate periudhes katermujore te vetedeklarimit dhe procesit te legalizimit te ndertimeve pa leje, njesite e qeverisjes vendore procedojne si me poshte: a) Zyra e urbanistikes ne njesine e qeverisjes vendore ploteson dosjet e vetedeklarimeve, qe permbajne te gjithe dokumentacionin, sipas percaktimeve te bera ne kete vendim. Dosja e "ndertimit ne pritje te legalizimit", ne perfundim te procesit te plotesimit dergohet per miratim ne zyren perkatese te Agjencise se Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit te Zonave/Ndertimeve Informale. Dosjet e vetedeklarimeve arkivohen dhe administrohen, ne perputhje me dispozitat e ligjit per arkivat. b) Pas depozitimit te vendimit perkates, ne dosjen e objektit per t'u prishur dergohet ne organin, qe mbulon prishjen e ndertimeve pa leje njoftimi per ekzekutim. c) Dosjet e objekteve me procedura te pezulluara te legalizimit ruhen sipas ligjit "Per arkivat" dhe me depozitimin e vendimit te formes se prere te gjykates, rihapet procedura e legalizimit. c) Dosjet per objektet "e perjashtuara nga legalizimi per shkak studimi", pas evidencimit dhe nenshkrimit flete per flete nga kryetari i njesise se qeverisjes vendore, arkivohen dhe ruhen sipas legjislacionit per arkivat. d) Kontratat e kalimit te pronesise se parceles ndertimore dhe pagesat e kryera per te perbejne dokumentacionin financiar dhe ruhen ne dosjen perkatese. 19. Dosja e ndertimit pa leje, permban dokumentacionin e meposhtem: a) Formularin e vetedeklarimit, bashke me dokumentacionin shoqerues te tij. b) Dokumentacionin, teknik e ligjor, per legalizimin e ndertimit pa leje apo te shteses mbi ndertimin me leje. c) Procesverbalin e konstatimit, te njesise se qeverisjes vendore. c)Vendimin dhe/ose shkresen e gjykates per pezullimin e procedurave te legalizimit, ose per vendosje mase sigurie. d) Deklaraten e zgjedhjes se objektit dhe e heqjes dore nga perfitimi, ne rastet e dy a me shume ndertimeve pa leje, te deklaruara nga i njejti subjekt. dh) Mandatpagesat. e) Vendimet e miratimit. e) Dokumentacionin e vleresimit, nga njesia perkatese e qeverisjes vendore. Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit te Zonave/Ndertimeve Informale, pas pajisjes se dosjes me lejen e legalizimit, kryen procedurat e rregjistrimit fillestar. 20. Instituti i Topografise Ushtarake, Sherbimi Gjeologjik Shqiptar, Instituti i Studimit te Tokave, Instituti i Projektimeve dhe Studimeve Urbane, Instituti i Ndertimit, njesite e qeverisjes vendore, te cdo niveli, dhe zyrat e regjistrimit te pasurive te paluajtshme jane pale pjesemarrese aktive ne procesin e legalizimit, urbanizimit dhe integrimit te ndertimeve pa leje dhe jane te detyruara te pergatisin e te vene ne dispozicion te njesive te qeverisjes vendore dhe ALUIZNI t, te gjithe dokumentacionin e nevojshem, per realizimin e ketij procesi. 21. Zyra Qendrore te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme, brenda dy muajve nga hyrja ne fuqi e ketij vendimi, percakton me hollesi masat dhe veprimet, qe duhen ndermarre per inventarizimin, transferimin dhe kompensimin e tokes, sipas percaktimeve te bera ne ligjin nr.9482, date 3.4.2006, "Per legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndertimeve pa leje".
Copyright © KOHA JONE - E perditshme e pavarur