e martë, shkurt 28

Toleranca dhe bashkëpunimi ne politike është përgjegjësia e atyre qe duanë vërtetë ta ndërtojnë këtë vende.




Engjell Shehu

Situata e tensionuar e jetës parlamentare si rezultat i mocionit te mosbesimit kundër kryetares aktuale te parlamentit zonjës Jozefina Topalli po shërben si përplasje e hapur midis dy kampeve politike ne Shqipëri te majtës dhe te asaj te djathtës. Analiza e këtij problemi te mprehte me pasoja te rrezikshme për jetën e vendit qe ka destabilizuar punimet normale te legjislativit i ka fillesat e para te saj qysh me pranimin për shqyrtim nga mazhoranca te kërkesës për mocion nga opozita qe nuk duhej lejuar. Nuk duhej te ishte lejuar pranimi i kërkesës se opozitës për mocion mbasi sipas kushtetutës dhe rregullores se parlamentit është e qarte se ne çfarë raste kërkohet mocion mosbesimi për kryetarin e parlamentit ne këtë raste te zonjës Jozefina Topalli. Asnjë nga rastet e përcaktuara ne kushtetutë nuk kishte baze ne kërkesën e opozitës mbasi zonja Topalli nuk kishte shkelur kushtetutën ashtu siç pretendohej nga opozita dhe për këtë motiv nuk duhej te ishte pranuar por qëllimi kryesor dhe i vetëm i opozitës ishte me i thelle se kaq, ishte ne testimin e votave te mazhorances për te përgatitur pas zonjës Topalli një mocion mosbesimi për te rrezuar kryeministrin e vendit me stafin e tij qeverisës. Duke pare kundërshtitë e brendshme brenda radhëve te mazhoances qe kane lindur si rezultat i pakënaqësive te tyre për pushtet dhe qe e kane zanafillën qysh me krijimin e kabinetit te zotit Berisha ato kane ardhur si një oponencë brenda mazhorances deri ne votën kundër te tyre gjoja ne emër te mendimit ndryshe te demokracisë se brendshme qe ekziston..
Mirëpo pakënaqësia brenda mazhorances është vrejtur gjithashtu edhe tek partitë satelite te vogla qe se fundi krijuan një aleancë te quajtur përcaktuese(bllokuese) te cilat erdhën me votat e partive te mëdha ne mënyre te pamerituar dhe qe u quajt dhe quhet megadushku. Keto rrethana te krijuara ne mënyrë graduale me sa duket opozita e ka shfrytëzuar ne menyre perfektë dhe te shpejte pa e lenë ti iki nga dora pakënaqësia e disa deputetëve te mazhorances për te krijuar një bllokim te legjislativit dhe si rrjedhoje për te futur vendin ne një krize qe do ta çonte vendin ne zgjedhje te parakohshme pa pritur 2007 ne zgjedhjen e presidentit te cilët e trumlpetojne me te madhe se mandati i kësaj qeverie është vetëm dy vjet. Mazhoranca ne këtë situatë duhet te beje një lëshim dhe pikërisht për votimin me kuti për te çbollokuar situatën shume te tensionuar qe erdhi edhe si rezultat i atakimit te disa emrave për korrupsion te opozitës nga ana e kryeministrit te vendit. Pra politik ne nocionin e pastër te fjalës do te thotë zgjuarsi, çfarë duhet te beje tani mazhoranca .Edhe ne se votimi me kuti do te jete ne disfavorin e saj votimi duhet te behet për te mos lejuar qe situata te eskaloje ne rruge dhe haraçin ta paguante populli qe ka vite e vite qe shpreson për ndryshim te jetës se tij nga politika dhe qe nuk po e gjene akoma. Demostrimet me bilbila dhe me topa letre nuk janë zgjidhja dhe përfaqësimi dinjitoze i një opozite qe kerkone te rikthehet ne pushtet pas asaj qeverisje inefiçente ku sundoj krimi dhe korrupsioni për tete vjete rresht. Opozita duhet te zbatoje rregullat e lojes qe vete i ka votuara kur ishte ne pushtet dhe nuk duhet te bjere preh e disa drejtuesve te saj qe për interesat e tyre personale e klanore te sjellin ne vende anarki dhe bllokim te legjislativit. Situata e krijuar ne mazhorancen aktuale nuk është dramatike për shkak te rrjedhjes se 8 apo 9 votave mbasi ata shumicen e kane për te qeverisur vendin për çka u votua ne 3 korrik. Votimi i fhshte ne kuti do te ishte zgjidhja me adekuate dhe me e pranueshme për vete situatën ne te cilën ndodhemi dhe qe akuzat e te dy palve jane nga me te ndryshme për te ulur reputacionin e njëra tjetrës ne politik. Ne raste se do te kembengulen te dyja palët ne ato çkane deklaruar ne media dhe publik dhe nuk do te lëshojnë pe njëra tjetrës atëherë përgjegjësia e eskalimit te situatës ne vende i takon politikes dhe politikaneve dhe jo votuesve.


http://engjellshehu.blogspot.com/
http://gjuhashqipe.blogspot.com/
http://geocities.com/albsit

Kaos në seancë, deputetët e PS shurdhojnë gjithçka, ndërpritet dy herë seanca





PS, sulm me bilbila në Parlament
Protesta, socialistët vetëprangose në sallë

ROZETA RAPUSHI


Kuvendi zhvillon punën në kaos dhe nën zhurmën e denjë për një stadium. Pas grushteve e shqelmave të ditëve të fundit, deputetët u rikthyen dje në sallën e punimeve të Kuvendit me zhurmë, ulërima, bilbila, bori e pranga. Dy kampet kundërshtare politike pozita edhe opozita u shfaqën dje në Kuvend me strategji të reja për të mbijetuar në kërkesat e tyre. Të armatosur me bilbila e me pranga, deputetët e opozitës në këmbë para podiumit të ministrave kërkonim me zhurmë rivotimin me kuti të shkarkimit të kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli. Ndërsa maxhoranca e sapodalë pas një mbledhjeje, bëri të qartë se rivotim nuk ka dhe Kuvendi do vazhdojë punimet me ulërima apo jo. E në këtë situatë të turbullt, lexoi raportin kryetari i Komitetit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Sokrat Sina, të cilit nuk ju dëgjua as edhe një fjalë. Madje me kokëfortësi, maxhoranca votoi kalendarin e punimeve të Kuvendit dhe planin e punës.Sherri Kuvendi u hap sërish me opozitën në këmbë para tryezës së ministrave, e cila kërkonte rivotim. Pa prekur fare karriget e tyre, deputetët socialistë ju drejtuan podiumit duke kërkuar rivotim për Topallin që ata deklarojnë se nuk e njohin më si kryetare. “Nuk mund të vazhdoni sikur s’ka ndodhur asgjë”, - kërkoi kreu i grupit të PS-së, Pandeli Majko i shoqëruar nga boritë, e bilbilat që mbanin Ndriçim Hysa, Bashkim Fino apo Taulant Balla dhe kërcitjet e prangave, për të ironizuar akuzat e Berishës një ditë më parë. Por drejtuesi i seancës Fatos Beja i përgatitur për protesta, nuk pyeti as për bilbilat e aq më pak për boritë, por miratoi shpejt e shpejt kalendarin e punës së Kuvendit për tre javët e ardhshme madje edhe raportin e KKRT-së dhe rezolutën për të. “Si s’të vjen turp more burrë. Kërkojmë votim të fshehtë”, - kërkoi në kor opozita. “Uluni kolegë socialistë mos i tregoni elektoratit këtë fytyrë”, - vijoi Beja. “Ça të ulemi more, ça të ulemi. Ti voton pa pasur kuorum, se quajmë fare”, - replikoi Majko.Sinaj mes zjarreveNë “luftën”, mes pozitës dhe opozitës, u përfshi dje edhe kryetari i Komitetit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Sokrat Sina. I thirrur për të lexuar raportin vjetor të punës së institucionit, Sina u vu në qendër të akuzave të parlamentarëve. “Lexo raportin zoti Sina, se opozita këtë punë ka”, urdhëroi nënkryetari Beja. Por me gjithë thirrjet e tij, Sinaj nuk niste leximin pasi zhurmat e bilbilat e opozitës nuk lejonin që të dëgjohej asnjë fjalë. “Ne kemi punën tonë, ata të tyren po nis leximin”, - kërkonte me këmbëngulje Beja, i cili donte të mbyllte me çdo kusht seancën edhe pse kori i burive e bilbilave nuk lejonte. Ndërsa nga ana tjetër deputetët e majtë i ulërinin kryetarit Sina që të mos niste leximin, pasi Kuvendi duhej të bënte rivotimin. I gjendur përballë këtyre reagimeve e presionit të vazhdueshëm të Bejës i cili kërkonte lexim, Sina nisi raportin, por s’ja dilte dot. “Për ca më vini mua në pozita të tilla. Po kjo nuk është serioze”, - tha i ofenduar kryetari Sina. Por as ndërprerjet e seancës për qetësimin e situatës, nuk shërbyen aspak, dhe Sina u detyrua të lexojë një më një por për veten e tij, raportin e përgatitur. Ky gjest acaroi opozitën në këmbë e cila nuk kurseu topat e letrave në drejtim të Sinës. Diskutimet Për dy orë resht deputetët e opozitës nuk u lodhën duke i rënë burive dhe fryrë bilbilat për të penguar zhvillimin e seancës. “Votimi i bërë për Topallin është nul. Kjo pranohet edhe nga Ngjela që është kryetari i Komisionit të Ligjeve”, - tha Kastriot Islami, duke kërkuar rivotimin. Por sipas Preç Zogaj, Kuvendi nuk pezullohet se duan 20 apo 30 veta. “Kjo është zgjedhja e tyre. Ata mund të kërkojnë shumë gjëra, mund të lajthisin edhe nga trutë e kokës, po kjo s’do të thotë se do u plotësohet”, - tha Zogaj. Por të dy palët nuk tolerojnë dhe debatet do të reflektohen edhe në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare, ku opozita është e vendosur të mos marrë pjesë, edhe pse kreu i grupit parlamentar të PD-së Bamir Topi kërkoi që ata të marrin pjesë.

e hënë, shkurt 27

Shqipëri: Demokratët dhe socialistët ashpërsojnë polemikat



Shqipëri: Demokratët dhe socialistët ashpërsojnë polemikat

Keida Kostreci 26-02-2006

Dy partitë kryesore politike në Shqipëri vazhduan të dielën debatet, me demokratët që këmbëngulën se nuk do të përsëritet votimi për mocionin për shkarkimin e kryetares së Parlamentit, ndërsa socialistët që paralajmëruan se ky është një provë për mënyrën sesi do të mebaxhohen zgjedhjet lokale nga shumica. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Kryetari i Grupit parlamentar socialist Pandeli Majko i quajti të papërgjegjshme dhe jo serioze akuzat e kryeministrit Sali Berisha për lidhje të opozitës me krimin. Ai reagoi ndaj një konference shtypi të kryeministrit Berisha ku ai akuzoi shumë ashpër Partinë Socialiste duke për lidhje me krimin dhe korrupsionin. Sipas kryeministrit janë këto lidhje dhe mbrojtja e tyre arsyeja e vërtetë pse socialistët po protestojnë për votimin në parlament. Ndërsa kryetari i grupit parlamentar të demokratëve Bamir Topi, në intervistën që i dha Zërit të Amerikës së bashku me zotin Majko e quajti kërkesën e opozitë për rivotim të pamotivuar dhe politike.





Zëri i Amerikës: Zoti Majko, kryeministri Sali Berisha sapo dha një konferencë për shtyp. Mesa duket zoti Berisha nuk është tërhequr nga qëndrimi i demokratve për votimit (mbi mocionin për shkarkimin e zonjës Topalli). Cili është reagimin juaj ndaj qëndrimit të kryeministrit?

Pandeli Majko: Mendoj që jo pa ironi festa e maskave që u zhvillua në Shkodër po kalon tani në Tiranë. Pas vizitës së zotit Barroso me rastin e firmosjes së Marrëveshjes së Asociimit dhe hedhjes së një hapi të rëndësishëm të filluar prej vitesh nga Shqipëria për të hyrë në Bashkimin Evropian, sot zoti Berisha në kundërshtim me ato që deklaroi në krah të zotit Barroso lidhur me marrëdhëniet me opozitën, e deklaroi opozitën aleate të krimit. Më vjen shumë keq që dëgjoj përsëri deklarata të tilla jo serioze, të papërgjegjshme, por që në thelb tregojnë krizën politike të qeverisë, sesa atë të opozitës.

Zëri i Amerikës: Në kushtet e problemeve që u shkaktuan gjatë votimit dhe acarimit të shkaktuar pas tij, pse nuk pranoni ju që votimit të përsëritet?

Bamir Topi: Unë mendoj që problemi i votimit pas kërkesës së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, nuk ka të bëjë thjesht me një moment vullneti, por është çështje principiale që ka të bëjë me rregullat parlamentare. Unë ju kujtoj që vetëm muajt e fundit të legjislaturës së kaluar në mënyrë konsensuale u miratua një rregullore e Kuvendit e cila dikton jo vetëm rregullimin e punimeve të parlamentit, por edhe uljen e tensioneve të pamotivuara në Kuvend. Kjo është arsyeja që ne në votimin e fundit jo vetëm duke marrë në konsideratë precedentët sikurse dihet kur janë emëruar mbi 110 zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar, por duke iu referuar thellësisht nenit përkatës në rregullore, parashikonte që votimi duhet të ishte i fshehtë dhe në dy mënyra: ose në kutinë e votimit, ose në sistemin elektronik dhe kjo përcaktohej nga seanca plenare. Mbas propozimit tonë me sistem elektronik u miratua nga mazhoranca aktuale në parlament dhe besoj që jemi thellësisht konform nenit 60, pika numër 3, e cila rregullon votimin e fshehtë.

Zëri i Amerikës: Zoti Topi, acarimet u krijuan nga probleme teknike gjatë votimit dhe jo me rregulloren dhe pse nuk do të ishit ju të gatshëm të pranonit një rivotim jo sepse ka ndonjë problem me rregulloren, por thjesht për shkak të problemeve që u hasën gjatë votimit?

Bamir Topi: Kanë qenë rreth 3-4 momente të mungesës së vëmendjes më shumë në momentin e votimit, por ne kemi pranuar që ka edhe probleme të karakterin teknologjik, por gjithsesi nuk influencon në këtë rezultat që ju siguroj që edhe me 37 vota do të përbënte një kalim të mocionit nga ana e maxhorancës parlamentare. Pra problemi nuk është tek ky moment që ne po diskutojmë, por është tek një element principial që ka të bëjë me një kërkesë politike të pamotivuar nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste.

Zëri i Amerikës: Zoti Majko, mungesa e vullnetit të shumicës për përsëritjen e votimit në një farë mase duket se ju favorizon juve dhe opozitën në përgjithësi politikisht. Juve në fakt vazhdoni ta luftoni këtë vendim. Deri ku e keni parashikuar t’i çoni masat tuaja të mëtejshme?

Pandeli Majko: Besoj se kerkoj mirëkuptimin e plotë të të gjithë dëgjuesve qofshin këta të majtë, por sidomos u drejtohem atyre që jane te djathtë: Partia socialiste dhe opozita nuk është duke e vënë në dyshim faktin se kush ka shumicën në parlament. Ne e dimë që shumicën e ka Partia Demokratike dhe koalicioni i saj bashkë me imoralitetin e Xhuvelit. Problemi që ne shtrojmë është se duhet të respektojmë procedurat në parlament. Ne nuk na intereson se kush është apo kush do të zgjidhet kryetare e Parlamentit. Ne duam që kryetarja e Parlamentit me të njëjtën procedurë që u zgjodh, e njëjta procedurë të ndiqej për shkarkimin e saj. Është një rregull juridik: Çdo individ do të shkarkohet sipas logjikës me të cilën emërohet. Partia demokratike e politizon këtë çështje realisht për të kamufluar krizën e brendshme që e ka zaptuar dhe sigurisht që gjendet e papërgatitur përballë reagimit në bllok të të gjithë opozitës shqiptare. Ne do të qëndrojmë deri në fund për të respektuar procedurat dhe kutinë e votimit në sallën e parlamentit. Jemi të bindur sepse kjo është një provë e vërtetë përballë gjithë publikut sesi do të menaxhohen zgjedhjet e ardhshme lokale nga zoti Berisha dhe të vetët.

Zëri i Amerikës: Zoti Topi, është e qartë që ju e keni numrin e deputetëve në parlament për të vendosur në favorin tuaj. Por në fakt ky qëndrim duket se dërgon mesazhin e arrogancës duke mos e pranuar një propozim të tillë. A jeni ju të shqetësuar qoftë edhe për mesazhin që dërgohet përmes këtij veprimi?

Bamir Topi: Unë mendoj se nuk ka asnjë lloj mesazhi arrogance, përkundrazi ka një mesazh shumë të qartë të nevojës dhe domosdoshmërisë për tëm zbatuar rregulloren në mënyrë të përpiktë. Ju siguroj që në mungesë të zbatimit të rregullores në parlament, do të krijoheshin probleme. Në këtë mënyrë duke kërkuar me rigorzoitet zbatimin e neneve të rregullores, mendoj se jemi në një pozicion mëse të drejtë. Gjithsesi grupit parlamentar të Partisë Socialiste i lind e drejta legjitime që të kërkojë në gjykatën kushtetuese për një vendim që atyre u duket i padrejtë. Ne jemi të bindur që edhe gjykata kushtetuese, duke iu referuar në mënyrë eksplicite nenit përkatës, natyrisht do t’i japë të drejtë vendimit të parlamentit i cili nuk ka bërë gjë tjetër, nuk ka devijuar nga nenet e rregullores, por i ka zbatuar ato me korrektësi.

Zëri i Amerikës: Zoti Majko, juve i keni dërguar një letër presidentit Moisiu për këtë çështje, gjithashtu zoti Topi përmendi si mundësi Gjykatën Kushtetuese. Çfarë shpresoni të arrini?

Pandeli Majko: Ne po i drejtohemi Presidentit si garant i respektimit të Kushtetutës dhe frymës së mirëkuptimit dhe dialogut në vend për të ushtruar influencën e tij. Sugurisht edhe nga Presidenti kanë ardhur mesazhe për konsensus, por konsensusi që do të vendosë përsëri rregullin në parlament për të ecur normalisht rreth objektivave që ka vendi, jo vetëm maxhoranca por edhe opozita, të jetë edhe përgjegjësia përkatëse do të jetë vetëm duke zbatuar rigorozisht ligjin dhe kushtetutën në parlamentin shqiptar. Nëqoftëse nuk zbatohen rregullat në parlamentin shqiptar, të jeni të bindur që kjo do të tejçohet në gjithë jetën politike. Ne kemi sinjale që shumë ministra që kanë qenë treguar me gisht për manipulimin e zgjedhjeve po vendosen në poste kyçe në administratë. Janë sinjale shumë të këqia së bashku me konferencën e shtypit të sotme të zotit Berisha, të cilat ne na bëjnë të qartë se nuk bëhet fjalë për luftë kundër korrupsionit, por bëhet fjalë për t’i krijuar pengesa opozitës dhe mbi të gjitha dua t’i kujtoj jo zotit Topi, por zotit Berisha sot se edhe regjimi Taleban erdhi në emër të luftës anti-korrupsion. Anti-korrupsioni nuk është dëshirë, anti-korrupsioni është bashkëpunim, negociatë për ndërtim institucionesh.

e diel, shkurt 26

Nusja e shtëpisë diktatoriale rrebelehohet ndaj vjerres dhe siamezit te vjerrit saj.




