e enjte, qershor 22

Mazhoranca punon, opozita bojkoton


Nga Engjell SHEHU

Jehona pozitive qe ka bere dhe po bene nënshkrimi ne Luksemburg i mbylljes se negociatave te asocim stabilizimit me Bashkimin Evropian është ndjere kudo ku jetojnë shqiptare, ajo është pritur me emocione dhe shpresa për te ardhmen tone evropiane. Qeveria Shqiptare me vendosmëri te palëkundur e angazhuar totalishte ne plotësimin e kushteve dhe standardeve te vendosura nga Komuniteti Evropian bene një lufte te pa pajtueshme me korrupsionin dhe krimin e organizuar kudo qe ato shfaqen ne jetën e përditshme te shoqërisë shqiptare. Mirëpo ne krahun tjetër te politikes qe quhet opozite e përfaqësuar me njerëz qe vijnë nga e kaluar e afërt e një qeverisje jo efiçente e te korruptuar dhe shume e kritikueshme nga Komuniteti Evropian, krijohet një pengesë artificiale dhe e qëllimshme ne debatin politik ne parlamente për miratimin dhe implementimin e kushteve te Bashkimit Evropian te firmosura para pak kohesh ne Luksemburg . Opozita e cila ne vetvete duhet te jete e përgjegjshme për përgjegjësin dhe rolin qe ka dhe qe duhet te loz ne këto momente kaq te rëndësishme për vendin, bllokon dhe pengon ne mënyrë te padrejte punën ne përgatitjen me konsensus te reformës zgjedhore ku data e zgjedhjeve lokale nuk është e largët. Opoziata duke ruajtur e mbrojtur si gjithmonë monopolet e pamerituara te krijuara dhe ideuar nga ajo vete ne kohen e qeverisjes se saj korruptive duke u mbështetur ne njëfarë mënyre edhe nga presidenti i republikës ne mos miratimin e disa ligjeve themelore te medies ku konflikti i interesave shfaqet hapur, behet edhe me agresive ku me mospjesëmarrjen e saj ne parlamente kërkon te fus shkopinj nene rrota për te ngadalësuar dhe prishur imazhin e mire te kësaj qeverie qe me vendosmëri siç theksova edhe me larte po e çon vendin drejte bashkimit evropiane ne varësi te zotimit qe ajo ka marre para popullit shqiptare me 3 korrik 2005. Lufta e pa kompromis me krimin dhe ideatorët e tyre te lidhura me politiken është me ashpër sot se çdo here tjetër, vete statistikat tregojnë se po asgjësohen te gjithë bandat dhe fijet e tyre te mbështetura nga njerëz qe kane gëzuar pushtet te pamerituar ne funksion te interesave te tyre personale. Duke pare qe rezultatet pozitive te kësaj qeverie te drejtuar nga zoti Sali Berisha janë te dukshme dhe vlerësohen drejt e me objektivitet edhe nga Komuniteti Evropiane, opozita e ndodhur ne qorrsokak si rezultate i mosmarrëveshjeve dhe luftës se tyre te brendshme duke mos pasur ndonjë alternativ tjetër progresiste e udhëheqëse ne programin e saj me gazetën e saj dhe paçavuret qe rrjedhin nga ajo i nxinë dhe minimizon arritjet dhe sukseset tashme te dukshme e produktive për fatet e vendit tone. Preteksti absurd dhe pa asnjë baze ligjore e morale qe pretendon opozita ne mos ndryshimin e amendamenteve ‘’Lesi’’te kthyer nga Presidenti i Republikës për lirinë e shtypit dhe te medias, është sa qesharake për këtë opozite aq dhe për te ardhur keq qe opozita jone nuk është ndare akoma nga e kaluara e saj monopoliste e korruptive qe për interesat e saj personale shkelte me këmbë çdo te drejte liri te medies dhe te shtypit ne vendin tone , duke i monopolizuar dhe duke i futur ne diktatin e vet për propagande e mbështetje fiktive. U desh pra mosndryshimi i amendamenteve ‘’Lesi’’ te kthyer per ndryshime nga Presidenti qe opozita te bojkotoj parlamentin ne shenje proteste sepse mendoj unë aty shkatërrohen fijet e monopolistëve te mediave dhe vasalëve te opozitës qe e ushqejnë dhe e mbajnë atë ne këmbë. Lufta e ashper dhe e pa kompromis qe eshte marre nga qeveria shqiptare dhe gjithe shoqëria jone ne lufte kunder korrupsionit ne shkalle te gjere pa bere dallime partiake nuk ka per tu ndalur as nga bojkoti as nga kundershtit por as dhe nga presioni nga çdo krah i politikes qofte ajo. Nje reflektim dinjitoz dhe i mundshëm qe duhet te beje opozita nga ata pak njerëz me kuarjo civile e qytetare qe ka ne gjirin e vet duke marre pjese ne parlamente ne miratimin dhe diskutimin e reformës zgjedhore dhe shume amendamenteve te rëndësishme qe i nevojiten qeverisjes se vendit do ti shtonte asaj reputacionin dhe do te justifikonte pergjgjesine e atyre qyteteve qe ju kane dhëne votën ne ato karrige për te mirën e vendit dhe jetës tone. Ka ikur koha kur pushteti dhe karriget shikoheshin si lavdi personale dhe te përjetshme, ka ikur koha qe për interesat personale kopromentonin shtetin dhe krijonin klane mafioze për te uzurpuar gjithë shoqërinë, sepse ne këtë betejë te madhe kundër te korruptuarve, kriminelëve dhe mafiozëve ka për te fituar shteti, drejtësia, qytetari i ndershëm dhe mbi te gjitha ka për te fituar populli qe ka votuar duke u ndare nga e kaluara e hidhur e monopolistëve qe shtetin e përdornin për pasurim personal. Bojkoti apo hedhja balte mbi arritjet e kësaj qeverie është dështimi i plote dhe i pa shprese i kësaj opozite duke mos gjetur rrugëdalje për te fituar besimin e qytetarit mbasi këtë besim e ka humbur me kohe.


22/06/2006