e martë, janar 31

Tregim


Tregim

Prelud

Iljaz PROKSHI


Nimfat e pranverës ishin mjaft vulgare. Para portës së shpellës u ndal njëra dhe sikur desh të më pyeste diç, por nuk i dilte zëri. E mbaj mend se në të djathtë të sallonit lëvizte një hije. Dhe, nuk ishte njësoj gjithmonë. U ndala një çikë, duke shikuar përreth. Bredhje e kotë, thashë me vete. Zhvendosja e gjërave ishte bërë me parregullsi të pafund. Shpendë të çuditshme hapnin krahët ngjyrë mëllage, pakëz në të errësuar nga hija që kishte rënë përtokë. Qëndroja si mpirë, dhe, as që e dija në mund të kaloja më tej apo jo? Së paku kësisoj, mbretëresha me t’ ëmën ia paska dalë mbanë. Do kaloj aty pranë saj, edhe pse këto zona qenkan të çuditshme. Ballë drurëve me myshk, prej nga nuk shiheshin gurët e hirtë as pellgu me ujë, një varkë e vjetër luhatej nga valët e detit. Ama s’jam i paprivilegjuar; po të doja do kisha ikur me kalë, të mos e shihja të tillë, por mungesa e dritës, retë e shpeshta, e bënin kohën të jashtëzakonshme. ,,Nuk duhej të vije”, më foli pakëz me nervozë; ishte një zë i ngjirur gruaje. ,,Erdha t’i largoj demonët, atëherë më ndihmo edhe ti”, i thashë. Nuk e kuptoi dot mesazhin tim; e ktheu kokën si mbretëreshë në ditët e veta të dikurshme. Por, në perceptimin tim, brenda atij vendi të lënë shkret, nuk m’u krijuan kushtet të qëndroja më gjatë. Atëherë udhëtova për në Ulqin. Kushedi, në Risan, mbase sorollatesha më kot. Një mbrëmje, në restorantin ,,Teuta”, vetëm brenda pak orësh mësova tërë historinë e qytetit. Për mynxyrën sesi përplaseshin kohët dhe njerëzit, që këndohej në romancat e një këngëtari të ardhur nga Shkodra. Kur mbaroi ahengu, nëpër të njëjtën rërë shkelja si Servantesi dikur, pa zhurmë, veç me kujtesën që më përpinte. Edhe në sallonin e bukur dëgjoheshin tinguj të zhurmshëm; ishte një prelud për mbretëreshën, e mua në ato vite dhune më kërcënoheshin vazhdimisht. ,,Ç’ kërkon ti këtu, mos shqetësohesh për mbretëreshën, apo?” ,,Po kush jeni ju, përse më frikësoni? A nuk e dini se kjo është imja?”. Dhe, pas pak, njëri që shtirej si një kalorës, shpirt i lirë mbase, iu afrua njërit dhe i tha diçka. Mezi e kapa zërin e tij: ,,Unë do ta verboj si Odiseu Polifemin” . Megjithatë, ai kurrë s’u kthye tek unë. Nuk më pëlqente hipokrizia. ,,Po mirë”, u thashë. ,, Po sikur ta merrni apo ta helmoni, do bëhet hataja. A e dini se s’e kam kollaj, jo”. As që më kuptonin. Ika pa mbaruar preludi. Thellësia e mendimit, melankolia e madhe intrigonin pandërprerë ndjenjat e mia; demonët, më t’u shfaqur drita ikën si të mos kishin qenë kurrë në qytet. U çlirova paksa dhe, ç’ është e vërteta, ishte një ëndërr e frikshme; varka e shpresës më dëftohej si një vegim fantastik. U ktheva sërish në restorant dhe në verandën e tij, piva gjer në mëngjes. Të gjithë miqtë ikën nga andej. Njëri më t’u çuar më tha: ,,E ke dashur shumë, dhe po qe se kërkon diç tjetër: kujdes!” Disa ditë më vonë, po ta pyesja veten çfarë ëndrre kisha parë, ku isha, nuk do mund të shpjegoja kurrë. Merreni me mend, ndonjëherë dashuria mund të jetë shumë fatkeqe. Dhe një herë, hë, për çudi dikush pati thënë se braktisja është një lloj krimi i brendshëm. ,,Përse s’vazhdon jetën tënde? Eh, zezonat e mia!”, dëgjova një zë të ngjirur. Oh, sikur të mos dëftoja qenësinë e mbretëreshës, nuk do kthehesha nga ai qytet mistik, që dukej si një skëterrë mbuluar me pluhur. E pashë mbretëreshën tamam siç e pata kujtuar. A mund të çlirohem tash. Po apo jo?!

