e enjte, nëntor 3

Islamofobia e re"


Islamofobia e re"Botimi i librit të ri mbi islamofobinë, i studiuesit françez Vincent Geisser, ishte një ndodhi e re me rëndësi të madhe në Francë dhe një lakesë e re në studimin konstruktiv shkencor në këtë vend.Studiuesi françez në këtë libër të tij i është përgjigjur me guxim dhe konstruktivitet përgjigjeve më të mëdha, të cilat e nxehin debatin e këtij viti në Francë dhe e çrregullojnë ambientin politik dhe fetar në kryeqytetin, i cili me shekuj ka qenë qendra e kulturës botërore, strehimore e të shtypurve dhe vendbanim i mërgimtarëve musliman. Shkrimtari me inovacionin e tij i dha librit të tij titull përmbajtësor: “Islamofobia e re”. « La nouvelle islamophobie »Në këtë libër ai iu përgjigj pyetjeve të rëndësishme sikur: çka fsheh ky fenomen? Pse u shfaq përsëri? Cilat janë llojet dhe format? Pse synohen marokanët, arabët dhe mërgimtarët musliman? Cila është lidhja mes këtyre gjërave dhe konfliktit arabo-izraelit? A ka rol media në ndezjen e këtij fenomenit? Cilët janë palët që e prodhojnë këtë dhe fryjnë në zjarin e saj? Cilët janë rrugët e tejkalimit të këtij fenomeni, me veprimet e muslimanëve dhe jomuslimanëve françez? A ka musliman që marrin pjesë në krijimin e këtij fenomeni në bashkëpunim me organizata politike dhe partiake franceze?Në vijim do të paraqesim lexim dhe prezentim të librit, i cili ofron fotografi të shndërritshme për praninë e zërave të mençur dhe të paanshme, të cilët kapen për të vërtetën dhe refuzojnë të futen në luftë mediale, të cilin zjarr e fryn edhe lobi sionist në tërë Europën, e sidomos në Francë, pasiqë u shfaqën rezultatet e anketave, të cilat shpalosën ndryshimin e opinionit publik të perendimorëve mbi Islamin dhe muslimanët dhe për Izraelin, shtetin sionist, i cili është bërë reziku numër një për paqën botërore, gjë të cilën e besojnë 59 % të europjanëve.Si reagim kundër këtij rezultati mjetet sioniste mediale dhe diplomatike, janë mobilizuar dhe kanë shpallur situatë emergjente për të përballuar gjurmët e pranisë islame në perëndim dhe lëshimin e rrënjëve në skemën kulturore, shoqërore dhe politike në kontinentin më të vjetër dhe në kontinentin amerikan dhe mundësitë për shtim të tyre në të ardhmen e afërt dhe të largë.Mes hixhabit dhe Kipia-sëIslamofobia e re nuk paraqet vetëm një formë të re të diskriminimit racor kundër marokianëve dhe mërgimtarëve, por edhe frikë nga feja, domethënë se çdo gjë fetarë është e synuar me nënçmim. Një nënçmim, i cili merr formë kontradiktore sipas mënyrës françeze: muslimanët filluan të konsiderohen dalngadal francez me aftësi të plota, mirëpo Islami paraqitet si një fe që paraqet problem nacional. Sikurse kërkojmë prej muslimanëve të bëhen françez mirëpo me shkrirjen e fesë së tyre, pasiqë është pengesë në rrugën e integrimit. Kjo gjë është burim i shumë çrehatimeve që gufojnë këtu e aty, edhe ate jo për shkak të muslimanëve, mirëpo për shkak të shikimit të tjerëve kundrejt tyre: sipas tyre musliman i mirë është ai që xhveshet nga manifestimet fetare. Përdorimi i termeve sikur “muslimanët sekularistë”, “muslimanët e moderuar” është shfaqje e këtij ngërçi nacional, kurse për muslimanët tjerë nuk ka cilësim tjetër përveç se ata janë “ekstremistë”, “radikalë”, dhe ndoshta edhe ma të rezikshëm se kaq: “terorist potencial”.Me të vërtetë edhe më tej jemi në manifestimin integrues i cili refuzon ta shpall emrin. Kontradikta qëndron në faktin se elita jofetare është ajo që e mbron këtë zgjedhje me çdo forcë: në emër të vlerave të lirisë dhe tolerancës, shpreh refuzimin e çdo gjëje që e konsideron në kundërshtim me “civilizimin françez”, e cila supozon se është “nëna” globale. Pas refuzimit të muslimanit gjindet edhe refuzimi i çifutit, mirëpo këtu ka tabuja. Refuzimi i hixhabit është një mënyrë tjetër e refuzimit të kipi-së. Mirëpo mund të vërejmë një manipulim shumë të madh: në rastin e parë, nxehim debat medial dhe themelohet “këshilli për të shikuar sekularizmin”, kurse në rastin e dytë parapëlqejmë heshtjen prej frikës nga akuza për “antisemitizëm”.