e diel, nëntor 13

Koloneli britanik: Pse deshtuam kunder Enver Hoxhes



Rrethimi i Enver Hoxhes
Deshmite

Rrëfen veterani i kundërzbulimit anglez, David Smiley

Koloneli britanik: Pse dështuam kundër Hoxhës


Ai tashmë i ka kaluar të 90 vitet dhe banon në një shtëpi të thjeshtë, në një lagje të qetë në perëndim të Londrës. Quhet David Smiley, por të gjithë e thërrasin kolonel Smiley.
Megjithëse të gjithë njerëzit që e rrethojnë e dinë që ai ka qenë oficer madhor i Mbretërisë angleze, askush nuk e di se pikërisht ai person, dikur, shumë e shumë vite më parë, ka pasur një rol të jashtëzakonshëm në sistemet shoqërore që vendoseshin në disa shtete të Evropës. Karakteristike në veprimtarinë e tij të përditshme është miqësia e gjerë që ai ka me shumë shqiptarë, me të cilët ruan një korrespodencë shumë të rregullt jo vetëm postare, por edhe me takime fizike në ditë përvjetorësh apo pushimesh. Megjithatë, deri para se ai të fliste vetë për të gjithë ata që e njohin, kishte ngelur enigmë veprimtaria e tij e madhe në drejtim të luftës konkrete që kishte bërë në përpjekje të synimeve mbretërore, për të rrëzuar regjimin komunist të Enver Hoxhës, që sipas deklaratës së kryeministrit Çurçill të vitin 1946 mbeti matanë perdes së hekurt që e ndau Evropën në dy pjesë. Sot, kur kanë kaluar kaq e kaq vite dhe mendja e kolonelit të famshëm David Smiley është e freskët dhe e kthjellët në analizën që u bën ngjarjeve të kaluara, kur ai në krye të ekipit special ushtarak britanik kishte marrë detyrën të testonte gjendjen e pushtetit të Enver Hoxhës në Shqipëri, për të konfirmuar nëse duhej të jepej ndaj tij një goditje fatale, ai sqaron se cilat ishin shkaqet që Enver Hoxha qëndroi në pushtet. Situata e krijuar për shkak të tradhtisë së zbuluesve anglezë, të cilët duke ua dërguar informacionet agjenturës ruse i bënin një shërbim të paçmuar Enver Hoxhës, që veterani i kundërzbulimit anglez e përcakton pikërisht si shkakun e fitores së komunizmit shqiptar ndaj përpjekjeve të tyre. Konkretisht ai flet edhe për cilësitë e shqiptarëve që i mori në patronazh për t'i stërvitur, të cilët më vonë i hodhi si diversantë në Shqipëri. Më tej ai shpjegon pikërisht edhe shkakun se përse pas disfatës së tyre, gjendja psikologjike e kolonelit u keqësua së tepërmi dhe çfarë marrëdhëniesh ruajti ai deri në ditët e sotme me njerëzit që në atë kohë i hodhi si diversantë, por që mundën të shpëtonin nga përpjekjet me forcat e Enver Hoxhës. Si përshkruhet nga Perëndimi gjendja e komunizmit pas vitit '44Hyrja e partizanëve në Tiranë mund të dukej vërtetë si një togë festive në marshimin e madh të aleatëve fitimtarë. Por parada e kuqe që niste nga brigjet e Balltikut kishte mbërritur në Adriatik. Në vitin 1946, Uinston Çurçill diagnostikon në këtë mënyrë gjendjen e Evropës së pasluftës: "Një perde e hekurt ka rënë përmes kontinentit!" U vendos që në Shqipëri të bëhej ndryshimKur e kuptuan se çfarë po ndodhte në Shqipëri, krerët e Smileyt në Londër hapën sërish hartat e vjetra të luftës. Hoxha duhet të hiqej nga vetë njerëzit e tij. Operacioni kishte nevojë për bazë politike dhe ushtarake. Në fushë u sollën sërish lojtarët me përvojë. Ishte pikërisht vjeshta e vitit 1949, kur emri i ish-misionarit David Smiley u lidh sërish me Shqipërinë. Ai u emërua komandant ushtarak i kampit stërvitor të diversantëve në Maltë. Kolonel Smiley tregon veprimet sekrete"Ishte një operacion i përbashkët anglo-amerikan. Asokohe ishte formuar komiteti "Shqipëria e lirë", kryesisht me njerëz të Abaz Ermenjit dhe Abaz Kupit. Ata kishin vendosur dërgimin e disa shqiptarëve të larguar pas luftës në Shqipëri, për të parë mundësitë e minimit të regjimit të Enver Hoxhës. Mua më ngarkuan detyrën e stërvitjes së këtyre shqiptarëve në Maltë. Pas ca kohe ata u hodhën në Shqipëri nga deti. Fatkeqësisht, shumica