Deklarata e Ministrit te Jashtëm Mustafaj është sa e drejte aq dhe kombëtare.
Engjell Shehu
Shqiptaret kudo qe janë ne bote kane te drejtat e tyre si gjithë qytetaret e tjerë qe gëzojnë te drejtat universale ne liri dhe demokraci. Ceshtja e pavarësisë se Kosovës shtjellohet e tirret nga shume analiste politolog demagoge,nacionaliste e kundërshtarë ne mënyra te ndryshme sipas orekseve te tyre ne arenën kombëtare dhe atë ndërkombëtare . Është fare e qarte qe shqiptaret e Kosovës janë për vetëvendosje dhe ajo është pavarësia e tyre e plote ne një shtet te tyre ku secili duhet te gëzojë liritë dhe te drejtat e tij sipas kushtetutës se shtetit te vet. Mirëpo ne ketë situatë sa delikate aq dhe vendimtare për fatet e popullit Kosovës ku diskutohen dhe negociohet drejte kësaj finaleje te madhe pra te pavarësisë se Kosovës Serbia e cila është pale ne diskutimin dhe negocimin me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar po tregohet gjithmonë e me nacionaliste gjithmonë e me agresive pa leshura pe ne termin “Pavaresi’’sepse kërkon qe Kosova te ngelet ne juridiksionin territorial te Serbisë për vete interesat e saj strategjike dhe ekonomike. Ajo pra Serbia është munduar shume here qe me deklaratat e njëpasnjëshme qofte te Presidentit te saj, Kryeministrit dhe Ministrit te Jashtëm ne te gjitha deklaratat e tyre termin pavarësi te Kosovës e ka quajtur cenim te te drejtës territoriale shtetërore dhe agresion. Ne te njëjtën kohe duke pare edhe presionin e bashkësisë ndërkombëtare qofte atë Evropiane edhe te Shteteve te Bashkuara Serbia ka hedhur opsione te ndryshme për përcaktimin e statusit final te Kosovës duke thënë me shume se autonomi dhe me pak se pavarësi duke lëne te nënkuptuar se pavarësia është e pamundur dhe e pa pranueshme për palën serbe. Ka arritur deri atu sa te te vere kushte e qe qofte se Kosova do te kërkojë Pavarësi atëherë serbet e Mitrovicës veriore do te bashkohen me Serbinë . Këto presione i ka bere vetëm e vetëm për te ndaluar pavarësinë e Kosovës dhe për te bere presion mbi faktorin ndërkombëtare për te thënë se pavarësia është një gjë e pa realizueshme. Ne te gjitha këto raste deklaratash e presionesh qe ka bere Serbia nuk kemi pare ndonjë reagim te menjëhershëm dhe irritues nga na e ndërkombëtareve siç po shohem tani ne deklaratën qe beri ministri ynë i jashtëm Besnik Mustafaj kur tha se ne raste te ndarjes se Kosovës atëherë Shqipëria nuk jep garanci për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë përfshirë këtu edhe shqiptaret e Maqedonisë. Unë mendoje se deklarata e ministrit tone zotit Mustafaj ne këto momente për statusin final te Kosovës është sa e drejte aq dhe kurajoze dhe ne favore te interesave tona kombëtarë. Duke pare presionin qe po bene Serbia për te ndalur me çdo kushte pavarësinë e Kosovës atëherë është e drejta jone si shtet për te dhënë opsionin tone ne lidhje me situatat dhe te ardhmen e shqiptareve qe jetojnë jashtë kufijve tone duke mos qëndruar pasiv por duke përkrahur gjithmonë e me shume te drejtën për vetvendoje te popullit shqiptare ne Kosovë. Njerëz apo politikane qe nuk bëjnë dot ujit e holle pa lejen e bashkësisë ndërkombëtare dhe qe çdo e thënë e ndërkombëtare është ligj për shtetin e tyre sic është për fat te keq sot opozita shqipater nuk bëjnë gjë tjetër vetëm pengojnë dhe dëmtojnë politiken e jashtme te vendit tone vetëm për tu bere qejfin partnerëve te huaj pa menduar për vasalitetin qe i krijojnë vetes se tyre ne politiken e tyre pa te ardhme. Maqedonia ne njëfarë mënyrë pas deklaratës se Ministrit te Jashtëm zotit Mustafaj u shpreh se: Është e zonja ajo për te mbrojtur kufijtë e saj duka dashur te thotë se me dhune nuk do te lejoj shqiptaret e Maqedonisë për vetëvendosje. Opozita shqiptare e përçare ne thelb por e bashkuar ne dukje kërkon dorëheqjen e ministrit te jashtëm për te krijuar debat politik kur kjo nuk është e nevojshme dhe as e drejte ne këtë situatë qe bashkimi i faktorit politik ne vende është i domosdoshëm për te përkrahur unanimisht pavarësinë e Kosovës tani me shume se kurrë duke lëne mënjanë merite politike e partiake ne vende.
http://engjellshehu.blogspot.com/
http://gjuhashqipe://blogspot.com
http://geocities.com/albsit
<< Home