“Islamofobia profesionale”Kjo është një hapësirë akoma e re për hulumtime. Studime sociologjike për islamofobinë profesionale janë shumë të rralla. Ky libër është thirrje në këtë kontekst: marja dhe grumbullimi i të gjitha llojeve të veprave të islamofobëve në strukturat e ndryshme profesionale, por edhe në ndarjet e banimit dhe hapësirat gjysmë publike (kafeteritë, restoranet, ndërmarjet…). Franca në këtë drejtim është shumë e vonuar në krahasim me Amerikën, ku kujdesen me të madhe për islamofobët dhe e lufton me mjete të llojllojshme, për shkak të zakoneve të tyre liberale. Qëllimi me “islamofobinë profesionale” është dallimi dual i cili ka për qëllim në veçanti preferencat, kulturore, nacionale dhe fetare. Është diskriminim i cili sulmon shenjat e dukshme të fetarizmit islam. Mirëpo sërish autori bën dallim mes dy gjërave:- “Islamofobia profesionale e fshehur”: ajo i sulmon bartësit e simboleve fetare të dukshme, duke iu referuar argumentit të laicizmit (sekularizmit), thënë shkurtë: islamofobi e cila fshehet pas vlerave të cilësuara si globale, dhe të cilët në rend të parë parapëlqejnë të sulmojnë vajzat dhe gratë e mbuluara.Në përgjithësi, ato gra, sipas vlerësimit të tyre, nuk “meritojnë” të zhvillojnë punë profesionale në hapësirat gjysmëpublike ose publike, sepse supozohet se ato bartin ideologji të prishur, sidomos ideologji që është kundër integrimit: gratë e mbuluara mundet të jenë shkak për ikje të mushterive dhe shërbyesve. Këtë argument e dëgjojmë disa herë në gjuhë të disa ndërmarjeve private dhe kornizave të larta me detyra publike.- “Islamofobia profesionale e qartë”: në disa sektore ekonomike, muslimanët besimtarë konsiderohen “të rezikshëm”…dhe “shkaqe të rezikut”. Studiuesi beson se ky lloj i islamofobisë do të zhvillohet në vitet e ardhshme.Edhe këtu ka kontradiktë: në kohë kur integrohet një françeze me kulturë islame me domosdoshmëi në çdo sektor profesional, (ajo që e quajnë: “gjallërim mes gjeneratave”), muslimanët besimtar përjetojnë lodhje të shumta. Sikurse u thuhet: lirohuni nga shenjat e fetarizmit tuaj e ne do t’ju punësojmë. Mirëpo, sikurse e sqaron autori, kjo islamofobi nuk është studiuar dhe nuk është zbuluar. Ky njeri edhe pse është sociolog, i vjen keq për këtë gjendje. Ajo që vërrehet është se organizatat e muslimanëve nuk janë preokupuar me këtë çështje, për dallim me miqtë e tyre amerikan, të cilët veprojnë mirë në rrafshin e hulumtimeve statistikore dhe përcelljes gjyqësore. Natyrisht se nuk duhet bërtitur çdo herë që ndonjë musliman ballafaqohet me ndonjë pengesë prej pengesave në aktivitetin e tij profesional. Nuk duhet tepruar dhe nuk duhet rrëshqitur drejt një forme të “shtypjes” duke parë islamofobi në çdo vend. Të gjitha organizatat muslimane franceze i pret një punë shumë e madhe, të cilën duhet ta kryejnë në këtë drejtim. Mund të shndërrohet në punë e parapëlqyer në vitet e ardhshme, në bashkëpunim të ngushtë me pushtetin publik, qendrat e studimit dhe zyret e avokatëve. Thënë ndryshe dhe duke mos luajtur me fjalë, është bërë e domosdoshme profesionalizimi dhe specializimi në luftën kundër islamofobisë, duke arritur në mjete të vërteta për hulumtime dhe gjurmime dhe duke ikur nga rënia në spekulime.Gabimet e mediasMediat dhe gazetat në përgjithësi nuk janë “islamofobe”. Në këtë rrafsh domosdo e kemi të mbetemi të kujdeshëm. Edhe