Poezi nga Raimonda Moisiu
TË DUA!
Enderr?
Vërtet të ishte ëndërr për mua
Kur ti më more në krah lehtas?
Më pëshpërite, më vjen keq për ty,
Ke shpirt të mirë,
TË DUA!
Shpresë?
Përmes mërzisë që po kaloja
Ajo ishte një burim a krua;
Një shpresë e re e lindur
Me ty që të thashë
TË DUA.
Det?
Po det pambarim dashuria jonë,
Këngë që s'ndalet kurrë,
Fener drite që kurrë s'u shua
Në dallgët e detit të trazuarë
Prandaj
TË DUA
Qiell?
Po një qiell të tërë të kaltër
Brënda syve tanë bojëqielli.
Të ishte një copë qielli a thua
Në yllesinë e dashurisë?
Si të mos të them
TË DUA?!
Jetë?
Po, një jetë e zjarrtë
Që s'mund të ndizej pa ty
Si dy qënije të dashuruara.
Filizi jonë i bukurisë u rinua
Dhe unë tërë jetën e jetës
Do të them
TË DUA!
Diell?
Po diell që më ngroh çdo çast
Dhe më ndricon fluturimin në jetë.
Ëndërr,
Shpresë,
Det,
Jetë dhe Djell;
Fllad që më ledhaton përherë mua.
Prandaj do të thërras aq fortë,
TË DUA! TË DUA! TË DUA!
TRISHTIM
Një trishtim më ka pushtuar befas
Dhe veten e ndjej krejt të vetmuar,
Më duket sikur gjithkund jam e tepruar
Dhe ënderra ime është duke ikur fshehtas.
Në një qoshe,
një vënd ze qysh në agim,
Dhe vetja më duket atje krejt e harruar.
Marr vesh që askush s'më kanë kuptuar
Ndaj ul kokën duke vajtuar fatin tim.....
VETËM SHIRAT E DINË
Papritur shirat filluan
Dhe unë tani e vetme rri;
Për ty mendoj ore e çast.
Dashuria është lumë i rrëmbyerë
Nuk është një vah;
Merre guximin me vehte
Dhe eja se unë të pres
Të më çfaqesh, pra.
E ndjeja që do vinte kjo ditë
Si dallendyshet që ndjejnë shinë,
Ndaj dhe në qetësi
Ndarjen me retë e prisja,
Megjithatë më ka marrë malli.
A do të vish në ndonjë stinë?
Oh vetë nuk përgjigjem dot,
Këtë veë shirat e dinë.
Shumë re ikën të tjera vijnë
Dhe unë duke vështruar rri,
Kam shpresë,se ndoshta midis stinëve
Papritur mund të çfaqesh ti.
PRES... Të pres.....,
3 orë, 3 muaj, 3 vjet,.....vite...vite....
Ndoshta edhe më shumë.
Të gjitha sekondat më duken
SHEKUJ.
Të pres me ankth të pres;
Më dridhen duart si të një qindë vjeçareje
Prej padurimit tortura s'më lë. ...
Ne pritje jam edhe pse e di se ku prehesh ti,
Edhe pse e di që nuk m' vjen më.
TE DUASH NUK ESHTE MEKAT
Më dole përsëri shpresë përmes mërzisë,
Më dole si një ëndërr a si vegim.
Ah, për shpirtin që po vuan,
pak mëshirë,
Ah, për trupin që po tretet,
pak agim.
Si nuk paske apak gjynah
për shpresën që është në errësirë!
Dashurinë mos vallë e quan mëkat
e prej mëkatit më mban mëri?
Ti nuk je shpirtërisht pa fat
Të vuash kaq shumë në pafundësi
Por, në rast se je pesimist, i dashur
Atëhere ti s'bën gjë tjetër veçëse një mëkat.
Por përsëri ti do mendohesh njëherë
Për vuajtjet që ti ke hequr në këtë botë.
Të duash një GRUA,
s'është mëkat asnjëherë,
Të vuash për TË
Nuk është dobësi
por fuqi e plotë.
PERSE NUK VJEN?
Perse nuk vjen.......?
Shoh dallendyshet qe ikin larg
Dhe gjethet qe jane zverdhur ca nga ca.
Tutje mbi vreshtat pa leng rrushi bryma lag;
Perse nuk vjen, pse nuk vjen pra?
Eja!
Merrme ne krahet e tua;
Me adhuro,
me ledhato,me pushto,
Fort e me fort shterngome dhe beju burre!
Pse nguron, a nuk e di sa te dua?!
Mbame te lutem te mos me marre vjeshta kurre!
Tek ty ka vetem Pranvere
dhe koka s'me dhemb
Mbi gjoksin tend,
atje filizi im le te cele,
Vetem atje as nje dimer i eger s'me tremb.
Vjeshta fushat i zverdh,
Malet shume i zvogelon,
Rrafshnaltat i le shkrete perreth,
Vetem ndonje reptil i vonuare gjarperon,
Dhe gjethet bien ca nga ca...
Ne dhimbjen qe dhemb nga pritja;
Perse nuk vjen,pse nuk vjen pra.