Engjell Shehu

Duke lexuar artikullin ne gazetën Panorame me titull’’Misteret dhe të (pa)vërtetat e dashurive të Bllokut’’mu kujtua një thënie e Rusos ‘’ Sharjet janë argument për ata qe nuk kane te drejte’’ Pas pesembedhjet vjetësh pluralizëm liri fjale e shprehje ne vendin tone, sot nusja e shtëpisë se kasapit e tmerreve te shqiptareve, nusja e privilegjuar e kohës ku sundonte dhunshem e me dore te hekurte familja e burrit te saj, kërkon te shfajësoj ne një fare mënyre Vjerrin e saj nga zullumet qe ka bere për 50 vjet me radhe kundër popullit te vet duke ja faturuar mëkatet e tij vjerres se vet dhe siamezit te vjerrit te saj Ramiz Alise. Mbasi jetoj dhe qendroj si nuse e privilegjuar e familjes Hoxha me te gjitha privilegjet qe ka pasur pa te drejte, sot kërkon qe te rishkruaj biografitë e atyre qe nëpërmjet biografive mbanin diktaturën me te egër ne Evrope gjalle. Une pa dashur te hyje ne shume detaje mbasi shkrimi i kësaj zonje te rebeluar kundër vjerres se saj për çështje dhe arsye qe vetëm ajo i di dhe ne nuk na hyjnë ne pune fare, do te thosha qe është ne te drejtën e saj sot ne pluralizëm te shkruaj çfarë te doje, por te mos lëndoj plagët e vjetra te te gjithë te persekutuarve, skllavëruarve,dënuarve e pushkatuarve te hapura nga dinastia e familjes qe ajo gjeti parajsën. Sot ajo kërkon te na hiqet si njeriu qe do te ngrere nga varri kriminelet e diktaturës komuniste se bashku me historitë e tyre te ndyra pa moral ku ajo ka qene dhe është pjese e dinastisë e historive te tyre familjare tashme te përmbysur, dhe ti vras e pushkatoje ata ne emër te llafollogjise dhe hakmarrjes se saj personale, për te dal familjarisht si e persekutuar e demokracisë qe i ka dhënë te drejtën te flas e shkruaj ne poshtërsitë dhe dashuritë qe s’kishin gjë te përbashkët me moralin e këtij populli qe vuajti nga shushunjat e tmerrit komuniste. Enver Hoxha e thënë qarte vjerri i zonjës rebeluar kundër vjerres se saj, jo vetëm ka bere krime mbi këtë popull por ai vrau martirizoj dhe skllavëroj 50 vjet ketë popull vetëm qe dinastia e tij te ishte e përjetshme dhe parajsa e tyre ku bënte dhe bene pjesë kjo ndrikull e fshehur dhe e helmatisur për vjerren e saj, te jetohej dhe shijohej mbi eshtrat dhe djersen e një populli te martirizuar. Enver Hoxha vjerri i ndrikulles se rebeluar kunder vjerres kishte bashkëpunëtor Ramiz Aline për te përjetuar veprën me mizore, atë te shtypjes se popullit vet. Ramiz Alia ka dhe mban atë përgjegjësi qe ai vet e ka pranuar ne gjithe periudhen qeverisese e drejtuese me Enver Hoxhen i cili i ka shërbyer diktaturës ne te gjitha kohërat dhe ekzistencën e saj me vullnet e me koseguenc por ai nuk munde dhe ska se si te akuzohet sot nga nuset dhe bijte e diktatorit qe ishte ky ai qe drejtonte vendin kur vet kufoma polpoti shqiptare Enver Hoxha ishte gjalle sepse do te ishte njësoj si te mendojmë qe Enver Hoxha drejtohej nga nuset dhe djemtë e tij mbasi ishte i paralizuar dhe i goditur ne tru. Ramiz Alia pas vdekjes se babait te krimeve dhe ideatorit te shfarosjes se popullit vet pra te Enver Hoxhes u mundua qe te bënte nje zbutje te detyruar te situates ne te cilën kalonte vendi ynë si pasoje e ndryshimeve te menjëhershme te shembjes se komunizmit ne bote. Autorja e shkrimit duke dashur qe te shpreh neveri per vjerren e saj dhe Ramiz Aline për problemet e veta familjare e personale na i nxjerr Enver Hoxhen si njeri qe edhe familjen e tij e kishte te barabarte me kushtet e jetese dhe privilegjeve si gjithë familjet shqiptare te thjeshta ne atë kohe kur ai kishte nxjerr shpatën dhe vriste e priste armiq e puçistë për te frikësuar te tjerë qe te mos hapnin gojën kundër krimeve e mizorive makabre qe ideonte e zbatonte për popullit vet. Ramiz Aline na i nxjerr Boshnjak ndrikulla e rebeluar kundër vjerres. Unë do te pyesja se ku i ka gjetur këto te dhëna qe na servir ne gazeta për te bere show mediatik? Mos valle djemve te Enverit babai iu ka lënë biografi testamente për te luftuar kundërshtarin dhe tradhtarin e ideve te tij? Po me te madhin Kadare pse kjo zonje e prejardhur si nuse e oborrit polpotian hedhe balte dhe llume nga balta e krimeve te dinastisë familjare qe varfëruan,skllavëruan e poshtëruan popullin për 50 vjet !!! Kadareja nuk ka asgje te perbashket me pseudopinionist te dale nga llumi i dinastise se diktatures komuniste, ai pra Kadareja është simboli i shkatërrimit te privilegjeve tuaja te pa merituara qe i dha shkendijen e pare popullit për revoltën mbarepopullore te përmbysjes se regjimit te ndyre te Enver Hoxhes dhe qe solli ne vende demokracinë ku ju zonje shkruani historitë dhe dashuritë pa moral te Bllokut dhe ne te njëjtën kohe tregoni egërsinë tuaj te pa kufi brenda llojit tuaj qe s’kishit dhe s’kini asgjë te përbashkët me popullin e thjeshte. Ju munde te shkruani e shpifni për këdo dhe kudo sepse morali brenda llojit jua lejon këtë por duhet ta dini se nuk ju beson njeri sot pas 15 vjetësh se ju keni ndryshuar dhe se e keni me te vërtetë qe do te mbroni te vërtetën qe ju e keni vrare për 50 vjet me radhe.

http://gjuhashqipe.blogspot.com/
http://engjellshehu.blogspot.com/
http://geocities.com/albsit

e premte, shkurt 24

Edhe pas afro 210 vjetësh!





Rexhep Meidani


Në shtator 2005, qeveria demokratike dhe koalicioni i saj bëri betimin e saj kushtetues. Një mirëseardhje normale, por dhe shprese. Askush nuk dyshoi në fillim se, duke u betuar në respekt të Kushtetutës dhe legjislacionit shqiptar në fuqi, kjo qeveri, me “formula” nga më të ndryshmet, të nxjerra nga arkivat e dikurshme, para “shkrirje-dështimit” apo dhe ato të mëparshmet të kohës së monizmit, do të sulmonte, diku hapur e në mënyrë të drejtpërdrejtë, diku me “marifete” e rrugë të tërthorta, vetë parimet themelore të një Kushtetute demokratike, përfshirë edhe mekanizmat e saj të ndarjes, baraspeshës dhe kontrollit të pushtetit politik. Por nuk mund të mohohet se këtë radhë argumenti i antikorrupsionit është tashmë shumë më i drejtë dhe i nevojshëm, më i arsyeshëm dhe i “përzgjedhur”, shumë më “bashkëkohor” në krahasim me “objektivin” e dikurshmin të “luftës kundër komunizmit me mendësi komuniste”...Këto gjëra të synuara për t’u realizuar me “vrullëzim” politik, normalisht nuk ngjasin ose nuk lejohen të ngjasin, dhe as nuk mund të ngjasin në vendet që konsiderohen të stabilizuara dhe realisht demokratike. Mbi të gjitha, në këto vende janë të panjohura sulmet mediatike e politike-publike ndaj institucioneve të tilla kushtetuese si institucioni i presidentit, i zyrës së prokurorit të Përgjithshëm, KLD-ja, KLSH-ja, etj., siç po ngjet në Shqipëri në këto muaj të parë të rotacionit normal të pushtetit legjislativ e ekzekutiv. Për më tepër, po tentohet të tkurret, me anë të “VKM”-ve, autonomia vendore dhe funksionimi i pavarur i KRT-ve lokale. Krahas dobësi-arbitrariteteve e kufizimeve të parametrave të lirisë njerëzore (me moratoriume apo urdhëresa ministrore), këtij sulmi nuk po i shpëtojnë as disa parime autonomie e pavarësie të ndërtimit të strukturave të tjera të shtetit e shoqërisë, madje deri dhe vetë këto struktura. Këtu mund të përmenden: prirja e shprehur për abrogimin e autonomisë zgjedhore universitare, nxitja e materializuar për reduktimin e funksionimit apo shkrirjen e instituteve të akademisë me universitetin (pa u konsultuar gjerësisht e me transparencë me të dy bashkësitë përkatëse), projekt-urdhri dhe drafti përkatës për shkurtimin e afateve ligjore të KKRT-së dhe të vetë drejtimit të RTSH-së (që më shumë se për reformim, “potencon” dhe mundësinë e rritjes së komandës apo të “uzurpimit politik” të medias), “marifetet” për ndërhyrje te Dhoma e Tregtisë dhe e Industrisë, te Federata e Futbollit, Shërbimi Civil, etj. Për më tepër, nga të “pavarurit e varur” ka filluar të zhvillohet dhe teoria demagogjike e moslejimit të “(mikro)shtetit brenda shtetit”. Sikur ka pretenduar ndokush për gjë të tillë apo sikur na ekziston ndonjë rrezik i këtij lloji! Apo se mos autonomia vendore dhe pavarësia institucionale do të thotë “krijim shteti brenda shtetit”! Këto janë thjesht spekulime që në thelb synojnë të jetësojnë “me servilizëm” goditjen e parimeve bazë të shtetit demokratik, duke harruar që kjo gjë është provuar më parë dhe shteti u shkrifërua!...Por le të kthehemi te problemi. Në ndonjë rast edhe mund të jetë krejtësisht e sinqertë goditja apo ndërhyrja me motivimin e shkurtimit të shpenzimeve administrative apo të luftës kundër korrupsionit. Por fakte të tjera, me shtimin e strukturave vendore apo ngritjen e bordeve dhe të mekanizmave shtesë, flasin dhe për të kundërtën. Po ashtu, siç flet për të kundërtën dhe një luftë frontale ndaj vetë autonomisë e pavarësisë së institucioneve ekzistuese shtetërore apo private, të konsideruara jo “pronë besnike” e politikës aktuale qeverisëse, ndaj vendimmarrjeve të tyre jo në përputhje me dëshirat, “oreksin” dhe vullnetin e shprehur të kësaj maxhorance. Ndërkohë që pikërisht e kundërta, ndryshimi e reformimi me vullnetin e të gjitha palëve dhe aktorëve kryesorë është shprehja më e koncentruar e një zhvillimi demokratik e të qëndrueshëm! ... Shtator 1796.Ndoshta për rastësi, po në shtator, por 209 vjet më parë, në vitin 1796, Xhorxh Uashingtoni (George Washington) në fjalën e tij programatike të lamtumirës, porosit pikërisht për të kundërtën, për të mbrojtur me domosdo shëndetshmërinë e lirisë dhe të demokracisë amerikane. Aty, midis të tjerash, ai është shprehur me forcë kundër tiranisë së uzurpimit të pushtetit politik. Ky merak i madh i tij duket se ka po atë vlerë për shqiptarët sot, si për amerikanët afro 210 vjet më parë! Sepse po aty ai shfaq po atë preokupim, që kohët e fundit ka filluar të vibrojë, diku me mjaft shqetësim e objeksion, diku në hamulli e konfuzion, diku me “fërkim duarsh”, edhe në mjedisin shqiptar: “Eshtë e rëndësishme, po ashtu, që shprehia e të menduarit në një vend të lirë të mund të inspirojë maturi, përkujdes e dorëzani për ata që u besohet të punojnë në administratën e tij, t’i kufizojë ata brenda sferës përkatëse kushtetuese, duke mos lejuar që një sektor të ushtrojë fuqinë e tij duke shkelur apo cenuar një tjetër. Ky shpirt cenimi, nëpërkëmbjeje apo shkeljeje synon të përqendrojë fuqitë e të gjithë sektorëve duke i konsoliduar në një të vetëm, dhe kështu të krijojë njëfarë forme qeverisjeje që është një despotizëm real...Nevoja e kontrolleve të ndërsjella në ushtrimin e pushtetit politik, duke e copëtuar dhe shpërndarë atë në “depozitë-mbajtës” të ndryshëm, dhe duke e bërë secilin prej tyre një gardian të drejtimit e mirëqenies publike kundër çdo uzurpimi apo invazioni nga të tjerë, është provuar më së miri nga përvoja të vjetra dhe moderne... Nëse, sipas opinionit të popullit, shpërndarja apo modifikimi i pushteteve kushtetuese në një aspekt të veçantë, konsiderohet i gabuar, le të korrigjohet ai me anë të një amendamenti, po vetëm në rrugën që përcakton vetë Kushtetuta. Por, në asnjë mënyrë, të bëhet ky ndryshim me anë të uzurpimit, sepse, edhe sikur ky ndryshim, në një çast, mund të duket si një instrument pozitiv, ai më tej kthehet në një armë të zakonshme, me anë të së cilës shkatërrohet vetë një qeverisje e lirë.”...Ç’nënkuptonte Uashingtoni me këto fjalë? Që një Kushtetutë demokratike detyrimisht instalon ndarjen e fuqisë apo të pushtetit politik. Që është vitale të ruhet me fanatizëm kjo ndarje e fuqisë për të mos lejuar ndërtimin e tiranisë, d.m.th. dhe uzurpimin e pushtetit nga një degë e qeverisjes. Sepse, në fund të fundit, një uzurpim i tillë, pavarësisht “premtimeve” e “garancive” deklarative, të çon gradualisht në tirani dhe despotizëm. Sepse një lëshim i sotëm ndaj lirisë kthehet nesër në një normë të zakonshme të pushtetit politik kundër saj...Shkurt 2006. Ky është dhe mësimi i madh i njërit prej baballarëve të shquar, themeltarë të Amerikës së lirë dhe demokratike. Ende sot, pas 210 vjetëve, ai mbetet një “koncentrat” i qartë orientimi e kritike për përpjekjet e djeshme dhe të sotme uzurpuese të pushtetit politik në një “dorë të vetme”, edhe për kushtet shqiptare. Ai mbetet dhe një udhërrëfyes bazë për një reagim të fuqishëm në mbrojtje të lirisë, për t’iu kundërvënë çdo lloj “invazioni” politik, përfshirë dhe atë me natyrë të kriminalizuar ekonomike. Dhe jo thjesht e vetëm për opozitën e sotme, por, në radhë të parë, për të gjitha strukturat e segmentet e shoqërisë shqiptare, për qytetarët e saj. Ndërsa, nga ana tjetër, “teknologjia” e bashkëveprimit, mirëkuptimit dhe kompromisit nevojitet të bëhet pjesë inerente e jetës tonë politike. Madje, konsensusi për çështje thelbësore, me rëndësi jetike për demokracinë dhe shtetin e së drejtës, për lirinë e të drejtat e njeriut dhe progresin ekonomik, duhet të jetë më se normal në debatin pozitë-opozitë dhe zgjidhjet përkatëse. Në këtë shumëplanësh, ia vlen të lexohet e kuptohet dhe fjala e mbajtur në Kuvendin e Shqipërisë nga Presidenti i Komisionit Evropian, J. M. Barroso, me rastin e firmosjes paraprake të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe përgatitjen e saj për t’u ratifikuar në 25 Parlamentet e vendeve anëtare të BE-së, ngjarje kjo me kontribut të veçantë në rrugën evropiane të Shqipërisë. Sidomos një vlerë të madhe, krahas kërkesës së qartë, për një luftë më të vendosur e institucionale kundër krimit e korrupsionit, kanë (pavarësisht formulimit të tyre me një gjuhë të “rrumbullakosur” apo diplomatike) dhe mesazhet e tij të mëposhtme: “...Shqipëria lipset të liberalizojë ekonominë për ta hapur për konkurrencën dhe për më shumë investime. Elementët jetikë të arritjes së ecurisë ekonomike do të jenë përmirësimi i kushteve për investime, duke fuqizuar të drejtat për pronën, duke përmirësuar drejtimin e sektorit publik dhe duke përfunduar procesin e privatizimit. Si një vend që e vlerëson lirinë, Shqipëria duhet të mundësojë që individët dhe organet e shtetit t’u nënshtrohen vërejtjeve dhe kritikave të ligjshme. Kjo do të thotë që legjislacioni i Shqipërisë për mjetet e komunikimit të përmbushë standardet e BE-së dhe që të sundojë liria e plotë e fjalës.Për t’u dhënë zgjidhje me efektivitet këtyre sfidave, Shqipëria do të duhet të ketë vullnetin politik, disiplinën dhe instrumentet e duhura për ta bërë këtë gjë. Kjo do të thotë ndjekje e planeve dhe e strategjive brenda fushëveprimit të ligjit. Por do të thotë edhe mbajtje e një administrate publike, e cila ka performancë të mirë, mbështetur në profesionalizmin, ndershmërinë dhe shërbimin për komunitetin.Axhenda e BE-së për integrimin e vë theksin te bashkimi, jo te ndarja, dhe për ta vënë në jetë duhet konsensusi ndërpartiak. Një klimë bashkëpunimi konstruktiv midis forcave politike është shtysë për reformën dhe fuqizimin e mëtejshëm të institucioneve demokratike. Marrëdhëniet midis forcave politike, institucioneve, pushtetit qendror dhe vendor duhet t’i frymëzojë bashkëpunimi dhe respekti i ndërsjellë, brenda kufijve të përcaktuara nga Kushtetuta...”

e hënë, shkurt 20

Meidani: Lidershipi i PS nuk po "ngjit"

Lidershipi i PS nuk po "ngjit"

