e martë, mars 21

Gripi flua avian (Pjesa 9-te)


Flori Bruqi


Buletini Nr 9: FLOMED,18 shkurt 2006

H5N1 më i rrezikshëm se SARS
Zyrtarë mjeksorë kanë paralajmëruar se bota është afër një epidemie të fuqishme infektuese e cila është një përzierje e influncës së shpezëve dhe gripit.Autoritet kanë bërë të ditur se të prekur nga kjo epidemi do të jenë njerëzit dhe jo shtazët siq ështëmenduar më parë. "Ne jemi duke e hulumtuar por nuk e dimë se kur do të ndodhë" ka tënë një zyrtar i OBSH-së.. "Nëse ndodhë, do të jetë më i rrezikshëm se SARS" bëjnë të ditur zyrtarët. Shkaku se pse është më i rrezikshëm se SARS është se H5N1 është virus i cili transmetohet sikursegripi i zakonshëm kurse SARS ishte gjysëm transmetues. H5N1 tashmë ka mbytur 32 persona nëTailandë dhe Vietnam këtë vit, derisa SARS (Severe Acute Respiratory Syndrome) ka mbytur 774dhe ka infektuar afër 8000 persona kryesisht në Azi në vitin 2003. Të dy epidemitë kanë shkaktuarhumbje të konsiderueshme ekonomike në rajon. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruarse gripi i shpezëve i përzier me gripin e njerëzve mund të shpërndahet shpejtë dhe të shkaktojë afro 7 milion vdekje. Azia është vendi më i rrezikuar nga virusi H5N1 dhe për këtë arsye është krijuar Asociacioni i Popujve të Azisë Jug-Lindore (The Association of Southeast Asian NationS-ASEAN),ku bëjnë pjesë Malejzia, Indonezia, Filipinet, Tailanda, Vietnami, Brunei, Kamboxhia, Laos dhe Myanmar.Mbarë bota ndien kërcënimin e përhapjes së një epidemie, që të kujton atë të vitit1918, e cila shkaktoi vdekjen e 50 milion njerëzve në mbarë rruzullin tokësor, duke shënuarKështu një numër më të madh viktimash, sesa Lufta e Parë Botërore.Gripi i shpendëve, i njohur ndryshe si murtaja e zogjve vazhdon të jetë një kërrcënim në rritje, tashmë me përmasa globale...Influenca e shpendëve u diktua për herë të parë në vitin 1878 në Itali, si një sëmundje erëndë e pulave. Sëmundja mund t'i prekë zogjtë në formë beninje, duke shkaktuar shpupurisje të puplave,probleme në pjellori, ose në forma shumë patogjene, që kalojnë në një "Ebolë pule", e cila më pas çon në ngordhjen e shpendëve brenda 48 orëve.Që prej vitit 1959, kur u identifikua në Skoci një formë e parë shumë patogjene e gripittë shpendëve, e shkaktuar nga një virus H5-N1, afro 20 vatra shpërthyen në botë, ndër të cilat, 7 sosh kanë pasur një përhapje të madhe dhe vetëm njëra u shtri në pak vende.Infektimet e njerëzve nga gripet e shpendëve janë shumë të rrallë dhe në pjesën më të madhe këta virusë kanë shkaktuar vetëm patologji beninje tek njeriu, duke u shfaqur shpeshherë si infeksion viral i të bardhës së syrit, që shërohet plotësisht. Për momentin nuk ekziston ndonjë vaksinë për të mbrojtur qëniet njerëzore nga gripi i shpendëveH5N1. Megjithatë puna tek disa prototipë vazhdon. Përpjekjet vështirësohen nga mosnjohja e formësqë mendohet se do të marrë virusi nëse ai do të pësojë ndryshim (transferohet tek njerëzit). Megjithatë disa lloj ilaçesh anti-virale që janë në dispozicion mund të ndihmojnë kufizimin e simptomave. Zyrtarët thonë se në Kosovë ende nuk ka grip të shpezëveMinistria e Bujqësisë dhe Shërbimi Veterinar dhe i Ushqimit të Kosovës përmes një kumtese ka deklaruar se me vëmendje po e përcjell situatën epidemiologjike të gripit të shpendëve (Avian Influenza) dhe se mbi bazë të vlerësimeve dhe analizave të bëra deri tani, është konstatuar se gjendja e shpendëve në Kosovë është plotësisht nën kontroll dhe masat e ndërmarraderi tani me urdhëresat të caktuara, janë duke dhënë efektet e veta. Agjencioni Veterinar dhe i Ushqimit i Kosovës njofton se në bazë të rezultateve të analizave të fundit, në Kosovë nuk ka shenja të gripit të shpendëve. Agjencioni Veterinar ka marrë rezultatet e analizave edhe të 21 rasteve të fundit, pas të cilave ka bërë këtë konstatim. Qeveria e Kosovë në pajtim me rekomandimet e OBSH-së urdhëroi Ministrinë e Shëndetësisë,Konform Ligjeve në fuqi,themeloi Komitete menagjuese për pandeminë “Gripi i shpezëve”,në nivel ministrorë,ZASHMSH,QKUK,spitaleve rajonale,komunale duke marrë masa që popullata të jetë mëkohë e Informuar për masat që merr MSHK gjegjësisht Qeveria e Kosovës.