e diel, nëntor 13

Dy ''armiqte'' ne krye te PS




Edi Rama dhe Pandeli Majko, nuk i’a dhane doren njeri- tjetrit pas triumfit ne Kongresin e Jashtezakonshem. Sepse mes tyre, prej vitesh, ekzistonte nje lufte e ftohte. Drite mbi shkaqet e nje marredhenie jo dhe aq roze dhe pasojat e saj

Nga Alfred Peza


Ne oret e tensionuara te Kongresit te Jashtezakonshem, socialistet treguan si gjithnje gjate ketyre 14 viteve, se jo vetem kane nje demokraci me te madhe se simotrat e tjera ne dy kahjet e spektrit politik shqiptar, por edhe se kur e shohin veten ne gremine, dine te mos e hedhin hapin e fundit. Ndaj Edi Rama fitoi duartrokitjet e “kongresmeneve” ndersa perqafohej me rivalin e tij ne garen per Kreun e PS, Rexhep Meidani kur u shkembyen para nisjes se votimit, por edhe kur falenderoi Gramoz Rucin, e dorehequr ne fund te dites se pare. Po ashtu, edhe Pandeli Majko fitoi shuplakat e rreth 500 delegateve ne salle, ndersa falenderoi nga ana e tij, ish-kryetarin e partise Fatos Nano. Por, jo gjithcka u mbyll me “happy end” ne ate salle, fundjaven e kaluar. Sepse kryetari i ri i socialisteve shqiptare dhe sekretari i pergjithshem i sapozgjedhur, nuk i token duart sic e donte zakoni ne mbyllje te punimeve te Kongresit te 8-te te PS, as kur u kryqezuan ne salle, e as kur u ulen ne podium per t’i thene “naten e mire” delegateve. Pandeli Majko nuk do e bente kete gjest me Edi Ramen, as te nesermen ne ambjentet e selise qendrore te partise, por e shmangu duke shtrenguar doren e Gramoz Rucit, i cili ndodhej disa hapa prapa liderit te ri socialist. Nen ethet e gares per lidershipin e ri te partise me te madhe te opozites ne vend, e cila vetem pak muaj pas renies nga pushteti e nderroi kryetarin per here te pare qe nga themelimi, pakkush e fiksoi kete “detaj”. Si Rama, por vecanerisht Majko, kishin aresye per ta evituar kete shtrengim duarsh jo vetem para atyre qe i zgjodhen, por edhe ne prani te dhjetra kamerave televizive e aparateve fotografike te medias, qe e percollen kete ngjarje, duke e bere me te rendesishmen pas zgjedhjeve te 3 korrikut. Sepse Edi Rama ishte perfaqesuesi i nje grupi brenda PS, qe pas renies nga pushteti dhe doreheqjes se detyrueshme te Nanos, kerkonin ndryshimin dhe kalimin e drejtimit te partise ne duart e nje lideri te ri, qe ka premtuar nje opozite te forte perballe Berishes e PD dhe nje rikthim te shpejte te tyre ne pushtet. Ndersa Majko, ishte perfaqesuesi i asaj rryme qe kerkonte ruajtjen e statuquo-se nepermjet vazhdimit te drejtimit, nga Nano ose nga ndonje prej produkteve “te vjetra” te kesaj partie. Rivalitet te “rinjsh” Por, pozicionimi i tyre ne dy anet e “kunderta” te barrikades roze, kishte nisur shume kohe para oreve te etheshme te kongresit te fundit. Ndoshta mbi 2 vjet me pare, atehere kur Edi Rama shpalli per here te pare zyrtarisht, ne kongresin e dhjetorit 2003, ambicjen dhe vuri kandidaturen per t’u bere kryetar i PS. Pandeli Majko ishte minister i Mbrojtjes ne qeverine “Nano” dhe rreshtimi perkrah shefit te tij ne kete beteje, ne pamje te pare u lexua si nje solidaritet i detyrueshem politik. Pavaresisht se 4 vjet para kesaj, kur Majko u vu perballe Nanos ne Kongresin e 1999, ne garen per kreun e PS, Rama, megjithese brenda qeverise, por jashte strukturave te PS, ishte nje mbeshtetes i tij. Megjithese ne pamje te pare, Pandeli Majko nuk duket aq i lexueshem ne ambicjet e tij politike sa Edi Rama, qenia e tij ne keto 14 vjet si Kryetar i FRESSH-it, Sekretar i Pergjithshem i PS, minister dhe 2 here Kryeminister,- pas largimit te rivalit te tij Ilir Meta,- nuk ka si te mos e kete bere qe te mendoje se nje dite mund te ishte ai pasardhesi i Fatos Nanos. Ndaj, kur ai dha doreheqjen pas zyrtarizimit te humbjes ne zgjedhjet e 3 korrikut, Pandeli Majko filloi te luante sipas menyres se tij per realizimin e endrres se nderprere vetem per 34 vota, me 1999. Ne mos per te riluajtur per kryetar, te pakten per te penguar kete radhe, marshimin e rivalit te tij te ri Edi Rama, drejt kreut te partise. Per kete, disa jave para