e martë, prill 25

Zef Brozi: Kundërvënia ndaj institucionit po kthehet në një mentalitet të politikës shqiptare

Intervistoi Arben Xhixho

24-04-2006


Ish kreu i Gjykatës së Kasacionit në mes të viteve ’90, Zef Brozi, komenton në një intervistë për Zërin e Amerikës përplasjen e fundit qeveri-prokurori në Shqipëri.

Zëri i Amerikës: Zoti Brozi, parlamenti vendosi sot (e hënë) të ngrejë një komision hetimor për çështjen Sollaku. Përse bëhet kaq debat i madh për ngritjen e një komisioni të pavarur hetimor për të gjykuar punën e Prokurorit të Përgjithshëm?
Zef Brozi: Së pari unë do të theksoja se ky problem mund të ishte evituar. Në Shqipëri institucionet duhet të mësojnë të punojnë së bashku. Nuk mund të luftohet korrupsioni, as ndërtohet demokracia vetëm nga një degë e pushtetit. Shteti përbëhet nga tre degë dhe do të funksionojë shumë mirë, vetëm në se Parlamenti, Qeveria, dhe Gjyqësori e Prokuroria do të punojnë së bashku, në bazë të kompetencave që u jep kushtetuta dhe ligjet, do të ndihmojnë njeri tjetrin dhe nuk do t’i kundërvihen njeri tjetrit. Për fat të keq, kundërvënia ndaj institucionit, po kthehet në një mentalitet të politikës shqiptare. Por meqënëse komisioni i ligjeve vendosi ta ngrejë komisionit e hetimit, unë do të kërkoja dhe do të jetë mirë, që të zbatohet një procedurë e ndershme. Ai është Prokuror i Përgjithshëm dhe ka procedurë të ndershme edhe për një kriminel, jo më për atë që është kreu i një institucioni të lartë. Pra, kam dëgjuar që prokurori kërkoi 10 ditë për t’u përgatitur. Janë 83 të ashtuquajtura akuza të renditura. Ato kërkojnë një punë shumë voluminoze për t’iu përgjigjur. 10 ditë mua më duket një afat shumë minimal për një përgjigje korrekte para parlamentit.
Zëri i Amerikës: Ju thatë se, “që të luftohet krimi dhe korrupsioni duhet që të funksionojnë të tre institucionet”. Egzekutivi po kritikon pikërisht një prej tyre, Prokurorinë, se nuk e ka bërë këtë punë, pra luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Me sa jeni ju në dijeni, a e justifikojnë akuzat ngritjen e një komisioni hetimor kundër Prokurorit të Përgjithshëm? A shikoni prova tek akuzat?
Zef Brozi: Përderisa çështja ka ardhur deri këtu, fakti i ngritjes së komisionit nuk ka ndonjë të keqe. Unë kam qënë dhe të gjithë duhet të jenë për daljen e së vërtetës. Por nuk mund të pajtohem me faktin që 83 fakte të renditura, ose mendime të qeverisë, në gjuhën ligjore të përbëjnë akuza. Në fakt aty unë nuk pashë asnjë akuzë konkrete, ku të thuhet që Prokurori i Përgjithshëm ka marë para, ose u ka bërë favorizime të pandehurve. Ato përbëjnë akuza të cilat do të meritonin vërtetë një shqetësim parlamentar dhe të popullit në tërësi. Është e domosdoshme që prokurorit t’i jepet e drejta e fjalës, dhe e mbrojtjes, që populli ta gjykojë. Unë insistoj, që dëgjimi që do të bëhet në parlament, t’i jepet publikut shqiptar dhe njerëzit t’i gjykojnë pastaj të dy palët.
Zëri i Amerikës: Ka disa vite që Shqipëria është kritikuar për nivel të lartë krimi. Madje qeveria erdhi në pushtet në kuadër të luftës kundër krimit dhe korrupsionit. Në këto kushte, a mendoni se prokuroria në Shqipëri, jo vetëm në këtë periudhë të qeverisë së re, por edhe më përpara, e ka kryer si duhet punën e saj, ka qënë në rolin e duhur, për të goditur krimin dhe korrupsionin?