(masat mbrojtëse të punëtorëveShëndetësorë,hospitalizimin e pacientëve të dyshuar me infeksion me virus të grpit të shpezëve,nevojatme materiale sanitare dhe preparate farmaceutike duke u bazuar në rekomandimin zyrtarë të InstitutitKombëtarë të Shëndetësisë publike të Kosovës,të datës 17 tetor 2005).Kosova pritët të ballafaqohet me problemin e pandemisë së gripit të shpezëve në fillim të marsit të vitit2006.Nstituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike të Kosovës,më kohë ka paraparë sasinë e materialeve të nevojshme sanitaro-teknike(paisje,aparaturë,vaksina,dezinfekcione,medikamente antivirale e të përgjithshme) përRealizimin më sukses të shërbimeve parandalues dhe profilaktike,në përputhje me kërkesat emergjente epidemiologjike ne teren dhe sipas standardeve bashkohore lypset të sigurohen barërat,dezinfektantet,aparatura etj. që Qeveria e Kosovës deri më tash nuk i ka siguruar (!?)Nga një vlerësim i Organizatës Botërore Shëndetësore,i projektuar enkas për popullatën e Kosovës,nëse nuk do të këtë vaksinë kundër gripit të shpezëve(Tamiflu-Oseltamivir;Relenza.Vaxigrip),preparate dezinfektuese(decosept,esemtan,desderman,deconex 50 FF,deconex 50 AF,deconex solarsept,dezifen P, Safe granulat,deconex 54 sporocide,deconex 3 zyme,deconex dental,gigasept ff etj)pritet të sëmurëtpopullata e Kosovës(15—300 mijë të sëmurë)...Sipas parashikimeve statistikore(OBSH-së) numri i tësëmurëve do të sillet prej 200 deri 700 mijë të sëmurë respektivisht prej 308 deri 496 mijë pacientë.Komplikimet nga pneumonia që kërkojnë hospitalizim të domosdoshëm do të jenë prej 30.800 deri 49.600 gjegjsisht prej 61.600 deri 99.200(10-20%).Vdekjet më një shkallë legaliteti vlerësohen qëtë jenë prej 1.540 deri 2480 gjejgësisht 3.080 deri 4.960 pacientë(0,5 deri 1%).Pothuaja të gjitha shtetet e globit urgjentisht janë duke zbatuar urdhëresat e OBSH-së.Fjala vjen,Kina mori masa urgjente pasi virusi i shpendëve shkaktoi ngordhjen e zogjve migrues. Simptomat tek njerëzit të cilët infektohen nga virusi H5N1 variojnë nga ethe tek dhimbja e grykës, sëmundje të frymëmarjes dhe, në rastet më ekstreme, në bllokim të organeve të tëra. Që nga momenti kur ndodhi rasti i parë në vitin 2004 gjetën vdekjen më shumë se gjysma e njerëzve që ishin infektuar nga sëmundja. Vietnami është vendi më i prekur deri më tani, por meqënëse sëmundja nuk ka të bëjë me ushqimin e gatuar ekspertët thonë se nuk është e rrezikshme të hash mish shpendësh. Shkencëtarët kanë frikë për përhapjen së shpejti të një epidemie gripi vdekjeprurës me përmasa globale tek njerëzit mbasi kjo po ndodh tre ose katër herë gjatë një shekulli. Gripi i shpendëve që ka shumë gjasa të shkaktohet nga virusi H5N1, po shkakton një alarm të veçantë. Ky virus gjithashtu ka shkaktuar vdekjen e shumë njerëzve që nga koha kur u rishfaq në Azinë Jug-lindore në vitin 2003. Ekspertët mendojnë se është vetëm çështje kohe përpara se virusi të ndryshojë dhe të përhapet me lehtësi tek njerëzit. Një variant i ri i aftë të shkaktojë epidemi vdekjeprurëse mund të përhapet nëse virusi i gripit të shpendëve kombinohet me një lloj gripi që prek njerëzit. Kjo mund të ndodhë nëse qëniet njerëzore do t'i kishin të dyja infeksionet në të njëjtën kohë. Mendohet se varianti i ri mund të përhapet me lehtësi dhe me shpejtësi duke shkaktuar vdekjen e një numëri të madh njerëzish, sistemi i imunitetit të të cilëve nuk është i përgatitur për t'u përballur me infeksionin. Ekspertët parashikojnë se nga kjo sëmundje në të gjithë globin tokësor mund të vdesin më shumë se dy milionë njerëz dhe shumë më tepër mund të infektohen. Origjina e virusitTregjet e hapura të shpendëve ndihmojnë në përhapjen e virusitTregjet që shesin shpendë të gjallë mund të shkaktojnë përhapjen e sëmundjes së shpendëve. Viruset e gripit të shpendëve ndodhin