e hënë, janar 30

Kosova ne berzen e zeze




Flori Bruqi

Kosova nuk është berzë e zezëpër shitje në pazar

Kohë më parë publicisti i njoftun Shkodranë ,tash më vendbanim në Kopenhagën të Danimarkës,z.Luigj Shkodrani,solli lëxuesve shkrimin në forumin virtual www.shqip-dk ,më titull "Boris Tadiq: “Kosova nuk është në shitje”(Rossijskaja Gazeta,16.11.2005).-Çfarë hipokrizie morale dhe politike e propagandës antishqiptare e kryetarit aktual të Serbisë(!?) dhe Qeverisë Serbo-Sllave.....Këtij shkrimi do ti shtojmë edhe këto të dhëna që medoemos duhet të jenë prezente gjatë shqyrtimit të Statusit përfundimtarë të Kosovës.Nëse klikoni në linkut http://www.alb-net.com/index.htm, do të shifni se çfarë pushtetarësh ka ky shtet DEMOKRATK ,pas Millosheviqjan... !Bile tash “ Pashallaku i Beogradit”, siq themi ne shqiptarët e moderuar ,ka si Kryeministër , kryekriminelin dhe doktorin e shkencave ,kurse si kryetar ka djalin e një Akademiku të njoftur Serb (Ljuba Tadiq) i cili së bashku më Akademikët tjerë të këtij Shteti (Dobrica Qosiq,Antonije Isakoviq etj) janë moderues të “Memorandumit” të njoftun Serb të viteve 80-ta.Hë për hë Shqiptarët(Grupi koordinues Kosovarë) duhët të bisedojnë edhe më te Delegacionët ndërkombëtare (në krye më Marti Ahtisarin) dhe ato “kombëtare”(lëxo Nacionale Serbe në krye më TADIQIN , KOSHTUNICËN etj.) për fatin tonë - lexo PAVARËSINË E KOSOVËS!Po që se klikoni më poshtë në disa linqe tjerë do të shifni mirë të masakruarit shqiptarë gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës(1998-1999).Dhe deri më tash 3-4 kriminel gjenden në bankën e zezë të Tribunalit të Hagës!! Ç’absurd për bashkësinë ndërkombëtare dhe zonjën Karla del Ponte!Të gjitha dihën,por kriminelet jetojnë dhe veprojnë në shtëtin më “DEMOKRATIKË” në Evropë siq thotë, kryekrimineli i këtij shtëti ,xhelati Sllobodan Millosheviqi...meë suiten e Kishës Serbe,shif shkrimin në ketë web faqe:http://floart.blogspot.com/2005/11/shkruan-flori-bruqimir-u-pafshin-n.html)Faktet e më poshtme na i solli publicisti ynë i njoftun Shinasi Berisha ...Ato janë të gatshme për Tribunalin e Hagës dhe pse jo edhe për Gjukatat(speciale) të Beogradit apo ato të Kosovës (lëxo të UNMIK-ut)...Kriminelët jetojnë dhe veprojnë të lirë në shtetin Serb(Serbi dhe Mal të ZI) besa edhe në Kosovë(Mitrovicë,Graqanicë,LLaplla Sellë,Shterpcë...etj)...Të dashur lëxues nëse nuk vjen mërzi shfletoni linqët që kohë më parë në shumë ueb faqe interneti i publikoi zoti Sheradin Berisha,se për çka bëhët fjalë... Bile duhet t’i përkujtojmë më këto FOTGRAFI edhe” Grupin politik i Kosovës “ lidhur më Shqyrtimin e kujdeshëm të “PLATFORMËS PËR PUSHTETIN LOKAL NË KOSOVË”i dërguar si “DRAFT PËR DISKUTIM” për “ Grupit politik”( i shtypur më datën 8 janar 2006) dhe për herë të parë i botuar sot në forumet tona(ART-CAFE,FLOART,FLORI-PRESS; DK-SHQIP,FROSINA.ORG,KUMANOVA.LI).I njëjti postohet edhe në disa adresa të lëxuesve të mijë të dashur që i kam në “Favorite contact “që të dini siq thotë Rexhep Hoxha “E po ku jemi”?Materjalin e keni të atashuar si Doc.”Draft për diskutim më Grupin Politik) që është akoma në sirtarët dhe në duart e “Grupit Politik” që i caktoi kohë më parë ish presidenti i ndjerë Kosovës Akademik Dr.Ibrahim Rugova.Juve lëxues si dhe Grupin politikë po ia përkujtojmë edhe një herë krimet makabre të çetnikëve serbosllavë gjatë Luftës së fundit në Kosovë (1998-1999).

e premte, janar 27

Ju po heshtni Poezi nga Iliaz Prokshi



Iljaz PROKSHI


JU PO HESHTNI


Ju po heshtni o miq
une besomeni s'ka cast, as dite
qe s'mendoj per jue
shikoj qiellin blu
dhe yjet naten
kur ben kthjellet
nje kenge ia marr me ta
E prape kthehem ne vete
duke menduar
se ku jane o Zot miqte e mi
Flori Gezimi Engjelli Hajdarisi
i kalojne ditetata
E di se lexoni shume
e percillni shtypin e dites
ndersa une zihem me Hesin me Kafken
dhe Borhesin i coj te fala Kadarese
e dialogoj me Qosjen e madh
per cikerrime ketu ne Prishtine
Nuk e di a me degjonia
po po flas me koto miq
kam zene te heshte
dhe vete nje djall ma ze udhen
perdite e fluturon tej Fushes se Mellenjave
aty ku u zhvillua Beteja e Kosovese
pati vrare Miloshi Sulltanintani
zihen djajte e verdhe
se na paskeshe qene i tyre
ai bir Dreniceishte e dine te gjithe te mite
Dhe tani prape ulem ne taverne
pi nje gote uski dhe mendoj
per nje titull te ri te librit
me poezi
mbase do te jete DJALLI I VERDHE
apo Engjelli vrau djallin
Mos u bezdisni per mua
edhe pse e ndiej veten te vetmuar
gezohem qe e kane liruarFatmirin ne Gjyqin e Hages
dhe do i lirojne edhe te tjeret
sepse ata qe luftuan me djaj
burgu nuk i mban dot brenda
Ja ta ngrisim nga nje gote
ne shenje dashurie o miq
dimri s'mund ta ndale dot
pavaresine e Kosovesas
dashurine e perjetshme
per te Oh ky qiell kjo toke
Arberore sa shume e duam
dhe s'di a dime ta duam njesoj
nese jo
mos harroni permbi kryena rri shqiponja
kurre s'kam besuarqe
Ju dua kaq shume

Prishtine,05.12.2005

e martë, janar 24

Biografi e shkurtër e Rugoves


Biografi e shkurtër e Rugoves


Ibrahim Rugova u lind më 2 dhjetor 1944 në fshatin Cerrcë, Komuna e Istogut, në Kosovë.
Më 10 janar 1945, komunistët jugosllavë ia pushkatojnë babain e tij Ukë Rugova dhe gjyshin Rrustë Rugova, që kishte qenë luftëtar i njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin gjatë Luftës së Dytë Botërore në krahinën e Rugovës. Ibrahim Rugova mbaroi shkollimin e mesëm në Pejë më 1967. U diplomua në Degën e Albanologjisë të Fakultetit të Filozofisë të Universitetit të Prishtinës më 1971. Zoti Rugova qëndroi gjatë një viti akademik (1976-'77) në Paris, në Ecole Pratique des Hautes Etudes, nën mbikqyrjen e Prof. Roland Barthes-it, ku ndoqi interesimet e veta shkencore në studimin e letërsisë, me përqëndrim në teorinë letrare. Ibrahim Rugova mori doktoratën në letërsisë në Universitetin e Prishtinës më 1984. Më 1996, Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Kosovës. Po në këtë vit, ai u shpall "Doktor nderi" i Universitetit të Parisit VIII në Paris. Autor i dhjetë librave (shih më poshtë), Dr. Ibrahim Rugova ishte në nismë redaktor në gazetën e studentëve "Bota e re" dhe në revistën shkencore "Dituria" (1971-'72), që botoheshin në Prishtinë. Pastaj për afro dy dekada, Dr. Rugova punoi në Institutin Albanologjik të Prishtinës si hulumtues i letërsisë. Për një kohë ka qenë kryeredaktor i revistës "Gjurmime albanologjike", që e nxirrte ky Institut. Dr. Rugova është zgjedhur kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës më 1988, i cili u bë bërthamë e fuqishme e lëvizjes shqiptare që po kundërshtonte sundimin komunist serb/jugosllav në Kosovë. Si intelektual me nam që i jepte zë kësaj lëvizjeje intelektuale e politike, Dr. Rugova u zgjodh më 23 dhjetor 1989 kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), partisë së parë politike në Kosovë që e sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në fuqi. LDK-ja u bë shpejt forca politike prijëse në Kosovë, duke mbledhur shumicën e popullit, edhe pse ndërkohë u shfaqën në skenë edhe parti e grupe të tjera. Nën udhëheqjen e Dr. Ibrahim Rugovës, LDK-ja, në bashkëpunim me forcat e tjera politike shqiptare në Kosovë dhe me Kuvendin e atëhershëm të Kosovës, përmbylli kornizën ligjore për institucionalizimin e pavarësisë së Kosovës. Deklarata e Pavarësisë (2 korrik 1990), shpallja e Kosovës Republikë dhe miratimi i Kushtetutës së saj (7 shtator 1990), referendumi popullor për pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës mbajtur në fund të shtatorit të vitit 1991, qenë prelud për zgjedhjet e para shumëpartiake për Kuvendin e Kosovës dhe zgjedhjet presidenciale në Republikën e Kosovës më 24 maj 1992. LDK-ja fitoi shumicën dërrmuese të deputetëve në Kuvend, në të cilin përfaqësoheshin edhe tri parti të tjera, ndërsa Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh Kryetar i Republikës së Kosovës me shumicë dërrmuese të votës. Dr. Ibrahim Rugova u rizgjodh Kryetar i Republikës së Kosovës në zgjedhjet e mbajtura në mars të vitit 1998. Partia e tij, LDK, fitoi shumicën e vendeve në Kuvendin e Republikës së Kosovës në atë vit. Nën udhëheqjen e Rugovës, LDK-ja fitoi 58% të votave të elektoratit në zgjedhjet lokale, të sponsorizuara ndërkombëtarisht, në Kosovën e pasluftës, në tetor të vitit 2000.

