e premte, mars 24

RUBRIKA 'NJIHUNI ME DEPUTETIN': ILIR REXHEP META



Marre nga adresa http://tanmarket.com/php

Nen nje pozim klasik te modes se "pionereve te Enverit" (vetem shalli i kuq i mungon), me veshtrimin lart ne hapsire, ne nje pike dikur ne horizont (horizontin e kuq), z. Meta vazhdon (me sa duket) edhe sot e kesaj dite te ndjeke me fanatizem instruksionet e keshillat e udheheqesve te vjeter komuniste skraparli, jo vetem per politiken e pushtetin por edhe per per paraqitjen e tij te jashtme formale.Tek ai pozim gjithashtu verehen lavdi, "largepamesi", megallomani, hajvanllik...pike muhabeti: delir madheshtie, qe (ne fakt) zotit Meta nuk i ka munguar dhe e ka me teprice. Ai me siguri e mendon veten nje figure te madhe politike te Shqiperise, ndoshta heroi i saj i ardhshem kombetare, apo Skenderbeu skraparli.
Ilir Meta ka lindur ne Skrapar me 24/3/1969, dhe edukimi i tij eshte Fakulteti i Ekonomise ne U.SH.Tirane, te cilin gjithsesi nuk eshte e qarte nese e ka mbaruar apo lene ne mes, pasi (sic dihet) ai ishte nje nga anetaret e greves se urise se U.T. ('91), ku menjehere pas asaj greve z. Meta i hyri politikes dhe nuk ju nda asnjehere asaj, padyshim per te miren e tij e te Monikes, por jo te Shqiperise e shqiptareve. Pra edhe z. Meta hyn ne rradhen e atyre politikaneve qe nuk e provuan asnjehere aplikimin e profesionit te tyre ne jete, por direkt nga bankat e shkolles ata perfunduan ministra e kryeministra...sikur Shqiperise i mungonin brezat me te vjeter njerezore me vizion lirie e demokracie. Nje analist i huaj i ka quajtur politikanet e natyres se z. Meta, "studente te perjetshem".
Z. Meta rezulton te kete karrieren politike ndoshta me te "shkelqyeren" ne Shqiperi. Sic dihet, pasi "djelmoshat zbriten nga malet me 1944"..ups...doja te thoja studentet nga auditoret me 1991, ata kapen e mberthyen mire zyrat e shtetit shqiptar...dhe sic tashme eshte e njohur, e kenaqen dhe e ben lesh ate pune. Ilir Meta personifikon ne kategorine e politikaneve te mesiperm ndoshta qenien me karrieriste e me ambicioze te mundshme. Gjithnje e vazhdimisht ai ka qene i pangopur per pushtet e lavdi, pavaresisht se i shijoi te gjitha karriget e mundshme te pushteti ne nje moshe feminore politike. Ne perendim, nje karriere te tille politike njerezit e realizojne pas moshes 50 vjecare. Nuk arrij dot te kuptoj, perse se fundmi ai u shkeput nga PS dhe krijoi nje parti te tijen, nderkohe qe s'kishte lene gje pa provuar atje, minister, zv/kryeminister, kryeminister etj., etj., cfar dreqin kerkonte ai njeri te behej me shume, ku donte ai te arrinte. Padyshim, ai duhet te jete i semure psiqik, apo maniak pas karrikes, nuk ka mundesi e kunderta. Eshte fatkeqesi qe njerez te tille te etur per pushtet kane zaptuar politiken shqiptare.
Vezhguesi