Zef Brozi: Kundërvënia ndaj institucionit po kthehet në një mentalitet të politikës shqiptare
Intervistoi Arben Xhixho
24-04-2006
Ish kreu i Gjykatës së Kasacionit në mes të viteve ’90, Zef Brozi, komenton në një intervistë për Zërin e Amerikës përplasjen e fundit qeveri-prokurori në Shqipëri.
Zëri i Amerikës: Zoti Brozi, parlamenti vendosi sot (e hënë) të ngrejë një komision hetimor për çështjen Sollaku. Përse bëhet kaq debat i madh për ngritjen e një komisioni të pavarur hetimor për të gjykuar punën e Prokurorit të Përgjithshëm?
Zef Brozi: Së pari unë do të theksoja se ky problem mund të ishte evituar. Në Shqipëri institucionet duhet të mësojnë të punojnë së bashku. Nuk mund të luftohet korrupsioni, as ndërtohet demokracia vetëm nga një degë e pushtetit. Shteti përbëhet nga tre degë dhe do të funksionojë shumë mirë, vetëm në se Parlamenti, Qeveria, dhe Gjyqësori e Prokuroria do të punojnë së bashku, në bazë të kompetencave që u jep kushtetuta dhe ligjet, do të ndihmojnë njeri tjetrin dhe nuk do t’i kundërvihen njeri tjetrit. Për fat të keq, kundërvënia ndaj institucionit, po kthehet në një mentalitet të politikës shqiptare. Por meqënëse komisioni i ligjeve vendosi ta ngrejë komisionit e hetimit, unë do të kërkoja dhe do të jetë mirë, që të zbatohet një procedurë e ndershme. Ai është Prokuror i Përgjithshëm dhe ka procedurë të ndershme edhe për një kriminel, jo më për atë që është kreu i një institucioni të lartë. Pra, kam dëgjuar që prokurori kërkoi 10 ditë për t’u përgatitur. Janë 83 të ashtuquajtura akuza të renditura. Ato kërkojnë një punë shumë voluminoze për t’iu përgjigjur. 10 ditë mua më duket një afat shumë minimal për një përgjigje korrekte para parlamentit.
Zëri i Amerikës: Ju thatë se, “që të luftohet krimi dhe korrupsioni duhet që të funksionojnë të tre institucionet”. Egzekutivi po kritikon pikërisht një prej tyre, Prokurorinë, se nuk e ka bërë këtë punë, pra luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Me sa jeni ju në dijeni, a e justifikojnë akuzat ngritjen e një komisioni hetimor kundër Prokurorit të Përgjithshëm? A shikoni prova tek akuzat?
Zef Brozi: Përderisa çështja ka ardhur deri këtu, fakti i ngritjes së komisionit nuk ka ndonjë të keqe. Unë kam qënë dhe të gjithë duhet të jenë për daljen e së vërtetës. Por nuk mund të pajtohem me faktin që 83 fakte të renditura, ose mendime të qeverisë, në gjuhën ligjore të përbëjnë akuza. Në fakt aty unë nuk pashë asnjë akuzë konkrete, ku të thuhet që Prokurori i Përgjithshëm ka marë para, ose u ka bërë favorizime të pandehurve. Ato përbëjnë akuza të cilat do të meritonin vërtetë një shqetësim parlamentar dhe të popullit në tërësi. Është e domosdoshme që prokurorit t’i jepet e drejta e fjalës, dhe e mbrojtjes, që populli ta gjykojë. Unë insistoj, që dëgjimi që do të bëhet në parlament, t’i jepet publikut shqiptar dhe njerëzit t’i gjykojnë pastaj të dy palët.
Zëri i Amerikës: Ka disa vite që Shqipëria është kritikuar për nivel të lartë krimi. Madje qeveria erdhi në pushtet në kuadër të luftës kundër krimit dhe korrupsionit. Në këto kushte, a mendoni se prokuroria në Shqipëri, jo vetëm në këtë periudhë të qeverisë së re, por edhe më përpara, e ka kryer si duhet punën e saj, ka qënë në rolin e duhur, për të goditur krimin dhe korrupsionin?
