Atje ku flet puna nuk ka vende per komet
Puna dhe mençuria e popullit tone kane qene historikisht virtytet me te mira qe i ka dalluar nga popujt e vendeve te tjera. Duke patur parasysh qe për 50 vjet reshte puna nuk vlerësohej dhe nuk shpërblehej ne vlerën reale te saj punëtori apo krijuesi behej pesimiste ne fushën e tij profesionale. Pas rrëzimit te shtetit totalitar dhe pronës se përbashkët njerëzit tanë duke përfituar nga liria dhe hapësira qe solli demokracia ju përveshen punës private ku kane bere jo pak mbrekullira me duart e arta te tyre. Një nga këta qe ka bere emër me duart e tij te arta ne punimet e gurit dhe te betonit me mjeshtërinë e tij profesionale dekorative te pa para deri sot ne vendin tone është edhe Engjëll Alia . Ky meso burrë pak i thinjur por me një pamje prej fisniku ka bere çudira ne dekoracione vazosh antike te punuara mjeshtërisht dhe te veçanta nga lloj i tyre ne vendin tone ai banon ne lagjen ‘’1maj ‘’ ne Vlore. Punimet mozaik te tavolinave, punimet e vazove si dhe ujëvarat me dekoracion te veçante i japin te drejtën mjeshtrit Engjëll Alia te këtë një klientët te madhe blerje. Porosite i vijnë jo vetëm brenda vendit por edhe jashtë kufijve qe nga Amerika Australia Italia, Greqia e shume shtete te tjera. Ne bisedën qe unë zhvillova me duar artin Engjëll Alia ne Vlore ai me tha gjithashtu se kërkesat e mëdha qe ka për punët e tij ne punimet e vazove tavolinave dhe objekteve te tjera e kane detyruar qe te punoje me orare te zgjatura për te plotësuar kërkesat e shumta qe i vijnë çdo dite. Une i ndodhur aty jo rastesishte por i interesuar për te blere një vazo te bukur dhe te punuar mjeshterishte prej tij u mahnita nga pamjet e bukura te ujëvarave qe kishte krijuar dhe ndërtuar ne oborrin e tij. Për aq kohe sa ndenja duke soditur mbi veprat e tij te punuara mjeshtërisht telefoni i tij me numër 0692618123 nuk pushonte nga njerëz qe kërkoni takime dhe donin te mësonin adresën për te blere vazo tavolina te gdhendura dhe te dekoruara me mjeshtëri nga mjeshtri Engjëll Alia. Mbasi sodita te gjitha punimet e tij te punuara mjeshtërisht unë u largova me mbresat me te mira te një mjeshtri qe di te punoje dhe te mbi te gjitha di te ndërtojë lidhje miqësore e tregtare me ata qe vërtetë ia vlerësojnë punën nga cilësia dhe veçantia e rralle e te punuarit.
Engjëll SHEHU
<< Home