e enjte, mars 9

Gozhda e Nastradinit tek kutia e votimit




Engjell Shehu

Ka rreth me shume se tre jave qe ne parlamentin tone shohem te njëjtën skemë te njëjtët aktore dhe te njëjtat batuta qe ne sytë e njerëzve te cilët i shohen bëhen përditë e te bezdisshem me aktet e tyre te ulëta te shoqëruara me bilbila, borie, fleta te grisura dhe aty këtu edhe me shkulje te mikrofonit te drejtueses se kuvendit. Kërkimi i mocionit te mosbesimit ndaj drejtueses se kuvendit ishte vetëm sebepi ose e thene ndryshe gozhda e nastradinit siç thuhet ne gjuhene popullore për te ardhur deri këtu ku kane ardhur ne një situatë vërtete te pa këndshme dhe aspak serioze për vendin qe perfaqesojne ne atë foltore te larte ligjvënëse. Nuk është problemi tani se është mohuar vota e fshehte deputeteve sepse ajo është aty ne rregullore dhe është votuar e projektuar e gjithë nga vete parlamenti përfshire këtu edhe opozita qe bertete dhe çirret me te madhe se është diskriminuar e mohuar e drejta e votës. E vërteta e gjithe kësaj gjullurdie e amullie eshte tek ndryshimi i kësaj rregullore për faktin e thjeshte qe votimi me kuti te fshehte munde ti sjell pozitës rrjedhje votash dhe për pasoje opozita fiton terren për te bere edhe me te vështirë qeverisjen e Partisë Demokratike. Është po ashtu e vërtetë qe brenda pozitës apo mazhorances ka njerëz qejfmbetur si rezultate i mosperfshirjes se tyre ne qeverisje e zotit Berisha. Duke nuhatur mire këto divergjenca brenda mazhorances si dhe lëkundjen qe ka bere grupi i reformatorëve i kryesuar nga kryetari i grupit Nard Noka opozita kembengul per votimin e fshehte duke mos lëne hapësire tjetër kompromisi me mazhorancen për te vazhduar pune normalisht kuvendi. Ne pamje te pare duket sikur opozita nuk e ka qëllimin aty ku ajo ka synuar dhe synon pra ne testimin e votave te mjaftueshme te mazhorances për te qeverisur, por ajo pra opozita ka dale me sloganin qe i është mohuar vota e fshehte, ajo ne kuti. Skenat dhe veprimet e deputeteve te opozitës te cilët qëndrojnë ne këmbë përballë drejtuese se kuvendit janë te një skenari te përgatitura me kujdes qe duan te realizojnë me çdo kushte paralizimin e punës se kuvendit duke sjelle krizë parlamentare dhe pastaj kuptohet se çfarë munde te ndodhe ne politike kur nuk funksionon parlamenti, pra dalin jashtë loje te gjitha institucionet e tjera kushtetuese dhe vendi hynë ne një kaos me precedent te rrezikshëm. Duke e ditur dhe e kuptuar mire këtë skenar te përgatitur djallëzisht nga ata qe e hartuan dhe e zbatuan mocionin e mosbesimit për kryetaren e parlamentit pra vet opozita, pozita po i përgjigjet e qete dhe me argumentin e ligjshëm se rregullorja nuk munde te ndryshoje atëherë kur janë ndryshuar kahet e kompozimit te parlamentit pas 3 korrikut. Rregullorja e parlamentit është punuar dhe votuar nga te dyja palët qofte ajo opozitare qofte dhe mazhoranca parlamentare. Gozhda e nastradinit pra votimi me kuti te fshehte i mocionit te mosbesimit te kryetares se parlamentit do te vazhdoje për aq kohe sa opozita te ndergjgjesohet për te respektuar rregullat e lojës politike edhe kur ajo nuk është ne pushtet.
Mazhoranca politike po tregon ne mënyrë sistematike durim dhe kushtuetshmeri ne miratimin e ligjeve dhe amendamenteve qe do miraton ne zhurmën e pa kuptimte dhe lodrat e opozitës për te futur gurë nene rrota integrimit te vendit tone ne organizmat evropiane.

Engjëll Shehu
http://engjellshehu.blogspot.com/
http://gjuhashqipe.blogspot.com/
http://geocities.com/albsit