e diel, mars 26

Te reja shkencore per gripin e pulave, virusi H5N1

Te reja shkencore
mjekesia

Shkencëtarët vënë alarmin për transmetimin mes njerëzve

“50 për qind e popullsisë mund të vdesë nga H5N1”


Vëmendja e shkencëtarëve të të gjithë botës është përqendruar në studimin e virusit për të zbuluar se kur dhe nëse, virusi mund të ndryshojë dhe të kalojë nga shpendët te njeriu.
Kërcënimi nga gripi i shpendëve po përhapet në botë. Me sa është mësuar deri tani, virusi i gripit të shpendëve nuk përhapet nga njeriu te njeriu. Një nga mjekët që merret me këtë çështje, dr. Robert Uebster mbledh dhe studion lloje të virusit në laboratorin e tij në Memfis. Ai tha se ka shumë të ngjarë, që virusi të pësojë ndryshime gjenetike dhe të bëhet i aftë për të kaluar nga shpendët te njerëzit. “Ka shumë të ngjarë tani që virusi të ndryshojë për t’u transmetuar nga njeriu te njeriu”, tha Uebster. Nëse kjo ndodh, epidemia vdekjeprurëse do të përhapej shumë shpejt në mbarë botën. “Eshtë e papranueshme të mendosh se mund të vdesë 50 për qind e popullsisë, por mendoj se kjo mundësi ekziston. Më vjen keq nëse njerëzit frikësohen, por kjo është detyra ime”. Gripi i shpendëve deri tani është konfirmuar në më shumë se 40 vende të botës dhe zyrtarët e shëndetësisë po përpiqen të frenojnë përhapjen e tij. Nga rreth 200 njerëz të diagnostikuar me gripin e shpendëve deri tani, më shumë se gjysma e tyre kanë vdekur. Ata e morën virusin nga kontakti me pulat, rosat dhe zogjtë. “Më vjen keq nëse njerëzit frikësohen, por kjo është detyra ime”, tha Uebster. Mjekët shprehen se ekziston një përvojë e tmerrshme, ajo e epidemisë së vitit 1918. Sipas tyre, rreziku i gripit të tanishëm të shpendëve është se virusi mund të jetë duke u ndryshuar në të njëjtën mënyrë si ai i vitit 1918. Dr. Taubenberger drejton grupin e studiuesve, që zbërthyen kodin gjenetik të virusit, i cili fillimisht u shfaq si një virus gripi shpendësh. Por ata nuk janë të sigurt se ku dhe kur ndodhi kjo. Ai thotë se virusi i sotëm i gripit, i quajtur H5N1 po tregon disa ngjashmëri me virusin e vitit 1918. Askush nuk e di se sa ndryshime do t’i duhen virusit që ai të kalojë te njerëzit, kur do të ndodhë kjo, dhe më e rëndësishmja, nëse do të ndodhë ndonjëherë. Shkencëtarët po punojnë pa ndërprerje, me shpresë se virusi nuk do të ndryshojë, por po përgatiten edhe për më të keqen. Marrë nga voa

analizatVirusi i shpendëve tani në dy forma
Virusi H5N1 është përgjegjësi për gripin e shpendëve, që po përhapet më shpejtësi në të gjithë botën, por studimet e fundit të këtij virusi tregojnë se ai ka evoluar në dy drejtime gjenetike të ndryshme, sipas konfirmimit të shkencëtarëve amerikanë. Skuadra amerikane analizoi më shumë se 300 kampione të H5N1, të marra nga zogjtë e infektuar dhe njerëzit e prekur ndërmjet vitit 2003 e verës së 2005. Detajet u paraqitën në konferencën ndërkombëtare të Sëmundjeve Infektuese në Atlanta. Kampionet e gjakut të vitit 2003 tregonin se kishte vetëm një variant të përhapur të H5N1, i cili kishte potencialin për të infektuar njerëzit. Tani ne kemi dy. Analizat e fundit tregojnë se kontrolli i sëmundjeve dhe parandalimi i tyre identifikoi një variant të dallueshëm gjenetik, i cili mesa duket është shfaqur vitin e kaluar dhe është ai që ka infektuar njerëzit në Indonezi. Kjo vërteton transformimin e virusit dhe shton më tepër rrezikun. s.xh