Rexhep MEJDANI


Sipas ish-presidentit Mediani, deputetët e PS-së po e përdorin me tepricë bojkotin në Parlament
Robert RakipllariMeidani: Zgjedhjet lokale, duhet aleancë urgjente PS-LSI“Lidershipi i PS, ‘monotoni’ dhe shkallë e ulët ‘ngjizjeje’” Ish-presidenti Meidani komenton mënyrën se si po e drejton PS-në lidershipi i ri, si dhe debatet e fundit mes krerëve të PS-së dhe LSI-së. Meidani kritikon krerët e të dy partive dhe thekson se dalja veç e veç në zgjedhje mund të favorizojë një fitore të së djathtës. Sipas tij, duhet pritur ende për një “Shengen” brenda së majtës. Z. Meidani, e majta është përfshirë ditët e fundit nga polemika të forta, pasi PS-ja ka publikuar një platformë për rikthimin e të ikurve nga kjo parti, ndërsa LSI-ja, nga ana e saj, e ka konsideruar këtë veprim si diversion dhe ka akuzuar lidershipin e PS-së për mungesë vizioni dhe korrupsion. A është i mundur realisht një bashkëpunim mes PS-së dhe LSI-së në kushtet e konkurrencës politike brenda së majtës apo kjo përplasje do të prodhojë diçka pozitive për të majtën?Po të ndjekësh me kujdes debatin e ashpër apo polemikat e fundit midis disa drejtuesve të PS-së dhe LSI-së, sado të “përpiqesh”, nuk arrin të gjesh ndonjë shkak të vërtetë të kësaj përplasjeje të fundit. Megjithatë, nuk i “shpëton” përshtypjes së një mungese koordinimi e “kalkulimi” brenda PS-së, madje dhe të një “oreksi” të ngutur, deri të pakuptimtë, të “shpalosur” prej saj, sidomos në situatën e sotme mjaft delikate për të majtën shqiptare. Po ashtu, siç nuk mund të perceptohen, si të përpunuara politikisht, reagimet e vrullshme dhe qëndrimet relativisht emocionale të eksponentëve të lartë të LSI-së. Sidoqoftë, po t’i rikthehesh programeve politike dhe statuteve partiake të rezulton mjaft e vështirë që aty të gjesh ndonjë element të fortë shkakësor për këtë zjarr-përplasje të fundit, të cilës po vazhdohet t’i hidhet benzinë në intervista e shkrime, spontane apo të porositura. Edhe po t’i hedhësh një sy vendimeve apo votimeve të kohëve të fundit në Kuvendin e Shqipërisë, përsëri aty, pavarësisht disa divergjencave karakteristike të pozicionimit për çështje konkrete (gjë që nuk mund të konsiderohet konfliktuale për konfiguracione partiake të pavarura) si ai i votimit të amendamentit të ligjit për KLD-në (nga LSI-ja), ligji për financimin e partive (që favorizonte dy partitë e mëdha, por që, me veton e presidentit, dhe u rregullua), ngulja këmbë në ushtrimin e të drejtës së vetos nga ana e PS-së (që më shumë shërben si mbrojtje ndaj PD-së, sesa partive të vogla) në Komisionin për Reformën Zgjedhore apo së fundi edhe shtyrjet e hezitimet e pakuptimta (politikisht mjaft të gabuara) të PS-së dhe “zgjimi” politik i saj vetëm në dy ditët e fundit të komisionit hetimor për zgjedhjet e 3 korrikut 2005 etj., të rezulton mjaft i vështirë konstatimi i shkaqeve objektivisht serioze për një përplasje publike agresive, siç u skenua, gabimisht, ditë më parë...Po kështu, po të rreshtosh emra të përveçëm në udhëheqjet e këtyre partive, për të gjetur të paktën në ndonjë “shkak të fortë” përplasjeje (qoftë dhe me “natyrë subjektive” e konceptuale), përsëri të duket mjaft e vështirë, gati e pamundur. Nuk mund të mohohet ndonjë pakënaqësi jo afatgjatë, e zakonshme në politikën shqiptare, madje gjëra këto të theksuara gjatë qeverisjes socialiste, kur ajo ishin në një front të përbashkët... Pra, pavarësisht, nga ajo që pretendohet dhe deklarohet, nuk më duket se ekzistojnë shkaqe reale. Veprojnë thjesht e vetëm pretekste. Njeri prej tyre, si më i fundit, është dhe largimi i një deputeti nga PDS-ja në PS-në. Apo lëvizje të tjera të ndërsjella në forumet e anëtarësitë partiake. Këto kanë ndodhur dhe ndodhin vazhdimisht në politikë. Dhe jo vetëm në Shqipëri, por kudo në botën demokratike. Ata kanë ndodhur edhe para krijimit të LSI-së dhe të PDS-së, gjatë procesit të formimit të tyre, por do të ndodhin dhe në të ardhmen, jo vetëm në përputhje me interesat e ofertat konkrete, në të shumtën e rasteve, apo të idealizmit individual, në ndonjë rast të veçantë, por dhe nga sjellja politike kolektive apo individuale e lidershipit, “manovrat” e ndryshme, projeksioni partiak, situatat konkrete etj. Sidoqoftë, parë edhe në këtë optikë, do të ishte mirë që në këtë periudhë ende delikate të mirëkuptohej nga të gjitha palët një “vetëbllokim” i ndërgjegjshëm i zhvendosjeve apo transferimeve të tilla ndërpartiake apo ndërmjet grupeve parlamentare. Me fjalë të tjera, të pritet një kohë më e përshtatshme për një “Shengen” të koordinuar të së majtës! Kjo dhe për zhvillimin e një mirëkuptimi të nevojshëm dhe të ndërtimit të një besimi të ndërsjellë midis partive të majta dhe udhëheqjeve të tyre...Fakti që po ndodh e kundërta, të krijon dhe dyshimin, ndoshta krejtësisht të pajustifikuar, që në bazën e vërtetë të këtyre preteksteve, përfshirë dhe këtë të fundit, mund të jenë lojtarë të tjerë që nuk shfaqen në publik, interesat e të cilëve janë prekur më shumë me humbjen e pushtetit, nga njëra anë, apo dhe nga ata që duhet ta zgjasin atë sa më shumë, nga ana tjetër. Nxitës për këto pretekste mund të jenë, në të dy anët, dhe “hileqarë”, që te sherri gjejnë “shfaqjen” mediatike, “stilin” politik dhe mbijetesën partiake. Pse jo, dhe prirje individuale të lidhura me ego personale, xhelozi të pajustifikueshme apo dhe thjesht shfaqje padurimi politik! Ndoshta, mund të jetë një arsye, edhe pse jo logjike dhe krejt e kritikueshme, edhe prirja e vjetër e megalomanisë apo rishfaqja e saj në udhëheqjen e tanishme të PS-së, si një parti dominuese në spektrin e majtë, që e do gjithçka aty nën sqetullat apo “komandën” e saj, nga njëra anë, apo moskuptimi i nevojës urgjente për ndryshim të detyruar të kursit politik të LSI-së në kushtet aktuale qeverisëse, jo pak agresive, nga ana tjetër. Nuk mund të mohohet dhe ndonjë ndikim i tërthortë nga “nostalgjikë” që presin dhe dëshirojnë një humbje të PS-së d.m.th., dhe të kryetarit të ri në zgjedhjet e ardhshme!...Dhe të gjitha këto, ndërkohë që bashkëpunimi serioz për zgjedhjet e ardhshme vendore është më se i domosdoshëm. Kuraja për ta kuptuar dhe mençuria për ta realizuar me qetësi këtë bashkëpunim përbën vlerë reale politike për drejtuesit partiakë, për vetë të sotmen dhe të ardhmen politike të së majtës. Demonstrimi i ndërsjellë vetëm i “muskujve” ka efekte tërësisht negative në optikën e një politike efektive, rezultative e emancipuese, për ringritjen, frymëzimin dhe ndjekjen konkrete të elektoratit e orientimin e tij të drejtë. Por dhe është domosdoshmëri për balancimin e pushtetit qeverisës. Dhe, natyrisht, nëse një çarje e tillë thellohet më tej, mund të shtrohen pikëpyetje serioze të dyanshme mbi vizionin politik të drejtimit. Sepse bashkëpunimi për zgjedhjet e ardhshme vendore është një nevojë dhe urgjencë e dorës së parë për të majtën. E kundërta vështirë të shpjegohet dhe të justifikohet (qoftë me arsyetime “filozofikë”, qoftë me “punë” identitetesh). Një pjesëmarrje e PS-së dhe LSI-së në ato zgjedhje në përçarje dhe përplasje, ka një probabilitet maksimal të prodhojë dëme serioze për të dy partitë në pjesën mazhoritare (në zgjedhjen e kryetarëve të bashkive dhe të komunave), por në mënyrë të veçantë këtë e ndjen partia më e madhe. Ky gabim i rëndë në opozitë është dhe “qarri” i madh i koalicionit në qeverisje! Dhe kush e nxit apo e mbështet këtë projektim politik tërësisht të gabuar do ta paguajë detyrimisht në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme!... Si e vlerësoni performancën e lidershipit të Partisë Socialiste në raport me këndvështrimin tuaj mbi opozitën dhe si e shikoni rolin e z. Rama në veçanti në këtë drejtim? Nuk e di për çfarë performance bëni fjalë! Nuk mund të mohohet se ndeshet njëfarë “kompleksi” në udhëheqjen e partisë, por ndryshe nga vitet e para të veprimtarisë së PS-së, ky kompleks ka një “ngjyrë” krejt tjetër! Megjithatë, është fakt që tashmë PS-ja dhe institucionet përfaqësuese të saj kanë filluar ta përafrojnë, në njëfarë mënyre, pozicionin e tyre në opozitë. Natyrisht, nuk ishte i lehtë ky lloj akomodimi pas 8 vjet qeverisje. Por, kjo nuk do të thotë se është vështirë të kuptohet që nuk duhet të përdoret vetëm një instrument reagimi në lëvizjen opozitare. P.sh., mekanizmi i largimit nga salla apo i bojkotimit të komisioneve duket sikur po shfrytëzohet me tepricë nga deputetët socialistë. Po kështu, edhe reagimet publike apo trajtimi mediatik i problemeve sikur shfaq një “monotoni” dhe ka një shkallë të ulët “ngjizjeje” (brenda dhe jashtë vendit). Gjë që, në një farë mënyre, nënkupton dhe një stil e përafrim tjetër, shumë më të studiuar dhe të përpunuar, jo gjithmonë të shpejtë e të drejtpërdrejtë, por, pse jo, diku dhe gradual e të tërthortë. Këto mendime unë ja kam transmetuar miqësisht dhe z. Rama, i cili aktualisht, në procesin e kontaktimit dhe njohjes së partisë, duhet të ndihmohet shumë më shumë nga “veteranët” pranë tij, në kryesi... PS-ja ka filluar të zbatojë parimin "Një anëtar, një votë" në zgjedhjen e disa prej drejtuesve lokalë të partisë në qytete të mëdha. A e konsideroni të përshtatshëm momentin kur po aplikohet ky parim dhe, në fund te fundit, a jeni i kënaqur që po përshtatet një prej ideve tuaja për modernizimin e PS-së? Pa dyshim. Po zbatohet një projekt demokratik. Por ajo që është më e rëndësishme, në gjykimin tim, është se po zbatohet si një projekt pilot në 10 qytete të Shqipërisë. Mund të ishin zgjedhur dhe më pak qytete, duke pasur parasysh ngushticën e kohën dhe nevojën e një lufte opozitare intensive, sidomos kur koalicioni qeveritar ka hapur një betejë frontale kundër mjaft institucioneve të pavarura, apo mekanizmave të tjerë me brendi autonome ose neutrale. Sidoqoftë, sendërtimi i këtij projekti do ta ndihmojë partinë që të bëjë korrigjimet e axhustimet e nevojshme, sipas përvojës së grumbulluar, për të realizuar zbatimin e parimit “një anëtar, një votë” në të gjitha forumet dhe përfaqësimet e saja institucionale, në një të ardhme të afërt. Megjithatë, në gjykimin tim, në këtë proces sapo të filluar, duhet të rritet shkalla e lirisë, apo, e thënë ndryshe, duhet të minimizohet ndërhyrja e kryesisë së partisë në përzgjedhjen e kandidaturave. Nga ana tjetër, duke pasur parasysh dhe kohën e shpenzuar deri tani për realizimin e këtij projekti pilot, nuk mund të mos përmend, se vendimi i ish Kryesisë së Partisë Socialiste dhe “miratimi i detyruar” i KPD-së, në shtator 2005, për ta përfshirë PS-në në zgjedhje të gjitha forumeve të partisë, për më tepër për ta përfunduar këtë proces brenda një muaji e gjysmë, deri në fillim të dhjetorit 2005, ishte realisht një aventurë e pakuptimtë, mjaft e rrezikshme, që mund ta çonte partinë në një kolaps të vërtetë. Fatmirësisht, kongresi i tetorit 2005 e shmangu një gjë të tillë dhe e futi partinë në një rrjedhje demokratike e reformuese, pak a shumë normale. Po kështu, për ta mbyllur këtë përgjigje, sidomos duke konsideruar dhe fjalët e fundit në pyetjen tuaj, mund të them se PS-ja po bën një hap përpara me zbatimin e parimit “Një anëtar, një votë”. Por ajo ka lënë krejtësisht mënjanë zbatimit apo “pilotimit” dhe një parim tjetër mjaft demokratik e liberalizues, siç është ai pranimit dhe përfaqësimit të mendimit alternativ apo fraksioneve në parti (të miratuar në kongresin e majit 2005). Në gjykimin tim, pavarësisht pozicionit konkret të partisë, në qeverisje apo opozitë, të dy këto parime duhet të zhvilloheshin në mënyrë kongruente. Aty është dhe forca reale e tyre. Sepse, fuqizimi i demokracisë së drejtpërdrejtë, në gjykimin tim, kërkon, ndër të tjera, dhe trajtimin e problematikës mbi “etikën e besnikërisë”, të unitetit dhe solidaritetit. Kjo nënkupton dhe më shumë fleksibilitet, zhvillim adekuat të mendimit politik dhe të praktikës konkrete, të alternativave të tyre, detyrimisht dhe të përfaqësimit konkret të këtyre alternativave. Sidomos kjo bëhet e domosdoshme në kushte “depresioni” social, ku jetojnë krah për krah pasuria e jashtëzakonshme me varfërinë ekstreme. Aq më tepër, kur kjo shfaqet jo pak dhe brenda anëtarësisë së një partie të përcaktuar si të majtë, siç pretendon të jetë PS-ja. Kjo pabarazi e tillë sociale, edhe pse e tepruar padrejtësisht në skenën shqiptare, jo vetëm duhet luftuar, por dhe duhet të pasqyrohet në jetën politike, në programet e strukturat partiake, anëtarësitë e tyre. Por kjo imponon dhe ndryshimin e disa konceptimeve politike partiake. Aq më shumë që tashmë ka perënduar koha e “Luftës së Ftohtë”, dhe nuk mund të flitet më për njëtrajtshmëri, besim uniform, unitet dhe solidaritet absolut. Sidomos kur dihet që gjëra të tilla favorizojnë vetëm pasivitetin dhe humbjen e lirisë së mendimit dhe veprimit, si në kohën e monizmit. Mbajtja me zor e unitetit dhe solidaritetit absolut (rreth “njëshit” apo “udhëheqjes së lartë”) pasqyron dhe mendësinë e pranishme “komuniste” në udhëheqjet partiake, në të dy krahët e politikës. PS-ja, me reformimin e saj në vazhdimësi, i ka ato potenciale emancipuese për t’u shkëputur e para nga kjo mendësi...Mjaft prej analistëve e konsiderojnë një aktivizim të mundshëm të z. Nano në PS, përderisa ky i fundit nuk ka deklaruar dorëheqjen përfundimtare nga politika. Në këndvështrimin tuaj, a ka shanse z. Nano që të rikthehet në PS dhe çfarë mund të ndodhë me PS-në dhe opozitën në një skenar të mundshëm?Pavarësisht nga çfarë thonë apo imagjinojnë shumë analistë, unë di që Nanoja është në PS, madje ai është dhe deputet i grupit parlamentar socialist. Është tjetër gjë aktivizimi i tij konkret në situatën e tanishme. Mund të flitet për “pushim” apo reflektim të gjatë, por a do të jetë ai përsëri tepër aktiv në parti, kjo është çështje e Nanos, e lirisë së zgjedhjes dhe e vullnetit konkret të tij. Ndërsa, për mendimin tim, pavarësisht se ç’ vendim konkret do të marrë për aktivizimin partiak, ai duhet të kthehet sa më shpejt në Kuvend, jo thjesht në respekt të partisë për të cilën kandidoi, por si detyrim ndaj zgjedhësve sarandjotë, që e besuan dhe votuan për të... Sa për skenarë, realë apo imagjinarë, nuk ia vlen të harxhosh fjalët. Dhe “çudia” më e madhe në politikën shqiptare zgjat vetëm një ditë, e shumta një javë!...Z. Meidani, cili është raporti juaj me PS-në në këtë moment, ndërsa keni kandiduar për kryetar dhe keni humbur përballë E. Ramës në kongresin e fundit? Çfarë aspironi në të ardhmen, gjithmonë në raport me PS-në apo të majtën?Aty ku kam qenë edhe para kongresit. Me përkujdesje, vigjilencë dhe gatishmëri për të ndërhyrë, në një mënyrë apo tjetrën, me fjalë, shkrime apo me pjesëmarrje të drejtpërdrejtë (qoftë dhe duke sakrifikuar), kur emocioni, tensionimi apo aventura dominon arsyen, qetësinë e logjikën. Por, gjithmonë, duke respektuar parimet bazë, lirinë e ndërsjellë, drejtësinë dhe qytetarinë. Këtë e kam bërë dhe do ta vazhdoj ta bëj si pjesë e politikës për PS-në apo të majtën në përgjithësi(për bashkimin e saj), por dhe si qytetar e ish president i republikës dhe për të gjitha formacionet politike në opozitë e qeverisje, institucionet përfaqësuese apo drejtuesit kryesorë të tyre...Për debatet PS-LSIFakti që po ndodh e kundërta, të krijon dhe dyshimin, ndoshta krejtësisht të pajustifikuar, që në bazën e vërtetë të këtyre preteksteve, përfshirë dhe këtë të fundit, mund të jenë lojtarë të tjerë që nuk shfaqen në publik, interesat e të cilëve janë prekur më shumë me humbjen e pushtetit, nga njëra anë, apo dhe nga ata që duhet ta zgjasin atë sa më shumë, nga ana tjetër. Nxitës për këto pretekste mund të jenë, në të dy anët, dhe “hileqarë”, që te sherri gjejnë “shfaqjen” mediatike, “stilin” politik dhe mbijetesën partiake. Pse jo, dhe prirje individuale të lidhura me ego personale, xhelozi të pajustifikueshme apo dhe thjesht shfaqje padurimi politik!Për lidershipin e PSNuk e di për çfarë performance bëni fjalë! Nuk mund të mohohet se ndeshet njëfarë “kompleksi” në udhëheqjen e partisë, por ndryshe nga vitet e para të veprimtarisë së PS-së, ky kompleks ka një “ngjyrë” krejt tjetër! Megjithatë, është fakt që tashmë PS-ja dhe institucionet përfaqësuese të saj kanë filluar ta përafrojnë, në njëfarë mënyre, pozicionin e tyre në opozitë. Natyrisht, nuk ishte i lehtë ky lloj akomodimi pas 8 vjet qeverisje. Por, kjo nuk do të thotë se është vështirë të kuptohet që nuk duhet të përdoret vetëm një instrument reagimi në lëvizjen opozitare.Për NanonPavarësisht nga çfarë thonë apo imagjinojnë shumë analistë, unë di që Nanoja është në PS, madje ai është dhe deputet i grupit parlamentar socialist. Është tjetër gjë aktivizimi i tij konkret në situatën e tanishme. Mund të flitet për “pushim” apo reflektim të gjatë, por a do të jetë ai përsëri tepër aktiv në parti, kjo është çështje e Nanos, e lirisë së zgjedhjes dhe e vullnetit konkret të tij. Ndërsa, për mendimin tim, pavarësisht se ç’ vendim konkret do të marrë për aktivizimin partiak, ai duhet të kthehet sa më shpejt në Kuvend, jo thjesht në respekt të partisë për të cilën kandidoi, por si detyrim ndaj zgjedhësve sarandjotë, që e besuan dhe votuan për të...Roli i Meidanit në PSMe përkujdesje, vigjilencë dhe gatishmëri për të ndërhyrë, në një mënyrë apo tjetrën, me fjalë, shkrime apo me pjesëmarrje të drejtpërdrejtë (qoftë dhe duke sakrifikuar), kur emocioni, tensionimi apo aventura dominon arsyen, qetësinë e logjikën. Por, gjithmonë, duke respektuar parimet bazë, lirinë e ndërsjellë, drejtësinë dhe qytetarinë. Këtë e kam bërë dhe do ta vazhdoj ta bëj si pjesë e politikës për PS-në apo të majtën në përgjithësi(për bashkimin e saj), por dhe si qytetar e ish president i republikës dhe për të gjitha formacionet politike në opozitë e qeverisje, institucionet përfaqësuese apo drejtuesit kryesorë të tyre...

