15 Korrik, nisin vetedeklarimet per legalizimet
E Marte, 20 Qershor 2006
Agjencia e Legalizimeve gati per qeverine udhezimet dhe projektet perkatese se si do zbatohet ligji.Do perdoren dhe vetedeklarimet e meparshme. Por nese nuk perputhen me ligjin e ri, duhen bere serish. Procesi i vetedeklarimit te banesave pa leje do te filloje me daten 15 korrik te ketij viti. Ekspertet kane lene keshtu nje afat kohor prej nje muaji, te nevojshem per pergatitjen e akteve nenligjore te duhura, udhezuesve perkates dhe ngritjen e administrates e cila do te merret me procesin e vetedeklarimeve nga ana e qytetareve. Procesi i vetedeklarimit te banesave pa leje do te filloje me daten 15 korrik te ketij viti. Pikerisht, ne mesin e muajit korrik nis edhe faza e pare e procesit te legalizimeve. Ekspertet kane lene keshtu nje afat kohor prej nje muaji, te nevojshem per pergatitjen e akteve nenligjore te duhura, udhezuesve perkates dhe ngritjen e administrates e cila do te merret me procesin e vetedeklarimeve nga ana e qytetareve. Agjencia e Legalizimeve, i ka gati udhezimet e reja per qeverine sesi do zbatohet ligji i ri. Por pret qe ato t'i kalojne qeverise dhe me pasajo te nxjerre vendimin perkates. I cili edhe pas 15 diteve te botimit ne fletoren zyrtare, kthehet i ligjeruar dhe i zbatueshem ne forme te detyrueshme per te gjithe banoret e zonave informale. Tashme, eshte bere e ditur se zonat ku do te perhapet Agjencia e Legalizimeve jane edhe qytetet ne te cilet ka me shume probleme ne lidhje me ngritjen ne keto 15 vitet e fundit te banesave informale. Sipas te dhenave, keto agjenci do te ngrihen perkatesisht ne rrethet Tirane, Durres, Shkoder, Elbasan, Vlore, Gjirokaster, Korce, Kukes, Peshkopi etj. Nderkaq, te gjithe formularet e vetedeklarimit te cilet jane plotesuar nga banoret e zonave informale sipas ligjit te vjeter te legalizimeve, do te merren ne rishqyrtim nga specialistet e ALUZMI t. Dhe vetem nese nuk do te kete mosperputhje ligjore me menyren sesi duhet te mbushen sipas ligjit te ri te legalizimeve, ata do te konsiderohen si te vlefshem nga Agjensia e Legalizimeve. Keshtu, Agjencia e Legalizimeve do te vleresoje si te vlefshem edhe formularet te cilet jane depozituar ne baze te ligjit te vjeter te miratuar ne vitin 2004. Kjo pasi ligji i ri qe ka miratuar parlamenti se fundmi mbi legalizimet, ka disa ndryshime brenda tij dhe per kete arsye pritet qe edhe ne plotesimin e formulareve te kete mosperputhje ne lidhje me ligjin qe sapo eshte miratuar. Vetedeklarimi eshte nje proces qe do te zgjase 4 muaj. Dy muajt e pare vetedeklarimi eshte pa pagese, ndersa dy muajt e fundit nese ai nuk realizohet, do te shoqerohet me vendosjen e gjobave kundrejt qytetareve. Nderkohe, pritet te aplikohen lehtesira per pagesen e vleres se truallit te zene. Mund te krijohet keshtu edhe lehtesia e pageses me disa keste, por ama brenda nje viti. Jane rreth 240 mije ndertime pa leje. Sipas te dhenave te deritanishme, jane rreth 240 mije ndertime pa leje ne gjithe vendit, te cilat presin te njohin legalizimin e tyre. Dhe jane rreth 4 miliard dollare te ngurtesuara ne ndertimet te cilat nuk jane pjese legale dhe e tregut ne Shqiperi. Do te jete e mundur qe ato te behen te verufikueshme dhe ligjore, vetem pas vetedeklarimeve dhe verifikimit ne terren qe do te realizohet nga ekspertet e urbanistikes. Gati rregullorja per zbatimin e ligjit te ri te legalizimeve Agjencia e Legalizimeve ka bere gati nderkaq, te gjitha udhezimet dhe projekt vendimet perkatese te cilat kane te bejne me zbatimin e ligjit. Projekti ne fjale, i ka kaluar qeverise dhe pritet miratimi i ketyre projekteve. Kur qeveria te miratoje keto akte, atehere do te filloje edhe puna konkrete per procesin e legalizimit. Nderkaq, ka perfunduar dhe plani i veprimit per zbatimin e ligjit te legalizimit te ndertimeve ne zonat informale. Ne kete plan veprimi jane te detajuara dhe me afate konkrete te gjitha hapat qe do te ndjeke secili institucion ne procesin e legalizimit dhe urbanizimit. Per banoret, jane pergatitur broshura, fletepalosje, ne te cilat shpjegohet se cfare duhet te kene kujdes dhe se si duhet te veprojne personat e interesuar per te kerkuar legalizimin e ndertimeve te tyre. Nderkaq, nese nuk realizohet procesi i