Trajtimi i depresionitShkencëtarët deklarojnë se ata kanë zbuluar për herë të parë, që trajtimi i depresionit të nënave mund të parandalojë depresionin dhe krijimin e simptomave të ankthit te fëmija i saj, një zbulim ngacmues me ndërlikime të mëdha të shëndetit publik. Studimi ishte i vogël, por shkencëtarët dhe ekspertë të tjerë e quajnë atë bindës dhe këmbëngulin se ai ilustron sesa e rëndësishme është mirëqenia e prindërve për fëmijën e tyre. “Eshtë një zbulim shume dramatik dhe i rëndësishëm”, tha dr. A. John Rush. Depresioni ndodh gjenetikisht, por faktorë ambientalë mund ta nxisin atë.
Kirurgjia dhe hipertensioniKirurgjia e humbjes së peshës ka edhe një faktor tjetër pozitiv, ul nivelet e presionit të lartë të gjakut, ndërsa ndërhyjnë me delikatesë te pacientët e mbipeshë, shprehen shkencëtarët. Pacientët që nuk i kanë përdorur ilaçet për të ulur hipertensionin përpara operacionit kanë vënë re një ulje të presionit të gjakut pas ndërhyrjes dhe disa njerëz që trajtoheshin vazhdimisht nga hipertensioni nuk kanë pasur më nevojë që të përdorin ilaçet, sipas një studimi të publikuar në “Archives of Surgery”. Rreth dy të tretat e njerëzve të mbipeshë kanë probleme me hipertensionin.
Pilulat vdekjeprurëseFDA, (Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve) ka raportuar se numri i grave, të cilat po vdesin nga pilulat e aborteve, RU-486, po shtohet. Deri tani, numri i rasteve fatale ka arritur në shtatë, që në vitin 2000, kur këto ilaçe u miratuan. Agjencia tha se po hetonte për rastet e reja, të siguruara nga fabrikanti i ilaçeve, por nuk ishte në gjendje që të konfirmonte shkakun e vërtetë të vdekjes. Në katër rastet e para të grave kaliforniane, të cilat kishin përdorur pilulën e aborteve, viktimat kishin vdekur nga një formë helmimi gjaku të shkaktuar nga Clostridium sordellii, një bakter i zakonshëm, por fatal.

TitanGurët që janë tërhequr nga sipërfaqja e Tokës pas një impakti të madh mund të kenë përshkruar të gjithë rrugën deri në sistemin diellor, sipas llogaritjeve të reja. Këto llogaritje sugjerojnë se mikrobet tokësore te gurët teorikisht janë ngulitur në hënën e Saturnit, Titan.
EkzemaShkencëtarët irlandezë kanë zbuluar genin, që shkakton tharjen dhe çarjen e lëkurës, duke i predispozuar njerëzit ndaj ekzemës. Për më tepër, geni i zbuluar provokon një lloj astme, që ka lidhje me ekzemën. Ekzema është një grup sëmundjesh lëkure që ndikon në të gjitha grupmoshat dhe mund të shfaqet kudo.
CO2Gazi i serrave CO2 po akumulohet në atmosferën e Tokës në një shkallë shumë të lartë, sipas të dhënave të fundit të “National Oceanic and Atmospheric Administration”. Ky zbulim ka rritur më shumë shqetësimin se aftësia e natyrës për të thithur këtë gaz, i cili besohet se ngroh atmosferën, është zbehur.
PesticidetPrindërit e të gjithë botës janë paralajmëruar nga shkencëtarët se nivelet e pesticideve, që më parë mendohej se ishin të parrezikshme, mund të shkaktojnë sëmundjen e rëndë të kancerit te foshnjat dhe fëmijët e vegjël. Elementet e quajtura organochlorine akumulohen edhe në qumështin e gjirit.
humbje natyroreNjerëzit janë përgjegjës për seritë më të mëdha të zhdukjeve natyrore, që nga dinozaurët dhe shumë prej tyre dhe duhet të ndërmarrin hapa të pashembullta për të arritur qëllimet e ngadalësimit të humbjeve deri në vitin 2010, shkruhet në një raport të Kombeve të Bashkuara.
MicrosoftMicrosofti planifikon të vonojë deri në janar të vitit 2007 hedhjen në treg të sistemit të tij të ri të shumëpritur të operimit Uindous Vista. Vista, përmirësimi i parë i rëndësishëm që nga hedhja në treg e Uindous XP pesë vjet më parë do të hidhej në treg në gjysmën e dytë të vitit 2006.