Qeveria shqiptare është e vendosur ta luftoje krimin dhe korrupsioni edhe pse opozitës nuk i pëlqen kjo lufte.
Nga Engjell Shehu
Klima politike qe ka përfshirë mbare politikanet ne vende është renduar se tepërmi me akuza dhe kundër akuza te ndërsjella nga te dy kampet kryesore politike qe ne asnjë pik nuk pajtohen me njëra tjetrën. Sikur te mos mjaftonte kjo ne skene na ka dal prokuroria e përgjithshme si institucion i pavarur tashme jemi mësuar ta quajmë e ta përmendim kur kjo na duhet për arritje apo për terma zyrtare ne gjuhen tone ne diskutimet me te huajte qe na diktojnë çdo dite e me shume nevojën e luftës kundër korrupsionit apo krimit te organizuar. Me ardhjen ne pushtete te Partisë Demokratike, pas tete vitesh qeverisjesh nga Partia Socialiste, u premtua dhe u sterpremtua se puna e pare qe do te bënte qeveria ishte lufta kundër krimit dhe korrupsionit cilat e dobësuan se tepërmi qeverinë paraardhëse dhe qe e detyruan atë te kapitullonte pa kushte. Po çfarë ndodhi me ardhjen ne pushtet te partisë demokratike? Ndokush luftën kundër krimit te organizuar apo korrupsionit e quan thjeshte demagogji fjalësh apo një nxjerrje urdhërese nga qeveria ku do te bënte me dije se do te ndëshkoheshin ata qe do te bënin krim apo korrupsion. Mirëpo nuk eshte aq e thjeshte sa interpretohet sepse lufta kundër këtyre dy gangrenave qe po brejnë çdo dite shoqërinë tone behet ne radhe te pare me ane te ligjve qe kane nevoje te përmirësohen me konsensusin te e te gjitha forcave politike si dhe me vullnetin politik te gjithë shoqërisë shqiptare duke filluar ne radhe te pare nga përgjegjësia tek vetja dhe duke mbaruar tek përgjegjësia e tjetrit te kontrolluara dhe zbatuara me ligj. Ligji ne vendin tone është kuptuar pak si shtrembër dhe i zbatueshëm vetëm për ata qe nuk kane imunitet dhe mbrojtje shoqërore dhe klanore ndërsa i pa zbatueshëm për ata qe veten e quajnë te paprekshëm për shkak te imunitetit dhe detyrave te larta qe kane ne funksion. Deri dje ish kryeministri shqiptare z. Nano fliste e bërtiste me te madhe kur gjerat nuk shkonin ne linjën dhe planin e tij personal se do te ndëshkonte cilindo qe abuzonte me ligjin, këto i bënte vetëm verbale dhe për presion qe te kishte nen vete gjithë hajdutet,servilet,te paaftët dhe te korruptuarit me pushtet për te qene ne unison me kryetarin e tyre qe tjetër fliste ne darke tjetër zbatonte ne mëngjes vetëm qe te mashtronte shqiptaret se ky ishte për një shtet ligjore dhe i barabarte per te gjithe. Por ne fakte vete zoti Nano ishte kryetari dhe ideatori i te gjithë hajdutëve dhe te korruptuarve ne vende duke sofistikuar bandat e korrupsionit për te siguruar një te ardhme personale ku pushtetin e shikonte si mjetin me te mire dhe te favorshëm pasurimi. Sot ne parlamente janë po ata qe dje vodhën abuzuan dhe shpërdoruan pushtetin me vjedhje dhe korrupsion te cilët fatmirësisht janë ne opozite por qe fatkeqësisht nuk lejojnë dhe pengojnë me te gjitha mënyrat pozitën e sotme qe ka vullnet te mire për te luftuar korrupsionin cili ky korrupsion i ka shtrire rrënjët aq thelle sa qe është shume e vështirë te ndërrosh qofte edhe një person ne administratën qe la trashëgim zoti Nano. Kryeministri i mazhorances qe figura e tij njihet mire nga gjithë populli si njeriu qe deri me sot nuk i ka përlyer duart as me vjedhje dhe korrupsion dhe qe nuk ka bere kompromis me njerëz qe e përçojnë atë, sot është ne balle te luftës kundër kësaj te keqe te madhe duke bere një pastrim dhe lufte pa dallim ngjyre politike për ta shkulur nga rrënjët. Edhe përplasja me prokurorin e përgjithshëm ka ne themel te këtij debatit te ndezur, vënien përpara pergjegjesise te gjithë