e hënë, mars 20

Ariel Sharon profili i një vrasësi

Marre nga adresa: http://tanmarket.com/php



Pas infarktit të shkaktuar në zemër, më 4 janar 2006, kryeministri izraelit, Ariel Sharon është ndarë njëherë e përgjithmonë nga jeta politike e Lindjes së Mesme.Edhe pse mediat në ditët tona, Sharonin në kohët e fundit janë munduar t’a portretizojnë si njeriun e paqes së Lindjes së Mesme, siç Rajmonda Moisiu bën më 14 mars 2005, historia e tij është një nga më kriminalet të burrështetasve të shekullit të XX.

Nga z.Olsi Jazexhiu

Ariel Sharoni, është një kriminel lufte, si pasojë e vrasjeve që ai ka bërë kundër popujve arabë në Lindjen e Mesme. Sharoni ka qënë një anti-shqiptar i tërbuar i cili në kohën kur NATO ndërhyri në Kosovë për të bombarduar regjimin e Millosheviçit, ulërinte nga Jeruzalemi kundër myslimanëve kosovarë dhe qeverisë “Klinton”. Edhe pse vendi i tij duhej të ishte në Hagë, për krimet e kryera në Libanin e vitit 1982
dhe atyre më parë, ai i ka shpëtuar ndjekjes së drejtësisë, falë manipulimit që Gjykata e Hagës i bëri ligjeve të saja, sipas së cilave udhëheqësit e qeverive nuk mund të çohen përpara saj si pasojë e imunitetit diplomatik që gëzojnë.Megjithatë Sharoni ka qënë një kriminel i kërkuar në disa vende të botës. Në Belgjikë, deri në vitin 2003, ndaj tij gjykatat vendase kishin lëshuar një urdhër arresti. Krimet që Sharoni ka kryer, për hir të ndërtimit të projektit të shtetit të Izraelit të Madh, nuk mund të injorohen lehtë. Ngaqë shkrimi i ditëve të fundit nga Rajmonda Moisiu mundohet që Sharonin ta portretizojë si njeri të paqes, ky shkrim synon të provojë të kundërtën. Cili ishte Ariel Sharoni? Ariel Sharoni rrjedh nga një familje çifutësh nga Bjellorusia. I ati i tij ka qënë mik i ngushtë i babait të Menakhem Beginit, terroristit sionist që themeloi së bashku me Sharonin Partinë Likud në vitet 70-të. Pas luftës së Parë Botërore familja e Sharonit u largua për në Tblisi të Gjeorgjisë. Në vitin 1921 i ati i Sharonit, Samuil Sharon, u largua nga Gjeorgjia për në Palestinë, ku pushtoi një fermë arabe pranë Tel Avivit. Në këtë fermë të ndërtuar mbi tokën arabe, në vitin 1928 lindi edhe vetë Ariel Sharoni. Siç Sharoni rrëfen në kujtimet e tij, që kur ishte 13 vjeç i ati e mësoi se si të përdorë thikën për të vrarë fqinjët e tij. Ndërsa ishte ende i ri Sharoni iu bashkua organizatës terroriste Haganah. Në Haganah Sharoni mësoi ligjet e luftës dhe jetën e vështirë që një terroristi i duhet të bëjë. Motoja kryesore që ai mësoi ndërsa sulmonte fqinjët e tij arabë ishte se kundërshtarin duhej ‘ta godiste i pari dhe sa më rëndë’, dhe në mënyrë sa më brutale. Gjatë luftës për pushtimin e Palestinës në vitet 1948-49, Sharoni u inkuadrua në ushtrinë izraelite, e cila pas bombardimit dhe vrasjet që ju bëri britanikëve në Hotelin David, nisi të dëbojë arabët nga tokat e tyre historike. Nga një ushtar i thjeshtë që ishte, shumë shpejt Sharoni u bë gjeneral i forcave kolone. Megjithatë Sharoni ka qenë një ushtar i keq. Përgjatë jetës së tij ai është shquar për gënjeshtar, anarshist dhe i pabindur. Kështu gjatë pushtimit të Suezit në 1956, Sharoni çoi bataljonin që udhëhiqte në kurth të