në mënyrë të natyrshme tek shpendët migrues ujorë. Ato përhapen nëpërmjet glacave dhe sekrecioneve të tjera. Shpendët shtëpiakë, si për shembull pulat dhe gjelat e detit, janë në veçanti të prirura ndaj më shumë varianteve vdekjeprurëse që zhvillohen. Sapo të vërehet virusi në tufat e shpendëve shtëpiakë apo për shitje, rekomandohet një eleminim i menjëhershëm i shpendëve që mund të jenë infektuar. Në përpjekje për të minimizuar shpërndarjen e virusit tek njerëzit, janë vrarë miljona shpendë. Rusia do te asgjesoje 65 mije zogje dhe pula si pasoje e rasteve te infektimit nga gripi i shpezeve ne 13 rajone. Deri tani nuk eshte shenuar ndonje rast i infektimit te njerezve nga virusi ne fjale. Mbarë bota ndien kërcënimin e përhapjes së një epidemie, që të kujton atë të vitit 1918, e cila shkaktoi vdekjen e 50 milionë njerëzve në mbarë rruzullin tokësor, duke shënuar kështu një numër më të madh viktimash, sesa Lufta e Parë Botërore.Gripi i shpendëve, i njohur ndryshe si murtaja e zogjve vazhdon të jetë një kërcënim në rritje, tashmë me përmasa globale. Influenca e shpendëve u diktua për herë të parë në vitin 1878 në Itali, si një sëmundje e rëndë e pulave. Sëmundja mund t'i prekë zogjtë në formë beninje, duke shkaktuar shpupurisje të puplave, probleme nëpjellori, ose në forma shumë patogjene, që kalojnë në një "Ebola të pulës", e cila më pas çon në ngordhjen e shpendëve brenda 48 orëve.Që prej vitit 1959, kur u identifikua në Skoci një formë e parë shumë patogjene e gripit të shpendëve, e shkaktuar nga një virus H5N1, afro 20 vatra shpërthyen në botë, ndër të cilat, shtatë kanë pasur një përhapje të madhe dhe vetëm njëra u shtri në pak vende.Infektimet e njerëzve nga gripet e shpendëve janë shumë të rrallë dhe në pjesën më të madhe këta virusë kanë shkaktuar vetëm patologji beninje tek njeriu, duke u shfaqur shpeshherë si infeksion viral i të bardhës së syrit, që shërohet plotësishtPërse virusi H5N1 përbën një shqetësim të veçantë?Nga 15 nën-llojet e virusit të shpendëve, H5N1-shi përbën shqetësim të vecantë për disa arsye.Ai ndryshon shumë shpejt dhe ka nje prirje për të marrë gjene të materilit gjenetik nga viruse, të cilat infektojnë specie të tjera kafshësh. Aftësia e tij për të shkaktuar sëmundje tek njerëzit është vërtetuar në dy raste. Përveç kësaj, studimet laboratorike kanë vërtetuar se isolate nga ky virus mund të shkaktojnë sëmundje të rëndë tek njeriu. Shpendët që nuk ngordhin kur infektohen prej tij e eliminojnë virusin për të pakten 10 ditë nga goja, por edhe nga feçet, duke lehtësuar kështu përhapjen e tij tek shpendët migrues.Këmbanat e alarmit për përhapjen e virusit të gripit në mbarë botën kanë filluar të bien, duke shtuar kështu frikën e përhapjes së një pandemie, e cila mund të shkaktojë me mijra të vdekur.Virusi është shpërndarë tashmë në 22 provinca të Azisë në vende si, Vietnami, Indonesia dhe disa pjesë të Kamboxhias, Kinës, Tajlandës dhe Laosit. Ndërkaq raste të virusit vdekjeprurës H5N1 janë identifikuar në Rusi e Kazakistan.Gjeokrafikisht gripi po i afrohet Evropës, ku ka prekur tërë Rajonin e Ballkanit, ndërsa është dhënë alarmi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për mbërritjen e tij dhe në Shqiperi.Në Turqi Komisioni Europian bëri të ditur se, virusi i zbuluar është i njëjtë me atë që ka shkaktuar vdekjen e të paktën 60 personave në Azi, që prej vitit 2003.Dhe Rumania rezultoi e prekur nga virusi vdekjeprurës H5N1, pas ngordhjes së 80 shpendëvë në një fermë në Vushtrri, si dhe disa rasteve të tjera të identifikuara, në deltën e lumit Danub.Greqia ka qënë vendi tjetër i prekur nga gripi i shpendëve, ku pas analizave të qendrës së posaçme laboratorike të Selanikut u deshmua prezenca e virusit vdekjeprurës, i cili është i afte te shnderohet në një pandemi. Alarmi për prekjen nga virusi i gripit të shpendëve u përhap dhe në kufirin greko-Maqedonas, ku u gjendën shpendë të ngordhura.Ndërsa në Shqipëri mijra shpendë të ardhur nga vendi fqinjë, Greqia u groposën