RRUGE PARALELE …
Te ftohte ecim rrugeve paralele
Qe ne jete te jeteve s'puqen kurre
Agimi erdhi perseri
E la gjurmet e nje nate te gjate
Ty te mendoja me dashuri
Dashurine serish te fillonim perseri
Dhe e vetme dola ne rruge
Ti ne trotuar,rrije me veshtroje
Hajde i dashur me merr ne krahe
Se ti me doje
Ndjehesha mire
Kur me adhuroje
Me puthje e ledhatoje.....
PRITJE
Te prisja e te percillja me veshtrim
Te prisja e rrija pa gjume
Do kaloje neser,
do kaloje sot
Dhe syte e kalter pikonin lot
Nje dite vendosa te .. .te pres
Pa ardhur nata,
pa celur tjeter mengjes
Dhe hapat i ndala,
ne rrugen ku kalon ti
Me pyesnin njeresit,
te gjithe me veshtrim
Kalova dhe zerin se bera dot bilbil
Mos valle, thashe, ka tjeter takim
Ngasherim mes loteve te kalter
Te urova Lumturi!
Zemra m'u drodh
Te prita e te percolla me shikim ...
VEC VDEKJE TE MOS KISH
... Oh, vdekje qe i ben zemerat te coptohen
Dhe syte te nxjerrin vec lot
Ti ben shpirtin qe te pervelohet
Dhe dy buze te mos puthen dot
Miliona paguaj, vec vdekje mos te kish
Vetem vdekje mos kish mes nesh
Ti erdhe kaq shpejt e pa meshire
Ti shkele dy zemra e nje shpirt te mire.
ME PUTH
Me puthje, Te puthja …
Neqoftese
Te fyeva
Duke te puthur
Atehere
Me fyej edhe ti
Pra me puth Me puth Me puth !
...Lerme..... Lerme....
Ne pyjet e flokeve te tua
Rrjedhin lotet e kalter te mij
Lerme i dashur ta degjoj kete ofshame
A do ta gelltis dot kete dhimbje
Si pellgu ne muzg?........
Iken 6 vjet I DASHURI IM,
qe nga kjo jete u ndave......
Ne keto 6 vite ku ka shume dite, ore, minute,sekonde..
ti je ne mendjen dhe zemren time.
Fytyra jote eshte ne syte e mij.
Hija jote eshte kudo me mua..
.Ecen me mua...
Merr fryme me mua...
"jeton"..me mua....
A thua se mund te te harroj nje dite?.
..Jo kurre.....
Ne kete pervjetor .....
Mallkoj vdekjen qe te mori.......
DHe vajtoj e vargje pafund per ty krijoj....
Me mungon e Te dua shume...
I dashuri im
Sytë e kaltër
Sytë e tu e sytë e mij
S'është çudi që një ngjyrë kanë,
Shumë ja puthim njëri-tjetrit
Zjarr mbi zjarr kur jemi pranë.
Lotë përzjerë me kaltërsi
Përmbi ballin tim pikojnë,
Sipër meje fryn si fllad
Sytë e qiellit me vështrojnë.
Ç'më shikon ashtu ti mua
Rreh qepallat si një flatër,
Ç'kuvendojnë sytë e tua
Me një timbër krejt të kaltër.
Shtroje e kujt s'dua të jem
Veç e teje që më rri pranë,
Që noton në sytë e miSi në detin e pa anë.
Hajde, pra më merr në krahë,
Sytë tanë një ngjyrë kanë.
RRUGE PARALELE …
Te ftohte ecim rrugeve paralele
Qe ne jete te jeteve s'puqen kurre
Agimi erdhi perseri
E la gjurmet e nje nate te gjate
Ty te mendoja me dashuri
Dashurine serish te fillonim perseri
Dhe e vetme dola ne rruge
Ti ne trotuar,rrije me veshtroje
Hajde i dashur me merr ne krahe
Se ti me doje
Ndjehesha mire
Kur me adhuroje
Me puthje e ledhatoje.....
Me ka marre malli
Me ka marre malli a me kupton
Ne cdo veprim qe bej mendja te ti me shkon
Dal ne dritare dhe cdo fytyre shembellen me fytyren tende
Shfletoj librin....e ne cdo faqe te tijshoh fytyren tende
Nuk e di pse ne cdo gjeshembellehet fytyra jote
Ndoshta nga qme ka marre malli shume
Ndoshta ngaqe te pres...ore,dite,muaj,vite,shekuj,
te prita te prita
Te pres akoma,dhe e di qe do te kthehesh
Me vete ke shume kujtime prej meje
A do kthehesh ?
Kjo fjale te ben te dridhesh
Kur kujton nje njeri qe e prêt,ore,dite, muaj,shekuj
Te pres..Atje ne parajse do te mbes...
Dhe nese ti s'vjenBesoj se atje do te takohemi
Ti do te vish te une
Dhe une perseri
Pres...pres...
Ndoshta ngaqe me ka marre malli shume
Ndoshta ngaqe te pres cdo dite cdonate,cdo ore e minute
Ndoshta ngaqe te desha e
TE DUA aq shume.
Raimonda Moisiu,Hartford CT USA