egjiptianëve dhe po të mos ishte ndërhyrja amerikane ai së bashku me ushtarët e tij do të ishin vrarë. Karriera e Sharonit në ushtrinë izraelite nisi në vitin 1953. Në këtë vit ai u bë komandant i Njësisë 101, specialiteti i të cilës ishin sulmet në pararojë dhe terrorizimi i civilëve arabë. Në kujtimet e tij Sharoni shkruan se filozofia e jetës së tij ushtarake nuk ka qënë hakmarrja ndaj arabëve apo thjesht parandalimi i luftës, por “krijimi mes tyre i psikologjisë së mundjes, duke i goditur ata në çdo kohë dhe aq egër saqë të besonin se ai është i pathyeshëm.”… për këtë arsye shton ai, “mendimi im ka qënë që gjithnjë kur të godisnim nuk duhej të shkaktonim dëme të thjeshta, por dëme të paimagjinueshme te armiku.” Krimet e para të dokumentuara të Sharonit nisin në vitin 1953 kur ai pushtoi Jordaninë dhe shkatërroi mbi 45 shtëpi në fshatin Kibja të Bregut Perëndimor. Njësia 101 vrau 69 njerëz, ku mbi gjysma e tyre ishin gra dhe fëmijë. E njëjta njësi 101 do të vriste edhe 50 refugjatë arabë në kampin El-Bureig në Gaza. Edhe pse terrori i Sharonit do të dënohej botërisht, në Izrael, regjimi atë e shpalli hero. Lufta e Vitit 1967 Shteti i vogël i Izraelit i themeluar në vitin 1948 kishte konsensusin e perëndimit si pasojë e zgjidhjes së ‘Çështjes Çifute’ që evropjanët kërkonin t’i jepnin pas Luftës së Dytë Botërore hebrejve që jetonin në Evropë prej shekujsh. Ngaqë zionistët patën refuzuar planin e Bismarkut gjatë fundshekullit të 19-të për krijimin e një shteti çifut diku në Madagaskar apo Afrikë, kolonializmi britanik në Lindjen e Mesme gjatë Luftës së Parë Botërore e pa krijimin e shtetit çifut në Palestinë si projektin më të mirë të dominimit të botës islame. Megjithatë projekti Zionist për të sunduar Lindjen e Mesme mori shumë hov pas viteve 50 si pasojë e emigrimit masiv të çifutëve rusë për në Palestinë. Për këtë arsye Lufta e vitit 1967 ishte e nevojshme për shtetin Zionist i cili kërkonte hapësirë për muzhikët që po pushtonin shtetin e ri nga Stepat e Siberisë. Edhe pse shumë çifutë nuk donin luftë, kolonistët hebrej dhe qarqet ultra-zioniste kërkonin të bëhej luftë për të strehuar çifutërinë e Evropës në Lindjen e Mesme. Për këtë arsye gjenerali Ariel Sharon ishte nxitësi kryesor i politikës së kolonizimit të Bregut Lindor dhe Rripit të Gazës me kolonë izraelitë. Megjithë suksesin e Izraelit në luftë, ushtari Sharon do të përjashtohej nga armata izraelite pas Luftës së Ramazanit apo të ashtuquajturës Luftës së Yom Kippurit siç çifutët e njohin atë. Gjatë Luftës së Ramazanit në 1973 ai rrezikoi sërish bataljonin që udhëhiqte dhe po të mos ishte paqja e nënshkruar më pas, arabët do të kishin vrarë sërish me qindra ushtarë izraelitë. Ndërsa mbeti i papunë dhe në mes të rrugëve, Sharoni hyri në politikë, duke iu bashkuar Partisë së Herutit të Menakhem Beginit. Pas shumë aventurash më në fund në vitin 1977 Sharoni së bashku me Menakhem Beginin themeluan Partinë Likud. Me partinë e re u bashkua edhe terroristi i famshëm me një sy, Moshe Dajan dhe Ezer Veizman. Në zgjedhjet 1977-ës, Likudi fitoi zgjedhjet dhe Sharoni u bë ministër i bujqësisë. Gjatë kësaj kohe Sharoni nisi politikën e kolonizimit dhe pushtimit