pas urdhërit të BE-së. Ka qenë OBSH-ja ajo që ka dhënë alarmin se shumë shpejt virusi vdekjeprurës mund të prekë dhe Shqipërinë, pas ngordhjes së 200 gjelave në Llakatund të Vlorës.Megjithatë ekspertë të Ministrisë së Bujqësisë, janë shprehur se për momentin vendi ynë nuk është i prejur nga virusi H5N1.Rastet e gripit të shpendëve që kanë infektuar njeriunH5N1, Hong Kong, 1997 Gjatë këtij shpërthimi u shtruan në spital 18 vetë, nga të cilët 6 vdiqën. Për të kontrolluar këtë epidemi autoritetet asgjesuan 1.5 milion pula, duke larguar burimin e virusit. Shkencëtarët përcaktuan se, virusi u përhap kryesisht nga shpendët tek njeriu dhe megjithëse u pat dyshim për ndonjë rast nga njeriu tek njeriu.H9N2, Kinë dhe Hong Kong, 1999 Sëmundja u konfirmua në dy fëmijë, të cilët më pas u shëruan.H7N2, Virginia, 2002Një person i sëmurë pas një shpërthimi te H7N2 në pulaH5N1, Kina dhe Hong Kong, 2003 Dy raste brenda një familje nga Hong Kongu që kishte qenë në KinëH7N7, Hollandë, 200389 raste. Një i vdekur. H9N2, Hong Kong, 2003 Një fëmijë që u shërua.H7N2, Nju York, 2003Një rast i sëmurë(H5N1) 2003-2004 Tailandë dhe Vietman 35 raste me 23 te vdekur H7N3 në Kanada 2004H5N1 në veri të Vietnamit janar 2004Asnjëherë më parë gripi i shpendëve, shumë patogjen (që mbart ose transmeton sëmundje) nuk ka shkaktuar përhapje të menjëhershme në një numër kaq të madh vendesh, duke vënë theksin mbi katastrofën që mund të shkaktojë në bujqësi dhe për rreziqet e mundshme që mund të përhapë tek njeriu.Epizotia e ka prekur deri tani njeriun vetëm shkarazi, ku janë rregjistruar të paktën 117 raste infektimi human, ndër të cilët 60 vdekjeprurëse, që prej fundit të vitit 2003.Edhe pse shumë patogjen për shpendët, virusi H5N1 mund të transmetohet gjithashtu dhe nga rosakët e butë, që nuk paraqesin simptomat e sëmundjes, e për pasojë fermerët do ta kenë të vështirë të mbrohen nga një infektim i mundshëm.Mënyrat e transmetimitVirusi vdekjeprurës H5N1, transmetohet nga zogjtë tek njeriu, dhe shumë shpejt mund të krijojë një pandemi, apo thënë ndryshe një epidemi boterorë. Më të kanosurit ndaj prekjes së këtij virusi vdekjeprurës janë moshat e thyera, të sëmuret, ose personat me imunitet të dobët. Virusi përhapet nëpërmjet ajrit dhe merret nga kontaktet e para me të sëmuret, prandaj kjo është dhe arsyeja që të infektuarit duhet të izolohen në dhoma të veçanta. Duke qenë se tashmë ardhja e këtij virusi është vetëm çështje kohe, qeveritë e shumë vendeve europiane kanë filluar të hartojnë plane për të përballuar rrezikun e madh. Për këtë arsye, Organizzata Botërore e Shëndetësise ka kerkuar që shpendet të cilët ndodhen në një rreze prej 3 kilometrash nga virusi, duhet te asgjesohen menjëhere, meqenëse egziston rreziku i përhapjes së tij, nese lihen të vrarë në vende të hapura. Një variant i ri, i aftë të shkaktojë epidemi vdekjeprurëse, mund të përhapet, nëse virusi i gripit të shpendëve kombinohet me një lloj gripi që prek njerëzit. Ekspertët parashikojnë se nga kjo sëmundje në të gjithë globin tokësor mund të vdesin më shumë se dy milionë njerëz dhe shumë më tepër mund të infektohen.Shenjat e përhapjes tek njeriuShenjat e gripit të shpendëve tek njeriu shfaqen midis ditës së dytë dhe 14-të mbas infektimit. Të prekurit nga ky virus kanë temperaturë e lartë, vështirësi në frymëmarrje, dhimbje fyti, madje një pjesë e tyre dhe diare. Gripi transmetohet kryesisht tek njeriu nga sekrecionet e pështymes gjatë kollitjes, apo teshtimës, por transmetimi nga duart e infektuara mund të jetë një faktor që ndihmon në prekjen nga ky virus. Deri tani kanë vdekur rreth gjysma e të infektuareve, ç'ka tregon për një nivel të lartë vdekshmërie.Parandalimi i gripit të shpendeve një analizë premtueseKjo paketë e re e prodhuar nga një kompani në Singapor krijon mundësi për diagnostikimin e virusit H5N1 në fazat e para të sëmundjes, duke dhënë mundësi për izolimin e personave të infektuar në mënyrë që të frenohet përhapja e mëtejshme e gripit: Shkencëtarët në