Zef Brozi: Perfektshmëria është një gjë që synohet, por sa jemi gjallë nuk e arrijmë. Pra ka vend që çdo institucion të përmirësojë punën. Edhe prokuroria, edhe qeveria, edhe parlamenti duhet të korrigjojnë shumë gjera në punën e tyre, veçanërisht prokuroria. Unë mendoj se ajo duhet të jetë më aktive në luftën ndaj kriminalitetit, por është fakt, sidomos në kohët e fundit, që institucionet ndërkombëtare, Interpoli, kanë përshtypje dhe vlerësime mjaft të mira për punën dhe bashkëpunimin me prokurorinë shqiptare. Në fakt janë kapur disa banda dhe kriminelë të rrezikshëm gjatë muajve të fundit.
Zëri i Amerikës: Por a nuk vërteton kjo pikërisht atë akuzë që ngre ekzekutivi, se prokuroria deri më sot ka qënë e mefshtë në luftën kundër krimit dhe vetëm kohët e fundit është bërë më agresive?
Zef Brozi: Si jurist nuk mund të jap mendime kaq konkluzive, që një fakt mund të vërtetojë një të kundërt. Puna e prokurorisë është vërtetë delikate. Prokuroria ka punuar, por duhet të punonte më mirë. Unë jam me shqetësimin e qeverisë dhe parlamentit, që korrupsioni duhet luftuar në mënyrë më serioze dhe vendimtare. Por jam edhe me mendimin tjetër, që lufta kundër korrupsionit nuk bëhet as nga tribuna politike, as me llafe, por me akuza konkrete. Akuzat konkrete në kuptimin ligjor, duhet të përmbushin disa kritere, që të përbëjnë bazën e fillimit të një çështjeje penale. Le ta bëjnë këtë edhe qeveria edhe parlamenti dhe jam i bindur që prokuroria do të punojë në mënyrë më efektive. Por ajo ka nevojë për ndihmën e degëve të tjera, siç ka nevojë për ndihmën e çdo qytetari shqiptar.
Zëri i Amerikës: Shpeshherë në Shqipëri duket sikur luhet loja e fajit. Institucionet ia hedhin fajin njera tjetrës. Prokuroria akuzon policinë, që nuk bën arrestime, policia akuzon gjykatat që i lënë të lirë ose me dënime të buta kriminelët dhe sistemi i drejtësisë futet kështu në një rreth vicioz. Si mund të dilet nga kjo situateë? Ku çalon në Shqipëri sistemi i drejtësisë?
Zef Brozi: Është e vërtetë, sepse ligji dhe kushtetuta i jep çdo institucioni kompetencat. Policia ndjek kriminelin, ia dërgon pastaj prokurorisë dhe hetuesisë. Hetuesia ia kalon gjykatës, por secila ka bazat e saj ligjore dhe në se ta zemë nuk janë përmbushur kushtet ligjore, nuk ka prova të mjaftueshme, individi lirohet. Policia mund të mendojë se filan individ është krye-hajdud, por në se prokuroria dhe gjykata vendosin se nuk ka prova të mjaftueshme për ta shpallur fajtor, atëhere policia ka bërë mirë që e ka kapur si të dyshuar, por po ashtru mirë kanë vepruar edhe prokuroria e gjykata. Unë flas kur zbatohet një procedurë e ndershme ligjore dhe kur për të pandehurin nuk ka prova të bindshme, atëhere kanë bërë mirë që i kanë dhënë pafajësinë, ose e kanë dënuar në përputhje me rrezikshmërinë shoqërore dhe me rrezikshmërinë e veprës. Pra është e nevojshme që të futemi pak në kulturën juridike dhe t’i gjykojmë më me dashamirësi prokurorët dhe gjyqtarët. Natyrisht ata duhet të jenë më të vendosur dhe më të ashpër në luftën kundër krimit.

