e premte, mars 24

RUBRIKA 'NJIHUNI ME DEPUTETIN':LUFTER NEXHIP XHUVELI





z. Xhuveli eshte lindur ne vitin 1941, pikerisht ne ate vit kur linden Partia Komuniste Shqiptare dhe Milloshevici. Nen nje pozim teper romantik e "dylberian", z. Xhuveli duket si nje aktor i viteve '50, me ate kollare te kuqe qe mesa duket e ka kujtim nga ndonje takim me Enverin.Eshte per tu habitur, por nga CV-ja e tij, z. Xhuveli rezulton "politikani" qe eshte "ngrohur" nen "diellin e politikes" shqiptare, me gjate se cdo politikan tjeter. Pike muhabeti, si ai askush tjeter nuk ja ka pare hajrin e ndjere lezetin se ashtuquajtures demokraci shqiptare.
Berisha e Nano krenohen me kot, pasi z. Xhuveli i ka lene serizisht ne bisht.Nga viti 1991 e deri me sot, Lufter Nexhip Xhuveli s'ka lene post e karrike pa provuar e pa shijuar. Por jo vetem kaq, pasi (ne fakt) e gjithe jeta e tij rezulton te kete qene nje parajse ne kuptimin e vertete te fjales. Kryeagronom kooperative e ferme, profesor e rektor, keshilltar, zv/minister, minister me te gjitha qeverite e partite. Pa u ndjere, tamam si nje hije, pa ua vene veshin akuzave e kritikave, ai ka pare per mrekulli punen e tij (aspak ate te Shqiperise), dhe sot madje eshte nder njerezit me te fuqishem te politikes shqiptare, deri sa vendos edhe per fatin e qeverise aktuale ne Shqiperi.
S'ka lene vend e shtet te botes pa pare e pa bredhur, megjithse asgje nuk ka mesuar nga bota, sepse atje ka shkuar ta shohin dhe jo te shoh. Lloj-lloj titujsh e medaljesh nderkombetare ka marre, si (p.sh.) dy here njeriu i vitit ne bote,.... se si mund te imagjinohet qe nje sahanlepires e sharlatan i tille te perfaqesoje shqiptaret si njeriu i vitit ne bote, une kete nuk mund ta konceptoj.
Ne fakt, z. Xhuveli eshte sot prototipi apo modeli i politikanit palaco e te pacipe shqiptar, i politikanit pa dinjinet e pa parime, pa kredibilitet e pa seriozitet. Ai perfaqeson sot politkanin e 101 flamujve e rrymave. Eshte fatekqesi sesi krijesa te tilla te pafytyra e te pandershme politikisht kane zene majat e politikes ne Shqiperi,... megjithese s'ka se si te ishte ndryshe, pasi kjo eshte aresyeja qe ai vend renkon e calon seriozisht.

Poezi per djalin tone

Burri lik qe se ka shokun
Shih fytyren shih dhe flokun
Pa fytyrë dhe pa gjak
Për çdo gjë është maniak

Shtrembaluq dhe i deformuar
E mban veten si te zgjuar
Ngrihet shpejt gjumë nuk bene
Vjen vërdallë bredh ne këmbë

Pak nga pak kërkon te shkruaj
Me ca broçkulla do ta kruaj
Bene ca vite ne dhe te huaj
Babe e nene ka mohuar

Djali i urte e çoban i mire
ish ne fshat ky qafir
beri lek duke mashtruar
nga vendlindja për tu larguar

Shume larg ka emigruar
dhe aty me ska duruar
mori pene e mori letër
s’di çobani asgjë tjetër

vec te shkruaj për bagëtitë
balga pleh i llogarite
po si dalin kakërdhitë
vret mendjen ai përditë


dhe ca zonja jane te dobëta
s’bëjnë vargje kurrë te plota
janë banale ne poezi
një talent kane te dy

flasin kot dhe grijnë sallat
nuk kane force jo skane takat
nuk ja vlen qe me ta zgjat
se do dite dhe do nate

s’kanë logjike e janë truthare
na boton ai ca shkrime
mbushur plote me urime
u ve emër i quan tregime

e me pas ja mbështesin
plot me mburrje ja mbushin thesin
ato zonja qe sja thonë fare
dalin hapur ashtu qare

vdesin pak për komente
vec lëvdata duan per vete
edhe mjeshtri me eksperiencë
ua thotë vargjet si me spec

unë tju mbroje ju vërtetë
jam çoban unë i shkret
shaj e shpif si ju njësoj
kush te doje le ta degjoje

dhe pse është fjalor banal
kush te dojë le te dal
te me pyes pse beje kështu
nuk dëgjoje jam koke dru

origjinën qe kam unë
s’jam për gjë s’jam për pune
origjinën nga bregdeti
shaj e shpif si gjel deti


ndaj me mburrni si ju mburr
unë vërtet nuk jam burrë
po jam lango si them unë
shkruaj dy fraza e flejë gjumë

shkruaj nga pak si për lume
ndryshe unë nuk hyje ne pune
do me prisni kur te vij
bashke me ju do te pijë

pavarsishte se nuk jam burrë
po nga fjala s’lëviz kurrë
do te shajmë e dot shpifim
një nga një do ti qëndisim

me te mirët do ti sulmojmë
te paaftët te triumfojnë
se përndryshe ne jemi kot
as te afte dhe as te zot


u mundova s’kisha fat
mendje s’kisha unë i shkreti
kur mësonte gjithë mileti
nuk ma priste karadakja

s’behem burrë jo për besë
e kam mendjen shume ters
qofte ne fis e qofte ne gen
tere jetën ngela legen

Engjëll Shehu
24/08/2005