Singapor besojnë se një kuti e vogël ka brenda çelësin mes jetës dhe vdekjes. Kutia përmban një paketë për analiza, e cila mund të zbulojë brenda 4 orësh nëse një mostër përmban variantin e virusit të gripit H5N1. Shkencëtarët në Laboratorin Veredus kanë prodhuar rreth 500 mijë paketa analizash në muaj. Deri tani virusi nuk përbën kërcënim serioz për njerëzit, pasi nuk transmetohet nga një person tek tjetri. Por ekziston shqetësimi se varianti mund të ndryshojë duke fituar aftësinë për të shkaktuar një epidemi gripi, duke shkaktuar vdekjen e miliona personave në botë. Kjo paketë mundëson zhvillimin e analizave brenda 2-4 orësh. Nëse shfaqet rreziku i transmetimit të virusit nga një person tek tjetri, atëherë pacientët e infektuar duhen vendosur në karantinë për t’i veçuar nga personat e painfektuar. Simptomat e personave të prekur nga gripi i zakonshëm dhe të atyre që sapo janë prekur nga gripi i shpendëve janë shumë të ngjashme. Paketa analizon mostrën për të gjetur gjurmë të ADN-së së virusit. Në laborator gjeni i virusit zmadhohet dhe studiohet me rreze ultra-vjollcë dhe nëse shfaqet një shirit i ndritshëm, kjo tregon se varianti H5N1 i virusit është i pranishëm. Kërkesat për paketën e re kanë ardhur kryesisht nga Azia dhe Lindja e Mesme, ku virusi ka shkaktuar deri tani vdekjen e të paktën 60 personave. Por me shfaqjen e virusit në Evropë, shkencëtarët e Laboratorit Veredus mendojnë se së shpejti kudo në botë do të forcohen masat e kontrollit dhe të parandalimit të sëmundjes. Medikamentet antivirale për gripin e shpendëveEkzistojnë katër medikamente antivirale të ndryshme kundër gripit; amantadine, rimantadine, oseltamivir, dhe zanamivir. Megjithatë viruset kanë shfaqur rezistencë dhe ndaj këtyre medikamenteve. Virusi H5N1 aktualisht konsiderohet si virusi që mund të shkaktojë pandeminë e rradhës. Ndërkaq, shkencëtarët amerikanë thonë se, kanë rikrijuar virusin e gripi të vitit 1918, që shkaktoi vdekjen e 50 milionë njerëzve në mbarë botën, duke deshifruar strukturën gjenetike të këtij virusi.Epidemitë stinore të gripit shkaktojnë pak a shumë 250 000 deri 500 000 vdekje në vit, për këtë arsye shqetësimet për një epidemi të mundshme të gripit të shpendëve kanë rritur së tepërmi kërkesat për një paketë të re diagnostikimi. Kjo paketë e re e prodhuar nga një kompani në Singapor krijon mundësi për diagnostikimin e virusit H5N1 në fazat e para të sëmundjes, duke dhënë mundësi për izolimin e personave të infektuar, në mënyrë që të frenohet përhapja e mëtejshme e gripit. Shkencetaret rikrijojnë virusin e gripit që shkaktoi vdekjen e 50 milionë njerëzve Shkencëtarët amerikanë thonë se kanë rikrijuar virusin e gripi të vitit 1918, që shkaktoi vdekjen e 50 milionë njerëzve në mbarë botën. Rikrijimi i virusit është një arritje, që do t’i mundësojë shkencëtarëve të përgatiten më mirë nga kërcënimi i epidemisë së gripit të shpendëve.Në dy botime të përjavshme shkencore, revistën Shkenca dhe revistën Natyra, shkencëtarët thonë se si gripi i vitit 1918 edhe epidemia e tanishme e gripit të shpendëve në Azi, filluan tek zogjtë para se të infektonion njerëzit. Megjithatë ata thonë se gripi i vitit 1918 u shndërrua në një formë që përhapej me shpejtësi tek njerëzit, gjë që nuk po ndodh ende me virusin e gripit të shpendëve.Në vitin 1997 shkencëtarët studiuan organizmin e një viktime të gripit të vitit 1918, që ruhej i ngrirë në Alaskë dhe nxorrën ADN nga virusi në mushkëri.Pas disa vite kërkimesh me ADN-në ata thanë se kanë rikrijuar virusin për të kuptuar më mirë karakteristikat e tij vdekjeprurëse.Zyrtarët e shëndetësisë janë të shqetësuar se gripi i shpendëve mund të përftojë ndryshime të ngjashme si ai i vitit 1918 duke krijuar një epidemi globale. Studiuesit thonë se analiza e viruseve të mëparshëm mund t’i ndihmojë ata të zhvillojnë vaksina dhe mjekime anti-virale.Shkencëtarët deshifrojnë strukturën gjenetike të virusit të gripit të vitit 1918Shkencëtarët kanë deshifruar strukturën gjenetike të virusit të