e diel, shkurt 19



GRIPI I SHPENDEVE


Flori Bruqi

(PJESA 9)
Buletini Nr 9: FLOMED,18 shkurt 2006

H5N1 më i rrezikshëm se SARS
Zyrtarë mjeksorë kanë paralajmëruar se bota është afër një epidemie të fuqishme infektuese e cila është një përzierje e influncës së shpezëve dhe gripit.Autoritet kanë bërë të ditur se të prekur nga kjo epidemi do të jenë njerëzit dhe jo shtazët siq ështëmenduar më parë. "Ne jemi duke e hulumtuar por nuk e dimë se kur do të ndodhë" ka tënë një zyrtar i OBSH-së.. "Nëse ndodhë, do të jetë më i rrezikshëm se SARS" bëjnë të ditur zyrtarët. Shkaku se pse është më i rrezikshëm se SARS është se H5N1 është virus i cili transmetohet sikursegripi i zakonshëm kurse SARS ishte gjysëm transmetues. H5N1 tashmë ka mbytur 32 persona nëTailandë dhe Vietnam këtë vit, derisa SARS (Severe Acute Respiratory Syndrome) ka mbytur 774dhe ka infektuar afër 8000 persona kryesisht në Azi në vitin 2003. Të dy epidemitë kanë shkaktuarhumbje të konsiderueshme ekonomike në rajon. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruarse gripi i shpezëve i përzier me gripin e njerëzve mund të shpërndahet shpejtë dhe të shkaktojë afro 7 milion vdekje. Azia është vendi më i rrezikuar nga virusi H5N1 dhe për këtë arsye është krijuar Asociacioni i Popujve të Azisë Jug-Lindore (The Association of Southeast Asian NationS-ASEAN),ku bëjnë pjesë Malejzia, Indonezia, Filipinet, Tailanda, Vietnami, Brunei, Kamboxhia, Laos dhe Myanmar.Mbarë bota ndien kërcënimin e përhapjes së një epidemie, që të kujton atë të vitit1918, e cila shkaktoi vdekjen e 50 milion njerëzve në mbarë rruzullin tokësor, duke shënuarKështu një numër më të madh viktimash, sesa Lufta e Parë Botërore.Gripi i shpendëve, i njohur ndryshe si murtaja e zogjve vazhdon të jetë një kërrcënim në rritje, tashmë me përmasa globale...Influenca e shpendëve u diktua për herë të parë në vitin 1878 në Itali, si një sëmundje erëndë e pulave. Sëmundja mund t'i prekë zogjtë në formë beninje, duke shkaktuar shpupurisje të puplave,probleme në pjellori, ose në forma shumë patogjene, që kalojnë në një "Ebolë pule", e cila më pas çon në ngordhjen e shpendëve brenda 48 orëve.Që prej vitit 1959, kur u identifikua në Skoci një formë e parë shumë patogjene e gripittë shpendëve, e shkaktuar nga një virus H5-N1, afro 20 vatra shpërthyen në botë, ndër të cilat, 7 sosh kanë pasur një përhapje të madhe dhe vetëm njëra u shtri në pak vende.Infektimet e njerëzve nga gripet e shpendëve janë shumë të rrallë dhe në pjesën më të madhe këta virusë kanë shkaktuar vetëm patologji beninje tek njeriu, duke u shfaqur shpeshherë si infeksion viral i të bardhës së syrit, që shërohet plotësisht. Për momentin nuk ekziston ndonjë vaksinë për të mbrojtur qëniet njerëzore nga gripi i shpendëve H5N1. Megjithatë puna tek disa prototipë vazhdon. Përpjekjet vështirësohen nga mosnjohja e formësqë mendohet se do të marrë virusi nëse ai do të pësojë ndryshim (transferohet tek njerëzit). Megjithatë disa lloj ilaçesh anti-virale që janë në dispozicion mund të ndihmojnë kufizimin e simptomave. Zyrtarët thonë se në Kosovë ende nuk ka grip të shpezëveMinistria e Bujqësisë dhe Shërbimi Veterinar dhe i Ushqimit të Kosovës përmes një kumtese ka deklaruar se me vëmendje po e përcjell situatën epidemiologjike të gripit të shpendëve (Avian Influenza) dhe se mbi bazë të vlerësimeve dhe analizave të bëra deri tani, është konstatuar se gjendja e shpendëve në Kosovë është plotësisht nën kontroll dhe masat e ndërmarraderi tani me urdhëresat të caktuara, janë duke dhënë efektet e veta. Agjencioni Veterinar dhe i Ushqimit i Kosovës njofton se në bazë të rezultateve të analizave të fundit, në Kosovë nuk ka shenja të gripit të shpendëve. Agjencioni Veterinar ka marrë rezultatet e analizave edhe të 21 rasteve të fundit, pas të cilave ka bërë këtë konstatim. Qeveria e Kosovë në pajtim me rekomandimet e OBSH-së urdhëroi Ministrinë e Shëndetësisë,Konform Ligjeve në fuqi,themeloi Komitete menagjuese për pandeminë “Gripi i shpezëve”,në nivel ministrorë,ZASHMSH,QKUK,spitaleve rajonale,komunale duke marrë masa që popullata të jetë mëkohë e Informuar për masat që merr MSHK gjegjësisht Qeveria e Kosovës.(masat mbrojtëse të punëtorëveShëndetësorë,hospitalizimin e pacientëve të dyshuar me infeksion me virus të grpit të shpezëve,nevojatme materiale sanitare dhe preparate farmaceutike duke u bazuar në rekomandimin zyrtarë të InstitutitKombëtarë të Shëndetësisë publike të Kosovës,të datës 17 tetor 2005).Kosova pritët të ballafaqohet me problemin e pandemisë së gripit të shpezëve në fillim të marsit të vitit2006.Nstituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike të Kosovës,më kohë ka paraparë sasinë e materialeve të nevojshme sanitaro-teknike(paisje,aparaturë,vaksina,dezinfekcione,medikamente antivirale e të përgjithshme) përRealizimin më sukses të shërbimeve parandalues dhe profilaktike,në përputhje me kërkesat emergjente epidemiologjike ne teren dhe sipas standardeve bashkohore lypset të sigurohen barërat,dezinfektantet,aparatura etj. që Qeveria e Kosovës deri më tash nuk i ka siguruar (!?Nga një vlerësim i Organizatës Botërore Shëndetësore,i projektuar enkas për popullatën e Kosovës,nëse nuk do të këtë vaksinë kundër gripit të shpezëve(Tamiflu-Oseltamivir;Relenza.Vaxigrip),preparate dezinfektuese(decosept,esemtan,desderman,deconex 50 FF,deconex 50 AF,deconex solarsept,dezifen P, Safe granulat,deconex 54 sporocide,deconex 3 zyme,deconex dental,gigasept ff etj)pritet të sëmurëtpopullata e Kosovës(15—300 mijë të sëmurë)...Sipas parashikimeve statistikore(OBSH-së) numri i tësëmurëve do të sillet prej 200 deri 700 mijë të sëmurë respektivisht prej 308 deri 496 mijë pacientë.Komplikimet nga pneumonia që kërkojnë hospitalizim të domosdoshëm do të jenë prej 30.800 deri 49.600 gjegjsisht prej 61.600 deri 99.200(10-20%).Vdekjet më një shkallë legaliteti vlerësohen qëtë jenë prej 1.540 deri 2480 gjejgësisht 3.080 deri 4.960 pacientë(0,5 deri 1%).Pothuaja të gjitha shtetet e globit urgjentisht janë duke zbatuar urdhëresat e OBSH-së.Fjala vjen,Kina mori masa urgjente pasi virusi i shpendëve shkaktoi ngordhjen e zogjve migrues. Simptomat tek njerëzit të cilët infektohen nga virusi H5N1 variojnë nga ethe tek dhimbja e grykës, sëmundje të frymëmarjes dhe, në rastet më ekstreme, në bllokim të organeve të tëra. Që nga momenti kur ndodhi rasti i parë në vitin 2004 gjetën vdekjen më shumë se gjysma e njerëzve që ishin infektuar nga sëmundja. Vietnami është vendi më i prekur deri më tani, por meqënëse sëmundja nuk ka të bëjë me ushqimin e gatuar ekspertët thonë se nuk është e rrezikshme të hash mish shpendësh. Shkencëtarët kanë frikë për përhapjen së shpejti të një epidemie gripi vdekjeprurës me përmasa globale tek njerëzit mbasi kjo po ndodh tre ose katër herë gjatë një shekulli. Gripi i shpendëve që ka shumë gjasa të shkaktohet nga virusi H5N1, po shkakton një alarm të veçantë. Ky virus gjithashtu ka shkaktuar vdekjen e shumë njerëzve që nga koha kur u rishfaq në Azinë Jug-lindore në vitin 2003. Ekspertët mendojnë se është vetëm çështje kohe përpara se virusi të ndryshojë dhe të përhapet me lehtësi tek njerëzit. Një variant i ri i aftë të shkaktojë epidemi vdekjeprurëse mund të përhapet nëse virusi i gripit të shpendëve kombinohet me një lloj gripi që prek njerëzit. Kjo mund të ndodhë nëse qëniet njerëzore do t'i kishin të dyja infeksionet në të njëjtën kohë. Mendohet se varianti i ri mund të përhapet me lehtësi dhe me shpejtësi duke shkaktuar vdekjen e një numëri të madh njerëzish, sistemi i imunitetit të të cilëve nuk është i përgatitur për t'u përballur me infeksionin. Ekspertët parashikojnë se nga kjo sëmundje në të gjithë globin tokësor mund të vdesin më shumë se dy milionë njerëz dhe shumë më tepër mund të infektohen. Origjina e virusitTregjet e hapura të shpendëve ndihmojnë në përhapjen e virusitTregjet që shesin shpendë të gjallë mund të shkaktojnë përhapjen e sëmundjes së shpendëve. Viruset e gripit të shpendëve ndodhin në mënyrë të natyrshme tek shpendët migrues ujorë. Ato përhapen nëpërmjet glacave dhe sekrecioneve të tjera. Shpendët shtëpiakë, si për shembull pulat dhe gjelat e detit, janë në veçanti të prirura ndaj më shumë varianteve vdekjeprurëse që zhvillohen. Sapo të vërehet virusi në tufat e shpendëve shtëpiakë apo për shitje, rekomandohet një eleminim i menjëhershëm i shpendëve që mund të jenë infektuar. Në përpjekje për të minimizuar shpërndarjen e virusit tek njerëzit, janë vrarë miljona shpendë. Rusia do te asgjesoje 65 mije zogje dhe pula si pasoje e rasteve te infektimit nga gripi i shpezeve ne 13 rajone. Deri tani nuk eshte shenuar ndonje rast i infektimit te njerezve nga virusi ne fjale. Mbarë bota ndien kërcënimin e përhapjes së një epidemie, që të kujton atë të vitit 1918, e cila shkaktoi vdekjen e 50 milionë njerëzve në mbarë rruzullin tokësor, duke shënuar kështu një numër më të madh viktimash, sesa Lufta e Parë Botërore.Gripi i shpendëve, i njohur ndryshe si murtaja e zogjve vazhdon të jetë një kërcënim në rritje, tashmë me përmasa globale. Influenca e shpendëve u diktua për herë të parë në vitin 1878 në Itali, si një sëmundje e rëndë e pulave. Sëmundja mund t'i prekë zogjtë në formë beninje, duke shkaktuar shpupurisje të puplave, probleme nëpjellori, ose në forma shumë patogjene, që kalojnë në një "Ebola të pulës", e cila më pas çon në ngordhjen e shpendëve brenda 48 orëve.Që prej vitit 1959, kur u identifikua në Skoci një formë e parë shumë patogjene e gripit të shpendëve, e shkaktuar nga një virus H5N1, afro 20 vatra shpërthyen në botë, ndër të cilat, shtatë kanë pasur një përhapje të madhe dhe vetëm njëra u shtri në pak vende.Infektimet e njerëzve nga gripet e shpendëve janë shumë të rrallë dhe në pjesën më të madhe këta virusë kanë shkaktuar vetëm patologji beninje tek njeriu, duke u shfaqur shpeshherë si infeksion viral i të bardhës së syrit, që shërohet plotësishtPërse virusi H5N1 përbën një shqetësim të veçantë?Nga 15 nën-llojet e virusit të shpendëve, H5N1-shi përbën shqetësim të vecantë për disa arsye.Ai ndryshon shumë shpejt dhe ka nje prirje për të marrë gjene të materilit gjenetik nga viruse, të cilat infektojnë specie të tjera kafshësh. Aftësia e tij për të shkaktuar sëmundje tek njerëzit është vërtetuar në dy raste. Përveç kësaj, studimet laboratorike kanë vërtetuar se isolate nga ky virus mund të shkaktojnë sëmundje të rëndë tek njeriu. Shpendët që nuk ngordhin kur infektohen prej tij e eliminojnë virusin për të pakten 10 ditë nga goja, por edhe nga feçet, duke lehtësuar kështu përhapjen e tij tek shpendët migrues.Këmbanat e alarmit për përhapjen e virusit të gripit në mbarë botën kanë filluar të bien, duke shtuar kështu frikën e përhapjes së një pandemie, e cila mund të shkaktojë me mijra të vdekur.Virusi është shpërndarë tashmë në 22 provinca të Azisë në vende si, Vietnami, Indonesia dhe disa pjesë të Kamboxhias, Kinës, Tajlandës dhe Laosit. Ndërkaq raste të virusit vdekjeprurës H5N1 janë identifikuar në Rusi e Kazakistan.Gjeokrafikisht gripi po i afrohet Evropës, ku ka prekur tërë Rajonin e Ballkanit, ndërsa është dhënë alarmi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për mbërritjen e tij dhe në Shqiperi.Në Turqi Komisioni Europian bëri të ditur se, virusi i zbuluar është i njëjtë me atë që ka shkaktuar vdekjen e të paktën 60 personave në Azi, që prej vitit 2003.Dhe Rumania rezultoi e prekur nga virusi vdekjeprurës H5N1, pas ngordhjes së 80 shpendëvë në një fermë në Vushtrri, si dhe disa rasteve të tjera të identifikuara, në deltën e lumit Danub.Greqia ka qënë vendi tjetër i prekur nga gripi i shpendëve, ku pas analizave të qendrës së posaçme laboratorike të Selanikut u deshmua prezenca e virusit vdekjeprurës, i cili është i afte te shnderohet në një pandemi. Alarmi për prekjen nga virusi i gripit të shpendëve u përhap dhe në kufirin greko-Maqedonas, ku u gjendën shpendë të ngordhura.Ndërsa në Shqipëri mijra shpendë të ardhur nga vendi fqinjë, Greqia u groposën pas urdhërit të BE-së. Ka qenë OBSH-ja ajo që ka dhënë alarmin se shumë shpejt virusi vdekjeprurës mund të prekë dhe Shqipërinë, pas ngordhjes së 200 gjelave në Llakatund të Vlorës.Megjithatë ekspertë të Ministrisë së Bujqësisë, janë shprehur se për momentin vendi ynë nuk është i prejur nga virusi H5N1.Rastet e gripit të shpendëve që kanë infektuar njeriunH5N1, Hong Kong, 1997 Gjatë këtij shpërthimi u shtruan në spital 18 vetë, nga të cilët 6 vdiqën. Për të kontrolluar këtë epidemi autoritetet asgjesuan 1.5 milion pula, duke larguar burimin e virusit. Shkencëtarët përcaktuan se, virusi u përhap kryesisht nga shpendët tek njeriu dhe megjithëse u pat dyshim për ndonjë rast nga njeriu tek njeriu.H9N2, Kinë dhe Hong Kong, 1999 Sëmundja u konfirmua në dy fëmijë, të cilët më pas u shëruan.H7N2, Virginia, 2002Një person i sëmurë pas një shpërthimi te H7N2 në pulaH5N1, Kina dhe Hong Kong, 2003 Dy raste brenda një familje nga Hong Kongu që kishte qenë në KinëH7N7, Hollandë, 200389 raste. Një i vdekur. H9N2, Hong Kong, 2003 Një fëmijë që u shërua.H7N2, Nju York, 2003Një rast i sëmurë(H5N1) 2003-2004 Tailandë dhe Vietman 35 raste me 23 te vdekur H7N3 në Kanada 2004H5N1 në veri të Vietnamit janar 2004Asnjëherë më parë gripi i shpendëve, shumë patogjen (që mbart ose transmeton sëmundje) nuk ka shkaktuar përhapje të menjëhershme në një numër kaq të madh vendesh, duke vënë theksin mbi katastrofën që mund të shkaktojë në bujqësi dhe për rreziqet e mundshme që mund të përhapë tek njeriu.Epizotia e ka prekur deri tani njeriun vetëm shkarazi, ku janë rregjistruar të paktën 117 raste infektimi human, ndër të cilët 60 vdekjeprurëse, që prej fundit të vitit 2003.Edhe pse shumë patogjen për shpendët, virusi H5N1 mund të transmetohet gjithashtu dhe nga rosakët e butë, që nuk paraqesin simptomat e sëmundjes, e për pasojë fermerët do ta kenë të vështirë të mbrohen nga një infektim i mundshëm.Mënyrat e transmetimitVirusi vdekjeprurës H5N1, transmetohet nga zogjtë tek njeriu, dhe shumë shpejt mund të krijojë një pandemi, apo thënë ndryshe një epidemi boterorë. Më të kanosurit ndaj prekjes së këtij virusi vdekjeprurës janë moshat e thyera, të sëmuret, ose personat me imunitet të dobët. Virusi përhapet nëpërmjet ajrit dhe merret nga kontaktet e para me të sëmuret, prandaj kjo është dhe arsyeja që të infektuarit duhet të izolohen në dhoma të veçanta. Duke qenë se tashmë ardhja e këtij virusi është vetëm çështje kohe, qeveritë e shumë vendeve europiane kanë filluar të hartojnë plane për të përballuar rrezikun e madh. Për këtë arsye, Organizzata Botërore e Shëndetësise ka kerkuar që shpendet të cilët ndodhen në një rreze prej 3 kilometrash nga virusi, duhet te asgjesohen menjëhere, meqenëse egziston rreziku i përhapjes së tij, nese lihen të vrarë në vende të hapura. Një variant i ri, i aftë të shkaktojë epidemi vdekjeprurëse, mund të përhapet, nëse virusi i gripit të shpendëve kombinohet me një lloj gripi që prek njerëzit. Ekspertët parashikojnë se nga kjo sëmundje në të gjithë globin tokësor mund të vdesin më shumë se dy milionë njerëz dhe shumë më tepër mund të infektohen.Shenjat e përhapjes tek njeriuShenjat e gripit të shpendëve tek njeriu shfaqen midis ditës së dytë dhe 14-të mbas infektimit. Të prekurit nga ky virus kanë temperaturë e lartë, vështirësi në frymëmarrje, dhimbje fyti, madje një pjesë e tyre dhe diare. Gripi transmetohet kryesisht tek njeriu nga sekrecionet e pështymes gjatë kollitjes, apo teshtimës, por transmetimi nga duart e infektuara mund të jetë një faktor që ndihmon në prekjen nga ky virus. Deri tani kanë vdekur rreth gjysma e të infektuareve, ç'ka tregon për një nivel të lartë vdekshmërie.Parandalimi i gripit të shpendeve një analizë premtueseKjo paketë e re e prodhuar nga një kompani në Singapor krijon mundësi për diagnostikimin e virusit H5N1 në fazat e para të sëmundjes, duke dhënë mundësi për izolimin e personave të infektuar në mënyrë që të frenohet përhapja e mëtejshme e gripit: Shkencëtarët në Singapor besojnë se një kuti e vogël ka brenda çelësin mes jetës dhe vdekjes. Kutia përmban një paketë për analiza, e cila mund të zbulojë brenda 4 orësh nëse një mostër përmban variantin e virusit të gripit H5N1. Shkencëtarët në Laboratorin Veredus kanë prodhuar rreth 500 mijë paketa analizash në muaj. Deri tani virusi nuk përbën kërcënim serioz për njerëzit, pasi nuk transmetohet nga një person tek tjetri. Por ekziston shqetësimi se varianti mund të ndryshojë duke fituar aftësinë për të shkaktuar një epidemi gripi, duke shkaktuar vdekjen e miliona personave në botë. Kjo paketë mundëson zhvillimin e analizave brenda 2-4 orësh. Nëse shfaqet rreziku i transmetimit të virusit nga një person tek tjetri, atëherë pacientët e infektuar duhen vendosur në karantinë për t’i veçuar nga personat e painfektuar. Simptomat e personave të prekur nga gripi i zakonshëm dhe të atyre që sapo janë prekur nga gripi i shpendëve janë shumë të ngjashme. Paketa analizon mostrën për të gjetur gjurmë të ADN-së së virusit. Në laborator gjeni i virusit zmadhohet dhe studiohet me rreze ultra-vjollcë dhe nëse shfaqet një shirit i ndritshëm, kjo tregon se varianti H5N1 i virusit është i pranishëm. Kërkesat për paketën e re kanë ardhur kryesisht nga Azia dhe Lindja e Mesme, ku virusi ka shkaktuar deri tani vdekjen e të paktën 60 personave. Por me shfaqjen e virusit në Evropë, shkencëtarët e Laboratorit Veredus mendojnë se së shpejti kudo në botë do të forcohen masat e kontrollit dhe të parandalimit të sëmundjes. Medikamentet antivirale për gripin e shpendëveEkzistojnë katër medikamente antivirale të ndryshme kundër gripit; amantadine, rimantadine, oseltamivir, dhe zanamivir. Megjithatë viruset kanë shfaqur rezistencë dhe ndaj këtyre medikamenteve. Virusi H5N1 aktualisht konsiderohet si virusi që mund të shkaktojë pandeminë e rradhës. Ndërkaq, shkencëtarët amerikanë thonë se, kanë rikrijuar virusin e gripi të vitit 1918, që shkaktoi vdekjen e 50 milionë njerëzve në mbarë botën, duke deshifruar strukturën gjenetike të këtij virusi.Epidemitë stinore të gripit shkaktojnë pak a shumë 250 000 deri 500 000 vdekje në vit, për këtë arsye shqetësimet për një epidemi të mundshme të gripit të shpendëve kanë rritur së tepërmi kërkesat për një paketë të re diagnostikimi. Kjo paketë e re e prodhuar nga një kompani në Singapor krijon mundësi për diagnostikimin e virusit H5N1 në fazat e para të sëmundjes, duke dhënë mundësi për