Çmimet dhe titujt ndërkombëtarë:

-Më 1995, Dr. Rugovës iu dha Çmimi për paqe i Fondacionit Paul Litzer në Danimarkë.

- Më 1996, Ibrahim Rugova u shpall "Doktor Nderi" (Honoris Causa) i Universitetit të Parisit VIII Sorbonë, Francë.

- Më 1998, Rugovës iu nda Çmimi Saharov i Parlamentit Evropian.

- Në vitin 1999, Rugova mori Çmimin për paqe të qytetit Mynster (Münster), Gjermani, ndërsa u shpall "Qytetar nderi" i qyteteve italiane: Venedikut, Milanos dhe Breshias (Brecscia).

- Në vitin 2000, Dr. Rugova mori Çmimin për paqe të Unionit Demokratik të Katalonisë "Manuel Carrasco i Formiguera", në Barcelonë, Spanjë.

- Në vitin 2004, Fondacioni panevropian Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentit të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, Çmimin e Evropës për vitin 2004.
Bartës të mëhershëm të Çmimit të Evropës janë:

- Mbreti i Spanjës Huan Karlos, Helmut Kohl, Ronald Regan-i, Oto fon Habsburg dhe Emil Konstantinesku.

- Në vitin 2004, Gjenerali Xheri Bek, komandant i Brigadës Multinacionale të KFOR-it Lindja, i cili ishte për një vizitë lamtumirëse te Presidenti i Kosovës ditën e hënë më 16 shkurt 2004, ia dorëzoi Dr. Rugovës fletëlavdërimin e nënshkruar nga zëvendësguvernatorja e Pensilvanisë, zonja Kethrin Bejker Noll (Catherine Baker Knoll).
"...Në emër të 12 milionë qytetarëve të Pensilvanisë, dua t'ju shpreh lavdatë për arritjet tuaja të jashtëzakonshme dhe t'ju falenderoj për miqësinë tuaj ndaj Shteteve të Bashkuara" (znj. Kethrin Bejker Noll)

- Në vitin 2004, Presidenti i Kosovës Dr.Ibrahim Rugova, në një ceremoni solemne të zhvilluar të hënën më 2 shkurt 2004, pasdite në qytetin e Belgjikës Atverpen (Anvers), është shpallur Senator Nderi i Evropës nga Senati i Evropës. Ky është grupacion i figurave më eminente të skenës politike evropiane nga i cili nderohen personalitete më në zë të botës së politikës, gazetarisë, të shkencave ekzakte apo humane, të cilët ka dhënë kontributin e tyre për demokracinë, paqen, zhvillimin apo stabilitetin në Evropë.
"Edhe me kundërshtimet e këtyre viteve që i kanë bërë në skenën politike Ibrahim Rugovës, Presidenti i Kosovës ka patur kurajo që të vazhdojë të përpiqet për idealin e tij në një nga zonat më të vështira të Ballkanit".
"Është shumë e vështirë që të luftosh për vetëvendosjen dhe vullnetin e lirë të një populli të vogël, kur kjo nuk korrespondon me dëshirën e popujve të mëdhenj. Rugova vazhdoi që të luftojë vetëm, ndonjëherë pa hasur në mirëkuptim për një ideal që do të mund t'i japë Evropës atë paqe për të cilën ne kemi nevojë. Është pikërisht kjo gjë që do ta nderojë sot me titullin Senator Evropian, që të mos dekurajohet". (Zoti Oto fon Habsburg)

- Më 9 shtator 2004, Ibrahim Rugova u shpall "Doktor Nderi" (Honoris Causa) i Universitetit të Tiranës.

- Më 20 nëntor 2005, Këshilli i Qytetit të Nju Jorkut e ka nderuar Presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, me një mirënjohje të veçantë për përkushtimin e tij në afirmimin e parimeve të demokracisë dhe udhëheqjen e tij politike frymëzuese.


e diel, janar 22

“Simboli Rugova” nuk mund të zëvendësohet



“Simboli Rugova” nuk mund të zëvendësohet


Koço Danaj
Megjithëse ishte një ngjarje e pritshme për shkak të sëmundjes, lajmi i vdekjes së Ibrahim Rugovës ishte më shumë se një lajm morti. Zyrtarisht ka vdekur Presidenti i Kosovës dhe kryetari i LDK. Ndërsa realisht, Kosovës dhe gjithë shqiptareve u ka ikur edhe një simbol, edhe një mit. Sepse, Rugova ishte shumë më tepër se një kryetar partie apo shteti në formim. Ai ishte një guru, një ideolog shpirtëror i shqiptareve. Brenda vijës së tij ai kërkoi pa pushim shtetësinë dhe dinjitetin e vendit që i përkiste. Rugova zgjodhi rrugën e tij të pavarësimit, por ai nuk lëvizi kurrë nga rruga e tij. Edhe brenda anatemës, ai vetë nuk anatemoi, por mbeti një udhëheqës shpirtëror. Të tjerë menduan ndryshe nga ai. Por, të gjithë bashkë kanë ardhur në prag të shtetit të Kosovës, të cilin Rugova nuk do ta shijojë, për shkak të vdekjes. Po si do të venë bisedimet për statusin e Kosovës? Natyrisht, pesha e argumenteve të shtetit të Kosovës tashmë do bashkohet edhe me peshën e dhimbjes për ikjen e simbolit të Kosovës. Dhe natyrshëm, pesha bëhet më e madhe. Por, gjithsesi është një peshë e përballueshme, sepse është pesha e së ardhmes, është pesha e lirisë. E ardhmja dhe amaneti të japin më shumë forcë sesa dëshpërim dhe fatalizëm. Po kush do ta zëvendësojë Rugovën? Eshtë herët për ta bërë këtë pyetje, siç është herët për të dhënë përgjigje të plotë dhe tërësore. Megjithatë, një gjë mund të thuhet qysh tani për t’i dhënë përgjigje pyetjes. Nuk është thjesht një përgjigje, por edhe një lloj i veçantë homazhi: Kryetari i LDK apo Presidenti i Kosovës do të zëvendësohet. Koha nuk ka rëndësi, edhe emrat kanë pak rëndësi. Por, simboli Ibrahim Rugova nuk mund të zëvendësohet dot nga askush. Ky nuk është fatalizëm, por realizëm. Popuj të ndryshëm kanë shumë kryetarë partish apo qeveritarë, por simbole kanë fare pak. Fati e solli që Rugova të ishte më shumë se qeveritar. Dhe ai e pranoi fatin siç i erdhi. Por, çfarë do të ndodhë pas Rugovës? Eshtë përsëri një pyetje, qe pavarësisht dëshirës së shqiptarëve, e kanë bërë të tjerët. Bile, disa syresh kanë parashikuar se pas Rugovës në Kosovë do të instalohet demokracia e armatosur. Eshtë një parashikim keqdashës ndaj vetë Rugovës dhe ëndrrës së tij, Kosovës së pavarur. Eshtë një temë që nesër do të zhvillohet më gjerësisht. Ndërsa sot mund të themi, se Kosova ka provuar demokracinë e Bashkim-Vëllazërimit, ka provuar demokracinë e bajonetave dhe gjenocidit serb. Kosova e di se çfarë do të thotë paqe apo demokraci bajonetash. Prandaj ajo është e vendosur të ndërtojë demokracinë e qytetarëve të saj, pavarësisht nga përkatësia etnike.