me dhunë të tokave të arabëve në Gaza dhe Bregun Perëndimor. Ndërsa në 1981 Ariel Sharoni u bë shtytësi kryesor në qeverinë izraelite që kërkoi bombardimin e centralit bërthamor iraken në Osirek. Sharoni si kriminel lufte Edhe pse Sharoni ka kryer shumë krime në Lindjen e Mesme, miqtë e tij ndërkombëtarë kanë evituar organet e drejtësisë që të përballen me të. Megjithatë në vitin 1981 kur Sharoni shërbeu si ministër i mbrojtjes, dhe pasi kishte pushtuar Libanin, janë pikat më kulmore të krimeve të tij. Më saktë masakra kundër civilëve palestinezë në Libanin e vitit 1982 në kampet e refugjatëve në Sabra dhe Shatila në Beirut ndërtojnë më mirë profilin vrasës të Sharonit. Historia e pushtimit të Libanit në 1981 lidhet me dëshirën e izraelitëve për të ndërtuar një Lindje të Mesme pro – izraelite pas paqes që ata siguruan me Egjiptin në 1978. Pasi jordanezët dëbuan OÇP-në për në Liban në 1970, Libani shërbeu si bazë e rezistencës palestineze. Për të shkatërruar palestinezët por edhe influencën e Sirisë, Sharoni pushtoi Libanin, duke instaluar një qeveri kristjane pro-izraelite në vend. Gjatë pushtimit të Beirutit, Izraeli e ktheu qytetin në gërmadhë duke vrarë mbi 19.000 civilë dhe plagosur mbi 30.000. Pushtimi i Beirutit u shoqërua me largimin e Arafatit dhe luftëtarëve të tij për në Tunizi. Megjithatë për të marrë hak deri në fund, edhe pas largimit të Arafatit, Sharoni pushtoi ushtarakisht të gjithë qytetin dhe pasi sulmoi me tanke të gjitha kampet e refugjatëve palestinezë, rrethoi kampet më të mëdha të tyre, Sabrën dhe Shatilën në Beirutin perëndimor, ku më pas futi falangat e krishtera libaneze për të ‘larë hesapet’ që ata kishin me palestinezët. Masakra kundër civilëve të pa-armatosur shkaktoi mbi 10.000 të vrarë të cilët u shfaqën nëpër televizionet e të gjithë botës ndërsa rrinin të vdekur nëpër rrugë. Masakra ishte kaq prekëse sa që në Izrael, mbi 400.000 banorë marshuan në rrugët e Tel Avivit dhe kërkuan dorëheqjen e qeverisë. Komisioni Kahan i Hetimit e gjeti Sharonin personalisht fajtor, dhe ai u shpall në të gjithë botën si një kriminel lufte. Atij iu refuzuan vizat qoftë në SHBA dhe Evropë. Marrëveshja e Oslos Më rënien e Bashkimit Sovjetik dominanca e perëndimit në Lindjen e Mesme u bë e padiskutueshme. Në vitin 1993 qeveria e re Laburiste së bashku me Klintonin në Oslo i dhanë Palestinës një marrëveshje, e cila parashikonte krijimin e shtetit palestinez në vetëm 22% të asaj që më parë ishte Palestinë. Megjithatë qarqet izraelite nuk donin të pranonin qeverinë e themeluar nga Jitzhak Rabini dhe Klintoni në Rripin e Gazës me Arafatin. Benjamin Netanjahu që ishte aleat i ngushtë i Republikanëve në Amerikë refuzoi Paktin Klinton dhe sulmoi publikisht Rabinin dhe Shimon Peresin, ndërsa Marrëveshjen e Oslos e krahasoi me Paktin e Mynihut ndërmjet Hitlerit dhe Çambërlenit. Propaganda bëri punën e saj. Në 1995 Rabini u vra nga terroristi çifut Jigal Amir, dhe në 1996 Likudi rierdhi në pushtet. Megjithatë në 1999 qeveria Likud ra dhe në pushtet erdhën sërisht Laburistët me Ehud Barakun. Përpjekjet e Barakut për të krijuar Shtetin e vogël Palestinez, dështuan pasi Arafati nuk pranoi të shesë