izolimin e personave të infektuar, në mënyrë që të frenohet përhapja e mëtejshme e gripit. Shkencetaret rikrijojnë virusin e gripit që shkaktoi vdekjen e 50 milionë njerëzve Shkencëtarët amerikanë thonë se kanë rikrijuar virusin e gripi të vitit 1918, që shkaktoi vdekjen e 50 milionë njerëzve në mbarë botën. Rikrijimi i virusit është një arritje, që do t’i mundësojë shkencëtarëve të përgatiten më mirë nga kërcënimi i epidemisë së gripit të shpendëve.Në dy botime të përjavshme shkencore, revistën Shkenca dhe revistën Natyra, shkencëtarët thonë se si gripi i vitit 1918 edhe epidemia e tanishme e gripit të shpendëve në Azi, filluan tek zogjtë para se të infektonion njerëzit. Megjithatë ata thonë se gripi i vitit 1918 u shndërrua në një formë që përhapej me shpejtësi tek njerëzit, gjë që nuk po ndodh ende me virusin e gripit të shpendëve.Në vitin 1997 shkencëtarët studiuan organizmin e një viktime të gripit të vitit 1918, që ruhej i ngrirë në Alaskë dhe nxorrën ADN nga virusi në mushkëri.Pas disa vite kërkimesh me ADN-në ata thanë se kanë rikrijuar virusin për të kuptuar më mirë karakteristikat e tij vdekjeprurëse.Zyrtarët e shëndetësisë janë të shqetësuar se gripi i shpendëve mund të përftojë ndryshime të ngjashme si ai i vitit 1918 duke krijuar një epidemi globale. Studiuesit thonë se analiza e viruseve të mëparshëm mund t’i ndihmojë ata të zhvillojnë vaksina dhe mjekime anti-virale.Shkencëtarët deshifrojnë strukturën gjenetike të virusit të gripit të vitit 1918Shkencëtarët kanë deshifruar strukturën gjenetike të virusit të gripit, i cili shkaktoi vdekjen e dhjetra miliona njerëzve menjëherë pas Luftës së Parë Botërore. Ky lajm nuk është thjesht një kuriozitet historik. Me frikën e tanishme rreth një epidemie botërore të gripit të shpendëve, një zbulim i tillë i njeh njerëzit me strukturën e viruseve vdekjeprurës që mund të çojnë më vonë në krijimin e vaksinave më të mira kundër tyre.Në vitin 1918, një virus i gripit shkaktoi vdekjen e 20 milion deri në 50 milion njerëzve në botë. Andrew Jakomas është njëri prej atyre që mbijetuan."Në atë kohë arkivolët e vegjël për bebet ishin aq të shumtë sa që shtriheshin përgjatë 4 ose 5 blloqe apartamentesh," tregon zoti Jacomas.Por përse ishte ky virus kaq vdekjeprurës dhe ku e kishte origjinën? Pikërisht këtë kërkon të gjejë doktor Xhefri Tautenberger i Institutit të Patologjisë pranë Forcave të Armatosura."Ne duam të nxjerrim mësime nga studimi i virusit të vitit 1918 për të kuptuar se si formohen epidemitë botërore të gripit dhe çfarë duhet bërë për t’i parandaluar."Shkencëtarët po përpiqen ta rikrijojnë virusin e 1918-s në laborator. Ata kanë gjetur mostra indesh të ushtarëve të vdekur nga gripi gjatë Luftës së Parë Botërore.Askush nuk e ka izoluar ose ruajtur virusin e vitit 1918. Por ushtria amerikane ka ruajtur inde të ushtarëve të prekur të asaj kohe dhe Dr. Taubenberger thotë se shkencëtarët kanë arritur të analizojnë të gjitha gjenet e këtyre viruseve. "Kjo është si të zgjidhësh një gjëzë ose të ndërtosh një mozaik," thotë shkencëtari.Vitin e kaluar, shkencëtarët britanikë zbuluan se si virusi i vitit 1918, gjithashtu një virus shpendësh, arriti të përhapet tek njerëzit dhe të kthehet në epidemi botërore. Xhon Skejhill, Drejtor i Institutit Kombëtar britanik për Studimet Mjeksore, thotë se studiuesit britanikë kanë arritur të deshifrojnë strukturën e njërës prej proteinave të virusit."Kjo proteinë ka rëndësi sepse ka rol në lidhjen e virusit pas qelizave. Për shembull, kur viruset kalojnë nga shpendër te njerëzit, kjo proteinë pëson një farë ndryshimi, kështu që në vend që të lidhet vetëm me qelizat e zogjve, ajo mund të lidhet tani edhe me qelizat njerëzore dhe t’i infektojë ato."Kjo ende nuk ka ndodhur me llojin e tanishëm të gripit të shpendëve por zyrtarët janë të shqetësuar se ajo mund të përsëritet.Pulat dhe rosat nuk janë të vetmit që mund ta transmetojnë virusin, thotë Taubenberger."Në botë ekziston një rezervuar jashtëzakonisht i madh virusesh dhe ne njohim vetëm majën e ajsbergut,” thotë shkencëtari.Ka disa vjet që shkencëtarët po paralajmërojnë se një tjetër epidemi gripi do të shpërthejë në botë. Nëse ata arrijnë të gjejnë se si ka ndryshuar virusi i vitit 1918, ata mund të mësojnë se si t’i çaktivizojnë viruset e tanishme dhe të parandalojnë një epidemi të re. Rasti i virusit të shpendëve në Rumani shton frikën e EvropësZyrtarët e Bashkimit Evropian thonë se tipi H5N1 i virusit të shpendëve i konfirmuar sot në Rumani është i njëjti variant i rrezikshëm si ato të gjetur më parë në Turqi dhe në Azi.Komisioneri i Bashkimit Evropian për Shëndetësinë, Markos Kyprianu i bëri këto komente pak orë pasi një laborator në Britani konfirmoi se zogjtë e ngordhur të gjetur në Deltën e Danubit në Rumani ishin viktima të tipit H5N1 të virusit të shpendëve.Ndërkohë, zyrtarët amerikanë të shëndetësisë vazhdojnë vizitën e tyre në vendet e Azisë Juglindore të prekur më shumë nga virusi i shpendëve. Pas vizitës në një treg të Vietnamit, sekretari amerikan i shëndetësisë, Mike Leavit tha se do të jetë e vështirë të ndryshohen praktikat e tanishme të bashkëveprimit midis shpendëve dhe njerëzve që janë një pjesë e rendësishme e kulturës së këtij rajoni.Lloji H5N1 është i njëjti virus që shkaktoi vdekjen e më shumë se 60 vetëve në Azi në vitin 2003. Virusi është zbuluar edhe në Rusi, Kazakistan dhe Turqi. Raste të paidentifikuara të virusit të shpendëve janë gjetur gjithashtu në Bullgari. Ekspertë evropianë të shëndetësisë janë mbledhur në Bruksel për të hartuar një përgjigje ndaj përhapjes së gripit të shpendëveSiq kemi njoftuar para 6 ditesh ekspertë evropianë të shëndetësisë u mblodhur në Bruksel për të hartuar një përgjigje ndaj përhapjes së gripit të shpendëve mes zogjve shtegëtarë.Komisioni miratoi një sërë masash që do të përmirësojnë vëzhgimin e gjendjes dhe do të kontrollojnë më mirë zbatimin e vendimit për ndalimin e importeve, siç është mos lejimi i importeve të puplave të patrajtuara nga vendet jo anëtare të Bashkimit.Komisioni Evropian ka caktuar 2 presje 5 milionë dollarë të tjerë për masat parandaluese.Autoritetet gjermane konfirmuan praninë e virusit H5N1 në disa ishuj në Detin Balltik. Vatra virusi janë gjetur edhe në Ballkan, Turqi dhe Detin Kaspik. Infeksione të gripit të shpendeve tek njerëzit në rajonin e Ankarasë Virusi është marrë siç duket nga kontakti me shpendetNë Turqi po përhapet virusi i gripit të shpendeve H5N1. Të hënën u bënë të ditura raste të reja infeksionesh. Javëne kaluar tre fëmijë kanë vdekur nga virusi në lindje të vendit. Publiku turk jeton keto ditë një përsëritje të gabimeve, të cilat sunduesit në Ankara i bëjnë gjithnjë në katastrofa të tilla, nga frika e humbjes së imazhit të vet, apo për shkak të prestigjit nderkombetar të vendit. Si psh pas katastrofes së reaktorit të Cernobilit: Atëherë udheheqesit e vendit pinin para kamerave çaj e thonin: një çikë radioaktivitet nuk na bën dëm dhe i bën njerëzit më aktivë. Përveç kësaj retë e mëdha radioaktive kishin kaluar mbi kufinjtë e Turqisë në Kaukaz dhe mbi Bullgari dhe Greqi, dhe Anadolli nuk ishtë prekur. Dimensionet e vërteta të demeve për njerëzit dhe bujqesinë u mbuluan. Njoftime për rritjen e madhe të rasteve të kancerit në disa territore të vendit u fshehen nën qilim. Mënyra se si veprojnë në lidhje me pasojat e gripit të shpendëve tregon serish mendjelehtësinë e qeveritareve, se zogjtë shtegtarë nuk kanë shkuar në kufinjtë e Turqisë, disa në jug. Por megjithë paralajmërimet Ankaraja reagoi edhe kesaj rradhe shumë me vonesë. Dështimi i menagjimit të krizës nga ana e turqve është përgjegjës për atë se gripi i shpendëve po merr tani jetë njerëzish dhe përmasat e verteta nuk dihen aspak. Injorimi, dhe zbutja e peshës së fakteve ka qenë gjithmonë masa e parë taktike e atyre që kishin pushtetin nën gjysmëhënën turke. Edhe në rastin aktual u përgenjështruan njoftimet për sëmundjen e fëmijeve dhe të rinjve dhe u fol për sëmundje të mushkërive.Ndërkohë një gjë është e qartë. Gripi i shpendëve ishte shkaku i vdekjes në së paku tri raste. Virusi shpërndahet në mënyrë të rrezikshme në drejtim të Evropës. Cdo ditë vijnë njoftime të reja nga provinca të tjera të Turqisë, në të cilat rregjistrohen raste të tjera të dyshimta.Baza e jetës së shumë njerëzve në rajonet e humbura të lëna ekonomikisht pas dore që prej dhjetera vjetesh është mbajtja e kafshëve. Njerëzit varen nga gjedhi, apo shpendet, prodhimet e fituara prej tyre shiten, ose sherbejnë thjesht si ushqim për të gjithë familjen. Padituria dhe varfëria e zvogëlon diferencen hapësinore ndermjet kafshes dhe njeriut në atë mënyrë, saqë pulat natën i marrin në shtepitë e tyre, sepse nuk kanë stalla. Në shumë fshatra dhomat e banimit ndodhen mbi stallat me lopë, dhi, apo gjela deti.Masat si karantina nuk kanë shans në një vend me rreth 40 000 fshatra. Rregullat e higjienës për mënyrën e sjelljes me kafshët ekzistojnë vetem në letër. Në periferitë e varfra të qëndrave të populluara pulat ndermjet fëmijëve, që luajnë, bëjnë pjesë në pejsazh po ashtu si dhe kanalizimet e mbyllura keq. Familjet pasanike të reja nga rajonet e humbura të Anadollit nuk turpërohen të mbajnë shpend në ballkonet e banesave të tyre luksoze në mes të metropoleve si dëshmi të lidhjes me vendlindjen.Nuk mund të bësh asgjë tjetër veçse t´i sqarosh njerëzit menjëherë dhe gjërësisht. Ata duhet ta kuptojnë, se shpendët e tyre duhen të vriten, me qëllim që familjet të mbijetojnë. Por kjo është më thjesht të thuhet, se sa të bëhet. Fjala është këtu për bazën e ekzistencës së familjeve, të cilat përndryshe nuk kanë asgjë veçse pula, pata dhe gjela deti. Atyre duhet t´u paguhet një kompensim financiar, me qëllim që të mund të financojnë ekzistencën sërish. Hetimi i demit të vertetë për njeriun dhe ekonominë kërkon veprimin e ekspertëve ndërkombëtarë, me qëllim që jo vetëm gripit të shpendeve t´i mbyllet rruga. Fjala është që edhe njërezve t´u mundësohen baza të reja të ekzistencës, me qëllim që ta pranojnë dhe të jenë dakord me ndarjen nga pulat dhe gjelat e tyre të detit.Përndryshe nuk ekziston vetëm rreziku i vdekjes së njeriut nga gripi i shpendeve. Por kjo mund të ishte edhe një frenim i ambicjeve të Turqisë për pranim në BE. Këto nuk mund të realizohen si në rastin e mësipërm me zbukurime, genjeshtra, mohime, apo kercenime me denime me burgim në rast të informimit negativ.Gripi i shpendëve përhapet nga Azia në EvropëZyrtarët e shëndetësisë në Azerbaixhan konfirmuan se shpendët e ngordhur, të gjetur përgjatë brigjeve të Detit Kaspik, ishin prekur nga virusi H5N1. Njoftimin e dha Ministri i Shëndetësisë i Azerbaixhanit duke shtuar se në vendin e tij nuk ka ndonjë rast mes njerëzve. Një ekspert i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha se zyrtarët janë të shqetësuar se virusi është përhapur nga Azia në Rusi, Ukrainë dhe gjetkë. Autoritetet në Bullgari, Greqi, Rumani po ashtu kanë raportuar raste të gripit të shpendëve. Që nga viti 2003 rreth 90 individë në vendet e Azisë juglindore, Kinë dhe Turqi kanë gjetur vdekjen të prekur nga ky virus.Zyrtarë të shëndetësisë në Turqi thonë se analizat tregojnë se vajza 12 vjeçare, që vdiq dje ishte infektuar nga një formë e rëndë e gripit të shpendëve. Zyrtarët thonë se 4 fëmijë kanë vdekur në Turqi nga forma H5N1 e këtij gripi dhe 16 njerëz të tjerë janë infektuar.Në Indonezi, zyrtarët thonë se një vajzë 13 vjeçare ka vdekur nga gripi i shpendëve, por analizat nuk kanë vërtetuar se ajo ishte prekur nga virusi H5N1, nga i cili kanë vdekur 12 vetë.Ndërkaq në Izrael, mjekët po i bëjnë analizat një burri nga Jerusalemi Lindor, që mund të përbëjë rastin e parë të prekjes nga gripi i shpendëve në atë vend. Rastet e reja të infeksionit njoftohen ndërkohë që Bregu Perëndior do të kërkojë më shumë se një miliardë dollarë ndihma në konferencën ndërkombëtare për gripin e shpendëve, që hapet nesër në Pekin.Konferenca ka si synim parandalimin e përhapjes së virusit në vendet e zhvilluara dhe përmirësimin e kujdesit mjeksor për ata që preken nga virusi H5N1Gripi i Shpendëve në Ballkan; Shqipëria nuk mund të mos preketNë Shqipëri autoritetet e shëndetësisë deklarojnë se pas shfaqjes së gripit të shpendëve në thuajse gjithë rajonin e Ballkanit, do të jetë gati e pashmangshme prekja edhe e vendit të tyre nga virusi H5N1. Ministri i Shëndetësisë, Maksim Cikuli thot se “do të ishte naivitet të mendohej se Shqipëria do të kursehet nga Gripi i Shpendëve. Përderisa është në Ballkan do të vijë edhe këtu”, tha zoti Cikuli. Ai shpjegoi se po merren të gjitha masat për të përballuar shfaqjen e këtij gripi tërrezikshmëm, duke porositur furnizime të reja me vaksinën Tamiflu si dhe me veshje të posaçme mbrojtëse nga një infeksion i mundshëm. Ai ka këshilluar popullatën, veçanërisht atë që banon pranë liqeneve apo lagunave, që në asnjë rast të mos prekin shpend që mund të gjenden të ngordhur. Ministri i Ambientit Lufter Xhuveli njoftoi se ka nxjerrë një urdhër për mbylljen e parakohshme të sezonit të gjuetisë si dhe vulosjen e armëve të gjahut. Sipas tij do të intensifikohet edhe sistemi i vrojtimit dhe sinjalizimi nga drejtoritë e shërbimit pyjor. Sipas specialistëve situata tashmë paraqitet më e rrezikshme se ajo e disa muajve më parë, për shkak se Shqipëria është në trajektoren e lëvizjes migratore të shpendëve nga jugu në Veri. Aq më tepër që vendi ka një vijë të gjatë bregdetare dhe tre zona të mëdha lagunore të cilat mund të përdoren si stacione pushimi nga shpendët gjatë shtegtimit të tyre.Gripi i shpendëve është rrugës për Shqipëri Drejtoritë rajonale të bujqësisë në jug të vendit marrin masa për mbrojtjen e popullatës. Krahas importit të shpendëve e produkteve të tyre kërkohet mbyllja e pularive dhe frigoriferëve dhe dezinfektimi tyre. Alarmi për mbërritjen e virusit të gripit të shpendëve H5N1 ka mbërritur i plotë në jug të Shqipërisë. Në dy prej zonave jugore, në Berat e Sarandë janë shfaqur shenjat e para të plota të këtij fenomeni, kur janë gjetur prej banorëve shpendë të ngordhura. Në Berat janë gjetur në qytet shpendë të egjër shtegëtarë të ngordhur, ndërsa në lagunën e kanalit të Cukës rreth 60 pula janë gjetur të ngordhura në fermën e disa banorëve të zonës.Këto fakte kanë shkaktuar panik përpos kërshërisë si dhe kanë vënë në lëvizje të gjitha strukturat e drejtorive të bujqësisë e ushqimit, të spitaleve rajonale si dhe të specialistëve të veterinarisë. Kampione të shpendëve të ngordhura janë dërguar me urgjencë në laboratorin qëndror në Tiranë për ekspertizën e mëtejshme.Kryeveterineri drejtorisë rajonale të bujqësisë e ushqimit në qarkun e Gjirokastrës Shamet Lagji, megjithatë pohon se situate është ende nën kontroll dhe se po merren masat e para ndaj këtij virusi. Kryeveterineri Lagji thotë se "ende nuk kemi vatra të mirëfillta të virusit, por vetëm bartës të tij të ardhura nga vendi fqinj,Greqia". Sipas kryeveterinerit Lagji ndonëse janë marrë disa masa, popullata është e pambrojtur pasi mungojnë si medikamentet e plota ashtu dhe kultura e masavembrojtëse individuale. Virusi gripit të shpendëve duket se do të prekë edhe Shqipërinë, pasi që edhe masat mbrojtëse janë jo profesionale, dhe teknologjiaqë përdoret është jo në parametrat e kërkuar. Lajmi për shpendë të ngordhur e të prekur nga virusi gripit të shpendëve ka shkaktuar panik të madh edhe tek popullata e tregëtarët. Importet, por edhe produktet vendase të shpendëve janë abandonuar krejt, ndërkohë që në pularitë dhe frigoriferët e qyteteve jugore kërkohen të merren masa të forta të dezinfektimit dhe masa mbrojtëse nga përhapja e virusit. Masa për gripin e shpendëve në ShqipëriKëshilli i Sigurimit Kombëtar diskuton masat kundër gripit të shpendëvePresidenti shqiptar ka mbledhur Këshillin Kombëtar të sigurimit për të përcaktuar masat për përballimin e rrezikut të gripit të shpendëve.Zyrtarisht në Shqipëri nuk është verifikuar ndonje rast i gripit, por ditët e fundit ka pasur raste të shpeshta të shpendëve që janë gjetur të ngordhur.Autoritetet vijojnë të thonë se nuk ka asnjë rast të virusit vdekjeprurës të gripit të shpendëve, por afrimi i tij në vendet fqinj ka rritur vëmendjen ndaj rrezikut. Presidenti Alfred Moisiu ka theksuar në mbledhjen e këshillit se nuk ka vend për panik, porse duhen marrë masa urgjente që gripi i shpendëve të mos i gjejë papërgatitur as institucionet e as popullsinë.Shqipëria praktikisht gjendet në zonën e migrimit të shpendëve, të cilat në vendet fqinje janë gjetur të ngordhura dhe më pas është vërtetuar se shkak ka qenë shtami H5N1 i virusit të gripit të shpendëve.Ditët e fundit janë shtuar rastet e gjetjes së shpendëve të ngordhur brenda territorit, si në Sarandë, ku ngordhën 90 pula, por raste të veçuara ka edhe në Shkodër, Lezhë e Burrel.Veterinierët lokalë kanë qetësuar popullsinë duke thënë se arsyeja ka qenë një sëmundje tjetër e quajtur 'pseudopest'.Ende nuk është e qartë se përse shpendët e ngordhur nuk dërgohen në laboratorët e specializuara në Evropë, ashtu si kanë vepruar edhe vende të tjera.Banka Botërore ka njoftuar se do të mbështesë Shqipërinë me pesë milionë dollarë për të përballuar blerjen e barnave përkatëse të nevojshme në rastin e përhapjes së epidemisë.Ministria e Arsimit ka udhëzuar shkollat parauniversitare, që ditën e hënë, ora e parë të jetë sensibilizim për virusin Shkollat, një orë ndërgjegjësimi për gripin e shpendëve Në shkollat publike e jopublike të sistemit parauniversitar në vend, do të zhvillohet një orë informuese për gripin e shpendëve, shenjat, rrezikun dhe masat mbrojtëse prej sëmundjes. Sipas ministrit të Arsimit e Shkencës, Genc Pollo, të gjithë Drejtoritë Arsimore të Rretheve, do të udhëzojnë shkollat që ditën e hënë, nga ora 8.00-8.30, mësuesit të informojnë nxënësit për situatën dhe të japin këshillat e nevojshme. “Kjo fushatë do të bëhet edhe në orët e edukimit shëndetësor dhe në orët e veprimtarive jashtëkurrikulare”,- thuhet në udhëzimin e ministrisë, sipas të cilit, nxënësit duhet të njoftojnë menjëherë në institucionet shëndetësore ose veterinare, për çdo konstatim të shpendëve të ngordhur ose që kanë shenja të sëmundjes: vështirësi në frymëmarrje, kollë dhe rrjedhje nga sqepi, lafshë të ënjtur dhe me ngjyrë të errët, kudo qofshin ato. Më tej, këshillohet të evitohet çdo kontakt fizik me shpendët e të gjitha llojeve, shtëpiake ose të egra. “Në rast kontakti, të zbatohet një higjienë e lartë dezinfektimi dhe pastrimi. Mos të luajnë me