e premte, dhjetor 30

Po ju sjellim parathënjen e librit, të pregaditur nga kryeredaktori i librit: Gëzim Ajgeraj.


Po ju sjellim parathënjen e librit, të pregaditur nga kryeredaktori i librit: Gëzim Ajgeraj.

PARATHËNJE

KRONIKAN I EPOKËS MES DY EPOKAVE

Në qoftëse një shkrimtarë, ka arritur të i mbijetoj ndërrimin e epokave, është pasuria më e vlefshme qe i ka mbijetuar kohës. Kur ai bëhet kronikan i sajë, vlera e tij dyfishohet përpara të ardhmes, aq më tepër ajo rritet, kur ai arrinë që në kulmin e ndërrimit të epokave, të jetë pjesëmarrës i gjallë.

Duke qëndruar në rolin e kronikanit, Ilam Berisha, ka arritur që pikërisht epokën e kuqe siç mundë ta quajmë kohën e luftës, që e ndau epokën e zezë, për të arritur deri tek ajo e bardhë e ditëve të lirisë, ta gdhendë kronikave, duke na i sjellë me shumë origjinalitet ato që ndodhën pikërisht në këtë ndërrim epokash.
Për secilin shkrimtar tek ne, dy epokat e para kanë qenë një përbindësh i pa mëshirshëm, siç ishin edhe për popullin të cilit i takonin ata. Dhe sa më i egër bëhej ai përbindësh, aq më vigjilent dhe aktiv bëhej shkrimtari.
Duke qëndruar në figurën e luftëtarit, autori ka pasur mundësi që të përballet me furtunat më të egra të epokës. Dhe si e tillë egërsi e sajë ka munduar ta përbijë çdo qastë atë. Mirë po për ta mposhtur egërsin e sajë, ai nuk mbetet në gjendjen e nënshtrimit, përkundrazi robëria e ngritë atë, e vë në ballë kundër egërsisë e cila pa tjetër duhej mposhtur. Në qoftë se herë herë përballja për ndrrimin e epokave ka qenë e ashpër dhe e egër, në mes kohë është gjetur forcë për kronikat. Ato brenda vetes mbajnë dashuri për atdheun, lirin, mbajnë forcë, guxim e trimëri. Kanë rënje ngritje, siq janë rënjet që here pas here i sjelle lufta. Kanë dhembje, dhembje për njerëzit të cilëve u takon autori. Mbi të gjitha, ato i ushqen një shpresë se e ardhmja e bardhë është afër. I gjithë ky besim në fitore, pra në ndërrimin e epokave, është i ushqyer thellë në shpirtin e luftëtarit, në këtë rast kronikanit dhe si i tillë, shkëlqimi i këtij besimi në të ardhmen, shëndrrit edhe atëherë kur betejat sjellin rënje. Pra e gjithë epoka që ndau dy epokat ishte e mbushur në besim se drita do të ngadhnjej mbi terrin. Dhe ky besim në fitore, është besimi i luftëtarit të UÇK- së, i cili luftoi kundër barbarit të zi, që vinte nga veriu.
Ilam Berisha, me vetëdije të plotë ju përkushtua kronikave sepse ato do të ishin dëshmia më origjinale e kohës. Ai hyri kësaj udhe për ti mbetur besnik kohës dhe misionit që i takonte intelektualit. Ai u nisë në bërjen e kronikave për të hyrë në udhën e letërsisë qe e kishte admiruar dhe studijuar për sa kohë.
Kur ai na e solli librin e tij, çuditërishtë në bisedë ndihej një mishërim me të, me ngjarjet që i trajtonte brenda tij. Personazhet e këtyre tregimeve kishin jetë gjallëri, dashuri, shpresë për një te ardhme, pamvarsishtë se ata frymonin në një kohë kur edhe të nesërmes nuk i dihej. Ndërsa ngjarjet e shtjelluara, janë pjesë e një realiteti, i cili sa ishte i dhembshëm aq edhe shpresdhënës. Kjo na kujton fundin e një nate që po ikte dhe ardhjen e mëgjesit që do ta sillte diellin.
Në jetë njeriu udhëhiqet nga një pikë ku duhet të arrin. Dhe pika e asaj shpresa që i printe luftëtarit të lirisë, ishte ndërrimi i një epoke. Pikërisht këtu nisë zanafilla e kronikave të autorit, për të hyrë në letërsi. Në vizionin e luftëtarit te lirisë, fshihet drita e ardhjeve të bardha, e cila e udhëheqë atë plotë shpresë drejtë ardhmërisë më të mirë. Është një gërshetim me vizionin e shkrimtarit në këtë rast, i cili me vetëdije krijuese, i kronikon epokës. E shihni pra, njeriu udhëhiqet nga një dritë e bardhë, por është gati gati e pa mundëshme pa u përballur me dramat e jetës.
Në librin e ”Ditari i luftëtarit”, koha fillonë nga një pikë nxehtë e luftës, ajo mundë të zgjasë me ditë, me muaj e me vite. E gjithë kjo kohë zhvillohet mes dy kohëve të ngrira. Në mes gjendet luftëtari, kronikani i një epoke. Kush do të thoshte se shkëlqimi i diellit që po vinte, do të shihej nga sytë e Ilamit, ndërsa mua më duket se ai shkëlqim vinte nga shkëlqimi i syve të luftëtarit, shkëlqimi i të cilëve e hipnotizoj terrin e një epoke, për ti dhënë shkëlqim të ri. Është një rast i mire, për ti bërë autopsinë e asaj epoke, sepse (jo rastësisht thuhet; kohën duhet ta ndalësh, pastaj ti bësh autopsinë), ajo tani më është ndalur, edhe pse udha e jonë vazhdon drejtë dritës, por me hapa tjera. Këtë mundësi, na e japin tregimet e këtij libri, të cilat na i risjellin në kujtese orët mes ndërrimit të epokave, sa do të dhimbshme ishin ato.
Kërkohej zhbërja e epokave, këtë e bënë luftëtarët e lirisë. Nga syri i tyre, nuk kish ku të fshihej drita, atë e kërkonin kudo, në male e fusha, në katunde e qytete, kudo ku rrezonte ajo. Këta janë personazhet dhe personazhi vetë, nëpër tregimet e Ilam Berishës.
E shihni pra, ai ishte dhe mbeti dëshmitari më besnik i epokës mes dy epokave...


Gëzim Ajgeraj, Zvicër, 10.11.2005

Përmbajtja:

Ditari i luftëtarit
Mbledhja në katund
Udha e lirisë
I dashur baba
Në krye të detyrës
Vizita në familje
Pranimi i letrës
Vizitë ushtarit të UÇK-së
Vrasja e Komandant Remzi Ademajt
- "Petrit Kodrës"
Vrasja e fëmijës në Kushtrim
Mësymja më 16 korrik të 1998-s
Urimet për fitoren kundër armikut
Shtimi i numrit të ushtarëve.
KUDO ERË E LUFTËS
Një shtatori i 1998-s.
Vrasja e Komandant Xhevatit.
Strehimi i civilëve.
Vrasja e fëmijëve të Arbërisë.
Përzënia nga vendlindja.
Vrasja e kësulëbardhit
Përkujtimi i dëshmorëve
Frymë lirie