pse gjurmët e përgjithshme kontribojnë në ndërtimin e “klimës islamofobe”. Shkaku kryesor është se gjuha mediale mbi Islamin në përgjithësi zakonisht nuk e kalon çështjen e islamit dhe terorizmit, ashtu sikurse ndodh edhe kur flasim për çifutët, i shfaqim ekstremistët çifut në “Izrael”. Një sjellje selektive dhe ma shumë se kjo, pa legjitimitet.Ky libër e shëron në mënyrë detajore, atë që quhet “dramatizim të Islamit në Francë”.Në përgjithësi shkrimet e gazetarëve janë konstruktive dhe të mesme, mirëpo tërësia e veprimtarisë mediale shkakton “gjurmë të frikës”. Edhe në të vërtetë kështu është, ngase këto shkrime disa herë shoqërohen me fotografi të muslimanëve në një klishe: një grup në namaz, disa vajza të mbuluara, ose islamist radikal, etj. Ashtu siç ka shkruar Frank Frigozi, studiues francez, para pesëmbëdhjet viteve, nuk e shikojnë Islamin ndryshe përveç se nëpërmjet të “Islamit radikal”.Në përgjithësi mediat kontribojnë në përforcimin e prapavijës së gabuar mbi Islamin dhe muslimanët. Ata bashkveprojnë me të ashtëquajturën “fotografi të gatshme të Islamit”, domethënë pamje për fotografim në regjistrat e krizave. Duhet të themi se lënda “frika prej Islamit” është lëndë mediale e cila shitet me diskriminim, domethënë u lejohet me javë të tëra të ngrisin mallrat e tyre për shitje në kontekst të krizës ekonomike të gazetarisë franceze.Në këtë rrafsh, është e arsyeshme që të ikim nga rënia vazhdimisht në “shtypje” dhe “fatkeqësi”.Muslimanët e Francës kanë mundësi ti kundërvihen kësaj fotografie negative duke zhvilluar strategjinë e vërtetë për komunikim dhe duke luajtur në kartën “e transparencës”, edhe pse kjo e fundit i ka disa befasira. Në këtë drejtim hapi i vveb faqes Oumma.com paraqet një përvojë premtuese për ardhmërinë e muslimanëve në Francë. Kjo faqe është bërë referencë e shumë studiuesve, gazetarëve, banorëve të thjeshtë të cilët dëshirojnë ta njohin islamin dhe jetën e kolektivitetit musliman në Francë. Me përjashtim të disa hapave, sikurse hapi i Oumma.com-it, organizatat e muslimanëve vuajnë nga mangësitë në strategjinë e komunikimit. Është e vërtetë se vetëm kjo nuk do ti zgjidh të gjitha problemet, mirëpo lufta e “fotografisë” dhe ligjërimit paraqesin sfidë të vërtetë për luftën kundër islamofobisë.Islamofobia intelektuale dhe rojtarët e rinjë të tempullit medialShumë intelektual francez bartin përgjegjësi të madhe për përhapjen dhe natyrizimin e islamofobisë së re. Mirëpo islamofobia e tyre nuk ka lidhje me kulturën, por paraqet “kulturizim” të vendimeve fisnore dhe popullore kundrejt islamit. Dallimi mes tyre dhe civilëve të thjeshtë është se ata kanë hapësirë mediale që u ofron vlerë. Një numër i intelektualëve francez kanë dhënë dorëheqje nga detyra e tyre kritike dhe janë futur në “vizatimet” e përgjithsme mbi Islamin dhe muslimanët. Sot thuhet se secili intelektual që e respekton vehten të ketë “ligjërim paraprak” i cili është krijuar me herët mbi Islamin. Si argument për këtë shiko numrin e librave dhe shkrimeve që flasin për Islamin dhe “reziqet Islame”, të shkruara nga autorë që nuk kanë njohuri në këtë lëmi.Islami për këta njerëz është bërë mall, të cilin e investojnë për ti siguruar vehtes karrigë në hapësirën publike. Për dallim prej tyre, ndodh skajësimi i ekspertave për islamistikë. Intelektualët medial nuk kanë asnjëfar problemi që të dëgjohen, sepse e shkurtojnë pozitën e koplikuar të Islamit në Francë se reziku i vetëm është “Islami terorist”. Shumë intelektual françez e gjejnë projektin e tyre në media dhe organizatat publike me një ligjërim tepër të thjeshtë. Në anën tjetër ai ik nga ligjërimet që veprojnë për të ofruar mozaik për kuptimin e fenomeneve shoqërore. Nëse