e diel, prill 23

Qeveria shqiptare është e vendosur ta luftoje krimin dhe korrupsioni edhe pse opozitës nuk i pëlqen kjo lufte.



Nga Engjell Shehu


Klima politike qe ka përfshirë mbare politikanet ne vende është renduar se tepërmi me akuza dhe kundër akuza te ndërsjella nga te dy kampet kryesore politike qe ne asnjë pik nuk pajtohen me njëra tjetrën. Sikur te mos mjaftonte kjo ne skene na ka dal prokuroria e përgjithshme si institucion i pavarur tashme jemi mësuar ta quajmë e ta përmendim kur kjo na duhet për arritje apo për terma zyrtare ne gjuhen tone ne diskutimet me te huajte qe na diktojnë çdo dite e me shume nevojën e luftës kundër korrupsionit apo krimit te organizuar. Me ardhjen ne pushtete te Partisë Demokratike, pas tete vitesh qeverisjesh nga Partia Socialiste, u premtua dhe u sterpremtua se puna e pare qe do te bënte qeveria ishte lufta kundër krimit dhe korrupsionit cilat e dobësuan se tepërmi qeverinë paraardhëse dhe qe e detyruan atë te kapitullonte pa kushte. Po çfarë ndodhi me ardhjen ne pushtet te partisë demokratike? Ndokush luftën kundër krimit te organizuar apo korrupsionit e quan thjeshte demagogji fjalësh apo një nxjerrje urdhërese nga qeveria ku do te bënte me dije se do te ndëshkoheshin ata qe do te bënin krim apo korrupsion. Mirëpo nuk eshte aq e thjeshte sa interpretohet sepse lufta kundër këtyre dy gangrenave qe po brejnë çdo dite shoqërinë tone behet ne radhe te pare me ane te ligjve qe kane nevoje te përmirësohen me konsensusin te e te gjitha forcave politike si dhe me vullnetin politik te gjithë shoqërisë shqiptare duke filluar ne radhe te pare nga përgjegjësia tek vetja dhe duke mbaruar tek përgjegjësia e tjetrit te kontrolluara dhe zbatuara me ligj. Ligji ne vendin tone është kuptuar pak si shtrembër dhe i zbatueshëm vetëm për ata qe nuk kane imunitet dhe mbrojtje shoqërore dhe klanore ndërsa i pa zbatueshëm për ata qe veten e quajnë te paprekshëm për shkak te imunitetit dhe detyrave te larta qe kane ne funksion. Deri dje ish kryeministri shqiptare z. Nano fliste e bërtiste me te madhe kur gjerat nuk shkonin ne linjën dhe planin e tij personal se do te ndëshkonte cilindo qe abuzonte me ligjin, këto i bënte vetëm verbale dhe për presion qe te kishte nen vete gjithë hajdutet,servilet,te paaftët dhe te korruptuarit me pushtet për te qene ne unison me kryetarin e tyre qe tjetër fliste ne darke tjetër zbatonte ne mëngjes vetëm qe te mashtronte shqiptaret se ky ishte për një shtet ligjore dhe i barabarte per te gjithe. Por ne fakte vete zoti Nano ishte kryetari dhe ideatori i te gjithë hajdutëve dhe te korruptuarve ne vende duke sofistikuar bandat e korrupsionit për te siguruar një te ardhme personale ku pushtetin e shikonte si mjetin me te mire dhe te favorshëm pasurimi. Sot ne parlamente janë po ata qe dje vodhën abuzuan dhe shpërdoruan pushtetin me vjedhje dhe korrupsion te cilët fatmirësisht janë ne opozite por qe fatkeqësisht nuk lejojnë dhe pengojnë me te gjitha mënyrat pozitën e sotme qe ka vullnet te mire për te luftuar korrupsionin cili ky korrupsion i ka shtrire rrënjët aq thelle sa qe është shume e vështirë te ndërrosh qofte edhe një person ne administratën qe la trashëgim zoti Nano. Kryeministri i mazhorances qe figura e tij njihet mire nga gjithë populli si njeriu qe deri me sot nuk i ka përlyer duart as me vjedhje dhe korrupsion dhe qe nuk ka bere kompromis me njerëz qe e përçojnë atë, sot është ne balle te luftës kundër kësaj te keqe te madhe duke bere një pastrim dhe lufte pa dallim ngjyre politike për ta shkulur nga rrënjët. Edhe përplasja me prokurorin e përgjithshëm ka ne themel te këtij