e enjte, mars 9

Kush është kryeministri i ri i Kosovës ?


Agim Çeku ka lindur më 29 tetor 1960 në Qyshk të Pejës.
Ai ka qenë një nga komandantët kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), por karriera e tij ushtarake nis më herët, në kohën e ish-Jugosllavisë, kur ka mbaruar shkëlqyeshëm Akademinë Ushtarake.
Fillimisht ka shërbyer në ish-Armatën Jugosllave, prej të cilës është larguar në vitin 1991 dhe i është bashkuar ushtrisë kroate, ku ka kryer detyra të rëndësishme.
Është plagosur në shtator të vitit 1993 gjatë operacionit sulmues “ Xhepi i Medakut”. Ka gradën e kolonelit që nga viti 1994, ndërsa në vitin 1996 është emëruar shef i Shtabit të Korpusit të 5-të të Armatës Kroate. Ka marrë pjesë në të gjitha aksionet dhe luftimet në zonën e Zarës dhe të Likës,
si dhe në shumë operacione të rëndësishme për çlirimin e Kroacisë. Ka marrë pjesë në të gjitha aksionet dhe luftimet në zonën e Zarës dhe të Likës, si dhe në shumë operacione të rëndësishme për çlirimin e Kroacisë. Për kontributin e dhënë në çlirimin e Kroacisë, qeveria kroate i ka dhënë shumë dekorata dhe mirënjohje, të cilat u jepen vetëm personaliteteve me merita të jashtëzakonshme.
Në vitin 1999 është liruar nga ushtria kroate dhe i është bashkuar UÇK-së. Është emëruar shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe në këtë post e ka udhëhequr UÇK-në gjatë fushatës së bombardimeve të NATO-së dhe gjatë transformimit të saj. Në shtator të vitit 1999, me dekret të qeverisë së përkohshme të Kosovës, i është dhënë grada e gjeneral-lejtnantit. Më 21 shtator emërohet zyrtarisht komandant i TMK-së, kurse grada e gjeneral-lejtnantit i njihet edhe nga komuniteti ndërkombëtar. Për kontributin e dhënë në UÇK, qeveria e përkohshme e Kosovës e ka dekoruar me urdhrin “Adem Jashari”. Komandanti suprem i NATO-s, gjenerali Klark e ka dekoruar me “ Dekoratën për Shkëlqyeshmëri”.
Është i martuar dhe ka tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë. Ish-komandanti i UÇK-së konsiderohet si një nga personalitetet më popullore të Kosovës. Agim Çeku akuzohet nga Beogradi për krime lufte kundër serbëve gjatë luftës së Kosovës dhe të Kroacisë. Reagimet e aktorëve politikë në KosovëFatmir Sejdiu: Zhvillime normale në politikëPresidenti Sejdiu e cilësoi si një zhvillim normal largimin e kryeministrit dhe zëvendësimin e kryeparlamentarit dhe pohoi se së shpejti do të fillojë konsultimet për zgjedhjen e krerëve të ri të institucioneve.Opozitarët: Zhvillime pozitive, qeverisja ishte e dobëtShefi i opozitës në Kosovë, Hashim Thaçi ka thënë se procesi politik në Kosovë nuk është i lidhur me individët. Po kështu edhe Veton Surroi nga radhët e partisë reformiste ORA, është shprehur i kënaqur me zhvillimet e fundit në politikën kosovare. Surroi ka vazhduar kritikat e tij ndaj zotit Daci por edhe ka shtuar se ka pasur një qeverisje të dobët.Ahtisaari: Zhvillimet e fundit nuk e pengojnë procesin e nisurI dërguari i posaçëm i OKB-së për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, në sytë e të cilit po kryheshin këto zhvillime, ka thënë se nuk beson se ato do të mund të pengojnë procesin e filluar. “Nuk kam se ç'ka të komentoj dhe kjo i takon qeverisë e udhëheqësve politikë që të vendosin se si e organizojnë ata vetveten. Unë nuk shoh që këto zhvillime të kenë efekte negative në proceset që po zhvillohen," - tha Martti Ahtisaari. Petersen: Zhvillime normale demokratikeShefi i misionit të OKB-së në Kosovë, Soren Jessen-Petersen ndërkaq e ka cilësuar hapin e dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës si pjesë të një jetë normale demokratike dhe në përputhje me parimet demokratike. Ai i ka bërë thirrje kryeministrit të ri që të përshpejtojë zbatimin e standardeve dhe që të sigurojë se Kosova do të bëjë ç'është e mundur për të ofruar cilësi më të lartë të jetesës për të gjitha bashkësitë e saj. Pala serbe: Zhvillime të shpejta dhe të paprituraPërfaqësuesit e serbëve të Kosovës kanë thënë se nuk i kanë pritur këto zhvillime kaq shpejt. Oliver Ivanoviq është shprehur se ndryshimet brenda dy partive në koalicion kanë ardhur pas dobësimit të shëndetit të presidentit Rugova dhe ka shtuar se megjithatë serbët e Kosovës nuk e kanë pritur se gjeneral Çeku mund të jetë njëri nga kandidatët. Reagimi për shkarkimin e kryeparlamentarit të KosovësKryesia e FR të LDK së: Shkarkimi i Nexhat Dacit është i paanalizuar dhe i paligjshëm Kryesia e Forumit të Rinisë së LDK-së së në mbledhjen e sotme të jashtëzakonshme ka diskutuar rreth zhvillimeve të fundit në skenën politike në Kosovë dhe reflektimin e tyre në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Nëpërmjet një komunikate për shtyp, "Kryesia e FR-së së LDK-ës shpreh qëndrimin e saj unanim se vendimi i kryesisë së LDK-së për propozi- shkarkimin e akad. Nexhat Dacit nga posti i kryetarit të Kuvendit të Kosovës është i paanalizuar dhe jo valid". "FR i LDK-së çmon punën dhe angazhimin politik të akad. Nexhat Daci në LDK dhe në institucionet e Kosovës dhe njëkohësisht kërkon mbledhjen urgjente të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së për të shqyrtuar situatën e krijuar dhe marrjen e vendimeve me qëllim të ruajtjes së unitetit dhe funksionimit normal të partisë si dhe ruajtjes së besimit në elektorat. Forumi i Rinisë së LDK-së gjithmonë do t'i qëndrojë besnik rrugës së presidentit Rugova", thuhet në fund të komunikatës. Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës vendosi të largojë nga posti i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Dacin, një ditë më parë. Lajmi u konfirmuar nga Eqrem Kryeziu, nënkryetari i LDK-së. Në vend të tij, në krye të Kuvendit të Kosovës, kryesia e LDK-së ka caktuar z. Kol Berisha.