dëshiron të garantosh dalje në ekranat televiziv, domeos duhet të vëndosh bast në iluzionin e “kërcënimit islamik” dhe mund të etiketohesh me teheranizim nëse nuk e respekton këtë kusht.AntisemitizmiAutori nuk mohon fenomenin e antisemitizmit, përkundrazi ai e konfirmon praninë e saj. Mirëpo ai kritikon fuqishëm disa shkrimtar, të cilët e komentojnë antisemitizmin momental se është rezultat i veçantë i asaj që quhet “rinia arabe muslimane” (rinia e periferive urbane). Sipas këtyre shkrimtarëve antisemitizmi buron nga urrejtja ndaj të huajve që gjinden në periferitë e qyteteve dhe është e drejtuar kundër hebrenjve/çifutëve. Është rrezik që të dalin kësi biseda akuzuese pa u bazuar në ndonjë analizë të fuqishme sociologjike. Këta shkrimtar në origjinë mjaftohen me refuzim dhe gjeneralizim. Më keq se kjo është teoria e “çifutofobi”-së, e cila anon kah mohimi i veçorisë historike të gjenocidit gjatë luftës së dytë botërore. Duke i krahasuar rininë e periferisë me nacistat, hulumtojmë në kujtesë dhe e shfrytëzojmë si mjet për qëllime të caktuara. Kështu arrijmë deri te mohimi i pranisë së palës shkatërruese, që ngrit flamurin e antisemitizmit, që është e djathta esktreme dhe diferencuesit.Këta shkrimtar nuk kanë brengë tjetër përveç “islamizimit të periferisë”. Në të vërtetë është për tu brengosur pse shkrimet e tyre nuk ofrojnë analiza të reja dhe precize rreth ripërtërirjes së antisemitizmit në Francë, në kohë kur e tepron duke u munduar që ta shfaq rezikun islam. Kritika nuk shkakton refuzimin e të vërtetës mbi antisemitizmin në disa qarqe islamike ekstreme. Po, gjindet një lloj i antisemitizmit te muslimanët dhe e kanë obligim sociologët që ta studiojnë. Autori në këtë mendim pajtohet me disa intelektual musliman, sikurse Tarik Ramadani, i cili thërret në luftimin e kësaj dukurie në qarqet e muslimanëve. Mirëpo nëse dëshiron ta luftosh një gjë, duhet ta studiosh atë fenomen dhe të ikish nga rënia në refuzim të egër, siç është thënia e tyre: “Antisemitizmi është gabim i msulimanëve”. Kjo bisedë akuzuese nuk rezulton asgjë.Çka është shërimi?Është vështirë ti përgjigjemi kësaj pyetjeje. Disa thonë se shkak i islamofobisë është mosnjohja e Islamit dhe muslimanëve. Edhe pse në një shtet sikur Franca ka shumë shkrime dhe libra e organizata të llojllojshme që i njoftojnë me Islamin dhe mirret me te. Autori mendon se kjo nuk është shkak i këtij fenomenit.Edhe disa ekspertë për islamistikë dhe botën arabe kanë islamofobi. Pastaj zhvillimi i njohjes së Islamit do të kontribon, pa dyshim, në pakësimin e fotografive dhe prapavijave që e dëmtojnë imazhin e Islamit dhe muslimanëve.Sa i përket nohjes shkencore, ajo është më e rëndësishmja. Edhe pse kjo njohje nuk fitohet në libra, por në rrugë. Kjo është kontradikta kryesore e Francës së sodit. Kontradiktë, me të cilët duhet të jetojmë: qendrë botërore, qendër e cila pranon shumë musliman mërgimtar dhe të internuar dhe është tokë e islamofobisë. Besoj se pakësimi i islamofobisë në formën françeze nuk do të realizohet përveç se për një kohë pak më të gjatë. Mirëpo kjo kërkon punë të gjatë, qoftë në sferën e hulumtimit dhe zbulimit ose në sferën e mobilizimit nacional kundër intolerancës.« La nouvelle islamophobie »Hasen Serat/ MarokoPërktheu: Bekir Halimi« La nouvelle islamophobie »Vincent GeisserVincent Geisser është studiues në “Institutin për hulumtime dhe studime mbi botën arabe dhe islame”, (CNRS) dhe mësimdhënës në “Institutin për studime politike”. Autor i : “Dualiteti i republikës”, viti 1997; “Diplomat marokiane, këtu e aty”, viti 2000; “Sëmundja e Totalilitarizmit: sociologjia e Tunisit nga koha e Burgibës deri në kohën e BinAlisë”, - bashkëautor, viti 2003.

Marre nga FLOART