ata qe kane abuzuar me detyrën pronën, private dhe publike si dhe kane shpërdoruar besimin e qytetarëve tanë ne këto vite qeverisje ku krimi dhe korrupsioni ishin ulur këmbëkryq. Kryeministrit i duhet ne radhe te pare te përballojë presionin gjithnjë e ne rritje te opozitës e cila kërkon qe me çdo kushte te zbeh vrullin dhe luftën e pa kompromis qe po bene qeveria ndaj krimit dhe korrupsionit dhe qe kapot e krimit dhe korrupsionit janë brenda kësaj opozite te cilët përpëliten te shpëtojnë ke nga stuhia qe tashme po vjen fuqishëm dhe nuk munde ti shmangen dot, dhe ne radhe te dyte duhet te përballojë presionin qe i vjen nga vet aleate dhe anëtaret e mazhorances qe kane ngelur pa kolltukë ne kabinetin e tij dhe kritikojnë e hedhin tymnaja per punën e kësaj qeverie për te plotësuar tekat e tyre karrieriste. Opozita e frikësuar nga lufta pa kompromis qe po bene kryeministri ndaj krimit dhe korrupsionit përpiqet me çdo kushte qe te komprometoje numrat ne mazhorancen e sotme për te hapur konflikte brenda saj dhe si rrjedhoje te mos i ketë numrat e nevojshëm për te hequr imunitete deputetëve hajdut te opozitës qe nene petkun e imunitetit si deputet e duan te fshehën korrupsioni dhe përfitimet e tyre te paligjshme qe kane bere ne kohen e qeverisjes se tyre te monopoleve te krijuara ne kurrizin e taksapaguesve shqipta r. Për sa i parkete pikës se pare asaj te zbehjes se luftës kundër korrupsionit dhe krimit nga ana e qeverise kete opozita nuk munde ta realizoje sepse nuk është ne dore te saj por ne dore te qeverise e cila i ka te gjitha mjetet dhe elementet e duhur për ta bere atë sa me efiçente dhe produktiv sepse vullneti dhe dëshira nuk i mungon duke patur parasysh se është edhe një nga objektivat e saj elektorale me te cilën ju premtoje elektoratit qe erdhi dhe ne pushtet. Persa i parkete te pakënaqurve ne gjirin e vet për kolltukë ose me mire ta quajmë kolltukofagve kjo është e thjeshte sepse grupi parlamentare ka një unanimitet votimi ne grup ne baze te parimeve dhe statusit te kësaj partie për te unifikuar qëndrimet ne mënyrë te detyrueshme duke respektuar statusin e kësaj partie me te cilën funksionon.
Shkatërrimi përfundimtarë i korrupsionit qe rrënjët i ka tek opozita e sotme do te thotë dështim i plote ne zgjedhjet lokale te opozitës se sotme e kryesuar nga Partia Socialiste pra do te thotë qe ligji te thotë fjalën e vet me forcën qe i jep kushtetuta duke u përgjigjur përpara tij te gjithë te inkriminuarit qofshin këta dhe deputet qe gëzojnë perkohesishte imunitet. Fakti qe opozita është e lyer me llumin e korrupsionit dhe te krimit te organizuar tregon edhe njëherë se sa here te ketë përpjekje për ta bere luftën qeveria pa kompromis kundër këtyre fenomeneve kjo opozite do te qahet dhe do te beje zhurme se po persekutohet dhe po shkelen te drejtat e saj për tu shpëtuar ndëshkimit te forcës se ligjit. Është e pashmangshme ndëshkimi i atyre qe e kane krijuar,ideuar dhe zbatuar skemën e krimit dhe te korrupsionit dhe se një dite apo tjetrën përgjegjësit e krimit dhe te korrupsionit do te japin llogari për te gjitha veprimet dhe mosveprimet qe i kane bere këtij shteti si dhe qe kane shpërdoruar besimin dhe votën e popullit ne detyrat e tyre zyrtare e publike. Qeveria e sotme është e vendosur për ta ndëshkuar krimin dhe korrupsionin deri ne rrënjët e tyre pavarësisht pengesave politike qe sjell opozita ne parlament, lufta kundër kësaj te keqe është lufta qe duhet te beje gjithë shoqëria jone për ta çuar vendin ne parametrat e vendeve perëndimore ku ligji është një për te
gjithë.
http://gjuhashqipe.blogspot.com
http://engjellshehu.blogspot.com
http://geocities.com/albsit
<< Home