e enjte, qershor 15

Flori Bruqi


Biografia e shkrimtarit tone Kosovar Flori Bruqi


Nga web faqja enciklopedike e internetit “Wikipedia”, Enciklopedia e Lirë

Flori (Maxhun) Bruqi u lind më 29 .06. 1952 në Isniq të Deçanit(Kosovë). Studimet e Defektologjisë i kreu në Beograd ,ndërsa ato posdiplomike (Magjistraturë) në Universitetin e Prishtinës - në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit (2004). Bashkëpunoi më shtypin e përditshëm e periodik të vendit dhe të jashtëm që nga viti 1974 e deri me tash (“ Bota e re”-Prishtinë,”Rilindja”-Prishtinë, “Danas”-Zagreb, ”Dello”- Lubjanë,”Dnevnik”- Lubjanë, “Veqer”- Maribor,”Le Mond”,”Corriera della Sera” etj). - - Është anëtar i Lidhjës së Shkrimtarëve të Kosovës ( 2000 ) si dhe anëtar i Forumit të Shkenctarëve në internet ( 2003 ) “Alb Shkenca” dhe “Art-Café”(2004). - - Tash është menagjer i kompanisë “ Flomed” nga Prishtina dhe menagjer gjeneral për Kosovë në distribuim të preparateve farmaceutike të “Schulke-Mayr”it të Gjermanisë dhe “ Borer chemie AG “ të Zvicres. Deri më tash ka botuar këta libra:

1.Zjarri i diellit,poezi,Prishtinë,1995.

2.Ndërgjegjja,roman,Prishtinë,1995.
3,Vrasësit e liridonëve,roman,Prishtinë,Tiranë,1996.
4.Ringjallja,roman,Tiranë,Prishtinë,1996.
5.Gjarpërinjtë e pallatit,roman,Tiranë,Prishtinë,1996.
6.Dorëzeza,roman,Tiranë ,Prishtinë,1997. 7.Tokë e djegur,roman,Shkodër,Tiranë,Prishtinë,1998.
8.Burri dhe gruaja,libër shkencor,Tiranë,Prishtinë,2000.
9.Pallati i akereonit,roman,Tiranë,Prishtinë,New York,2000.
10.Vademecum DDD,libër shkencor,Prishtinë,2002.
11.Struktura faktoriale e dimensioneve antropometrike dhe fiziologjike , Prishtinë,2004. 12.Ndikimi i sportit në personalitetin e njeriut,libër shkencor,Prishtinë,2004.
13.Delinkuenca e të miturve dhe ushtrimet fizike,Prishtinë,2004.
14.Vademecum për preparate higjenike të “Schulke – Mayr”– it , libër shkencor , Prishtinë,2004.
15.Dallimet në disa ndryshore fiziologjike ndërmjet studentëve sportistë dhe jo sportistë para dhe pas vrapimit 400 metra(Punim magjistrature,Prishtinë 2005).
16.Antropometri-Jakov Milaj”Raca shqiptare,recension i zgjëruar i botuar në Floart,2005.
17.Si ta njofim internetin,Flomed ,tetor-2005.
18.Sëmundjet infektive seksuale”,Floart,tetor-2005.
19.Udhëzues i shkurtër i preparative dezinfektuese ,Flomed,2006.
20.Merruni me sport dhe ushtrime fizike për t’u relaksuar,Floart,janar 2006.
21.Kosova nuk është i berzë e zezë , Floart,dhjetor 2005.
22.Fshehtësitë dhe të vërtetat për virusin avian’,Flomed,2005.
23.THE ECONOMIC ASPECTS OF SPORTS RECREATION AND HEALTH”,Sport ritmi-zemrës,janar 2006,etj.
24.DETERMINANTAT SOCIO-PSIKOLOGJIKE TË USHTRIMIT FIZIK(Hulumtim socio-psiko –kineziologjikë më studentët e Universitetit të Prishtinës),Flomed,2006. Botoi një numër të madh punimesh në përiudhën gusht-dhjetor2005.
etj. - - -

Flori Bruqi ,mbrojti punimin e magjistraturës më titull ”Dallimet në disa ndryshore fiziologjike ndërmjet studentëve sportiestë dhe jo sportistë , para dhe pas vrapimit 400 metra “ para komisionit shkencor - - të Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit në Prishtinë , në përbërje - Prof . Dr . sc . Hasim Rushiti , kryetar , Prof . Dr . Hysni Daka , mentor - , Prof . Dr . sc ..Mustafë Aliu , anëtarë . - - - Flori Bruqi, gjatë mbrojtjes së temës në fjalë , në fillim dha një hyrje të shkurtër mbi problematikën e hulumtimeve të gjertanishme mbi funksionin e sistemit kardiovaskular dhe respirator të sportistët dhe jo sportistët e dy gjinive. - - - Qëllimi i punimit ishte i hartuar në hulumtimin e strukturës latente të hapësirave të fshehta antropometrike dhe fiziologjike. - - - Magjistri i tashëm i shkencës së “Fiziologjisë kineziologjike”, Flori Bruqi ka zbatuar një metodologji të avancuar shkencore gjatë këtij hulumtimi të tij në 22 parametra morfologjikë-fiziologjikë duke përdorur kriteret e avancuara të “Programit biologjikë ndërkombëtar” të Weiner-it dhe Louri-esë; “Praktikumin e antropologjisë biologjike” të Buzin-ës më bashkëpunëtorë; ”Parktikumin e fiziologjisë sportive”,të Heimer-it më bashkëpunëtorë; ”Udhëzuesit Kombëtarë të Asociacionit Shëndetësor Amerikan” etj. - - - Punimi i magjistraturës të Flori Bruqit, është vlerësuar lartë nga komisioni shkencorë dhe i cili ka shfrytëzuar burime më të reja të literaturës (citon 49 referenca librash më të rinj nga kjo lëmi shkencore) si dhe ka përdorur 17 web-adresa portale relevante që merren më këto hulumtime të “Fiziologjisë kineziologjike” botërore. - - - Mr.sc. Flori Bruqi , deri më tash ka botuar shumë libra letrare dhe shkencore. - - - Shkrimet e tij lexuesi ynë shpesh herë i ka lexuar në disa web site interneti si bie fjala në “Alb-shkenca.org “; “Art-Cafe ”,:” Floart” Flori-Press” - - “Sport-ritmi i zemrës”,"Metafora poetike","Frosina.org" etj.