shpendët e në veçanti me ato të ngordhura”,- thuhet në udhëzim. Ndërkaq, në masat mbrojtëse, këshillohet ndalimi kategorik i konsumit të mishit dhe produkteve e shpendëve të sëmura. Ndërsa mishi i shpendëve të zakonshëm, të konsumohet pas përpunimit në temperaturë më të lartë se 70 gradë celsius. Nëse, nxënësi ose një anëtar i familjes, sipas udhëzimit, ka qenë në kontakt me shpendë që dyshohen se janë të infektuar, ka ethe ose probleme me aparatin e frymëmarrjes, këshillohet të paraqitet menjëherë në qendrën shëndetësore. Pas kësaj, në mbështetje të kësaj nisme, ministria e Arsimit dhe Shkencës, do të dërgojë materiale më të hollësishme dhe më informuese të Ministrisë së Shëndetësisë. Për këtë qëllim, në shkolla do të jenë të ftuar për biseda specialistë të shëndetësisë, veterinarisë, mbrojtjes së mjedisit etj., nga institucionet rajonale përkatëse. Sipas specialistit Aldin Lika, virusi mund të ketë hyrë, por s’është evidentuar Dyshimi, virusi mund të ketë hyrë në vendin tonë Sipas gazet”Shekulli”Gripi i shpendëve mund të ketë hyrë në Shqipëri, ose ka qenë më përpara, por akoma nuk është evidentuar. Kështu u shpreh specialisti i departamentit të virologjisë pranë IKV-së, Aldin Lika, sipas të cilit, mendimi që nuk jemi të infektuar, akoma nuk është krejtësisht i sigurtë. Sipas tij, viruse të tilla që transmetohen përmes zogjve, mund të jenë futur kohë më parë në vendin tonë ashtu si në vendet e tjera, por kjo nuk mund të vërtetohet në mënyrë të menjëhershme. Një gjë e tillë mund të evidentohet pas 15 ditësh, ose pas një muaji, pasi rezultatet dalin pas një kohe të caktuar. Ky është problem pasi, çdo vend mendon që nuk është i infektuar, por gjithmonë rezultatet e tregojnë atë. “Pra mund të jetë futur gripi i shpendëve në Shqipëri, por nuk është evidentuar akoma, sepse mundet që ta kenë virusin vetëm një ose dy zogj të egër, por që nuk është adoptuar dhe në zogjtë shtëpiakë”,- shpjegon Lika. Sipas tij, zogjtë e egër janë gjithashtu më rezistentë ndaj këtij virusi, sidomos rosat e egra, pasi mund ta mbajnë sëmundjen për një kohë të gjatë dhe mund të mos shfaqin as shenja klinike. “Problemi qëndron, nëse ia transmetojnë shpendëve të tjerë dhe shfaqet një epidemi, por më tragjike është, nëse do të shfaqet tek njerëzit”,- përfundon Aldin Lika. Sipas specialistit pranë IKV-së, Aldin Lika, paniku është i madh. Ende asnjë përgjigje për analizat e rosës Fluks analizash në IKV, 30 kampione për dy ditë Infeksionisti, Pilaca: Njerëzit, të frikësuar edhe nga gripi i zakonshëm, sidomos kur janë në kontakt me shpendëtSiq shkruan gazetarja e “Shekullit”,z.Eglantina Bardhi,…”Ngordhja e shpendëve ka stimuluar frikën e njerëzve dhe shtuar dyshimet për virusin e rrezikshëm. Sipas Aldin Likës, specialist në departamentin e virologjisë pranë Insitutit të Kërkimeve Veterinare, vetëm dy ditët e fundit janë paraqitur rreth 30 mostra me shpendë të ngordhura, nga të gjitha anët e vendit. Ndërkohë edhe gripi i zakonshëm, sipas infeksionistit Arben Pilaca, në disa raste ka frikësuar njerëzit, sidomos ata që janë në kontakt me shpendët. “Në fakt pacientët nuk janë vetëm të frikësuar, por edhe të shqetësuar dhe ky shqetësim vërehet sidomos tek gjuetarët”,- thekson Arben Pilaca, duke shtuar se Spitali i Infektivit, ka bllokuar 3 dhoma pikërisht, nëse shfaqet ndonjë dyshim.Situata“Deri tani, të gjitha analizat e mostrave kanë rezultuar negative, për virusin e influencës aviare H5N1”,- thekson Aldin Lika. Sipas tij, kanë ardhur shumë kampione zogjsh të ngordhur nga të gjitha anët e vendit si Librazhdi, Kavaja, Durrësi, Puka dhe sidomos nga Tirana, por të gjitha kanë rezultuar negative, për virusin H5N1. Ndërkohë, ai shpjegoi se shpendët e ngordhura mund të kenë edhe viruse të tjera të influencës, por synimi është që të evidentohet virusi H5N1, pasi është më i rrezikshmi sepse rrezikon jetën e njerëzve. Pikërisht frika e gripit të pulave, sipas Aldin Likës, ka nxitur shumë njerëz të telefonojnë pranë IKV-së, ose t’i sjellin vetë privatisht shpendët e ngordhura që kanë gjetur afër shtëpive të tyre. “Ne kemi vënë një numër telefoni 372-912, ku njerëzit mund të lajmërojnë, nëse konstatojnë ndonjë rast me shpend të ngordhur. Dhe në fakt, kemi patur shumë telefonata pasi, njerëzit janë ndërgjegjësuar se jemi përballë një rreziku që i kanoset edhe vendit tonë”,- thotë Lika. Kujdesi“Gjuetia e shpendëve vazhdon përsëri dhe këshillohet që gjuetarët të heqin dorë nga pasioni i tyre, pasi mund të bëhen viktimë e virusit H5N1”,- thotë Lika, duke shtuar se gjuetia nuk është se bëhet vetëm me armë zjarri por edhe me llastiqe. Ndërkohë ai theksoi se, në rastet kur konstatohet nga njerëzit ndonjë shpend i ngordhur, duhet të njoftojnë organet përkatëse, si ato shëndetësore dhe veterinare dhe të mos i prekin ato. “Rasti i fundit ishte një person nga Kavaja, që solli një pulë të ngordhur në Institut dhe nuk kishte treguar aspak kujdes, pasi në raste të tilla, duhet të përdoren doreza”,- shpjegon Lika. Analizat “Ne mund të japim një përgjigje fillestare për rastet dyshuese të virusit H5N1, por që konfirmimin përfundimtar e vendosin gjithmonë institutet e referencës”,- thotë ai. Kjo sipas tij është një praktikë e njohur e IKV-së, që kampionet dërgohen jashtë shtetit për analiza, për çdo rast të sëmundjeve të rrezikshme dhe jo vetëm për virusin H5N1. Sipas tij, kjo praktikë nuk ndiqet vetëm nga vendi ynë, por edhe nga vendet e tjera , në mënyrë që të përcaktohet saktësisht diagnoza.Infektivi“Në shërbimin infektiv në Tiranë, janë 3 dhoma në dispozicion të pacientëve, nëse shfaqet ndonjë rast i dyshimtë me virusin H5N1, në njerëz”,- thekson infeksionisti Arben Pilaca. Sipas tij, bllokimi i një dhome në çdo kat të infektivit, është bërë për t’i paraprirë një rreziku serioz që kërcënon edhe vendin tonë. Megjithatë sipas tij, nuk mund të parashikohet asgjë për këtë situatë. “Në këtë rast kemi të bëjmë me një problem global. Numri i rasteve nuk është akoma shqetësues, megjithatë masat janë drastike, në mënyrë që të mos na gjejë të papërgatitur”,- thekson Arben Pilaca. Por sipas tij, nëse do të kemi ndonjë pandemi, atëherë nuk bëhet fjalë vetëm për ambientet e infektivit por për të gjitha ambientet e QSUT-së. Ndërkohë, ai pohon se pacientët janë të frikësuar dhe gripi i zakonshëm i shqetëson ata, pasi mendojnë se është gripi i pulave. Virusi në EvropëFrikë për gripin e shpendëve në EvropëDisa vende evropiane - midis tyre Franca, Gjermania dhe Holanda - kanë vendosur të mbyllin të gjitha shpendët e butë brenda për të parandaluar një përhapje të gripit të shpendëve.Këto masa u njoftuan pasi Gjermania bëri të ditur rastin e parë të shtamit H5N1 në dy mjelma të ngordhura në ishullin e detit Balltik, Ruegen. Të mërkurën, Hungaria ishte vendi më i fundit evropian që konfirmoi praninë e gripit të shpendëve. Ai u zbulua në tri mjelma të ngordhura pranë kufirit me Serbinë.Nevojiten prova të reja nëse ato kanë ngordhur nga shtami H5N1.Gripi i shpendëve është gjetur edhe në Itali e Greqi. Ka gjithashtu disa raste të dyshuara për gripin e shpendëve në Slloveni e Kroaci.Komisioni Evropian u ka bërë thirrje qeverive të ruajnë qetësinë duke thënë se ngrënia e shpendëve është e sigurtë.Eurodeputeti gjerman Karl-Heinz Florenz, kryetar i Komisionit të Shëndetësisë të Parlamentit Evropian, ka paraqitur një amendament në rregullat e BE-së që kërkon që vendet e BE-së t'i fusin të gjitha shpendët brenda."Ne duhet të kemi rregulla në të gjithë Evropën për t'i mbyllur të gjitha shpendët brenda ndërtesave," tha zoti Florenz."Nëse ka probleme të gripit në Gjermani, p.sh, me siguri Austria, Belgjika dhe Holanda duhet të bëjnë të njëjtën gjë, përndryshe nuk ka kuptim," tha eurodeputeti gjerman.Gripi i shpendëve ka mbërritur mbase edhe në Gjermani Nga një testim i shpejtë i bërë tek një mjellmë, dyshohet të kemi të bëjmë me virusin e ngjashëm me atë të konstatuar në vendet e tjera. Në ishullin Rygen janë gjetur dy pelikanë të ngordhur, të cilëve ju bë shpejt kontrolli për virusin H5N1. Ministri i bujqësisë, Horst Seehofer deklaroi se janë marrë të gjitha masat për izolimin e shpendëve të dyshuar si të infektuar dhe po zhvillohen kontrolle në masë në rajonin e prekur nga ky virusVirusi agresiv i gripit të shpendëve, H5N1, depërtoi në vendet e BE-së. Si rrjedhojë autoritetet kanë vënë alarmin për marrjen e masave pasi në Itali, në Greqi dhe në Bullgari në fundjavë u konstatua që disa shpendë të ngordhur ishin prekur nga virusi vdekjeprurës dhe mjaft i rrezikshëm për njeriun. Laboratori i referencës i BE-së në Britaninë e Madhe konstatoi virusin H5N1 te shpendët e ngordhur nga Italia dhe Bullgaria. Nesër në një takim krize ekspertë nga 25 vendet antare do të konsultohen mbi masat kundër virusit të rrezikshëm H5N1. Virusi i shfaqur qyhs nga viti 1997 kryesisht në Azi ka asgjësuar mbi 200 milionë shpendë shtëpiakë dhe të egjër dhe u ka shkaktuar vdekjen së paku 90 njerëzve. 7 të vdekur nga gripi i shpendëve në TajlandëZëdhënësi i qeverisë tajlandeze ka bërë të ditur se një 7-vjeçar ka vdekur nga gripi i shpendëve. Gripi i shpendëve ka kapur edhe njerëzitKjo e çon në katër numrin e vdekjeve të konfirmuara nga virusi në Tajlandë. Deri tani nëntë persona kanë vdekur nga infeksioni në Vietnam. Kina gjithashtu ka bërë të ditur shpërthimin e virusit në dy provinca të tjera, Gansu dhe Shanxi, dhe konfirmoi edhe një rast tjetër në Guangdong. Edhe qeveria indoneziane ka konfirmuar se sëmundja vdekjeprurëse e shpendëve e zbuluar në dhjetë vende aziatike është e pranishme dhe në këtë vend. Megjithatë drejtori i ministrisë së Bujqësisë indoneziane theksoi se nuk ka patur raste midis njerëzve.Gripi i shpendëve në Nigeri Një zyrtara i lartë i Kombeve të Bashkuara që drejton fushatën kundër gripit të shpendëve ka paralajmëruar për pasoja të rënda për Afrikën pas konfirmimit të rastit të pare të virusit vdekjeprurës të shpendëve në Nigeri. Dr David Nabarro nga Organizata Bortërore e Shëndetësisë tha se do të jetë shumë vështirë të izolohen rastet e gripit nëqoftëse gripi i shpendëve përhapet edhe në vende të tjera të Afrikës. Dr Nabaro tha se ndërsa Nigeria ka mundësi dhe mjete për të izoluar gripin e shpendëve disa vende të tjera të varfëra në Afrikë janë në situata shume të pavolitshme për tu përballur me një epidemi të mundshme të këtij gripi. Gripi i shpendëve prek dhe SlloveninëVirusi i gripit është konfirmuar edhe në shtete të BE-së Autoritetet në Slloveni kanë raportuar një rast të gripit të shpendëve te një mjelmë, por ata nuk e dinë nëse është virusi vdekjeprurës H5N1. Laboratori slloven që kreu analizat e para tani i ka dërguar mostrat në laboratorin e BE-së në Angli për analiza të tjera. Të shtunën tre vende të tjera evropiane Italia, Greqia dhe Bullgaria thanë se kanë gjetur rastet e para të virusit H5N1 në mjelma të egra. Ministria greke e bujqësisë thotë se virusi është gjetur në mjelma të egra në veri të vendit. Ministria italiane e shëndetësisë thotë se është konfirmuar se dy mjelma që u gjetën të ngordhura në Siçili ishin të infektuara me virus. Testet po vazhdojnë, por shkencëtarët në laboratorin e Padovës në veri të Italisë dyshojnë se bëhet fjalë për të njëjtën shtamë të gripit që u gjet tek shpendët në Azi. Ata thonë se askush nuk ka vdekur nga ata që e kanë marrë gripin prej shpendëve të egra. Javën e shkuar janë bërë analizat e 17 shpendëve shtegtarë të sëmurë ose që kanë ngordhur në rajonet e Pulias, Kalabrisë dhe Siçilisë.Ministria e shëndetësisë thotë se dy mjelmat e ngordhura që kishin testuar pozitive ishin gjetur në qytetin e Mesinës në Siçili. Autoritetet shëndetësore në vend ishin të përgatitura për mundësinë që zogjtë shtegtarë ta sillnin gripin e shpendëve në Itali. Organizata e OKB-së për ushqim dhe Bujqësi, FAO ka paralajmëruar këtë javë se gripi i shpendëve tashmë ka mbërritur në vendet fqinje me Turqinë.Mjelmat që mendohet se riktheheshin në Evropë nga Rusia mund të kenë fluturuar deri në jug të Italisë për shkak të të ftohtit të pazakontë në këtë periudhë të vitit. Evropa e shqetësuar për gripin e shpendëveKërcënimi prej gripit të shpendëve pas vdekjes së dy adoleshentëve në Turqi mbulohet gjerësisht nga shtypi evropian.Gazeta spanjolle EL PAIS thotë se megjithëse lajmi për vdekjen e dy personave në Turqi është i keq, ky lajm nuk duhet të "ndezë panik"."Gjithçka sugjeron se rastet kanë qënë të kontaktit shumë të afërt të njerëzve me shpendët", shkruan e përditshmja.Ajo paralajmëron se megjithëse nuk ka patur një epidemi serioze në Evropë, autoritetet nuk duhet ta ulin gadishmërinë e tyre, në mënyrë të veçantë jo tani". Gazeta thotë se "vigjilenca duhet të jetë e jashtëzakonshme", në fermat evropiane, jo vetëm për të ndaluar infektimin e njerëzve, por edhe përhapjen e virusit mes shpendëve."E përditshmja thotë se muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë për pasojat e epidemisë në Evropë.Gazeta franceze LE MONDE vëren se analizat e kryera ditët e fundit nga OBSH-ja kanë treguar se virusi i gjetur në Truqinë Lindore është i panjohur."Geni është gati 99 për qind i ngjashëm me atë të virusit të gjetur në Kinë një vit më parë," shpejgon gazeta.Ky rezultat sipas të përditshmes, bën fjalë për një përhapje të virusit H5N1 nga shpendët shtegtarë.Ky përfundim është i diskutueshëm dhe nuk shpejgon rastet e epidemisë të njoftuara në kufirin me Turqisë dhe Iranit"Sipas vëzhguesve ndërkombëtarë, shërbimet turke janë më pak të pranishme në rajon, sidomos në pjesën perëndimore të vendit dhe kjo për arsye politike.Gazeta e Luksemburgut TAGEBLATT, përqëndrohet në pasojat ekonomike që do të ketë epidemija në Turqi në mënyrë të veçantë për turizmin.Gazeta vëren se ka një shqetëism të madh për sektorin turistik, i cili është një burim i rëndësishëm të ardhurash për ekonominë kombëtare."Rusia dhe Britania, që janë vendet me turistët më të shumtë në bregdetin turk i kanë këshilluar shtetasit e tyre që të shmangin udhëtimet në Turqi.Në Rumani e përditshmja ZIUA thotë se ndërsa epidemija në Turqi ka tronditur disa vende të Evropës ", autoritet rumune kanë marrë masa të jashtëzakonshme"."Kufijtë toksorë dhe aeroportetet do të mbikqyren me kujdes, udhëtarët duhet të mbushin një formular ku të tregojnë se nga kanë ardhur dhe nëse kanë qënë në zonat ku është zhvilluar virusi.E përditshmja tjetër JURNALUL NATIONAL shton se autoritetet në Bukuresht kanë marrë masa shtesë për të parandaluar përhapjen e virusit . Serume dhe teste për virusin do të jenë gati për t'u përdorur tek kafshët dhe njerëzit nëse do të ketë plasje të epidemisë.H5N1 zbulohet në Evropën PerëndimoreMjellma të infektuara me H5N1 u gjetën në Gjermani dhe Austri Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin, FAO u ka bërë thirrje qeverive në Evropën Perëndimore që të mos pushtohen nga paniku pas konfirmimit të disa rasteve të gripit të shpendëve. FAO paralajmëroi se mund të kishte një rrezik të ri për Evropën këtë pranverë si pasojë e shpendëve shtegtarë.Rastet e para në Evropën Perëndimore u zbuluan në Gjermani dhe Austri. Shqetësime në GjermaniPër muaj të tërë, qeveria gjermane ka qënë e shqetësuar për kërcënimin nga gripi i shpendëve.Lajmi se virusi vdekjeprurës ishte zbuluar në dy mjellma të ngordhura do të ketë pasoja serioze.Sipas ministrisë gjermane të Bujqësisë, testet paraprake zbuluan gjurmë të virusit H5N1 në dy mjellmat.Ato u gjetën në ishullin Ruegen në detin Balltik. Testet e mëtejshme pritet të mbërrijnë së shpejti në Britani.Qeveria gjermane njoftoi se kishte ndaluar mbajtjen e shpendëve jashtë.Vendi ishte planifikuar të zbatohen në fillim të marsit, por pas rasteve të zbuluara në Itali dhe Greqi, masat fillojnë të zbatohen javën e ardhshme.Masat të tjera shtrënguese pritet që të merren për fermat e shpendëveZogj të ngordhur në GracDy mjelma të ngordhura u gjetën ditën e hënë në Mellach, pranë qytetit të Gracit. Zyrtarë për Shëndetin thanë se testet laboratorike treguan se zogjtë ishin infektuar me virusin H5N1. Mostra të gjakut u dërguan për konfirmim në laboratorët evropianë dhe në Weybridge në Britaninë e Madhe.Autoritetet kanë ndaluar qarkullimin në një rreze 3 kilometra nga vendi ku u gjetën mjellmat.Ato ndaluan edhe tregtinë dhe gjuetinë në këtë zonë.Shpendët që janë në rrezik është ndaluar të mbahen jashtë.Autoritetet thonë se për momentin nuk ekziston një rrezik imediat për publikun.Ata thonë se infektimi i njerëzve është i pamundur nëse nuk ka kontakt direkt me shpendët.Që prej zbulimit të tij nuk ka patur provë se ai mund të përcillet nga njerëzit tek njerëzit.Organizata Botërore e Shëndetësisë do të furnizojë me Tamiflu IrakunOrganizata Botërore e Shëndetsisë thotë se Iraku do të marrë mijëra doza të ilaçit anti-viral Tamiflu për të parandaluar përhapjen e vatrave të epidemisë së gripit të shpendëve.Zyrtarë të kësaj organizate thanë sot se prodhuesi i ilaçit ka rënë dakord të japë një sasi të mjaftueshme për 7 deri në 10 mijë veta.Dje, Organizata Botërore e Shëndetsisë njoftoi se analizat kishin konfirmuar se një vajzë adoleshente nga Iraku verior vdiq muajin e kaluar nga virusi H5N1 i gripit të shpendëve. Agjencia e Kombeve të Bashkuara do të dërgojë një ekip në Irak për të bërë hetime.Ndërkohë, Bullgaria njoftoi rastin e saj të parë të gripit të shpendëve, i cili shkaktoi ngordhjen e një mjelme në lumin e Danubit, megjithatë, autoritetet nuk kanë përcaktuar virusin.Një vaksinë e re mbron minjtë nga virusi vdekjeprurës i gripit të shpendëveStudiuesit në Shtetet e Bashkuara thanë se kanë prodhuar gjenetikisht një vaksinë që mbron minjtë nga virusi vdekjeprurës H5N1 i gripit të shpendëve.Në një raport të botuar sot në revistën mjekësore britanike The Lancet, studiuesit thanë se vaksina eksperimentale përdor një virus të zakonshëm të të ftohtit të ndërthurur me ADN-në e virusit të gripit të shpendëve për të stimuluar sistemin mbrojtës të organizmit.Ata thanë se një vaksinë e tillë mund të ofrojë mbrojtje ndaj shndërrimit të virusit të gripit të shpendëve në formë vdekjeprurëse tek njerëzit.Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se analizat kanë konfirmuar praninë e virusit H5N1 tek një adoleshente në veri të Irakut që vdiq muajin e kaluar. Agjencia e OKBsë po dërgon një ekip në Irak për të hetuar njoftimet për raste të tjera.Në Indonezi, zyrtarët thanë se analizat treguan se një djalë 15 vjeçar vdiq nga virusi H5N1, por organizata botërore e shëndetësisë nuk ka konfirmuar ende rezultatet.Ukraina konfirmon një epidemi të re të gripit të shpendëveUkraina konfirmoi një shpërthim të ri të gripit të shpendëve në pjesën jugore në gadishullin e Krimesë.Zyrtarë të bujqësisë thanë dje se virusi ishte gjetur në një numër shpendësh të ngordhur, të egër dhe të butë. Ende nuk dihet nëse shpendët kishin ngordhur nga virusi H5N1.Kina dhe Turqia bëri dje të ditur dy vdekje të tjera dhe zyrtarë irakianë dyshojnë se gripi i shpendëve ka shkaktuar vdekjen e një vajze 14 vjeçare në qytetin kurd Sulejmanijeh.Ndërkohë, një konferencë ndërkombëtare e dhuruesve përfundoi dje në Pekin me premtime prej afro dy miliardë dollarë për të ndihmuar vendet e varfëra në përpjekjet për parandalimin e sëmundjes.Shtetet e Bashkuara premtuan shumën më të madhe prej 334 milionë dollarësh.Shtëpia e Bardhë tha se fondet do të forcojnë edhe më tej bashkëpunimin ndërkombëtar kundër këtij kërcënimi në rritje, siç e cilësoi ajo. Banka Botërore miraton një fond prej 500 milionë dollarësh për të luftuar gripin e shpendëveBanka Botërore ka miratuar një shumë prej 500 milionë dollarësh për të ndihmuar vendet që të luftojnë gripin e shpendëve.Një zyrtar i Bankës i tha agjencisë së lajmeve Reuters se Kirgizia do të jetë vendi i parë që do të marrë fonde muajin e ardhshëm, që mund të kapin shifrën 5 milionë dollarë.Një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha dje se gjendja e gripit të shpendëve po keqësohet dhe se rreziku i një epidemie mbarëbotërore po rritet çdo ditë. Organizata e Shëndetësisë thotë se kampione të virusit vdekjeprurës H5N1 që janë marrë nga dy viktima të gripit të shpendëve në Turqi, tregojnë një ndryshim të lehtë gjenetik tek virusi, një shenjë se ai mund të jetë duke u shndërruar në një virus njerëzor që mund të shkaktojnë vdekjen e miliona vetëve.Gripi i shpendeve", lagunat presin zogj shtegtare –Rikthehet ne vendin tone rreziku i mberritjes se virusit vdekjeprures H5N1, pas rasteve te konstatuara ne Itali dhe se fundi, dyshimet ne territorin slloven. Sipas ministrise se Mjedisit, me afrimin e stines se pranveres ekziston mundesia e perhapjes se virusit edhe tek ne, pasi ne kete kohe rikthehen nga shtegtimi shpendet, mbartes te virusit te gripit. Zv/ministri i Mjedisit, Taulant Bino tha dje per mediat se kryesisht lagunat e Shkodres, Prespes dhe Ohrit jane vendet qe mund te bien "pre" e virusit te mbartur nga shpendet e eger shtegtare. "Keta shpende mund te vijne tek ne nga Koracia, Jugosllavia e Rumania dhe levizja e tyre ka kohe qe ka nisur. Por ekspertet veterinare mbajne ne kontroll zonat e cilesuara ne rrezik duke bere shpesh depistime edhe ne komplekset e shpendeve, per te shmangur keshtu shfaqjen e virusit", tha per mediat, zv/ministri Bino. Por gjithsesi prezenca e virusit duket se nuk do te vonoje kur vendet fqinje kane deklaruar raste apo dyshime te virusit ne territorin e tyre. Greqia, Bullgaria e Italia, deklaruan ne fundjave rastet e para te virusit H5N1 ne mjellmat e egra, nderkohe qe vendi yne ende konsiderohet nje zone e paster, ose me mire me shume fat ne krahasim me fqinjet. Vjen ilaci Tamiflu Instituti i Shendetit Publik dhe Qendra Spitalore "Nene Tereza" ne Tirane deklarojne se kane sasi te konsiderueshme te medikamentit Tamiflu, i cili presupozohet se do te sherbeje ne rast te nje perhapje te virusit H5N1, per mjekimin e personave qe mund te preken. Sipas tyre, pas porosise prane Organizates Boterore te Shendetesise, vendi yne ka mundur te siguroje nje stok edhe pse ne sasi te vogel, ne menyre qe te nderhyhet menjehere ne rast rreziku. Gjithsesi strukturat e shendetesise deklarojne se OBSH do te mundesoje shume shpejt prurjen e pjeses tjeter te medikamentit Tamiflu, nese konstatohet prezenca e virusit edhe tek ne. Megjithese konsiderohet i shtrenjte, Tamiflu, do te shperndahet neper farmaci punonjesit e sherbimit veterinar, atij shendetesor si dhe fermeret, meqe deri me sot eshte provuar vetem qe mutacioni kalon nga shpendi te njeriu. Firma farmaceutike 'Roche', ka sjelle ne vendin tone 300 doza te Tamiflu-se, te cilat shiten me nje cmim prej 3 500 lekesh. Sipas specialisteve te shendetesise, medikamenti merret 48 ore pasi personi eshte kontaminuar me virusin H5N1. Ndersa,ngarkesa e cila vinte tranzit nga Italia po i nenshtrohet analizave per t'u verifikuar, nese mishi ka probleme me dokumentacionin dhe me kontrollet veterinare qe nga vendi i origjines deri ne destinacion.Bllokimi i sasise se mishit u be nga autoritet portuale pas frikes dhe alarmit te dhene per perhapjen e gripit te shpendeve ne dy vendet fqinje, Italine dhe Greqine.Ne pritje te analizave te roses se ngordhur .Qe pas alarmit te mberritjes se gripit te shpendeve ne shume prej vendeve te rajonit, Instituti i Kerkimeve Veterinare ka nisur kryrjen pa nderprerje te te gjitha analizave mbi te gjthe shpendet e ngordhur te gjetur nga banore apo punonjes te sherbimit veterinar.Ministria e Bujqësise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit, njoftoi se ne vendin tone (Shqiperi)nuk ka asnje rast apo shfaqje te gripit te shpendeve.Sipas Drejtoreshes se UMK-se, Valbona Paluka, ne te gjitha analizat dhe diagnostikimet qe ka kryer inspektoriati veterinar, ne pula te ngordhuar apo zogj shtegtare, nuk ka rezultuar shfaqje e gripit te shpendeve, e cila ka prekur kohet e fundit disa vende të rajonit.Nderkohe vazhdon te mbahet nen kontroll importi i shpendeve, i cili realizohet vetem nga shtetet qe lejon Organizata Boterore e Epizotive.Cikuli: Shqiperia ne rrezik nga virusi vdekjeprures H5N1 Ministri i Shendetesise Maksim Cukuli ka paralajmeruar te mos preket asnje shpend i ngordhur, duke shtuar se tashme pas Greqise dhe Italise, edhe vendi yne eshte i rrezikuar nga virusi vdekjeprires H5N1.Gjate nje konference per shtyp Ministri Cikuli theksoi se ne institut ka nje sasi vaksinash Tamiflu, ndersa beri te ditur se ky medikament eshte perhapur edhe ne tregun privat."Kemi nje kontigjent modest rezervash te mjaftueshme te vaksines Tamiflu, nderkohe qe kam kontaktuar me firmat dhe me kane konfirmuar ardhjen e nje sasie te madhe te tyre", u shpreh kreu i bluzave te bardha.Cikuli theksoi se brenda javes duhet te pajisen me disa kostume te thjeshta, me nje çmim mjaft modest te gjithe personat qe do te kene kontakt direkt me shpendet e ngordhur.Gjithuashtu ai shtoi se ne rast te verejtjes te ndonje shpendi te ngordhur duhet te lajmerohen menjehere autoritet perkatese.Mesohet se ne kufi me Greqine jane rritur masat e sigurise dhe kontrolli eshte mjaft i rrepte.Alarm ne Durres, shtohen masat dhe kontrollet Mberritja e gripit te shpendeve ne vendet fqinje si Italia dhe Greqia ka bere qe te shtohen masat e sugurise dhe kontrollet ne lagunat e rrethit te Durresit.Alarmi i dhene nga ministri i shendetesise dhe ai i bujqesise dhe ushqimit pak dite me pare ka bere qe te ngrihen grupe speciale ne te gjithe vendin per te kontrolluar zonat qe shtrihen neper laguna.Ne lagunen e fshatit Rinia ne Bishtpalle dhe ne Fushe Kruje, u gjeten nje numer shpendesh te ngordhur, ndersa dje ne fshatin Cuke te Sarandes u shenua nje ngordhje masive pulash.Pas analizave qe iu bene, rezultoi se te gjitha shpendet e ngordhur ne vendin tone ishin te prekura nga pseudopleshtu, nje semundje qe vjen nga mosvaksinimi.Ne keto zona jane shperndare gjithashtu eshe flete-palosje per fermeret, ne te cilat shpjegohen masat qe duhet te merren per t'u mbrojtur ne rast te evidentimit te mberritjes se shpendeve shtegtare te ngordhur.Ndalohet importi i shpendeve nga Italia dhe Greqia Ministria e Bujqesise dhe Ushqimit ka ndaluar importin e shpendeve, si dhe mishit te tyre nga dy vendet e prekura me virusin vdekjeprures H5N1, Italia dhe Greqia.Nderkaq, mbetet ne fuqi urdheri per ndalimin e importit nga Bullgaria, Turqia, Sllovenia, Rumania, Rusia, Ukraina dhe Argjentina.Sipas zyrtareve te larte te Ministrise se Bujqesise dhe Ushqimit, vendi yne nuk eshte prekur ende nga gripi i shpendeve.Ne çdo qark jane ngritur grupe pune qe te kontrollojne stabilimentet e rritjes se shpendeve, si dhe eshte lajmeruar popullata, qe ne rast evidentimi te ndonje shpendi te ngordhur, te lajmerohen menjehere autoritet lokale dhe te mos preket asgje, pasi virusi H5N1 eshte transmetues.Ngordhje masive pulash nga pseudopleshti Nje numer i madh pulash kane ngordhur ne zonen e Krujes, si pasoje e semundjes se njohur te pseudopleshtit.Per specialistet dhe veterineret ngordhja e ketij numri te madh pulash nuk perben ndonje alarm, pasi sipas tyre kjo eshte nje semundje e hershme, e cila vjen si shkak i mosvaksinimit te tyre.Megjithate gripi i shpendeve ka mberritur ne vendet fqinje, si dhe ne Rajon, duke infektuar me virusin vdekjeprures H5N1 dy persona ne Greqi.Ministri i Shendetesise Maksim Cikuli i beri apel gjithe popullates per te mos prekur asnje shpend te ngordhur, pas rrezikut qe i kanosej vendit tone nga gripi i shpendeve. Sipas Drejtoreshes se Institutit te Shendetit Publik, Silva Bino nese virusi H5N1 mberrin ne vendin tone, ai parashikohet te preke vetem nje numer te kufizuar personash.Analizat e rosës së egër, që prej tre ditësh ndodhej në Institutin e Kërkimeve Veterinare kanë rezultuar negative për virusin e gripit të shpendëve. Konfirmimin e ka dhënë vetë drejtori i këtij instituti, Dashamir Xhaxhiu, cili ka theksuar se deri tani nuk ka asnjë dyshim për shfaqjen e virusit të rrezikshëm në vendin tonë. “Këto ditë ka pasur bum shpendësh të ngordhur që na kanë ardhur për t’u ekzaminuar. Shumica e tyre nuk kanë qenë shpendë migratorë, por shpendë rezidentë të vendit tonë si trumcakë, harabelë etj.”, tha Xhaxhiu.Ai theksoi se pjesa më e madhe e këtyre shpendëve kanë qenë të goditur, por për siguri u është bërë edhe atyre autopsia. Gjithashtu po ekzaminohet edhe një rosë tjetër, e cila ka mbërritur dje nga laguna e Lezhës, por nga ekzaminimet paraprake nuk ka vend për dyshim edhe për këtë shpend. Drejtori i IKV-së, Dashamir Xhaxhiu, ka theksuar se duke qenë se në të gjithë vendet ku është konfirmuar virusi H5N1 ka qenë një mjelmë e ngordhur ajo që e ka mbartur, në vend është rritur niveli i monitorimit të lagunave dhe zonave pranë liqeneve. “Shpendët e egër të ujit janë edhe mbartësit kryesorë të virusit dhe për këtë ne kemi nisur sot ekipe për të ekzaminuar zonën e liqenit të Prespës dhe lagunat e tjera”, tha Xhaxhiu. Ai pohoi për gazetën, se deri tani, ndryshe nga ç’është thënë nëpër media, nuk ka pasur asnjë shpend që të jetë nisur për t’u ekzaminuar në laboratorët e Londrës.“Nuk ka qenë e nevojshme, pasi nuk kemi pasur dyshime”, tha ai. Zakonisht nga të gjitha vendet ku ka dyshime për shfaqje të mundshme të gripit të shpendëve, kampione të tyre nisen për t’u analizuar në Londër, nga të cilat vjen përgjigjja përfundimtare. Dje në IKV kanë mbërritur edhe katër shpendë të tjerë, ndërkohë që ky institut ka vënë në dispozicion të qytetarëve edhe një numër telefoni për të raportuar për çdo rast të ngordhjes së shpendëve. Numri i telefonit është (372912) dhe qytetarët mund të telefonojnë në çdo orë. Të gjithë personat që shohin apo kanë në shtëpi shpendë që u ngordhin, duhet të shmangin patjetër kontaktin me ta dhe të lajmërojnë menjëherë mjekët veterinerë të zonës. Deri tani, shumica e shpendëve kanë ngordhur nga sëmundja e pseudopestit apo kanë pasur ngordhje natyrale, gjë që është normale për këtë sezon. Ministria e Mjedisit, nga ana e saj, ka urdhëruar vulosjen e armëve të gjahut dhe ndalimin e gjuetisë. Ky urdhër erdhi, pasi shpendët shtegtarë kanë qenë vatrat kryesore të përhapjes së gripit të shpendëve në shumë nga vendet e Evropës. Sot u konfirmua zyrtarisht prania e gripit të shpendëve edhe në Slloveni, pasi u gjet një mjelmë e ngordhur, mbartëse e virusit. Ditët e fundit ka arritur në 4 numri i vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, në të cilat është shfaqur virusi i rrezikshëm. Zyrtarisht, Italia, Greqia, Austria dhe Gjermania kanë pranuar prezencën e tij në këto shtete. Kështu, nga dita në ditë harta e prezencës së virusit ngushtohet duke ngritur kështu një alarm mbarëbotëror. Gripi i Shpendeve, si te mbrohemi si ta parandalojme!Influenza, qe zakonisht njihet me emrin “gripi” eshte nje semundje serioze me infeksion respirator, te shkaktuar nga viruset e influenzes te tipit A dhe B, qe zakonisht qarkullojne ne muajt e vjeshtes dhe te dimrit.Tashme dihet se i ftohti qe ka mberthyer hemisferen e veriut sjell edhe njehere rrezikun e e influenzes sezonale.Influenza ose gripi sezonal eshte nje semundje me e rende sesa ftohja dhe karakterizohet me shenja klinike te tilla si: fillim i menjehershem,lodhje, temperature,personat e prekur zene krevatin per disa dite dhe mund te shoqerohet me pafuqi trupore deri edhe ne dy jave.Ne grup moshat e para (pediatrike 1-13 vjec) dhe ne grup moshat e treta ( te vjeterit) , influenza mund te coje drejt semundjeve shume te renda te tilla si pneumonia dhe bronkitis.Prandaj duke qene se qarkullojne disa tipe virusesh, e mira eshte qe femijet dhe te rriturit te bejne vaksinen kunder gripit cdo vit.Vaksinimi konsiderohet si linja e pare e mbrojtjes se organizmit nga influenza.Influenza eshte nje semundje me rrezik per jeten nga 35-50% .Vemendja e medias eshte e perqendruar ne gripin e shpendeve “Avian Influenza”, ose H5N1, por per shume te tjere nje rrezik akoma me shume imediat mbetet influenza normale sezonale.Gripi i shpendeve ose influenza aviane eshte nje semundje e shpendeve e shkaktuar nga shtamet e tipit A te virusit te influenzes, qe u identifikua per here te pare para me shume se 100 vjetesh ne Itali.Gripi i shpendeve ka rritur tashme shqetesimin per rrezikun e nje pandemie.Rreth 150 shtete kane bere porosi per TAMIFLU (Oseltamivir) si pjese e planit te tyre ne rast pandemie .Kompania Hoffmann – La Roche ka punuar jo vetem qe te plotesoj keto kerkesa, por te siguroj qe Tamiflu eshte e vlefshme dhe ne mjekimin e gripit sezonal. Edhe ne vendin tone ne kuadrin e masave te marra, jane bere shpesh takime ne Institucionet Shendetesore dhe Organizaten Boterore te Shendetesise. Per kete qellim eshte ngritur edhe nje grup pune.Rastet e raportuara me influenze ne Europe per javen e dyte te Janarit sipas EISS (Influenza Surveillance Scheme internet site for Europe) tregojne se Shqiperia dhe gjithe Ballkani jane vende me rrisk te larte per influenzen sezonale. Kjo do te thote qe rreziku i prekjes nga gripi sezonal eshte i pranishem dhe i mundshem per cdo njerin nga ne! Eshte shume e rendesishme qe te behet brenda 48 oreve percaktimi i diagnozes dhe per kete do te duhet te behet dallimi nese jemi para nje pacienti te prekur nga influenza apo, nje gjendje te ftohure. Qe te dyja jane infeksione virale qe shkaktojne simptoma te ngjashme te tilla si kolla dhe dhimbjet e fytit. Femijet e moshes shkollore jane shpesh te paret qe preken nga gripi te cilet e transmetojne me pas ate ne shtepi dhe ne vende te tjera komunitare. Shenja me karakteristike e gripit eshte temperatura, por sidoqofte temperatura si nje shenje e vetme nuk eshte e mjaftueshme per vendosjen e diagnozes.Le te hedhim nje sy mbi shenjat kryesore sipas grup moshave .Moshat 0-5 vjecTemperature, te vjella, diarrea, inflamacion i hundes (bllokim i rrugeve te siperme te frymemarrjes),dhimbje fyti. Moshat 5 - 50 vjecTemperatura,djersa,kolla, dhimbje e kyceve dhe muskujve,dhimbje fyti,dhimbje koke, keputje dhe dobesi trupore.Moshat mbi 50 vjecTemperatura mbi 37grade celsius, lodhje dhe dobesi trupore, gjendje konfuze ,bllokim te rrugeve te siperme te fymemarrjes me inflamacion nazal. Nese keto shenja jane te pranishme drejtohuni sa me shpejt qe te jete e mundur tek mjeku juaj per te vendosur diagnozen brenda dy diteve dhe per te filluar mjekimin me antiviral.TAMIFLU ( Oseltamivir ) • Antiviral i klases se Frenuesve te Neuroaminoidazes (NAI) qe sulmon direkt virusin e influenzes dhe ndalon perhapjen e virusit ne organizem. Tamiflu nuk eshte vaksine, por per sa kohe nuk eshte zbuluar vaksina per Gripin e Shpendeve ( H5N1) mbetet i vetmi medikament i vertetuar tashme per efikasitetin e tij kurativ kunder virusit H5N1 si dhe per trajtimin e gripit sezonal.• Tamiflu eshte ne forme kapsule 75 mg ne kuti me 10 kapsula dhe ne forme suspensioni per moshat pediatrike.• Eshte i vetmi medikament antiviral qe perdoret per parandalimin ne moshat mbi 13 vjec dhe mjekimin e gripit te shpendeve per te gjithe moshat mbi 1 vjec ( pranuar edhe nga FDA ne Amerike).• Tamiflu merret dy here ne dite ( mengjes dhe darke) per 5 dite rrjesht. Tamiflu mund te merret me, ose pa ushqim. Marrja e saj me ushqim do te ndikoje ne uljen e efekteve anesore te mundshme si psh te perzierat, ose te vjellat. Asnjehere mos e nderprisni mjekimin edhe pse shenjat e permiresimit duken brenda dy diteve .Nese harroni te merrni dozen e nje vakti, rrimereni ate sapo te kujtoheni.Marrja e Tamifluse sipas pershkrimit te mjekut dhe brenda 48 oreve ka treguar se ka keto efekte:38 % ulje te shenjave dhe simptomave te semundjes Agjensia e shëndetit e OKB-së paralajmëron kundër panikut të gripit të shpendëve OBSH-ja paralajmron njerëzit të mos bien në panik e të mos nxitojnë për të blerë medikamentin antivirus Tamiflu për të mbrojtur veten nga gripi i shpendëve. "OBSH në këtë moment nuk këshillon individët të grumbullojnë sasira të këtij medikamenti për çfarëdo qëllimi," tha të hënën Majkëll Rajan, shefi i urgjencës epidemike të OBSH. "Në këtë fazë nuk ka asnjë arsye për asskënd për të marrë këtë medikament me përjashtim të grupeve me rrezik të lartë në zonat ku sëmundja aviane është bërë problem," shtoi ai. 1.Çfarë është sëmundja e gripit të shpendëve? Çfarë është gripi i shpendëve i shkallës së lartë? Pyetje dhe përgjigje mbi parandalimin e mjekimin e sëmundjes së gripit të shpendëve Gripi i shpendëve është një lloj sëmundjeje ngjitëse e përhapur në gjirin e shpendëve shtëpiak dhe të egër, e shkaktuar nga virusi i grippit të shpendëve të tipit A. Pas ngjitjes së virusit të gripit te shpendët mund të dallohen shenja të lehta në rrugët e frymarrjes dhe në kanalin ushqimor, në këtë rast përqindja e mortalitetit është e ulët. Por, në raste të tjera, shpendwt mund të kenë shenja relativisht serioze në gjithë organizmin, si hemorragjia, shenja të septicemisë dhe një përqindje relativisht të lartë të mortalitetit. Këto dallime përcaktohen kryesisht nga tipi i virusit të gripit të shpendëve. Nisur nga këto dallime, gripi i shpendëve grupohet në tri lloje: i shkallës së dobët, i shkallës së mesme dhe i shkallës së lartë. Kohët e fundit ka rënë në Kinë dhe në vende të tjera të botës gripi i shpendëve, i shkaktuar nga tipi i serumit të gjakut H5N1, që quhet gripi i shpendëve i shkallës së lartë, që ka përqindje të lartë si në ngjitje ashtu edhe në mortalitet. 