gripit, i cili shkaktoi vdekjen e dhjetra miliona njerëzve menjëherë pas Luftës së Parë Botërore. Ky lajm nuk është thjesht një kuriozitet historik. Me frikën e tanishme rreth një epidemie botërore të gripit të shpendëve, një zbulim i tillë i njeh njerëzit me strukturën e viruseve vdekjeprurës që mund të çojnë më vonë në krijimin e vaksinave më të mira kundër tyre.Në vitin 1918, një virus i gripit shkaktoi vdekjen e 20 milion deri në 50 milion njerëzve në botë. Andrew Jakomas është njëri prej atyre që mbijetuan."Në atë kohë arkivolët e vegjël për bebet ishin aq të shumtë sa që shtriheshin përgjatë 4 ose 5 blloqe apartamentesh," tregon zoti Jacomas.Por përse ishte ky virus kaq vdekjeprurës dhe ku e kishte origjinën? Pikërisht këtë kërkon të gjejë doktor Xhefri Tautenberger i Institutit të Patologjisë pranë Forcave të Armatosura."Ne duam të nxjerrim mësime nga studimi i virusit të vitit 1918 për të kuptuar se si formohen epidemitë botërore të gripit dhe çfarë duhet bërë për t’i parandaluar."Shkencëtarët po përpiqen ta rikrijojnë virusin e 1918-s në laborator. Ata kanë gjetur mostra indesh të ushtarëve të vdekur nga gripi gjatë Luftës së Parë Botërore.Askush nuk e ka izoluar ose ruajtur virusin e vitit 1918. Por ushtria amerikane ka ruajtur inde të ushtarëve të prekur të asaj kohe dhe Dr. Taubenberger thotë se shkencëtarët kanë arritur të analizojnë të gjitha gjenet e këtyre viruseve. "Kjo është si të zgjidhësh një gjëzë ose të ndërtosh një mozaik," thotë shkencëtari.Vitin e kaluar, shkencëtarët britanikë zbuluan se si virusi i vitit 1918, gjithashtu një virus shpendësh, arriti të përhapet tek njerëzit dhe të kthehet në epidemi botërore. Xhon Skejhill, Drejtor i Institutit Kombëtar britanik për Studimet Mjeksore, thotë se studiuesit britanikë kanë arritur të deshifrojnë strukturën e njërës prej proteinave të virusit."Kjo proteinë ka rëndësi sepse ka rol në lidhjen e virusit pas qelizave. Për shembull, kur viruset kalojnë nga shpendër te njerëzit, kjo proteinë pëson një farë ndryshimi, kështu që në vend që të lidhet vetëm me qelizat e zogjve, ajo mund të lidhet tani edhe me qelizat njerëzore dhe t’i infektojë ato."Kjo ende nuk ka ndodhur me llojin e tanishëm të gripit të shpendëve por zyrtarët janë të shqetësuar se ajo mund të përsëritet.Pulat dhe rosat nuk janë të vetmit që mund ta transmetojnë virusin, thotë Taubenberger."Në botë ekziston një rezervuar jashtëzakonisht i madh virusesh dhe ne njohim vetëm majën e ajsbergut,” thotë shkencëtari.Ka disa vjet që shkencëtarët po paralajmërojnë se një tjetër epidemi gripi do të shpërthejë në botë. Nëse ata arrijnë të gjejnë se si ka ndryshuar virusi i vitit 1918, ata mund të mësojnë se si t’i çaktivizojnë viruset e tanishme dhe të parandalojnë një epidemi të re. Rasti i virusit të shpendëve në Rumani shton frikën e EvropësZyrtarët e Bashkimit Evropian thonë se tipi H5N1 i virusit të shpendëve i konfirmuar sot në Rumani është i njëjti variant i rrezikshëm si ato të gjetur më parë në Turqi dhe në Azi.Komisioneri i Bashkimit Evropian për Shëndetësinë, Markos Kyprianu i bëri këto komente pak orë pasi një laborator në Britani konfirmoi se zogjtë e ngordhur të gjetur në Deltën e Danubit në Rumani ishin viktima të tipit H5N1 të virusit të shpendëve.Ndërkohë, zyrtarët amerikanë të shëndetësisë vazhdojnë vizitën e tyre në vendet e Azisë Juglindore të prekur më shumë nga virusi i shpendëve. Pas vizitës në një treg të Vietnamit, sekretari amerikan i shëndetësisë, Mike Leavit tha se do të jetë e vështirë të ndryshohen praktikat e tanishme të bashkëveprimit midis shpendëve dhe njerëzve që janë një pjesë e rendësishme e kulturës së këtij rajoni.Lloji H5N1 është i njëjti virus që shkaktoi vdekjen e më shumë se 60 vetëve në Azi në vitin 2003. Virusi është zbuluar edhe në Rusi, Kazakistan dhe Turqi. Raste të paidentifikuara të virusit të shpendëve janë gjetur gjithashtu në Bullgari. Ekspertë evropianë të shëndetësisë janë mbledhur në Bruksel për të hartuar një përgjigje ndaj