kongresit te jashtezakonshem (8-9 tetor 2005), Majko e pranoi me deshire ftesen e Fatos Nanos per t’u takuar ne ambjentet e Hotel “Rogner”, pasi ishin kujdesur me pare, qe gjithcka te ndodhte nen fokusin e kamerave. Pas batutes se ish-kryetarit: “keshtu Pandi, sic e lame. Te fala gruas…”, Majko u rivendos ne qender te prozhektoreve te medias dhe opinionit te interesuar per zhvillimet ne kampin e opozites. Ishin ditet kur ai serish u fokusua nga kamerat ne dalje te viles “Ambasador” pas nje dreke me dy miqte e vjeter, liderin e LSI, Ilir Meta dhe deputetin Ndre Legisi. Me pas komentoi ne edicionin qendror te lajmeve ne TV “Klan” zhvillimet politike, ku mohoi zerat se do te kandidonte per kreun e PS. Deri atehere, Majko nuk kishte thene asnje fjale kunder Edi Rames, derisa me 22 shtator ai u shpreh publikisht kunder projektit politik te kryetarit te bashkise se Tiranes, qe kerkonte zgjedhjen e liderit te ri socialist, por edhe strukturave te tjera nga baza ne qender, nepermjet votes se 60 mije anetareve te kesaj partie, sipas parimit “nje anetar, nje vote”. “Dola kunder se ndjej qe ky projekt eshte shume individual”,- deklaroi Majko me 23 shtator gjate nje interviste tek “Zeri i Amerikes”, duke vijuar; “Eshte nje projekt i nje njeriu qe eshte evidentuar edhe me pare ne aktivitetin politik pozitiv, por mbi te gjitha duhet te shprehem se zotin Rama une e kam pare me teper si nje mik te PS, sesa si nje njeri, i cili ka ardhur natyrshem ne radhet e saj”. Duke dashur te luaje me karten e tradicionalizmit ne nje parti konservatore si PS, Majko shkon me tej ne luften e deklaratave kunder Rames, duke u shprehur se “ai me teper eshte orientuar, nuk do ta them shfrytezuar nga PS, por le te themi ka qene nje kandidim i tij nga PS. (Rama) nuk eshte nje hulumtim, nje zbulim brenda radheve te PS. Ne menduam se me te tille njerez, do te kemi shume me teper sukses, por nuk mendoj se do kemi sukses duke e vene ate ne drejtim te PS”. Dhe menjehere pas kesaj, Majko mbron tezen e rikthimit te Nanos ne krye te PS, ndoshta duke dashur te ndalonte rrjedhjen e votave qe kishte filluar ne radhet e “kongresmeneve”, drejt Edi Rames. “Nese do te kishim nje rikthim te zotit Nano, mendoj qe rikthimi i tij do te ishte me shume nje denim, nje denim per te zhbere ato qe ai ka bere keq”,- u shpreh Majko duke vijuar te sulmoje ashper, te vetmin kandidat te shpallur deri atehere per kreun e PS. “Ndersa tek zoti Rama me teper shoh nje maskim te nje situate te caktuar brenda radheve te PS”,- u shpreh ai, duke perfunduar: “Nuk mendoj se ne mund ta zhvillojme situaten brenda PS, duke i dhene asaj pamjen e nje trusti, ku nje projekt ose nje tjeter mund te ndryshojne situaten”. Megjithese shume i pranishem ne kete periudhe ne media, vete Edi Rama e evitoi maksimalisht nje perplasje te mundshme publike para Kongresit, qofte me Majkon, por edhe me figura te tjera si ish-Presidenti Meidani, Petro Koci apo ndonje tjeter, qe “kryesonin” grupin e kundershtareve te tij ne garen per marrjen ne dore te frenave te Partise Socialiste. Post Kongresi Ajo qe ndodhi ne dy ditet e Kongresit socialist, tashme dihet. Pas rrezimit te paketes “Rama” diten e pare, qe solli doreheqjen e parevokueshme te sekretarit te pergjithshem te PS Gramoz Ruci, kryetari i bashkise se Tiranes arriti te realizonte diten e dyte, ambicjen e tij shumevjecare, duke siguruar 297 votat e delegateve te kongresit, kundrejt 151 te kundershtarit te tij Rexhep Meidani, ne garen per kreun e PS. Nderkohe Pandeli Majko mori 284 vota, kundrejt 164 te Arta Dades, ne garen per zevendesimin e Rucit, ne postin e sekretarit te pergjithshem te kesaj partie. Megjithese i’a arriti te realizonte qellimin qe i kishte vene kete radhe vetes, Majko nuk kishte si te pajtohej brenda atyre pak minutave qe u numeruan votat, me faktin se per drejtimin e PS, ai nuk do te kishte mbi krye Nanon apo ish-Presidentin Meidani, por rivalin e tij me te madh ne ambicjet finale te karrieres politike, Edi Ramen. Kjo, por edhe deklaratat e meparshme ne publik kunder tij dhe nje