2. Sa zgjat periudha e inkubacionit të virusit të gripit të shpendëve? A përhapet virusi gjatë kohës së inkubacionit? Koha e inkubacionit të virusit të gripit të shpendëve zgjatet nga disa orë deri në disa ditë, më e shumta deri në 21 ditë. Kohëzgjatja e periudhës së inkubacionit varet nga faktorë të ndryshëm, si shkalla e virusit, sasia e shpendëve të infektuar, imuniteti i shpendëve, mosha dhe llojet e tyre, gjendja e rritjes së tyre, si dhe gjendja ushqimore, sanitare etj. Por gripi i shpendëve i shkallës së lartë është me periudhë të shkurtër inkubacioni dhe shenjat e virusit të këtij gripi duken shpejt, po ashtu përqindja e mortalitetit të shpendëve në këtë rast është e lartë. Virusi i gripit të shpendëve ka mundësi të përhapet brenda periudhës së inkubacionit.3. Cilat janë rrugët e përhapjes së virusit të gripit të shpendëve? Për përhapjen e virusit të gripit të shpendëve ka dy rrugë kryesore: kontakti i drejtpërdrejtë me shpendët e sëmurë dhe kontakti i tërthortë me sende të ndotura nga virusi. Virusi i gripit të shpendëve ekziston në kanalin ushqimor, në rrugët e frymarrjes dhe në të gjithë organizmin e shpendëve të sëmurë dhe të atyre të infektuar. Kështu virusi i gripit të shpendëve mund të dalë nga sytë, hunda dhe së bashku me jashtëqitjen e shpendëve dhe si rrjedhim, virusi përhapet mekanikisht nëpërmjet çdo sendi të ndotur, si ushqimet e shpendëve, uji, koteci, ajri, automjetet transportuese të tyre, etj. Dhe kështu shpendët e shëndoshë mund të infektohen nga virusi nëpërmjet rrugëve të frymarrjes dhe kanalit ushqimor. 4. Cilat janë karakteristikat e përhapjes së gripit të shpendëve të shkallës së lartë? Gripi i shpendëve i shkallës së lartë është i ngjajshëm me gripin e zakonshëm, që përhapet përgjithësisht në të katër stinët, por më shumë në dimër dhe në pranverë, sepse virusi i gripit të shpendëve ka forcë të madhe rezistuese në temperatura të ulëta. Shpendët e llojeve të ndryshme dhe me moshë të ndryshme mund të infektohen nga ky virus i gripit të shpendëve me ngjitshmëri të madhe dhe virusi përhapet shpejt. Përqindja e mortalitetit të shpendëve është qind përqind. 5. A mund të përhapet nëpërmjet vezës virusi i gripit të shpendëve të shkallës së lartë? Virusi i gripit të shpendëve i shkallës së lartë përhapet kryesisht në mënyrë horizontale, si në ajër, nga jashtëqitjet, ushqimet dhe uji që pijnë shpendët etj., dhe ka shumë pak argumente lidhur me përhapjen e tij në mënyrë vertikale. Por eksperimentet kanë vërtetuar se në vezët e pulave të infektuara ekziston virusi i gripit të shpendëve, prandaj nuk mund të përjashtohet plotësisht mundësia e përhapjes së virusit edhe në mënyrë vertikale. Nuk duhet të ngrohen për çelje vezët e tufave të pulave të prekura.6. Pse gripi i shpendëve i shkallës së lartë përhapet më shumë në dimër e pranverë? Virusi i gripit të shpendëve të shkallës së lartë përhapet në të katër stinët e vitit, por më shumë në dimër e pranverë nga këto shkaqe: Së pari, virusi i gripit është relativisht i ndjejshëm ndaj temperaturës dhe krahas ngritjes së temperaturës në mjedisin rrethues, shkurtohet koha e mbetjes gjallë të virusit. Përveç kësaj, në verë e vjeshtë drita e diellit është relativisht e fortë dhe rrezet ultraviolet të diellit luajnë rol të fortë goditës ndaj virusit. Së dyti, ajrimi i pularive në verë e vjeshtë është më i mirë se në dimër e pranverë, kështu ajrimi i mirë mund të pakësoje shumë sasinë e virusit në mjedisin e pularive, si rrjedhim pakësohen edhe rastet e infektimit të shpendëve nga virusi. Në të njëjtën kohë, ruajtja e ajrimit të mirë pakëson edhe stimulimin e cipës jargore të rrugës së frymarrjes së shpendëve. Ajrimi ka rëndësi të madhe për mbrojtjen e forcës rezistuese të cipës jargore në rrugët e frymarrjes.7. A duhet te mjekohen shpendët e prekur nga gripi i shpendëve të shkallës së lartë ? Kur ndër shpendë ra gripi i shpendëve të shkallës së lartë, për shkak të karakterit vdekjeprurës, përqindja e mortalitetit të shpendëve të prekur nga ky grip ishte e madhe dhe deri tani nuk janë gjetur mënyrat e efektshme të mjekimit. Në bazë të rregulloreve të vendit, me përcaktimin e ndodhjes së gripit të shpendëve të shkallës së lartë, duhen therur të gjithë shpendët e rrezës 3 kilometra për rreth ndodhjes së këtij gripi dhe të gruposen thellë, duke u trajtuar në atë mënyrë të mos shkaktojnë ndotje. Duke vepruar në këtë mënyrë, mund të zhduket shpejt kjo epidemi dhe mund të priten burimet e përhapjes, të pakësohen humbjet ekonomike. Pra kjo është një nga rrugët efikase për zhdukjen e gripit të shpendëve që duhet të ndiqet me vendosmëri.8. Si të disinfektohen pularitë e shpendëve të prekura nga gripi i shkallës së lartë, sendet e ndotura dhe mjedisi për rreth saj ? Virusi i epidemisë së gripit të shpendëve ka mundësi të përhapet gjatë ndotjes së pularive, kotecave dhe nëpërmjet shtresave ku grumbullohet jashtëqitje dhe nëpërmjet lëngëve të nxjerra nga shpendët e infektuar. Por ky virus është i ndjeshëm ndaj lëngjeve disinfektues dhe nxehtësia. Gjatë disinfektimit të pularisë, duhet të pastrohen para së gjithash sendet e ndotura me detergjen, pastaj të disinfektohen me klorik acid sodiumi, dhe më në fund të disinfektohen me tym ose avull formalini dhe potassiumi. Qymezet prej lamarine mund të disinfektohet me flakat e zjarrit. Për arsye se në plehrat e shpendëve mbahen më shumë virus, prandaj duhet t'i kushtohet nje rëndësi e madhe trajtimit të plehrave. Ato duhet të mbulohen në thellësi të dheut dhe veglat për mbulimin e plehrave duhet të disinfektohen duke u futur në ujë me sodë kaustike ose në lëngët e tjera disinfektuese.9. Cilat lëngje disinfektuse mund ta vrasin virusin e gripit të shpendëve ? Si të përdoren ato ? Virusi i gripit të shpendëve nuk ka aftësi të madhe për të jetuar në mjedisin e jashtëm. Aq më tepër kur merren masat e duhura disinfektuese, kur përdoren shpesh ilacet disinfektuese gjatë rritjes së shpendëve, siç janë disinfektuesët prej aldehydi, disinfektuesët prej kloriku, prej fenoli, oksigjenti ose prej sode.Poashtu virusi nuk mund të jetojë asnjë minut kur përdorën preparatet dezinfektuese si decosept,esemtan,desderman,deconex 50 FF,deconex 50 AF,deconex solarsept,dezifen P,safe granulat,deconex 54 sporocide,deconex 3 zyme,deconex dental,gigasept FF etj.10. Rritja e pulave, rosave dhe patave së bashku me derrat, a është shkak i ndodhjes së gripit të shpendëve të shkallës së lartë ? Shpendët nuk duhet të mbahen së bashku me derrat, a është epidemia e gripit të shpendëve ka mundësi të prekë edhe derrat, edhe epidemia e gripit të njerëzve ka mundësi të prekë derrat. Përveç kësaj, edhe pulat nuk është të mirë të rriten së bashku me rosat dhe patat. 11. A mund të luajë një rol parandalues forcimi i administrimit në rritjen e shpendëve ?Forcimi i administrimit në rritjen e shpendëve është kusht paraprak për parandalimin e të gjitha sëmundjeve infektuese të kafshëve. Vetëm administrimi si duhet i rritjes së shpendëve mund t'u sigurojë shpendëve kushte të mira jetese dhe të ketë aftësi parandaluese të ndaj sëmundjeve. Nisur nga këndvështrimi i parandalimit të gripit të shpendëve, administrimi i rritjes së shpendëve dhe parandalimi i sëmundjeve duhet të konsiderohen si një detyrëp unike, d.m.thnë dhe të merren masa të rrepta administruese, si ndarja e pularive, disinfektimi i mjedisit, kontrolli i lëvizjeve të njerëzve dhe sendeve etj. grupit të shpendëve nga sëmundjet.12. Si të parandalohet epidemia e gripit të shpendëve të shkallës së lartë ? Për parandalimin e gripit të shpendëve duhet të merren masa komplekse parandaluese. Pularia duhet të vendoset larg zonave të banimit, tregjeve fshatare, rrugëve kryesore të komunikacionit, fabrikave për prodhimin e produkteve të kafshëve dhe shpendëve si dhe instalimeve përkatëse. Të ndalohet importimi i vezëve dhe shpendëve të shumimit, të disinfeksohen automjetet që kalojnë pranë pularive si dhe mjedisi përreth pularive, të disinfektohen sallat e inkubatorëve dhe vetë inkubatorët, qymezet; të disinfektohen rreptësisht kapelat, këpucët dhe veshtjet e punonjësve, të përdoret modeli i rritjes në grup, të ndalohen kontaktet midis zogjve dhe shpendëve. Në pulari duhet të vendosen linja të posacme për hyrje-daljen e punonjësve, punonjësit e pularive si dhe sendet mbrojtëse të përdorura duhet të pastrohen në mënyrë të sigurtë dhe të disinfektohen; të ndalohet hyrja dhe vizita e personave të jashtëm në zonat e rritjes së kafshëve dhe të shpendëve. Në zonat e kërcënuara nga epidemia e gripit të shpendëve të shkallës së lartë, shpendët duhet të vaksinohen nën drejtimin e sektorëve administrativë veterinarë lokalë dhe të bëhet kontrolli i gjakut në afate të përcaktuara për të siguruar efikasitetin parandalues të vaksinave.13. A ka lidhje mënyra e rritjes së shpendëve me gripin e shpendëve? Mënyra e rritjes ka lidhje të ngushtë me përhapjen dhe kontrollin e gripit të shpendëve, kushtet e mira të rritjes janë kyç për parandalimin e këtij gripi. Duhet të evitohet rritja përzitëse e lepujve,pulave dhe e shpendëve ujorë, sepse shpendët janë nga mbartësit kryesorë të virusit të gripit të shpendëve. Shpendët ujorë nuk sëmuren megjithse e kanë virusin në trup, por ata e lëshojnë virusin nëpërmjet urinës, duke ndotur burimet e ujit dhe mjedisin përreth. Virusi i lëshuar ka mundësi të infektojë pulat dhe shpendët e tjerë shtëpiakë që rriten së bashku, duke i bërë këta të fundit të sëmuren. Përqindja e prekjes nga gripi i shpendëve është më e madhe tek shpendët që rriten në fushë, sepse këta hyjnë lehtë në kontakt me shpendë të tjerë, me zogj shtegtarë ose me mjedisin, foragjeret dhe ujin e ndotur nga këto kafshë të egra. Ndërsa për shpendët shtëpiake, që rriten të përqendruar, ka më pak mundësi infektimi nga gripi i shpendëve, sepse kushtet e mjedisit të rritjes së tyre janë relativisht të mira, këtu kontrollohet rreptësisht qarkullimi i personave dhe i materialeve dhe ka kushte të mira sanitaro-veterinare. Edhe sikur të bjerë gripi, mund të merren shpejt masa kontrolluese.14. Projekti i vaksinës kundër gripit të shpendëve Në rastet e epidemisë së këtij gripi, duhet të vaksinohen me ngut të gjithë shpendët që mund të preken lehtë brenda një rrethi me rreze 5 kilometra. Njëkohësisht, duhet të krijohet një rrip ndalimi në rajonin e prekur nga kjo epidemi. Vaksinohen vetëm shpendët e pa prekur nga virusiii gripit të shpendëve. Vaksinimi duhet të bëhet nën drejtimin e veterinerëve.15. A mund të vet-shërohen shpendët e prekur nga ky grip? Nuk mundet. Po të infektohen shpendët nga virusi i gripit të shpendëve, përqindja e sëmundjes dhe e ngorthjes mund të arrijnë deri në 100%16. Pse duhet të theren të gjitha shpendët shtëpiake brenda një rrethi me rreze 3 kilometra në rajonin e prekur nga ky grip? Kina ka përcaktuar këtë rreze, sepse shpendët brenda këtij rrethi janë lehtësisht të infektueshëm. Për të garantuar zhdukjen e plotë të kësaj epidemie, është e domosdoshme të theren plotësisht shpendët në rrethin me rreze 3 kilometra nga rajoni i prekur nga kjo epidemi. Kjo është në dobit të kontrollit të shpendëve të prekur dhe të urinës së tyre, të ujit të ndotur dhe të kontrollit të përhapjes së burimeve të tjera të ndotura. Kjo është metoda më efikase për kontrollin e sëmundjeve të rënda ngjitëse, është gjithashtu një metodë praktike në botë.16.Pse duhet të trajtohen shpendët e therura? Kjo është për arsye se brenda trupit të shpendëve të therura ka mundësi të mbartet edhe virusi i gripit të shpendëve. Në rast se nuk zhduket rrënjësisht ky burim i virusit dhe shpendët e prekur të përhapen në treg, do të jetë e pashmangshme përhapja e virusit dhe do të dëmtohet shëndeti i klientëve. Për të garantuar shëndetin e klientëve dhe për të kontroluar në mënyrë efikase këtë epidemi, duhet të digjen ose të varrosen thellë shpendët e therura.17. Kur ndodh epidemia e gripit të shpendëve, pse duhet të zbulohet burimi i epidemisë? Sepse zhdukja e plotë e burimit të epidemisë është kyç për kontrollin e kësaj epidemisë. Kur ndodh kjo epidemi, duhet të raportohet në kohë, të gjehet sa më pare burimi i epidemisë dhe vetëm kështu mund të bllokohet brenda një kohe të shkurtër rajoni i prekur, të theren në kohë shpendë shtëpiake dhe të ndalohet në mënyrë efikase. 18. A ka vaksina për parandalimin e gripit të shpendëve të shkallës së lartë ? Kina ka prodhuar me sukses vaksina për parandalimin e gripit të shpendëve të shkallës së lartë H5N1. Shpendët e pularive të zonave të paprekura nga ky grip duhet vaksinohen për parandalimin e përhapjes së gripit të shpendëve. 19. Cili është standarti i zhdukjes së epidemisë së gripit të shpendëve ? Standarti i zhdukjes së epidemisë së gripit të shpendëve është ky: Pas marrjes së masave dhe pas çhelmimit përfundimtar, nuk ka shpend të prekur, të paktën brenda 21 ditësh, kjo tregon se është zhdukur epidemia e gripit të shpendëve në një zonë të prekur.20. Si parandalohet epidemia e gripit të shpendëve në shtëpitë ku rriten pulë në përmasa të vogla , rosë etj? Duhet të bëhet pastrimi dhe të pranohet kontrolli nga organet e kontrollit të epidemive të kafshëve. Në zonat e kërcënuara nga epidemia e gripit të shpendëve, duhet të bëhet bakteri në pulë dhe rosë. Kur të zbulohet ndonjë rast i dyshuar i epidemisë së gripit të shpendëve, duhet të raportohet menjëherë organi vendës i kontrollit të epidemive të kafshëve dhe të merren masa bllokuese për të penguar përhapjen e epidemisë së gripit të shpendëve.21.Si të përballohet shkencërisht epidemia e gripit të shpendëve e rrezikut të lartë ? Kërkimi shkencor i epidemisë së gripit të shpendëve ka një histori të gjatë. Epidemia e parë e gripit të shpendëve siç thamë më laretë ndodhi në vitin l878. Deri më sot kanë ndodhur 12 raste të mëdha të kësaj epidemie. Vitet e fundit, kjo epidemi ka ndodhur më shpesh në vendet aziatike. Pas një kërkimi shkencor prej shumë vjetësh, tani ka mënyra efektive për kontrollin e epidemive të gripit të shpendëve. Virusi i epidemisë së gripit të shpendëve nuk duron dot temperaturën e lartë. Ai mund të vedsë në temperatura 60-70 gradë celsius, pas 2 deri 10 minutave. Prandaj, mishi i shpendëve, vezët dhe produktet e tyre mund të hahen pa merak.22. A është e rrezikshme për banorët e thjeshtë epidemia e gripit të shpendëve? Në gjendje të zakonshme banorët e thjeshtë nuk kanë rast të bier në kontaktet me shpendët e prekur nga epidemia e gripit të shpendëve. Shpendët dhe produktet e shpendëve të tregut kontrollohen reptësisht nga sektorët e ruajtjes së shëndetit të kafshëve dhe prandaj, epidemia e gripit të shpendëve e rrezikut të madh nuk mund të kërcënojë direkt shëndetin e banorëve të thjeshtë.23.Si veprohet pas kontaktit me shpendët e prekur nga epidemia e gripit të shpendëve? Në radhë të parë duhet shmangur frika. Sepse përqindja e ngjitjes së kësaj epidemie nga shpend tek njeriu është shumë e ulët … Me rast kontakti me shpendët e prekut dhe në rast shenjash të gripit, duhet shkuar menjëherë në spital për mjekim .PROJEKTI SHKENCOR PËR GRIPIN E SHPEZËVESipas informacionit të BBC,ky vendim u mor pasi një grup shkencëtarësh nga Anglia vizitoi Lindjen e Largët më qëllim që të mësonte më shumë për gripin e shpezëve,për saktësinë e informacioneve të shpallura zyrtarisht për numrin e njerëzve të vdekur nga ky grip.Sipas njoftimeve zyrtare,deri tani nga ky virus vdekjeprues,në Azi kanë vdekur mbi 60 persona.OBSH ka deklaruar se përpjekjet për të luftuar këtë sëmundje I ka ndihmuar shumë edhe mungesa e bashkëpunimit në shkallë botërore.Besohet dhe shpresohet shumë se nisma e Këshillit kërkimoro-shkencorë në fushën e mjekësisë do të shpjerë,jo vetëm në shpërndarjen e vlershme të informative në fushën e mjekësisë të botuara këto ditë nga autori I këtyre rreshtave në disa web faqe interneti dhe të postuara në mbi 4000 adresa të postës elektronike…Fondet e ndonjë programi të Qeverisë së Kosovës për një hulumtim nga ana e shkenctarëve tanë nga IKSHPK,për këtë sëmurje janë tash për tash zero,kurse në shtetët tjera do të shpenzohën më siguri në fushën e zbulimit të rrugës së infektimit të njerëzve nga gripi i shpezëve,në përhapjen e sëmundjës dhe në fushën e zbulimit të shfaqjes eventuale të viruseve rrezistentëndaj ilaqeve.Një fushë tjetër më rëndësi është edeh analizimi I trajtimit që spitalet tona(në rast të paraqitjës së pandemisë) do t’u bejnë pacientëve të infektuar dhe konstatimi se cilat barna si bije fjala :Tamiflu-Oseltamivil;Relenza,Vaxigrip, erythromycin,cephalosporin;antireumatikët josteroid,aminoglikozidet,metronidazol,vankomycin,klindamycin ,diuretikët e ndryshëm ) dhe trajtime klinike i japin rezultatet më të mira në mjekimin e pacientëve kosovarë….Në fillim të dhjetorit 2005,një ekip i Këshillit kërkimoro-shkencorë të Ministrisë së Shëndetësisë nga Anglia,ishte në verifikim shkencorë në Kinë,Vietnam etj.Qëllimi kryesor i këtij udhtimi ishte verifikimi I gjendjës në teren,sidomos nëse kishte apo jo raste të paraportuara të vdekjës së njerëzve nga infektimi më këtë virus.Por,Sir John Skehel,drejtor i Institutit Kombëtarë MRC për kërkime në fushën e mjekësisë dhe njeri ndër shkenctarët që shkuan në misionin faktmbledhës në Lindjen e Largët,tha se aid he bashkëshoqëruesit e tij gjatë këtij udhtimi u bindën përfundimisht se nuk kishte asnjë rast të pa lajmëruar,siç druhej në masë para këtij udhëtimi.Shkenctarët druajnë se në qoftë se virusi H5 N1 ndërron formë apo kombinohet më ndonjë virus tjetër për t’u bartur lehtë në mes njerëzve,atëherë ai do të mund të shkaktojë një epidemic globale që do të kushtonte miliona jetë njerëzish.Në Angli dhe në vende të tjera,tashmë është vendim I prerë,që në rast infektimi,është më mire të therën të gjitha shpendët,sesa të varën shpresat në kalimin e gjendjës nëpërmjet vaksinimit.Dhe një gjë e tillë,kohëve të fundit e kemi pare edhe në Rumani dhe Turqi.Dhashtë Zoti që pandemia e gripit të shpendeve të jetë larg nesh,por nese bije të mos keqpërdorën mjetet buxhetore nga matrapazet siq u keqpërdorën disa vjetë më pare vaksina rabies(për qent endacak etj) nga 2-3 matrapazë të MBPZHR të Kosvës e që edhe tash janë në Këshillin emergjent të Qeverisë së Kosovës për pandeminë e “gripit të shpezëve”…


5 dhjetor 2005. Mr.sc.Flori Bruqi