debatit te ndezur, vënien përpara pergjegjesise te gjithë ata qe kane abuzuar me detyrën pronën, private dhe publike si dhe kane shpërdoruar besimin e qytetarëve tanë ne këto vite qeverisje ku krimi dhe korrupsioni ishin ulur këmbëkryq. Kryeministrit i duhet ne radhe te pare te përballojë presionin gjithnjë e ne rritje te opozitës e cila kërkon qe me çdo kushte te zbeh vrullin dhe luftën e pa kompromis qe po bene qeveria ndaj krimit dhe korrupsionit dhe qe kapot e krimit dhe korrupsionit janë brenda kësaj opozite te cilët përpëliten te shpëtojnë ke nga stuhia qe tashme po vjen fuqishëm dhe nuk munde ti shmangen dot, dhe ne radhe te dyte duhet te përballojë presionin qe i vjen nga vet aleate dhe anëtaret e mazhorances qe kane ngelur pa kolltukë ne kabinetin e tij dhe kritikojnë e hedhin tymnaja per punën e kësaj qeverie për te plotësuar tekat e tyre karrieriste. Opozita e frikësuar nga lufta pa kompromis qe po bene kryeministri ndaj krimit dhe korrupsionit përpiqet me çdo kushte qe te komprometoje numrat ne mazhorancen e sotme për te hapur konflikte brenda saj dhe si rrjedhoje te mos i ketë numrat e nevojshëm për te hequr imunitete deputetëve hajdut te opozitës qe nene petkun e imunitetit si deputet e duan te fshehën korrupsioni dhe përfitimet e tyre te paligjshme qe kane bere ne kohen e qeverisjes se tyre te monopoleve te krijuara ne kurrizin e taksapaguesve shqipta r. Për sa i parkete pikës se pare asaj te zbehjes se luftës kundër korrupsionit dhe krimit nga ana e qeverise kete opozita nuk munde ta realizoje sepse nuk është ne dore te saj por ne dore te qeverise e cila i ka te gjitha mjetet dhe elementet e duhur për ta bere atë sa me efiçente dhe produktiv sepse vullneti dhe dëshira nuk i mungon duke patur parasysh se është edhe një nga objektivat e saj elektorale me te cilën ju premtoje elektoratit qe erdhi dhe ne pushtet. Persa i parkete te pakënaqurve ne gjirin e vet për kolltukë ose me mire ta quajmë kolltukofagve kjo është e thjeshte sepse grupi parlamentare ka një unanimitet votimi ne grup ne baze te parimeve dhe statusit te kësaj partie për te unifikuar qëndrimet ne mënyrë te detyrueshme duke respektuar statusin e kësaj partie me te cilën funksionon.
Shkatërrimi përfundimtarë i korrupsionit qe rrënjët i ka tek opozita e sotme do te thotë dështim i plote ne zgjedhjet lokale te opozitës se sotme e kryesuar nga Partia Socialiste pra do te thotë qe ligji te thotë fjalën e vet me forcën qe i jep kushtetuta duke u përgjigjur përpara tij te gjithë te inkriminuarit qofshin këta dhe deputet qe gëzojnë perkohesishte imunitet. Fakti qe opozita është e lyer me llumin e korrupsionit dhe te krimit te organizuar tregon edhe njëherë se sa here te ketë përpjekje për ta bere luftën qeveria pa kompromis kundër këtyre fenomeneve kjo opozite do te qahet dhe do te beje zhurme se po persekutohet dhe po shkelen te drejtat e saj për tu shpëtuar ndëshkimit te forcës se ligjit. Është e pashmangshme ndëshkimi i atyre qe e kane krijuar,ideuar dhe zbatuar skemën e krimit dhe te korrupsionit dhe se një dite apo tjetrën përgjegjësit e krimit dhe te korrupsionit do te japin llogari për te gjitha veprimet dhe mosveprimet qe i kane bere këtij shteti si dhe qe kane shpërdoruar besimin dhe votën e popullit ne detyrat e tyre zyrtare e publike. Qeveria e sotme është e vendosur për ta ndëshkuar krimin dhe korrupsionin deri ne rrënjët e tyre pavarësisht pengesave politike qe sjell opozita ne parlament, lufta kundër kësaj te keqe është lufta qe duhet te beje gjithë shoqëria jone për ta çuar vendin ne parametrat e vendeve perëndimore ku ligji është një për te
gjithë.