përhapjes së gripit të shpendëveSiq kemi njoftuar para 6 ditesh ekspertë evropianë të shëndetësisë u mblodhur në Bruksel për të hartuar një përgjigje ndaj përhapjes së gripit të shpendëve mes zogjve shtegëtarë.Komisioni miratoi një sërë masash që do të përmirësojnë vëzhgimin e gjendjes dhe do të kontrollojnë më mirë zbatimin e vendimit për ndalimin e importeve, siç është mos lejimi i importeve të puplave të patrajtuara nga vendet jo anëtare të Bashkimit.Komisioni Evropian ka caktuar 2 presje 5 milionë dollarë të tjerë për masat parandaluese.Autoritetet gjermane konfirmuan praninë e virusit H5N1 në disa ishuj në Detin Balltik. Vatra virusi janë gjetur edhe në Ballkan, Turqi dhe Detin Kaspik. Infeksione të gripit të shpendeve tek njerëzit në rajonin e Ankarasë Virusi është marrë siç duket nga kontakti me shpendetNë Turqi po përhapet virusi i gripit të shpendeve H5N1. Të hënën u bënë të ditura raste të reja infeksionesh. Javëne kaluar tre fëmijë kanë vdekur nga virusi në lindje të vendit. Publiku turk jeton keto ditë një përsëritje të gabimeve, të cilat sunduesit në Ankara i bëjnë gjithnjë në katastrofa të tilla, nga frika e humbjes së imazhit të vet, apo për shkak të prestigjit nderkombetar të vendit. Si psh pas katastrofes së reaktorit të Cernobilit: Atëherë udheheqesit e vendit pinin para kamerave çaj e thonin: një çikë radioaktivitet nuk na bën dëm dhe i bën njerëzit më aktivë. Përveç kësaj retë e mëdha radioaktive kishin kaluar mbi kufinjtë e Turqisë në Kaukaz dhe mbi Bullgari dhe Greqi, dhe Anadolli nuk ishtë prekur. Dimensionet e vërteta të demeve për njerëzit dhe bujqesinë u mbuluan. Njoftime për rritjen e madhe të rasteve të kancerit në disa territore të vendit u fshehen nën qilim. Mënyra se si veprojnë në lidhje me pasojat e gripit të shpendëve tregon serish mendjelehtësinë e qeveritareve, se zogjtë shtegtarë nuk kanë shkuar në kufinjtë e Turqisë, disa në jug. Por megjithë paralajmërimet Ankaraja reagoi edhe kesaj rradhe shumë me vonesë. Dështimi i menagjimit të krizës nga ana e turqve është përgjegjës për atë se gripi i shpendëve po merr tani jetë njerëzish dhe përmasat e verteta nuk dihen aspak. Injorimi, dhe zbutja e peshës së fakteve ka qenë gjithmonë masa e parë taktike e atyre që kishin pushtetin nën gjysmëhënën turke. Edhe në rastin aktual u përgenjështruan njoftimet për sëmundjen e fëmijeve dhe të rinjve dhe u fol për sëmundje të mushkërive.Ndërkohë një gjë është e qartë. Gripi i shpendëve ishte shkaku i vdekjes në së paku tri raste. Virusi shpërndahet në mënyrë të rrezikshme në drejtim të Evropës. Cdo ditë vijnë njoftime të reja nga provinca të tjera të Turqisë, në të cilat rregjistrohen raste të tjera të dyshimta.Baza e jetës së shumë njerëzve në rajonet e humbura të lëna ekonomikisht pas dore që prej dhjetera vjetesh është mbajtja e kafshëve. Njerëzit varen nga gjedhi, apo shpendet, prodhimet e fituara prej tyre shiten, ose sherbejnë thjesht si ushqim për të gjithë familjen. Padituria dhe varfëria e zvogëlon diferencen hapësinore ndermjet kafshes dhe njeriut në atë mënyrë, saqë pulat natën i marrin në shtepitë e tyre, sepse nuk kanë stalla. Në shumë fshatra dhomat e banimit ndodhen mbi stallat me lopë, dhi, apo gjela deti.Masat si karantina nuk kanë shans në një vend me rreth 40 000 fshatra. Rregullat e higjienës për mënyrën e sjelljes me kafshët ekzistojnë vetem në letër. Në periferitë e varfra të qëndrave të populluara pulat ndermjet fëmijëve, që luajnë, bëjnë pjesë në pejsazh po ashtu si dhe kanalizimet e mbyllura keq. Familjet pasanike të reja nga rajonet e humbura të Anadollit nuk turpërohen të mbajnë shpend në ballkonet e banesave të tyre luksoze në mes të metropoleve si dëshmi të lidhjes me vendlindjen.Nuk mund të bësh asgjë tjetër veçse t´i sqarosh njerëzit menjëherë dhe gjërësisht. Ata duhet ta kuptojnë, se shpendët e tyre duhen të vriten, me qëllim që familjet të mbijetojnë. Por kjo është më thjesht të thuhet, se sa të bëhet. Fjala është këtu për bazën e ekzistencës