Jeruzalemin ndaj shtetit Izraelit. Por përpjekjet e Barakut për paqe krijuan një makth të paparë në qarqet ultra-zioniste të cilat zgjodhën Sharonin kryetar të Likudit. Për të shkatërruar njëherë e mirë Paqen në Palestinë, në vitin 2001, Sharoni marshoi në Xhaminë Aksa sëbashku me një turmë fondamentalisësh hebrej. Me marshin e Sharonit në Xhaminë Aksa, Marrëveshja e Oslos vdiq. Palestinezët nisën Intifadën Al-Aksa nën udhëzimet e Arafatit dhe në botën Islame u ngjall frika e shkatërrimit të Xhamisë së Shenjtë. Ndërsa në shkurt 2001 Sharoni u zgjodh kryeministër i Izraelit. Sharoni, terrori dhe 11 shtatori Pas fitores në zgjedhjet e shkurtit 2001 vetëm me 37% të votave, Ariel Sharoni u shpall kryeministër i Izraelit. Ndërsa bota dridhej, Ariel Sharoni përdori sulmet e 11 shtatorit 2001 që brenda natës të kthehej nga një ish-kriminel lufte, që kërkohej në të gjithë botën, në heroin e ri të luftës kundër terrorizmit botëror. I pashqetësuar për krijimin e skandaleve publike, tip Sabra dhe Shatila, Sharoni rinisi një gjenocid të ri kundër palestinezëve. Ai futi trupat izraelite në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor duke shkatërruar shtëpi, bombarduar nga ajri, burgosur pa gjyq, torturuar dhe vrarë palestinezë sipas dëshirës. Duke iu gëzuar faktit se perëndimi tashmë ishte i tëri në eufori kundër Botës Islame, Sharoni iu kthye Arafatit, i cili i kishte shpëtuar vite më parë në Liban. Në 3 prill 2002 armata izraelite hyri në kampin palestinez të Xheninit të cilin do ta kthente brenda pak kohe në petë. Përfaqësuesi i OKB-së, Terxhe Road Larsen që vizitoi kampin pas masakrës deklaroi se kishte parë një tërmet. Në Xhenin u vranë disa qindra arabë, burra, gra dhe fëmijë. Shumë nëna u vranë ndërsa ushqenin bebet e tyre, ndërsa fëmijët e vegjël shihnin sesi bombat iu vrisnin prindërit dhe komshijtë. Më pas, në 2 prill Sharoni rrethoi Arafatin në Mukata të Ramallahut, dhe kërkoi ta vrasë. Por i përballur me protesta ndërkombëtare, dhe me furtunën që vrasja e Arafatit do të shkaktonte në botë, Sharoni, u tërhoq, duke izoluar Arafatin me muaj të tërë. Pas kësaj agjentët e tij brenda Mukatasë nisën helmimin e tij. Sikur të mos mjaftonte masakra e Xheninit dhe sulmi ndaj Arafatit, Sharoni pushtoi për shtetin izraelit gjysmën e Bregut Perëndimor sëbashku me Jeruzalemin. Për këtë ai ndërtoi edhe një mur masiv për të burgosur të gjallë palestinezët. Edhe pse ky mur u shpall ilegal nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, Sharoni vazhdoi të sundojë. Konfliktet që ndoqën Libanin, në shkurt 2005, kur kryeministri libanez Rafik Hariri mbeti i vrarë, sipas politikanëve arabë mbajnë pas gishtin e Sharonit i cili me ndërhyrjen në Liban dhe largimin e Sirisë që aty synonte të izolojë palestinezët nga regjimet mike dhe të hakmerret me Libanin për atë që la pa bërë në 1981. Megjithatë, infakti që e goditi në zemër në 4 janar 2006 e ndaloi Sharonin nga vijimi i dosjes së gjatë të krimeve që ai ka bërë përgjatë historisë. Duke parë rezymenë e përgjakshme të historisë së Ariel Sharonit, shkruesi i këtij shkrimi habitet dhe pyet se për cilin Sharon – njeri paqeje – flet Rajmonda Moisiu më 14 mars 2005?