e hënë, janar 2

Veprimtaria e poetes dhe publicistes se njohur Raimonda Moisiu





Raimonda Moisiu


Jeton dhe vepron ne:Hartford, Connecticut, United States

Raimonda Moisiu (Sade)
Ka lindur ne qytetin e bukur të Korces. Ka mbaruar shkollen tetevjecare ne qytetin e saj me rezultate te shkelqyera, ku si shperblim merr nje te drejte studimi per gjuhe te huaja dega anglisht. Me pas, pas mbarimit te studimeve ajo punon mesuese e gjuhes angleze.
Monda ka tre femije; dy djem dhe nje vajze.
Mondes i pelqen shume publicistika, perkthimet dhe ngjarjet e jetuara ku ajo vertete shkelqen. Por si pasion ne jete ajo ka me shume BAMIRESINE... Ne vitin '99 humbet njeriun me te mire te jetes ne nje aksident automobilistik. Po ne vitin '99 vjen ne USA me llotari se bashku me femijet e saj. Sot ajo jeton ne Hartford, kryeqyteti i Connecticut. Punon mesuese me parashkolloret. Organizon shume aktivitete ne komunitetin shqiptar te Hartfordit. Gjithashtu merr pjese ne disa lista interneti dhe website bashkeatdhetaresh, ku jep kontributin e saj me shkrime publicistike, perkthime, poezi ngjarje te jetuara dhe opinione te ndryshme per zhvillimin e proceseve demokratike ne Shqiperi e ne diasporen shqiptare. Se shpejti Raimonda nxjerr librin e saj ku do botoje te gjitha shkrimet publicistike. Urime te sinqerta zonjes se nderuare Raimonda Moisiu.

Nga adressa: http://raimondamoisiu.blogspot.com