doze prej “inatcori” qe bart brenda vetes, duket se ndikuan ne sjelljen e Majkos per te mos i dhene doren shefit te tij te ri, as ne mbyllje te Kongresit, por as ne diten e tij te pare te punes, ne zyren e re, ne seline qendrore te PS. Ate mbremje “Zeri i Amerikes” do t’i kujtonte liderit te ri socialist shprehjen e Majkos te bere po aty me 23 shtator, se Edi Rama “eshte nje njeri i jashtem per kete parti”. Por, si nje mjeshter i vertete ne marredheniet me publikun nepermjet mediave, Rama u pergjigj aty per aty se “shprehjet e thena ne momente parazgjedhore, nuk vlejne per momentet paszgjedhore. Pandeli Majko eshte nje bashkepunetor i sotem, nje kryeminister i djeshem kur une kam qene minister i Kultures dhe nje mik i pardjeshem, ne kohen kur ai militonte ne PS dhe une militoja ne radhet e shoqerise civile per te sjelle edhe njehere demokracine e marre peng ne Shqiperine e kryeministrit aktual, atehere President i Republikes”. Duke e mbyllur kete ftese pajtimi te leshuar ne eter, me shprehjet se “ka nje te kaluar shume te gjate bashkepunimi dhe idesh qe me bashkojne mua sot me Majkon, te cilin e ndjej si nje bashkepunetor perfekt ne kete detyre dhe me te cilin kam bindjen se do te kem nje mirekuptim te vazhdueshem.” Por, pavaresisht nga keto superlativa ne adrese te pasaardhesit te Gramoz Rucit, me shume se per Majkon, deklaratat e Rames duket se i adresoheshin gjithe socialisteve ne qender dhe baze, qe u rreshtuan kunder projektit te tij per reformimin e PS. E nje nga kundershtaret e tij me te medhenj, tashme eshte zevendesi i tij direkt. Per analistin e BBC per Europen Juglindore, Gabriel Partosh “marredhenia mes tyre mund te kthehet edhe ne nje rivalitet te forte pasi zoti Majko qe eshte 37 vjec, ka vete ambicje dhe thuhet se ai do te drejtoje socialistet ne Parlament, ne mungese te zotit Rama (41 vjec) qe nuk eshte deputet”. Ne fakt, kete e percakton statuti i PS, i cili unifikon funksionin e sekretarit te pergjithshem, me detyren e kryetarit te grupit parlamentar. Rivaliteti mes Numrit NJE dhe Numrit DY,- nuk duhet nenvleftesuar as roli qe mund te luaje Nano,- mund te percaje dhe mund ta demtoje akoma edhe me shume, duke e shtyre per me tej, mundesine e sherimit te krizes ne gjirin e PS. Nje skenar “in extremis” qe nese ndodh, mund te rezultoje fatal per te ardhmen e kesaj partie ne vecanti dhe per te majten shqiptare ne pergjithesi. Nje skenar qe me shume se cdo gje tjeter, favorizon shanset e PD dhe Berishes per te qendruar me gjate ne pushtet. Ka edhe nje skenar tjeter qe mund te ndodhe me “dy gjelat” e zgjedhur per te qendruar tashme “maje plehut” socialist. Si Rama ashtu edhe Majko, pavaresisht raporteve aktuale, mund te kuptojne se ne keto rrethana, jane te denuar qe te bashkepunojne me njeri- tjetrin, duke krijuar nje partneritet mes tyre, prej nga ku mund te krijohet nje baze e fuqishme per ringjalljen e fatit te PS. Sepse si Rama, ashtu edhe Majko me shume se te jene pengje te detyrimeve te reja e te vjetra te Gramoz Rucit apo Fatos Nanos, kane moshen, mundesine dhe formatin qe ne vend te kurores me gjemba ne koken e tjetrit, te mund te vendosin kurorat e dafines. Edi Rama ka me shume aresye per ta kerkuar dhe punuar per kete. Por, edhe Pandeli Majko ka treguar se eshte nje pragmatist i lindur. Nje cilesi,- sigurisht edhe rrethana te tjera,- qe e ka bere ish-studentin e dhjetorit 1990, te shnderrohet ne nje nga protagonistet e jetes politike te vendit, derisa pak dite me pare u zgjodh edhe sekretari i pergjithshem i Partise Socialiste. Duke shfrytezuar popullaritetin e Edi Rames dhe mbeshtetjen qe Pandeli Majko gezon tek baza konservatore, ata kane mundesi qe t’i bashkojne fraksionet rivale brenda socialisteve, qe te mund t’i sjellin serish ata ne pushtet. Ne te kundert, “dy armiqte” e sotem ne krye te PS, nuk do te shkaterrojne vetem endrren e tyre politike, por edhe mundesine qe Shqiperia, te mund te prosperoje me shpejt, duke nxjerre ne pension klasen e vjeter, per t’i hapur rrugen nje brezi te ri politikanesh, si Majko dhe Rama.