e premte, janar 20

Djalë fshati





Poezi nga Engjell Shehu

Djalë fshati

Djalë i zgjuar djalë fshati
qe kur lindi plot me halle
Dhe nga trupi pak I shkurtër
u be shpejt koke e madhe

Me detyra u ngarkua
trashaniku sportisti ynë
Pavarësisht nga moshë e re
gjaku i ri qe për partine

Për karrierë i qanë syri
nuk do babën nuk do njeri
Eshtë mësuar ne maj te malit
shanë e shpif si ti vij

Trupshkurtri i rebeluar
për partine qe e trashi
Ka inat e duf te madhe
për pushtete i shkreti plasi

Bene dredhia bene hileja
ndaj lëvizjen e quan parti
Shan e shpif për partine nene
kurrë rehat bytha si rri

Shume premtoj e gënjeu
fitimtare shpejt do gdhihej
Te shpëtonte tere një popull
qe i varfër mos te lihej

Po tani qe u testua
edhe mori dy kile krunde
ku e çoje tere burrërinë
Qe e heqin atë prej hunde

Neper kamera tere ditën
flet e mban veten këndes
Bateritë i kane rene
as e shuan dhe as e ndez

Do te duket do te hiqet
karrieristi i sëmure
Shpëtimtarë i fukarenjve
trashaniku palo burrë

Për inat e për një post
është gati te vere zjarr
Kur veten e shikon keq
shkon e qahet ne Skrapar

e enjte, janar 19

Meta For You,Meta For President"




Shkruar nga M. Nika

Më në fund pranohet zyrtarisht qëllimi I LSI për të marrë postin e Presidentit të Republikës në vitin 2007. Një qëllim I cili është vërtitur e vërtitur për muaj me radhë për të dalë tek deklarata e djeshme e kryetarit të LSI, Ilir Meta. I cili pa lëkundjen më të vogël, këtë radhë ka deklaruar se I takon LSI ta zgjë Presidentin. Pasi është dëmtuar nga aplikimi I skemës së Dushkut në zgjehdjet e 3 korrikut. Ashtu sikurse është dëmtuar PD në zgjehdjet e viti 2001 me ato 6 deputetë ilegjitimë tqë dushkut dhe mori presidentin, ashtu edhe LSI duhet ta marë me patyjetër Presidentin. "Përsa i takon aspektit moral, që ngrejnë përfaqësues të ndryshëm nga PS lidhur me çështjen e zgjedhjes së Presidentit. Pra a është apo jo legjitim ky parlament? Dhe përse sipas tyre duhet ndjekur e njëjta analogji si në zgjedhjet me konsensus të Presidentit në vitin 2002, për shkak të një Dushku të vogël që u bë në 2001, atëherë më lejoni që tu jap një përgjigje edhe për këtë çështje. Në vitin 2001, Dushku i vogël që u bë nga socialistët në atë kohë, dëmtoi në rradhë të parë Partinë Demokratike dhe opozitën e asaj kohe. Ndaj, parlamenti europian nxorri një rezolutë, që tashmë e njohin të gjithë, ku dënoi mazhorancën e asaj kohe, që të zgjidhte patjetër në konsensus me opozitën e dëmtuar, Presidentin e Republikës për të kompensuar legjitimitetin e parlamentit në këtë çështje. Dhe u veprua në këtë mënyrë. Presidenti aktual është propozuar nga Partia Demokratike. Analogjia e kolegëve tanë të PS-së nuk qëndron në këtë rast. Sepse, në 3 Korrik të vitit 2005, Dushku u iniciua nga Partia Socialiste dhe nuk e dëmtoi atë, por nëqoftëse ka një subjekt që është dëmtuar nga Dushku i 2005-ës është Lëvizja Socialiste për Integrim. Është e vërtetë që është dëmtuar e majta. Por e majta u dëmtua, sepse u dëmtua LSI, dhe jo se u dëmtua Partia Socialiste", ka qënë deklarata e djeshme e kryetarit të LSI, Ilir Meta. Deklaratë me të cilën është shprehur se PS nuk i takon Presidenti i republikës, por i takon LSI-së. Një deklaratë e cila për hir të së vërtetës nuk ka nevojë për asnjë lloj komenti, pasi gjithshka e ka brenda, edhe dëshirën për Presidentin e Republikës, edhe sulmin ndaj PS, edhe akuzat ndaj PS se ka aplikuar në atë kohë dushkun, dhe asnjë akuzë ndaj Berishës që e aplikoi në zgjedhjet e vitit 2005, dhe ku me ndihmën edhe të disa partive dikur në koalicion, por disa dhe pjesë e PS, erdhi në Pushtet. Deklarata e Metës është e qartë: Presidenti, vetëm nga LSI.