së familjeve, të cilat përndryshe nuk kanë asgjë veçse pula, pata dhe gjela deti. Atyre duhet t´u paguhet një kompensim financiar, me qëllim që të mund të financojnë ekzistencën sërish. Hetimi i demit të vertetë për njeriun dhe ekonominë kërkon veprimin e ekspertëve ndërkombëtarë, me qëllim që jo vetëm gripit të shpendeve t´i mbyllet rruga. Fjala është që edhe njërezve t´u mundësohen baza të reja të ekzistencës, me qëllim që ta pranojnë dhe të jenë dakord me ndarjen nga pulat dhe gjelat e tyre të detit.Përndryshe nuk ekziston vetëm rreziku i vdekjes së njeriut nga gripi i shpendeve. Por kjo mund të ishte edhe një frenim i ambicjeve të Turqisë për pranim në BE. Këto nuk mund të realizohen si në rastin e mësipërm me zbukurime, genjeshtra, mohime, apo kercenime me denime me burgim në rast të informimit negativ.Gripi i shpendëve përhapet nga Azia në EvropëZyrtarët e shëndetësisë në Azerbaixhan konfirmuan se shpendët e ngordhur, të gjetur përgjatë brigjeve të Detit Kaspik, ishin prekur nga virusi H5N1. Njoftimin e dha Ministri i Shëndetësisë i Azerbaixhanit duke shtuar se në vendin e tij nuk ka ndonjë rast mes njerëzve. Një ekspert i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha se zyrtarët janë të shqetësuar se virusi është përhapur nga Azia në Rusi, Ukrainë dhe gjetkë. Autoritetet në Bullgari, Greqi, Rumani po ashtu kanë raportuar raste të gripit të shpendëve. Që nga viti 2003 rreth 90 individë në vendet e Azisë juglindore, Kinë dhe Turqi kanë gjetur vdekjen të prekur nga ky virus.Zyrtarë të shëndetësisë në Turqi thonë se analizat tregojnë se vajza 12 vjeçare, që vdiq dje ishte infektuar nga një formë e rëndë e gripit të shpendëve. Zyrtarët thonë se 4 fëmijë kanë vdekur në Turqi nga forma H5N1 e këtij gripi dhe 16 njerëz të tjerë janë infektuar.Në Indonezi, zyrtarët thonë se një vajzë 13 vjeçare ka vdekur nga gripi i shpendëve, por analizat nuk kanë vërtetuar se ajo ishte prekur nga virusi H5N1, nga i cili kanë vdekur 12 vetë.Ndërkaq në Izrael, mjekët po i bëjnë analizat një burri nga Jerusalemi Lindor, që mund të përbëjë rastin e parë të prekjes nga gripi i shpendëve në atë vend. Rastet e reja të infeksionit njoftohen ndërkohë që Bregu Perëndior do të kërkojë më shumë se një miliardë dollarë ndihma në konferencën ndërkombëtare për gripin e shpendëve, që hapet nesër në Pekin.Konferenca ka si synim parandalimin e përhapjes së virusit në vendet e zhvilluara dhe përmirësimin e kujdesit mjeksor për ata që preken nga virusi H5N1Gripi i Shpendëve në Ballkan; Shqipëria nuk mund të mos preketNë Shqipëri autoritetet e shëndetësisë deklarojnë se pas shfaqjes së gripit të shpendëve në thuajse gjithë rajonin e Ballkanit, do të jetë gati e pashmangshme prekja edhe e vendit të tyre nga virusi H5N1. Ministri i Shëndetësisë, Maksim Cikuli thot se “do të ishte naivitet të mendohej se Shqipëria do të kursehet nga Gripi i Shpendëve. Përderisa është në Ballkan do të vijë edhe këtu”, tha zoti Cikuli. Ai shpjegoi se po merren të gjitha masat për të përballuar shfaqjen e këtij gripi tërrezikshmëm, duke porositur furnizime të reja me vaksinën Tamiflu si dhe me veshje të posaçme mbrojtëse nga një infeksion i mundshëm. Ai ka këshilluar popullatën, veçanërisht atë që banon pranë liqeneve apo lagunave, që në asnjë rast të mos prekin shpend që mund të gjenden të ngordhur. Ministri i Ambientit Lufter Xhuveli njoftoi se ka nxjerrë një urdhër për mbylljen e parakohshme të sezonit të gjuetisë si dhe vulosjen e armëve të gjahut. Sipas tij do të intensifikohet edhe sistemi i vrojtimit dhe sinjalizimi nga drejtoritë e shërbimit pyjor. Sipas specialistëve situata tashmë paraqitet më e rrezikshme se ajo e disa muajve më parë, për shkak se Shqipëria është në trajektoren e lëvizjes migratore të shpendëve nga jugu në Veri. Aq më tepër që vendi ka një vijë të gjatë bregdetare dhe tre zona të mëdha lagunore të cilat mund të përdoren si stacione pushimi nga shpendët gjatë shtegtimit të tyre.Gripi i shpendëve është rrugës për Shqipëri