e premte, mars 24

Rubrika 'Njihuni me Deputetin': Lulzim Xhelal Basha





Marre nga adresa http://tanmarket.com/php


Shikoni sa ngjan z. Basha me Enver Hoxhen, kur ky i fundit ishte ne moshe te re.


Ndoshta duhet bere ndonje ADN test, nuk i dihet... Gjithsesi ngjashmeria nuk qendron vetem ne pamjen e jashtme, por cuditerisht edhe ne karrieren politike.z. Basha ka lindur ne Tirane me 12/06/1974. Ai pretendon se ka bere nje specializim ne nje shkolle ligji ne Hollande, ku ka marre nje master ne kete fushe. Me siguri ka ndonje sajim ne kete histori, pasi "specializimi" qe ai pretendon se ka bere, nuk mund te te jape master ne ndonje shkolle ligji ne perendim.Ne CV-in e tij tek faqia e Kuvendit Popullor nuk eshte permendur cfar arsimi universitar ka bere z. Basha para se te bente specializimin ne Hollande. Dicka fshihet ketu...
Po te kihet parasysh mosha e zotit Basha, rezulton se ai duhet ta kete mbaruar shkollen e larte rreth viteve '97-'98, dhe qe atehere ka punuar ne Kosove deri ne janar te vitit 2005, dhe pastaj eshte kthyer ne Shqiperi, ku cuditerisht menjehere ka zene vend ne sferat me larta te PD-es, dhe ne vjesht te 2005 rezulton te jete Ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit ne qeverine e z. Berisha. Sa ngjajne te dy !Pra, per vetem disa muaj qendrim ne Shqiperi ai ka arritur te beje ngjitjen me spektakolare ne drejtim te PD-se e pushtetit ne vend. Z. Basha duhet te jete ose ndonje i "lindur me kemishe" (sic thuhet rendom) ose shume "birre kurve" ne keto pune, pasi nje karriere te tille te shpejte politike nuk ka mundur ta beje askush me pare ne Shqiperi, pervec Enver Hoxhes kur u kthye nga Franca e Belgjika, i cili (sic thuhet) manipuloi komunistet e atehershem dhe kapi kreun e Partise.
Ne fakt, ka nje lloj ngjashmerie mes dy personazheve ne kete aspekt, sepse edhe z. Basha vjen nga jashte vendit (ashtu si Enveri), me nje pretendim per shkollim perendimor (ashtu si Enveri), i ri dhe i pashem (ashtu si ai), qe menjehere ngjitet ne maje te politikes shqiptare (ashtu si Enveri). Zoti Berisha kujdes, tani eshte rradha juaj qe ai t'ju rrezoj....
Eshte me te vertete per t'u shqetesuar se si ky njeri absolutisht anonim ne politiken shqiptare, "zbret" ne menyre enigmatike ne Tirane ne janar te 2005, dhe ne prill te po atij viti behet anetere i Keshillit Kombetare te PD-se, ne qershor deputet i saj dhe ne vjeshte minister ne qeverine e Shqiperise, ku me te marre pushtetin (sic dihet) ai bllokoi te gjitha investimet publike ne Tirane, duke e shnderuar qytetin ne nje baltovine, e padyshim nuk kishte si te ndodhte ndryshe, pasi atij nuk i dhimbset asgje, nuk ka ndonje angazhim serioz qytetar per aq kohe te shkurter sa eshte ne Shqiperi...ai eshte tam si "ne autobuz atje". Pervec tarallakeve ne politken shqiptare, edhe manipulatoret e mashtruesit jane mangut tani...
Vezhguesi 23 Mars 2006