Ëndrra e Fatos Nanos për tu bere President
Nga Engjell Shehu
Ëndrra e Fatos Nanos për tu bere President
Te gjithë na kujtohen ato dite te zhurmshme fushate ku te dy liderit e te dy kampeve qofte Sali Berisha dhe qofte Fatos Nano qe betoheshin dhe sherbetoheshin se pas humbjes se 3 korrikut do te bënin një dorëheqje dinjitoze nga kryesimi i partive respektivisht Fatos Nano nga Partia Socialiste dhe Sali Berisha nga Partia Demokratike. 3 korriku la ne fuqi Liderin e Partisë Demokratike dhe rrezoje nga korrikja me ane te dorëheqjes se tij Fatosin si rezultat i fitores bindshëm te Partisë Demokratike te zgjedhjeve te përgjithshme legjislative. Për muaj te tera afërsisht një vit Fatosi u ‘’zhduk’’ nga kamerat nga fjalimet nga sharjet dhe nga parlamenti. Te gjithë menduam se i shkreti Tosi ishte lodhur shume nga qeverisja e tij e mbrapshte e korruptive dhe kishte ardhur koha qe ne pritje te ndonjë akuze juridike penale qe do te ngrihej nga qeveria demokratike për te gjitha ato qe ishte folur e përfolur si hajdut qe ishte, një dite do te dëgjonim qe Fatosi do te jepte llogari për pasurinë dhe hajdutlleqet ne periudhën e tij te ‘’lavdishme’’te qeverisjes korruptive dhe abuzive. Fatosi dhëndëri ri me huqe te vjetra na u shfaq pa pritur dhe pa kujtuar si ‘’shpetimtare’’i vetëm i partisë qe ai drejtoj për 15 vjet dhe qe iku me bishtin ne shalë, na u shfaq i krekosur i mbushur me mllef xhelozie dhe hakmarrje për pasardhësin dhe koleget tij, na u shfaq po me ate fjalor rrugaçeror qe përdorte ne te famshmet fjalime për meritokracine = shkerdhatokracine por me te vetmin ndryshim kësaj here jo si kryetare partie por si njeri i te ‘’urtve’’ qe’’ i qan zemra për stabilitetin e vendit’’ dhe ‘’shpëtimin’’ e partisë nga ata qe ai i quan qenie te shkurtra dhe te gjata. Nuk ishte e vështirë te lexoje ne fytyrën e tij te vrazhdët me sytë te fryra e te skuqura nga alkooli i kafenesë nga ku kishte dal, qëllimin dhe daljen para kamerave. Ne një kohe ku mardheniet ndërmjet opozitës dhe pozitës si te thuash janë futur ne një rruge te mbare kompromisi politik për hire te interesave madhore te vendit, ne një kohe kur emri i tij po thuaj ishte harruar fare dhe nuk lakohej ne asnjë vende, i ndjere i braktisur dhe i pa vlere ne politik sepse politika behej edhe pa te, ai zgjodhi daljen para kamerave për te thëne qe unë jam këtu qe do te thotë se është aty për t’u bere President vitin e ardhshëm dhe për te lozur me politiken ashtu si është mësuar ta loz pjesen per interesat e tij personale familjare e sidomos kofliktuale ne dëme te vendit. Mirëpo mua me lind vetvetiu pyetja nga këndvështrimi i nje gazetari dhe aq me tepër i një qytetarit te thjeshte qe është lodhur e sterlodhur me këta politikan hipokrit, parazit, hakmarrës, hajdut dhe te pa moral, qe për vite me radhe kane drejtuar qeverisjen e vendit dhe janë tallur me këtë popull.. A ka njeri qe te besoje tek fjalët e një hajduti qe vodhi e stervodhi, shau e ke nuk shau, ndau e ke nuk ndau, akuzoj e ke la pa akuzuar qe me një fjalor teje rrugaçror kërkon te shpëtoje apo te rregulloje diçka ne te mire te këtij populli apo edhe te partisë se tij kur dihet fare mire se partine e tij ai vet e çoje ne opozite? Unë do te thosha me bindje te plote se nuk ekziston asnjë njeri te besoj tek ky hajdut politikan mashtrues qe nuk i ka ngelur moral e dinjitet politikani por si mashtrues me eksperience ne drejtim e Partisë se tij dhe si krye hajdut ne qeverisjet e mëparshme, vendi i vetëm dhe i fundit për këtë pseudo politikan konflikrual është vetëm përballja me drejtësinë për gjitha ato akuza qe opozita e djeshme ka bere ne adresë te tij dhe bashkpuntorve t ne vjedhjet dhe korrupsioni galoponte qe e renditi Shqipërinë si vendin me te korruptuar ne Evrope. Lodrat e tij me atë dinakërinë dhe hipokrizinë e një ciniku te etur për pushtet dhe karrierë, zor se do te gjejnë terren te përshtatshëm për tu luajtur ne këtë fushe te gjere politike ku te gjithë lojtaret e te dy krahëve i ka kundërshtarë pamvaresishte se ai ka menduar te kompromentoj arbitrin.
<< Home