JETA DHE VEPRA E ODHISE GRILLOS
Odhise Grillo
Lindi në Vuno të Himarës, rrethi i Vlorës, në vitin 1933, në një familje me traditaatdhetare, kulturore e arsimore, për të cilën nacionalisti i shquar Mithat Frashëri, ka thënë: “Potë mos ishin Kasnecajt, Grillojt e Varfajt, nuk do të kishim më Himarë shqiptare”.
Babai i Odhisesë ka hapurtë parën shkollë shqipe në Vuno dhe nga familja e tij, gjatë 50-vjeçarit të dytë të shekullit të 19-të i kadhënë arsimit tonë pesë mësues.
Shkollën fillore e kreu në Vuno, ndërsa ciklin e lartë të shtatëvjeçares e vazhdoi në Tiranë. Po në Tiranë
mbaroi edhe shkollën e mesme, në gjimnazin “Qemal Stafa”, si dhe studimet e larta, për gjuhë e letërsi
dhe për gazetari, në Fakultetin Histori-Filologji dhe atë të Shkencave Politike-Juridike. Pas mbarimit të
studimeve punoi disa vite në revistën “Hosteni” dhe, më pas, në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri”, në
redaksinë e letërsisë për fëmijë, ku dha një ndihmesë të çmuar në begatimin e lulzimin e letërsisë për
fëmijë, deri sa doli në pension. Më vonë punoi për disa vite në Shtëpinë Botuese “Toena”, ku mbuloi
letërsinë për lexuesit e vegjël, deri sa u nda nga jeta.
Odhise Grillo është autor i mbi 120 librave të gjinive dhe llojeve të ndryshme, si romane, novela, tregime,
përralla, përshtatje, përkthime, studime, etj., një pjesë e të cilave, mbi 80, janë ribotuar deri edhe në
10 herë, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi. Disa nga librat e tij janë përkthyer në greqisht,
italisht, arabisht e maqedonisht.
Ka qenë autor e bashkautor i librave shkollorë për më shumë se 35 vjet, ka dhënë lendën e letërsisë për
fëmijë në Universitetin e Tiranës e të Elbasanit, ka redaktuar me qindra libra, ka përgatitur botime të
zgjedhura të shkrimtarëve tanë më të njohur, me parathënie, shënime, fjalorë, etj.
Odhise Grillo është shkrimtari që, duke përfituar në mënyrë krijuese nga përvoja botërore, ka çelur shtigje
të reja në letërsinë për fëmijë, në rikrijimin e veprave për të vegjëlit nga kryeveprat e letërsisë
sonë kombëtare dhe botërore. Në këtë fushë ai është themelues dhe novator.
Kolona “Legjenda shqiptare” prej 27 librave të ilustruara për fëmijë, përmban legjenda të përshtatura
për fëmijë nga Odhise Grillo. Aty lexuesit e vegjël njihen me bëma të personazheve historikë dhe legjendarë.
Veç letërsisë është marrë edhe me publiçistikë, duke botuar në vazhdimësi shkrime në gazetat dhe revistat
letrare të të vegjëlve dhe të të rriturve, për problemet e letërsisë për fëmijë, por edhe për
probleme të tjera të shkollës, si pedagogjisë, shoqërisë, etj. Shkrime të tilla ka botuar edhe në
shtypin e Prishtinës e të Shkupit.
Ai ka qenë edhe një veprimtar i shquar në të mire të marrëdhënieve midis shkrimtarëve dhe ndihmesës për më
të rinjtë. Për më shumë se 10 vjet ka drejtuar me përkushtimShoqatën Mbarëkombëtare të Shkrimtarëve për Fëmijë e të Rinj, fillimisht si nënkryetar e më pas si kryetare president.
Ka qenë nismëtari i të gjitha veprimtarive tëshoqatës, e cila, me kujdesin e tij, dallonte midisshoqatave të tjera.
Një pjesë e madhe e librave të Odhise Grillos janë botuar nga Shtëpia Botuese “Toena”, e cila ka marrë
përsipër dhe ka nisur botimin e tërë veprës së tij.Krijimtaria e gjerë dhe e larmishme e Odhise Grillos është vlerësuar me dhjetra çmime kombëtare e
ndërkombëtare. “Historia e Skënderbeut”, rikrijuar sipas poemës së Naim Frashërit është vlerësuar një nga
veprat e shquara të 10-vjeçarit të fundit nga Instituti i Studimeve të letërsisë për fëmijë në Mynih
të Gjermanisë, nga IJB (Internacionale Jugendbibliothek).
Shtëpia Botuese “Orell Fusli” në Zvicër, i ka dhënë çmim të parë për tregimin “Kur qa nga gëzimi”, me temë
nga lufta në Kosovë. Studiuesja holandeze Renne Simons ka mbrojtur
doktoraturën me një pjesë të librave të Odhise Grillos, etj.
Për kontribut dhe cilësi në krijimtari, Odhise Grillo është përfshirë në vëllimin e 16 të fjalorit që boton
Instituti biografik i Kembrixhit, gjithashtu nga IBC dhe AIB, ka marrë Medaljen e artë të nderit, si
shkrimtar i shquar i dymijëvjeçarit.
Odhise Grillo ka merituar titullin Profesor dhe titullin “Mjeshtër i Madh”, akorduar nga Presidenti i
Republikës Alfred Moisiu.
<< Home