Ilir Meta ka qenë i çuditshëm dje. Fytyrën e zgërdhirë para medias të dielën herët, e kish zevëndësuar një fytyrë e zezë që e tendoste nervozizmi. Iliri fliste, më qartë bërtiste dhe pastaj shihte për miratim nga mjeku i krahut që tunde kokën - a di të bëj njëherë "jo" ky njeri - në shenjë të vazhdueshme pohuese.
Vonë shumë, ata që mbanin shënim kuptuan se shkaku që Iliri që tendosur shik, qe, të ndjerit e humbjes së rendësisë "faktor" në ushtrimin për Presidentin, i afërt vitin e ardhshëm. Në këtë kontekst Ilir Meta zbuloi dje se Presidenti i ardhshëm i takonte patjetër LSI. Sipas tij kjo "e mirë" shkonte për të për faktin se LSI qe e vetmja parti që u godit rëndë nga "dushku elektoral". Ne fakt një qëndrim të tillë e mësuam qysh një nate më parë kur analisti Fevziu, njësoj si dikur, po në Klan tha se i takonte Metës Presidenti.
Në fakt ne, ditë më parë, kur Meta u takua me Berishën, pamë fytyren qesharake të të vetmit deputet të Kuvendit që ka marrë vetëm 87 vota në zgjedhje, por një shuk të madh parash, të na thoshte që nuk do ketë kandidat për President nga LSI-PDS. Ec e merri vesh. Dje zedhënësi i Berishës tha se i kanë votat për të zgjedhur Presidentin. Ndërsa, edhe ca ditë më mjeku në të djathtë Metës, sulmoi socialistët, idenë e tyre për të zgjedhur Presidentin nga populli, si lëvizje që çimentonte pushtetin e Berishës përtej krizës së 2007. Ndërkohë deklarata e djeshme e Metës për Presidetin nga LSI-ja e betonon Berishën po aty.
Në fakt çoroditje të tillë në një parti ushtarake ku shfaqet veç Ilir Meta, është e pazakontë. Por e justifikuar. Lideri i padiskutueshëm i LSI nuk di si të fshehi pazarin me Berishën nën kujdesin e Topallit. Eshtë ajo, me sa duket, kujdestarja e ardhshme - Batoni s’dihet a kthehet më - e fushatës së Ilir Metës. Ka gjetur dhe sloganin: "Meta FOR YOU, FOR PRESIDENT".

Dilemat politike të Metës

Dilemat politike te Ilir Metes

Eduart Zaloshnja

Duke gjykuar nga numri i anëtarëve dhe për-krahësve, LSI-ja është partia e dytë më e madhe ndër partitë që janë themeluar pas lejimit të pluralizmit politik në Shqipëri. Por, ndryshe nga partia që mban vend të parë në këtë klasifikim, e cila lindi si rezultat i një lëvizje mbarëpopullore, LSI-ja u ngjiz nga lart poshtë prej një grupi politikanësh, që kishte si strumbullar, Ilir Metën. Praktikisht, LSI-ja doli në jetë vetëm sepse ekzistonte Meta, ndryshe nga PD-ja, e cila do të kishte lindur edhe po të mos ekzistonte Berisha. Në fakt, në qoftë se Majko do të kishte fituar vetëm 40 vota më shumë në garën për kryetar të PS-së në vitin 1999, nuk do të ekzistonte sot fare një LSI. Dhe gjasat do të ishin që vetë Meta të ishte vënë eventualisht në krye të socialistëve.
Si parti që nuk lindi nga një lëvizje popullore, ishte e natyrshme që LSI-ja të mos bëhej dot forca e parë politike në zgjedhjet e 3 korrikut, por thjesht një forcë e tretë pas PD-së e PS-së. (Kjo renditje nuk merr për bazë rezultatet zyrtare të zgjedhjeve, të cilat u deformuan keqazi nga mega-Dushku). Dhe kuptohet që për Ilir Metën, i cili arriti të bëhej njeriu më i fuqishëm i Shqipërisë pa mbushur 30 vjeç, nuk është e lehtë ta shohë veten tani në pozicionin e violinës së tretë. Por së afërmi atij do t’i duhet të marrë një vendim, që do të përcaktojë nëse do ndryshohet apo jo ky pozicion. Vendimi që duhet të marrë Ilir Meta ka të bëjë me një aleancë të mundshme të LSI-së me PS-në për zgjedhjet e ardhshme lokale. Një vendim i vështirë ky, i cili kërkon peshim të kujdesshëm të së djeshmes, së sotmes, së nesërmes dhe së pasnesërmes.
Fakti që në krye të PS-së nuk është më Fatos Nano, por një kundërshtar i vendosur i ish-kryesocialistit, i heq partisë së krijuar prej Ilir Metës gurin e parë të themelit. Ishte pikërisht arroganca e Nanos, që detyroi Metën dhe pasuesit e vet të shkëputeshin nga PS-ja e të themelonin LSI-në. Dhe ishte pikërisht ajo arrogancë që bëri jo pak votues të majtë e të lëkundur të votonin në 3 korrik për kandidatë të LSI-së, duke rrëzuar kështu qeverinë “Nano” e duke sjellë në fuqi qeverinë “Berisha”. Ndërsa tani, që në krye të PS-së është Edi Rama, njeriu që ka etiketuar publikisht Nanon si shkaktar të ndarjes së saj (e si rrjedhim, të humbjes së pushtetit nga e majta), disa simpatizantë të LSI-së mund të mos shohin më arsye pse ta përkrahin partinë e Metës. Dhe ndoshta jo vetëm për këtë arsye, disa nga simpatizantët e LSI-së mund t’ia japin me gjithë zemër votat e tyre partisë së udhëhequr nga Rama.
Se sa do të jetë rrjedhja e votave nga LSI-ja tek PS-ja është pyetje një milion dollarëshe për Ilir Metën. Sepse në planin pragmatik, siç shkruante para ca kohësh B. Fevziu, Metës i intereson që partia e tij të fuqizohet në kurriz të PS-së dhe zgjatjes së krizës së saj. Në kontekstin e logjikës së Fevziut, Metës i leverdis më shumë humbja e PS-së në zgjedhjet lokale, thellimi i krizës së saj dhe stimulimi i përplasjeve Rama-Nano. Kjo, me synim zgjerimin e anëtarësisë së LSI-së me socialistë të zhgënjyer e të lodhur nga luftërat e brendshme. Por, të gjitha këto llogari pragmatiste kanë një “sikur” nga prapa. Dhe sikuri në këtë rast është që, në zgjedhjet lokale, të votojnë për LSI-në pak a shumë aq sa votuan për të në 3 korrik…
Në rast të një tkurrje të elektoratit të partisë së tij në zgjedhjet lokale, Ilir Meta përsëri do ta ketë një lëvizje politike rezervë në xhep; aleancën me PD-në për zgjedhjen e një presidenti të propozuar nga LSI-ja, i cili, për shkak të moshës, nuk mund të jetë vetë ai. Por, kjo lëvizje do të ishte e mbarsur me goxha rreziqe për të ardhmen politike të Metës. Sepse sado të zhvendoset drejt qendrës, pesha e tij në skenën politike shqiptare do të varet gjithnjë nga kuotat në elektoratin e majtë. Dhe ky elektorat është shumë sensitiv ndaj çdo afrimi me “gogolin” Berisha.
Alternativa tjetër në dorë të Ilir Metës është bërja e një aleance parazgjedhore me socialistët për zgjedhjet lokale. Në themel të kësaj aleance ai mund të kërkojë të vërë paktin sipas të cilit, në qytete ku LSI-ja ka më shumë influencë, të garojnë vetëm kandidatët e saj, dhe në të tjerat, të përkrahen kandidatët socialistë. Kuptohet që edhe kjo alternativë, si e para, e ka një “sikur” nga prapa. Dhe sikuri këtu është që të ndodhë që PD-ja të mos jetë në gjendje të përmirësojë deri dimrin e ardhshëm situatën energjetike, furnizimin me ujë, papunësinë, varfërinë, e të tjera probleme që prekin drejtpërdrejt votuesit e thjeshtë. A do të dështojë vallë PD-ja në qeverisjen e saj gjatë këtij viti? Për të mirën e shqiptarëve të thjeshtë, dhëntë zoti që kjo të mos ndodhë. Por në qoftë se ndodh, e majta e bashkuar i ka të gjitha shanset t’i fitojë zgjedhjet lokale. Dhe në qoftë se e majta i fiton ato, ekziston probabiliteti që Ilir Meta të bëhet zv.kryeministër në fund të vitit 2007. Jo tamam ajo që ai ka në mendje, por një hap goxha i madh drejt karriges në të cilën ka pas qenë ulur dikur, e në të cilën dëshiron të ulet përsëri një ditë.