e tyre u kapën, vetëm pak shpëtuan. U kuptua se në shumicën e rasteve atyre u zinin pritë. Arsyet do të merreshin vesh më vonë. David Smiley: Enver Hoxha i mori të dhënat nga spiuni FilbMeqenëse ne bashkëpunonim me amerikanët, duhet t'u tregonim atyre se çfarë po bënim. Vetë amerikanët kishin filluar parashutimin e diversantëve në veri të Shqipërisë, ndërsa unë operoja në jug, duke i dërguar desantët e mi nga deti. Ndodhi që personi që mbante lidhjet mes britanikëve dhe amerikanëve në Uashington, ishte një agjent me emrin Kim Filbi. Ai ua dërgonte gjithë informacionet rusëve, të cilët më tej ia kalonin Enver Hoxhës. Prandaj Hoxha i njihte veprimet tona me saktësi. Ne na preu në besë një tradhtar britanik!" Kur u mësua tradhtia anglezeE vërteta u mësua vetëm më vonë, kur fillimisht dy agjentë (Guy Burghes dhe Donald Maclain) e më vonë Filbi u arratisën në Moskë. Ne na kishin tradhtuar." Britanikët ishin të parët që pranuan se operacioni kishte dështuar dhe përpjekjet për të shkaktuar trazira në Shqipëri duheshin ndërprerë. Organizatorëve nuk u kishte ndihmuar as përvoja e tyre dhe as modelet në vendet fqinje: "Të njëjtat probleme kishin ekzistuar edhe në Greqi e Jugosllavi. Në të dy rastet kishte pasur përballë dy kundërshtarë të ashpër politikë, të djathtët dhe komunistët. Në të dy rastet pati lufte civile. Në Jugosllavi ne mbështetëm Titon kundër Mihajloviçit, që unë mendoj se ishte vendim i gabuar", thotë kolonel Smiley. "Fatmirësisht, përkundër këshillave të amerikanëve, në Greqi ne dërguam trupa, të cilat ua bllokuan komunistëve rrugën drejt marrjes së pushtetit. Kjo është arsyeja pse Greqia nuk mbeti matanë perdes se hekurt si Shqipëria e Jugosllavia." Koloneli ndjehet fajtorNga një ishull grek në anën tjetër të perdes së hekurt, kolonel Smiley dhe operativë të shërbimeve të kundërzbulimit regjistronin dëmet e tradhtisë që solli dështimin e operacionit shqiptar. Disa dhjetëra të vrarë, banorë e diversantë. Të dyja palët shqiptarë! A ia vlente? Dhe a nuk u lanë në baltë vetë shqiptarët diversantë nga mjeshtrit e tyre të huaj? "Mund të them madje se ata u lanë në baltë edhe nga unë. Në fund të fundit isha unë ai që, në mirëbesim, i nisa në Shqipëri, duke mos e ditur se ishim të tradhtuar. Ata ishin burra shumë guximtarë dhe nuk i gjej dot fjalët për të shprehur keqardhjen për fatin e tyre", pohon kolonel Smiley. "Grupet e desantëve, zakonisht prej katër vetash, binin në pritë. Ata kapeshin, torturoheshin e pushkatoheshin. Operacioni ynë synonte të shihte reagimin e njerëzve ndaj regjimit të Hoxhës. Por doli se ata ishin aq të frikësuar sa nuk mund t'i ndihmonin njerëzit që zbarkonin. Përgjigjja pra ishte se nuk ia vlente dërgimi i forcave të tjera, sepse Enver Hoxha e kishte vendin nën kontroll të plotë dhe njerëzit ishin tmerrësisht të frikësuar prej tij. Lidhjet e David Smileyt me diversantët e mbijetuarDisa nga desantët që shpëtuan i takova më vonë në Greqi dhe asnjeri nuk e kishte inatin me mua. Dua të sqaroj se operacioni ishte konceptuar si rikonicion për matjen e pulsit të njerëzve. Nuk ishte operacion për minimin e regjimit të Enver Hoxhës. Ishte thjesht një përpjekje paraprake njohëse për të parë nëse ia vlente ndërmarrja e një operacioni më të madh. Dhe përgjigjja ishte "jo"! Analiza e dështimitKolonel David Smiley kthehet në bazën e regjimentit britanik në Gjermani, ku pas dy vjetësh merr vesh hollësitë e plota të arsyeve që sollën dështimin. Më tej, për operacionin shqiptar u fol dhe u shkrua shumë nga të dy krahët. U përshkrua si "Radiolojë", "Tradhti e madhe" dhe u llogarit "Kostoja e një tradhtie". Operacioni mund të ketë qenë hartuar që prej fillimit vetëm si "një episod beteje në luftën kundër komunizmit", por ekzekutuesve të tij u janë dashur vite të pajtohen me dështimin. Marrë nga lajme.com

