e diel, nëntor 6

Mire u pafshim ne Kosoven e lire


Nga Flori Bruqi

(Botuar në Floart dhe Flori-Press etj.,me 5 nëntor 2005)

Gospodin Pavlje,një peshkop i kishës ortodokse serbe i vendosur në Pashallukun e Beogradit,më origjinën e tij të dyshimtë thotë se”…Kosova është djep i Serbisë”…dhe i fton të gjitha kishat ortodokse botërore ti kundërvihen Grupit të kontaktit për Kosovën e pavarur.
Ky matuf serb me akademikët,politikanët ,gjeneralët ,paramilitarët serb le qe e kallën Kosovën(1997-1999) port tash këta harbutë kërkojnë ta kthejnë Kosovën në gjirin e tyre serb.
”Kishat Serbe” janë kisha katolike-shqiptare,të ndërtuara nga vetë shqiptarët,për këto ka shumë fakte arkeologjike , historike. ,biblike pikërisht nga BIBLA ,sipas Dhjatës së re më titullin ”Krishti shembëll i vetmohimit” në kapitullin 15 vargu 19, shumë mirethuhet në të gjitha gjuhët e botës ku predikohet dhe lexohet BIBLA,ky libër hyjnor dhe se Dishepulli Pali , sjellë lajmin e mirë për Mesinë,nga Jeruzalemi e gjer në Iliri .
Pra në vargun Biblik 19 decidivisht shkruan”me fuqi shenjash dhe çudirash,me fuqi të Frymës së Perëndisë; kështu,prej Jeruzalemit e përqark dhe gjer në Iliri,kam kryer shërbimin e ungjillit të Krishtit”.
Pra,shqiptarët u ungjillizuan qysh në fillim të krishterimit...
Nëse nisemi nga faktet historike, pikërisht kur behët fjalë për Kosovën, dihet historikisht se serbët janë një popull ardhacak ( shekullit VII pas erës së re),në truallin Ilirik.Serbët që ishin paganë filluan të pagëzohesh në të krishterë...

Më vonë ata filluan të vjedhin (vjelin)kulturën e popullatës autoktone....
Për të mos u zgjëruar aq shumë në historinë tonë ,Gosp.Pavljes, i preferojmë që argumentet mitike të “tyre”,fjala vjen për Luftën e Kosovës(1389) që s’ishte fitore e serbëve ,dhe se Millosh Obiliqi ,i “tyre” ishte një trim nga Kopiliqi i Drenicësh më emrin Milesh Nikol Kopiliqi.
Ashtu si ndodhi edhe me Mileshin, njashtu na ndodhi edhe më shumë Kisha shqiptare u benë më dhunë Serbe (Kisha e Deçanit,Pejës,Graçanicës,Llaushës etj.
Nëse ky farë Gosp.Pavlji, dëshiron të mësojë më shumë se kush janë shqiptarët le ti gjurmojë të dhënat arkivore të Raguzës,Romës,Jerusalemit, Stambollit etj., dhe do ta gjejë të vërtetën e këtij populli endacak i ardhur nga Karpatet ...
Për të dëshmuar se kush janë shqiptarët Gosp.Pavljës , gjeneralëve,politikanëve etj., të tij ja po i sjellim për lexuesit ca argumente tjera se kush janë eruditët tjerë shqiptarë që dëshmojnë prejardhjen tonë.

Më së miri këto gjëra Pavli mund ti gjejë në shkrimet e A.Parduzit,Gjin Gjon Gazulit,Marlin Barletit,Gjon Buzukut,Gjon Francez Albanit,Frang Bardhit etj...
A asesi nuk duhet anashkaluar edhe përkthyesin e BIBLËS të madhin Shën Jeronimin, që njihet në tërë botën.
Vallë ,athua ky Gospodin Pavlje me sejmen të tij a e lexon dhe predikon ndonjëherë Biblen?!Në fund i themi atij dhe të tjerëve që mëndojnë sia ai: MIRË U PAFSHIM NË KOSOVËN E LIRË...

http://flori-press.blogspot.com
http://floart.blogspot.com