e mërkurë, janar 18

Turma “stërvitet” në bulevard!



Turma “stërvitet” në bulevard!


Koço Danaj

Eshtë ndërhyrë me dhjetëra herë në Kodin Zgjedhor nga ana e politikës. Janë ndryshuar dhe përgatiten të ndryshohen përsëri nene të ndryshme deri në kalimin nga votimi maxhoritar në votimin proporcional etj. Por si asnjëherë, ashtu edhe këtë herë askush nuk po kap thelbin e reformës zgjedhore. Dhe thelbi i reformës zgjedhore në Shqipëri është «Turma dhe njeriu i turmës». Çdo parti politike në Shqipëri për të ardhur në pushtet thërret në ndihmë turmën dhe njeriun e turmës. Por çdo qeveri sa vjen në pushtet përpiqet ta mbajë larg atë. (Ju kujtohen predikimet e socialistëve kur erdhën në pushtet në vitin ‘97, kur për të mbajtur larg turmën që i solli në pushtet shpikën meritokracinë. Demokratët nuk kanë shpikur gjë deri më tani, por mbi qeverinë e tyre rëndon «mali» i premtimeve që iu bënë edhe turmës gjatë fushatës elektorale) E megjithatë, çdo parti politike harron një gjë të madhe: Turma është stërvitur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në bulevardet e tjera të Shqipërisë. Ashtu siç filloi stërvitjen te Zogu i Zi para disa ditësh. (Shkoni, shikoni dhe zbavituni me ansamblin Tropoja,- u shpreh me cinizëm një drejtues i lartë socialist në fundvitin ’97, kur i thanë se në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar disa qindra vetë dhe po protestonin) Por, njeriu që erdhi në pushtet nëpërmjet turmës e nënvleftësoi rolin e saj. Prandaj më vonë, turma e largoi nga pushteti. Ishte një hyrje pak e gjatë, por e domosdoshme në këtë prag reforme zgjedhore. Zgjedhjet asnjëherë në Shqipëri nuk janë deformuar nga Kodet, me gjithë mangësitë e tyre. Sepse zgjedhjet në Shqipëri realisht nuk janë deformuar, por janë dhunuar. Mangësitë e Kodit Zgjedhor vetëm deformojnë. Ndërsa «mentaliteti i turmës» që thirret në mbështetje të kësaj apo asaj partie dhunon dhe poshtëron zgjedhjet. Dhe këtij mentaliteti i kanë dhënë të drejtë legjitime vetë partitë politike. (Mentaliteti i qytetarit e për më tepër mentaliteti i anëtarit të çdo partie politike nuk do pranonte të tjetërsonte votën në 3 korrik 2005, ta transferonte atë masivisht si një «kope bagëtish» nga një parti në tjetrën. Këtë e bën vetëm mentaliteti i turmës, i cili nuk është gjë tjetër veçse ndërgjegjja e pabërë e një shoqërie)Dhe në kushtet kur kërkohet reformim dhe modernizim i sistemit të zgjedhjeve, puna e parë dhe e fundit është reformimi i turmës dhe shndërrimi i saj në opinion publik dhe në qytetar. Eshtë sipërmarrja më e vështirë para politikës shqiptare. Por edhe më e domosdoshmja.«Mentaliteti i turmës» tashmë është i sofistikuar. Ja disa tregues domethënës. E para: «Turma» po nxjerr përfaqësuesit e saj të cilët hyjnë në pazare me parti politike, kandidatë për deputetë apo përfaqësues të tyre. Dhe këto janë pazare financiare. Sekserët e turmave kanë hapur bursën e votave. Dhe vlera e një vote, siç e treguan edhe zgjedhjet e 3 korrikut, ndryshonte në varësi të vendit dhe të njeriut. E dyta: Turma po bëhet më e djallëzuar. Ajo nuk mjaftohet më me blerje votash. Por edhe me riblerje apo rishitje në bazë të parave të ofruara. Pra, lindi mekanizmi i shitblerjes së votave. (A nuk ju kujtohet se si janë zhgënjyer dhjetëra kandidatë për deputetë që shpresonin se kishin blerë kaq apo aq qindra vota. Dhe më vonë morën vesh se këto vota kishin shkuar tjetërkund sepse ishin riblerë apo rishitur?) E treta: Turma po ndër-gjegjësohet në mënyrë instiktive. Ajo bën sikur i ha ato që i thonë politikanë të ndryshëm. Por vetëm kaq. Sepse në fakt mezi pret rastin të hakmerret ndaj atyre që kryejnë ritualin e mashtrimit. (A nuk ju kujtohet se si dështuan me dhjetëra kandidatë për deputetë që shpreheshin se e kishin të sigurt fitoren? Ata nuk i ndëshkoi qytetari, por turma. Dhe inati i turmës është shumë i madh. Ndërgjegjja e saj ka arritur të kapë poshtërimin që i behet, prandaj i mori leket, por nuk i dha votat. Eshtë hakmarrja e saj. Disa politikanë tallen me turmën për katër vjet, ajo hakmerret me ata një herë në katër vjet. (A nuk u ndodhi kështu edhe të majtëve, të cilët me pashpirtësinë e tyre tetëvjeçare e egërsuan turmën)E katërta: Turma nuk banon në periferi të Tiranës apo qyteteve të tjera të Shqipërisë. Ajo banon edhe në qendër të Tiranës, edhe te Blloku. Ajo është «turma e partisë politike» dhe është kudo. Sa herë partia politike nuk ka ide apo alternativa, ajo thërret në ndihmë turmën. Dhe fusha e stërvitjes është bulevardi. Me përjashtim të herës së fundit që ishte Zogu i Zi.Po turma është pjesë e shoqërisë, mund të thotë dikush? Kjo është e vërtetë. Të gjithë janë pjesë e shoqërisë, edhe turma, edhe qytetari, edhe opinioni publik. Problemi shtrohet se kush është «primati i shoqërisë». Dhe primati është qytetari. Ndërsa turma në një shoqëri moderne zvogëlohet gjithmonë e më shumë. Që të zvogëlosh turmën duhet të shtosh idetë dhe alternativat e së ardhmes. Sa kohë që në Shqipëri turma është e stërmadhe, aq kohë partitë politike më shumë janë udhëheqëse të turmave sesa projektuese të progresit të Shqipërisë. Ndërsa reforma zgjedhore që predikohet kaq shumë, nuk ka asnjë fjale për shndërrimin e turmës në qytetarë. Përkundrazi, ka një harresë ndaj saj, kur ajo është vetë reforma zgjedhore. Mediokriteti politik harron një detaj të rëndësishëm: Turma në Shqipëri ka mbi 60 vjet që «stërvitet» në bulevard. Dhe tre shtyllat e shtetit, Presidenca, Kryeministria dhe Kuvendi janë anash bulevardit.