legalizimit, asnje institucion shteteror apo bankar nuk do ta njohe ndertesen e bere. Dhe askush nuk do te jape garanci per demshperblim ne rast se ne zonen e objektit do te kerkohet ngritja e nje objekti publik. Fazat jane ato qe jane publikuar edhe me pare ne media: vetedeklarimi i siperfaqes ndertimore te zene dhe ndertimit pa leje ose te shteses pa leje mbi ndertimin me leje, nga subjekti apo personi fizik. Se dyti, eshte indentifikimi dhe verifikimi ne terren i cdo objekti te vetedeklaruar dhe harte fotografi i situates ndertimore. Te dhenat e mbledhura regjistrohen verifikohen dhe ruhen. Per cdo deklarim do te hapet nje dosje e vecante. Me pas kalohet ne procedurat e shqyrtimit dhe miratimit ne strukturat perkatese. Si do te vijojne procedurat e legalizimit? Banori i zones informale i cili eshte i interesuar per legalizimin e baneses se tij, duhet te paraqise fillimisht prane Zyres se Informacionit ne Bashkine e Tiranes dokumentin e pronesise dhe duhet te paguaje faturen prej 40 lekesh per m2, ne baze te siperfaqes qe permban vertetimi i pronesise. Ne baze te kesaj deklarate, do te pergatitet genplani i azhornuar, me gjithe rrjetin rrugor te percaktuar nga Drejtoria e Infrastruktures. Me pas, ne fazen e dyte, do te shqyrtohen objektet qe rezultojne ne rregull ne lidhje me Vijen e Ndertimit dhe zonimin). Ne genplan, do te hidhen firmat per rrjetin inxhinierik, si edhe do te hidhet njolla e objektit dhe kufiri i pronesise nga projektuesi. Mbi te gjithe dokumentacionin teknik dhe juridik, jepet informacion sqarues mbi dokumentet qe duhet te permbaje dosja. Faza e fundit, eshte ajo qe ka te beje me pagesen te cilen duhet te beje qytetari ne lidhje me siperfaqen qe ka zene brenda zones informale ne baze te ligjit te legalizimeve. Keshtu, pasi merret vendimi nga ana e Keshillit te Rregullimit te Territorit per legalizimin e ndertimit, do te behet edhe pagesa e gjobes qe parashikon ligji. Keshtu, per ndertime me qellim banimi, do te paguhet 4 perqind e vleres se investimit. Ndersa per ndertime me qellim tregtar, do paguhet 10 perqind e vleres se investimit. Keto pagesa do te behen prane Drejtorise se Tatim Taksave nepermjet terheqjes se autorizimit te pageses prane Drejtorise se Legalizimit dhe Shpronesimeve. Nderkaq, qeveria ka bere te ditur se zonat turistike do legalizohen sipas nje ligji te vecante. Aktualisht, sipas te dhenave, jane 230 mije vila, hotele, ndertesa te palegalizuara, te cilat do te legalizohen me ane te ketij ligji te posacem. Dokumentacioni per legalizim 1. Vertetimi i pronesise se truallit nga hipoteka dhe harta treguese provizore. Ky vertetim te jete i tre muajve te fundit dhe origjinal. 2. Origjina e prones, si me poshte: Vendimi i komisionit te kthimit te pronave Dhurim Akt trashegimie Kontrate shit blerje. Kjo te jete e fotokopjuar dhe e noterizuar. 3. Genplan i azhornuar me gjendjen faktike, i konfirmuar nga sektori i Kadastes Urbane. Ky genplan del me vule te bashkise, kundrejt tarifes 40 lek/m2. 4. Formulari Nr. 3/1, i cili bashke me nje fotokopje te genplanit (pika 3) do te pasqyrohet lidhja e objektit me infrastrukturen ekzistuese si: rruge, kanalizime, rrjeti elektrik, telefoni, ujesjellesi, higjiene, mbrojtja kundra zjarrit dhe mjedisi. 5. Projekti i nderteses ekzistuese arkitektonik dhe konstruktiv, te firmosur nga projektuesit (arkitekt, konstruktor) ne tri kopje, i cili te permbaje: Plan vendosja e objektit te ndertuar, ku te evidentohen konturi i ndertimit, distancat nga kufiri i prones dhe nga pronat e kufitareve. Planimetrite e te gjitha kateve. Dy prerje te nderteses. Kater pamje. Plani i themeleve Prerjet e themeleve. Plani i strukturave horizontale. Armimi trare, kolona, solete me gjithe prerjet e nevojshme. Pagesat jashte vijave te verdha Siperfaqja Pagesa Deri ne 100 m2 100 mije leke Deri ne 200 m2 150 mije leke Deri ne 300 m2 200 mije leke Deri ne 400 m2 300 mije leke Deri ne 500 m2 400 mije leke Mbi 500 m2 Me vlere tregu Pagesat brenda vijave te verdha Deri ne 100 m2 200 mije leke Deri ne 200 m2 300 mije leke Deri ne 300 m2 400 mije leke Deri ne 300 m2 Me vlere tregu Ja zonat kryesore informale te Tiranes Kamza Paskuqani Alliasi Babrruja Kinostudio Qytet Studenti Sauku, Misto Mame Kombinati Unaza e Re
<< Home