http://gjuhashqipe.blogspot.com
http://engjellshehu.blogspot.com
http://geocities.com/albsit

e martë, prill 18

Lokali ku mishi piqet ne hell quhet Bar Restorant Shen Kolli





Nga Engjell Shehu

Ne krahun e majte te rrugës Lushnje – Fier afër vendit te quajtur Vajkan te bie ne sy një lokal modern e luksoz i ndërtuar me një arkitekture bashkohore dhe për me tepër edhe një parking i kohës i shënuar me vija te bardha për çdo veture qe pushon ne këtë lokal dhe qe quhet Bar Restorant Shen Kolli. Unë duke udhëtuar ne rrugën Lushnje_Fier ne momentin qe pash tabelën ku shkruhej ‘’mish i pjekur ne hell’’ ndalova makinën se bashku me familjen time dhe pasi parkova makinën ju drejtova lokalit qe përshkova me sipër. Ju drejtova lokalit para se te hyje ne ambientet e brendshme te saj ne kreh te tij ishin te vendosur kafshe te kopshtit zoologjik si pata rosa zogj te specieve te rralla ne vendin tone por me tepër te binin ne sy majmunet qe kërcenin ne kafazet e tyre. Djali im i vogël pasi u argëtua duke soditur atë mrekulli te rralle qe e gjene ne lokalet buze rrugës nacionale na u bashkëngjit neve ne tavolinën e madhe te shtruar sipas porosis qe ne i bëmë kamerieri. Kamerieri një djalë simpatik dhe tepër energjik me një kulture mirësjellje ishte shume i shpejte ne shtrimin e tavolinës qe me thënë te drejtën mezi po e prisnim për vete faktin qe vinim nga rruge e largët. Mishi i pjekur ne hell pushtoj tavolinën , pjekja ishte bere ne mënyrë perfektë ku era e tij kishte mbushur gjithë verandën. Kuzhinieri djali i pronarit te lokalit mbasi kishte përfunduar pjekjen na u afrua duke na përshëndetur dhe uruar mirëseardhjen si dhe duke na thënë ne se ne ishim te kënaqur për shërbimin e pjekjes se mishit. Me te vërtetë ishte një ambient i paharruar dhe dëfryes shlodhes ne këtë lokal model ne këtë zone. Mbasi falënderova personelin e këtij lokali si dhe ne veçanti pronarin e një burrë xhanan trup madhe por me një kulture mirësjellje shume te larte fiksova disa pamje ne aparatin tim për te ngelur me shpresën se herën tjetër kur te shkoje ne Shqipëri dhe te kaloje ne këtë rruge do te kthehem përsëri për te shijuar këtë mrekulli qe ju përshkova me larte .

e hënë, prill 17

Atje ku flet puna nuk ka vende per komet


Puna dhe mençuria e popullit tone kane qene historikisht virtytet me te mira qe i ka dalluar nga popujt e vendeve te tjera. Duke patur parasysh qe për 50 vjet reshte puna nuk vlerësohej dhe nuk shpërblehej ne vlerën reale te saj punëtori apo krijuesi behej pesimiste ne fushën e tij profesionale. Pas rrëzimit te shtetit totalitar dhe pronës se përbashkët njerëzit tanë duke përfituar nga liria dhe hapësira qe solli demokracia ju përveshen punës private ku kane bere jo pak mbrekullira me duart e arta te tyre. Një nga këta qe ka bere emër me duart e tij te arta ne punimet e gurit dhe te betonit me mjeshtërinë e tij profesionale dekorative te pa para deri sot ne vendin tone është edhe Engjëll Alia . Ky meso burrë pak i thinjur por me një pamje prej fisniku ka bere çudira ne dekoracione vazosh antike te punuara mjeshtërisht dhe te veçanta nga lloj i tyre ne vendin tone ai banon ne lagjen ‘’1maj ‘’ ne Vlore. Punimet mozaik te tavolinave, punimet e vazove si dhe ujëvarat me dekoracion te veçante i japin te drejtën mjeshtrit Engjëll Alia te këtë një klientët te madhe blerje. Porosite i vijnë jo vetëm brenda vendit por edhe jashtë kufijve qe nga Amerika Australia Italia, Greqia e shume shtete te tjera. Ne bisedën qe unë zhvillova me duar artin Engjëll Alia ne Vlore ai me tha gjithashtu se kërkesat e mëdha qe ka për punët e tij ne punimet e vazove tavolinave dhe objekteve te tjera e kane detyruar qe te punoje me orare te zgjatura për te plotësuar kërkesat e shumta qe i vijnë çdo dite. Une i ndodhur aty jo rastesishte por i interesuar për te blere një vazo te bukur dhe te punuar mjeshterishte prej tij u mahnita nga pamjet e bukura te ujëvarave qe kishte krijuar dhe ndërtuar ne oborrin e tij. Për aq kohe sa ndenja duke soditur mbi veprat e tij te punuara mjeshtërisht telefoni i tij me numër 0692618123 nuk pushonte nga njerëz qe kërkoni takime dhe donin te mësonin adresën për te blere vazo tavolina te gdhendura dhe te dekoruara me mjeshtëri nga mjeshtri Engjëll Alia. Mbasi sodita te gjitha punimet e tij te punuara mjeshtërisht unë u largova me mbresat me te mira te një mjeshtri qe di te punoje dhe te mbi te gjitha di te ndërtojë lidhje miqësore e tregtare me ata qe vërtetë ia vlerësojnë punën nga cilësia dhe veçantia e rralle e te punuarit.

Engjëll SHEHU