e martë, janar 17

Stabiliteti në Ballkan kalon nga Kosova



Stabiliteti në Ballkan kalon nga Kosova


Xhanfranko Fini
...unë vura re shqetësimet për shpërthime të mundshme tensioni, që nuk mund të quhen të fjetura, bashkë me shpresa të sinqerta të përhapura në masë të gjerë, që eksperiencat e dhimbshme të së kaluarës mund t’i besohen një herë e përgjithmonë historisë. Rruga kryesore e stabilitetit të vazhdueshëm në Ballkan kalon nga Kosova. Fillimi i negociatave për statusin e Kosovës, falë të dërguarit special të sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, u shkaktua nga realiteti, që komuniteti ndërkombëtar nuk mund t’i lejojë më vetes të injorojë se postkonflikti status quo është i pambështetur dhe se formula “standardet para statusit” është e papraktikueshme. Megjithatë kjo nuk do të thotë që termat e saj mund të kundërshtohen lirisht. Progresi i qartë në këto negociata është i papërfytyrueshëm, po të mos bëhet progres në zonën e standardeve, në mënyrë të veçantë në lidhjen me sigurinë, kthimin e refugjatëve, respektin për shumetnitë dhe mbrojtjen e vendeve të shenjta, që janë trashëgimi kulturore për botën dhe një sinus për komunitetin serb. Kosovarët e etnicitetit shqiptar do të vepronin gabim po të merrnin rezultatet e negociatave si të drejtë të akorduar. Por kjo vlen edhe për serbët, qoftë në Prishtinë, qoftë në Beograd, ku nuk i pranojnë ata, duke refuzuar të jenë koherentë, realistë dhe me propozime konstruktive. Drejtimi për çdo status të ri është perspektiva e një Kosove të integruar në Bashkimin Evropian në kontekstin e një stabilizimi gradual në rajon. Momenti do të vijë kur, në paralel me diplomacinë, do të ishte e përshtatshme për Beogradin dhe Prishtinën të angazhoheshin në dialogë të drejtpërdrejtë, me përfshirjen e plotë të serbëve të Kosovës. Me pak fjalë, aspirata evropiane e Prishtinës mund të jetë rruga më e hirshme për vetë kosovarët për t’i dhënë përmbajtje një tranzicioni që premton të jetë i gjatë. Statusi i saj mund të bazohet në një formë të pavarësisë së kushtëzuar përbrenda strukturës së garancisë evropiane, ndërsa përgatisin integrimin për brenda institucioneve të Bashkimit Evropian. Një prezencë e fortë ushtarake dhe administrative do të jetë e pranishme në Kosovë për të mbajtur nën mbrojtje mekanizma të veçantë të mbështetjes ekonomike. I njëjti kriter mbetet i vërtetë edhe për Beogradin, i cili është mbërthyer me të panjohurën e një referendumi mbi shkëputjen e Malit të Zi. Vetëm me besimin në vetvete në aftësinë e saj për të arritur synimin e integrimit në BE dhe NATO nëpërmjet partneritetit për paqen, Serbia do të ketë nxitje të mjaftueshme për të kontribuar në stabilizimin e rajonit. Në të vërtetë, porta e Bashkimit Evropian duhet të mbetet e hapur për të gjitha vendet e Ballkanit, nëpërmjet mënyrave për t’u vlerësuar për kriteret bazë në çdo çështje. Kjo është mënyra më e mirë për të garantuar suksesin e përpjekjeve të komunitetit ndërkombëtar.Një optimizëm i tillë është siguruar në bazë të këndvështrimeve mbi masat e fundit të BE të përkrahura prej kohësh nga qeveria italiane. Po i referohem vendimit për të filluar negociatat mbi një marrëveshje të vendeve të Bashkimit Evropian me Bosnjën, Serbinë dhe Malin e Zi, si dhe njohjen e statusit kandidat për në BE të Maqedonisë. Këto negociata përfaqësojnë pika të tjera nisjeje, që premtojnë të na çojnë drejt konkluzioneve pozitive. Evropa ka një urdhërues specifik: të kontribuojë kryesisht drejt zbulimit të zgjidhjes më të mirë për të ardhmen e këtij rajoni. ”Në Ballkan ka ardhur koha e Evropës”, kështu tha ministri i Jashtëm i Luksemburgut në verën e vitit 1991. Ne të gjithë e dimë shumë mirë çfarë vjen pas kësaj deklarate ambicioze: një dekadë e konflikteve të Ballkanit dhe një inerci e zymtë evropiane.Pesëmbëdhjetë vjet më vonë, Evropa do të këshillohet mirë që të mbajë një distancë të sigurt nga një retorikë që është po aq e fortë sa ç’është me përmbajtje të lirë. Eshtë më mirë që ajo të marrë hapa konkretë drejt ofrimit të një perspektive reale integrimi në një rajon që është evropian në çdo pikëpamje. Me fuqinë e miqësisë së saj shumëvjeçare me vendet e rajonit dhe përfshirjen e saj domethënëse në Ballkan nëpërmjet ndërmarrjes së veprimeve politike, pranisë ushtarake dhe mbështetjes ekonomike, Italia është gati të kryejë pjesën e saj.Marrë nga: International Herald Tribune(Titulli i origjinalit: Premtimi është anëtarësimi në BE)