Koloneli anglez vlerëson cilësitë e shqiptarëve
Kolonel Smiley nuk harron të vërë në dukje edhe njëherë cilësitë e shqiptarëve që stërviti për shumë vite në kampin e Maltës. "Të gjithë njerëzit që hidheshin ne Shqipëri ishin patriotë dhe shumë guximtarë. Mua më erdhi jashtëzakonisht keq kur mësova për fatin e tyre. Një pjesë prej tyre ishte rekrutuar nga Abaz Ermenji, kurse pjesa nga Abaz Kupi. Rekrutimi ishte bërë mbi baza vullnetare, kryesisht nga kampet e refugjatëve në Gjermani, ku ishin përqendruar shumë shqiptarë. Më pas ata erdhën tek unë në Maltë për t'u stërvitur si guerilas. U ndjeva thellësisht i zhgënjyer kur mësova se i kishin kapur. Ata që kishin arritur të shpëtonin erdhën në Greqi dhe na treguan se si kishin rënë në prita. Sipas tyre, kjo kishte ndodhur ose për shkak të shkeljes së masave të sigurisë, ose ngaqë dikush i kishte tradhtuar. Unë nuk dija çfarë t'u thosha.

David Smiley, sërish i lidhur me shqiptarët
Kolonel Smiley duket se i ka pjekur shumë herë me qetësinë e duhur këto suksese e disfata gjatë viteve të kaluara në shtëpinë e tij në lagjen e qetë në perëndim të Londrës. Tashmë, kur po prek 90 vjetët, e ndjen se dashur pa dashur është i lidhur me historinë e këtij vendi edhe pse aventurat me ballistë e partizanë tashmë janë shumë të largëta. Ndërsa ngre me fund gotën e rakisë së ardhur nga disa miq shqiptarë, kolonel David Smiley më tregon se tani komunikon lirisht me të njohurit në Shqipëri, madje ka qenë atje disa herë. "Tani Shqipëria është transformuar krejtësisht. Por u desh kaq shumë kohë", thotë duke më kujtuar se çfarë vlere merr koha në moshën e tij.