e shtunë, shtator 2

Shpresë për pacientët e kancerit në lekurë




Shkenëtarët e Institutit Kombëtar të Shëndetit pranë Washingtonit, thonë se për herë të parë, kanë kuruar me suksese kancerin e lëkurës, duke përdorur terapinë e gjeneve.
Shkencëtarët krijuan në laborator qeliza normale të sistemit imunitar për të luftuar melanomën, tipin më vdekjeprurës të kancerit të lëkurës. Normalisht, limfocitet, ose qelizat në formë T-je, i luftojnë bakteriet dhe viruset, por kanë një reagim të dobët ndaj kancerit.
Megjithatë, pas një pune shumëvjeçare, shkencëtarët e arritën ta fuqizojnë me sukses reagimin kundër kancerit të qelizave në formë T-je. 17 pacientë me melonama që u ishte përhapur në të gjithë trupin, u përfshinë në studim, duke marrë modifikime të ndryshme të këtij trajtimi. Shkentarët thonë se tre pacientë kishin bërë përparim pas trajtimit, ndërsa dy të tjerë e kanë luftuar plotësisht sëmundjen pas një viti e gjysëm që u trajtuan me këtë metodë.
Pjesa tjetër e pacientëve nuk janë kuruar ende, por ata megjithatë kanë në organizmin e tyre më tepër qeliza që e luftojnë kancerin, se sa kishin më parë.