Zef Brozi: Perfektshmëria është një gjë që synohet, por sa jemi gjallë nuk e arrijmë. Pra ka vend që çdo institucion të përmirësojë punën. Edhe prokuroria, edhe qeveria, edhe parlamenti duhet të korrigjojnë shumë gjera në punën e tyre, veçanërisht prokuroria. Unë mendoj se ajo duhet të jetë më aktive në luftën ndaj kriminalitetit, por është fakt, sidomos në kohët e fundit, që institucionet ndërkombëtare, Interpoli, kanë përshtypje dhe vlerësime mjaft të mira për punën dhe bashkëpunimin me prokurorinë shqiptare. Në fakt janë kapur disa banda dhe kriminelë të rrezikshëm gjatë muajve të fundit.
Zëri i Amerikës: Por a nuk vërteton kjo pikërisht atë akuzë që ngre ekzekutivi, se prokuroria deri më sot ka qënë e mefshtë në luftën kundër krimit dhe vetëm kohët e fundit është bërë më agresive?
Zef Brozi: Si jurist nuk mund të jap mendime kaq konkluzive, që një fakt mund të vërtetojë një të kundërt. Puna e prokurorisë është vërtetë delikate. Prokuroria ka punuar, por duhet të punonte më mirë. Unë jam me shqetësimin e qeverisë dhe parlamentit, që korrupsioni duhet luftuar në mënyrë më serioze dhe vendimtare. Por jam edhe me mendimin tjetër, që lufta kundër korrupsionit nuk bëhet as nga tribuna politike, as me llafe, por me akuza konkrete. Akuzat konkrete në kuptimin ligjor, duhet të përmbushin disa kritere, që të përbëjnë bazën e fillimit të një çështjeje penale. Le ta bëjnë këtë edhe qeveria edhe parlamenti dhe jam i bindur që prokuroria do të punojë në mënyrë më efektive. Por ajo ka nevojë për ndihmën e degëve të tjera, siç ka nevojë për ndihmën e çdo qytetari shqiptar.
Zëri i Amerikës: Shpeshherë në Shqipëri duket sikur luhet loja e fajit. Institucionet ia hedhin fajin njera tjetrës. Prokuroria akuzon policinë, që nuk bën arrestime, policia akuzon gjykatat që i lënë të lirë ose me dënime të buta kriminelët dhe sistemi i drejtësisë futet kështu në një rreth vicioz. Si mund të dilet nga kjo situateë? Ku çalon në Shqipëri sistemi i drejtësisë?
Zef Brozi: Është e vërtetë, sepse ligji dhe kushtetuta i jep çdo institucioni kompetencat. Policia ndjek kriminelin, ia dërgon pastaj prokurorisë dhe hetuesisë. Hetuesia ia kalon gjykatës, por secila ka bazat e saj ligjore dhe në se ta zemë nuk janë përmbushur kushtet ligjore, nuk ka prova të mjaftueshme, individi lirohet. Policia mund të mendojë se filan individ është krye-hajdud, por në se prokuroria dhe gjykata vendosin se nuk ka prova të mjaftueshme për ta shpallur fajtor, atëhere policia ka bërë mirë që e ka kapur si të dyshuar, por po ashtru mirë kanë vepruar edhe prokuroria e gjykata. Unë flas kur zbatohet një procedurë e ndershme ligjore dhe kur për të pandehurin nuk ka prova të bindshme, atëhere kanë bërë mirë që i kanë dhënë pafajësinë, ose e kanë dënuar në përputhje me rrezikshmërinë shoqërore dhe me rrezikshmërinë e veprës. Pra është e nevojshme që të futemi pak në kulturën juridike dhe t’i gjykojmë më me dashamirësi prokurorët dhe gjyqtarët. Natyrisht ata duhet të jenë më të vendosur dhe më të ashpër në luftën kundër krimit.

<< Home