e diel, janar 15

Shushunjat e pangopura i kthehen zanatit me urrejtjen pangopësisë



Engjell Shehu

Jeta është e bukur ajo është gjate, jeta duhet jetuar ajo vazhdon dhe si e tille duhet shijuar por ka edhe medaljen tjetër qe thonë jeta është e vështire ajo është e shkurtër është mbushur plote me pengesa, halle, fatkeqësi dhe te papritura. Hallet ne jete janë objektive se ashtu te vjen jeta dhe duhet te jetosh por ka edhe halle subjektive qe ti krijon tjetri halle qe je i detyruar nga te tjerët. Pikërisht për pjesën e dyte duhet dhe ja vlen te shkruhet e thuhet hapur për masakrat, monstruozitetet, ligësitë dhe shtypjen e pamëshirshme qe regjimi me gjakatare e përbindësh komuniste i Evropës lindore i ideuar e zbatuar nga polpoti shqiptare Enver Hoxha, i nxinë jetën një populli te tere, ku nuk lanë tortura e eksperimente pa provuar ne kurrize te njerëzve tanë . Makabriteti i shtypjes dhe shfarosjes se popullit zgjati rreth gjysme shekulli gjate te cilit eksperimentuan lloj lloj torturash, vrasjesh, burgimesh,internimesh e spastrimesh, përdhosje te nderit e te karakterit te njerëzve vetëm e vetëm qe dinastia e tyre e nomenklaturës se kuqe se bashku me djemtë vajzat, dhëndurët, nuset e djemve, nipërit e mbesat e tyre, te jetonin ne luks e te dëfrenin epshet e tyre ne vendet perëndimore dhe te trashëgonin tere jetën pushtetin e ndyre komuniste brez pas brezi duke u pasuruar ne djersen dhe punën kafshërore qe bënte populli ynë. U deshe te vinte viti 1990 ku zemërimi dhe urrejtja e akumuluar vite me radhe te shpërthente si uragan shkatërrimtarë kundër regjimin gjakatar te Enver Hoxhës e dinastisë se tij qe e kishte ngritur mbi bazën e imoralitetit,dhunës, shtypjes, gënjeshtrës dhe hipokrizisë. Gjithë dinastia e Hoxhës u çorientua, u shpartallua dhe u fshehën si minjtë e haleve sepse frika qe kishin nga populli
i kishte bere ata si qentë e rrugës qe kur u vjen ngordhja hapin gojën si për te thënë qe duan mëshire edhe pse kishin bere ato qe si kishte bere as Hitleri ne kohen e vet. Me fitoren e demokracisë pas vitit 1992 dhe me ardhjen ne pushtete te Partisë Demokratike, pinjollët e kuq se bashku me shushunjat e pangopura te tyre qe pastronin leshin e fytyrës dhe nxinin prapaniken ne sallonet e kryeqyteteve evropiane, morën arratinë jashtë vendit për tu strehuar si disident e disidente politik ne vendet demokratike te botes e për te marre statusin e azilantit politik ata dhe ato qe duart e tyre i kishin te lyera me mizoritë e pashembullta kundër popullit te tyre.. Çudia si për ironi ndodhe tani kur shushunjat apo me mire te shpërfytyruarat
qe lyenin bythën me kremra te shtrenjta neper permanentet evropiane dhe operonin fytyrën për te joshur djemtë e Byroistve injorante e pa moral ne një kohe qe populli yne vuante për buke dhe tolloni na kishte zëne frymën sot kërkojnë te na japin leksione për demokracinë dhe ç’eshte me e keqja duke mos ju skuqur fytyra për te kaluarën e tyre hedhin balte për ata qe janë simboli i lire dhe demokracisë, i dinjitetit, i thjeshtësisë dhe i te ardhmes se këtij vendi. Shushunjat me fytyrën e tyre te rrudhosur dhe me sy te zgurdulluara e te etuar për pushtet e privilegje te pa merituara enderrojne për te marre ne dore drejtimin e pushtetit me nipërit dhe stërnipërit e polpoptit duke i quajtur e ardhmja qe do te marre frenat e pushtetit mbasi as e djathta dhe as e majta nuk qenkan te afte për te qeverisur këtë vende mbasi brezi qe do te vije dhe përgatitet te vije sipas shushunjës plak janë stërnipat e dal nga ideatorët e shtypjes dhe masakrimit te popullit te tyre qe nuk dine gjë tjetër vetëm te dhunojnë e denigrojnë, vrasin dhe te persekutoje njerëz te pafajshëm sepse kane lindur janë rritur dhe do te vdesin te tille. Gjuha e tyre me helm si nepërka nuk munde dhe ska se si te helmoje brezin e ri qe ka marre ne dore drejtimin e pushtetit dhe qe ne horizonte shikohet paster dhe qarte perspektiva e vendit tone drejt Evropes. Gjuha e helmatisur e shushunjave plak, dhe te pangopura me pushtet, qe enderrojne dite e nate me nostalgjinë e polpotit, nuk munde te helmoje demokratet e vërtetë te këtij vendi qe i kane dal zot popullit te vet, dhe qe i kane kushtuar jetën e tyre për këtë popull te gëzojë lirin e vërtetë qe i kishte munguar për një gjysme shekulli nga këto shushunja te pangopura. Marrëzia dhe babëzia qe i shoqëron ne gjuhen e tyre helmatisese kundër demokratëve te vërtetë te vendit tone këto malloma te vjetra te dale boje, tregon me se miri ashtu qarte edhe njëherë se komunistet e vjetër dhe soji e sorollopit e tyre përpiqen me te gjitha mënyrat dhe format për te minuar demokracinë ne vendin tone dhe ne te njëjtën kohe bëhen nga dita ne dite me te rrezikshëm për shoqërinë dhe te ardhmen e vendit.


http://engjellshehu.blogspot.com/
http://gjuhashqipe.blogspot.com/
http://geocities.com/albsit

e shtunë, janar 14

Tribalizmi që kërcënon demokracinë



Tribalizmi që kërcënon demokracinë


Andrea Stefani

Nyja e Zogut të Zi ka mbetur ende e paprekur, por nuk është aspak e vështirë tashmë, të prekësh gërmadhat që ka shkaktuar beteja politike për të. Dhe nuk është fjala për gërmadha betoni apo çimentoje. Eshtë fjala për rrënoja marrëdhëniesh nën peshën e të cilave vdes mirëkuptimi, toleranca. Pra flasim për ato rrënoja, mbi të cilat vërdalloset shkaktari i tyre, cunami i urrejtjes, i luftës së klasave, për shembjet nga ku tribalizmi dhe shërbimi prej skllavi ndaj partisë zgjat thonjtë që të mbysë institucionalizmin dhe çdo pavarësi. Ulërasim për rishfaqjen e atyre gërmadhave institucionale dhe asaj kolere epshesh, ambiciesh dhe nënshtrimesh, të atij tribalizmi politik, që për gati gjysmë shekulli vrau në Shqipëri jo shtetin, por lirinë.Eshtë lehtësisht e kuptueshme se nyja e Zogut të Zi nuk është një projekt i përsosur. Qoftë edhe për faktin e thjeshtë se në këtë botë nuk ka asgjë të përsosur. Madje, sikur ndokund dhe ndonjëherë, të zbulohej ndonjë gjë e përsosur, e meta e saj më e madhe do të ishte fakti i të qenit pa të meta. Akoma më e vështirë është të gjendet ndonjë vepër arkitektonike e përsosur (edhe mes atyre që radhiten ndër mrekullitë e kësaj bote), sepse është bërë nga njerëzit që janë qenie të papërsosura. Në këtë kuptim, as që diskutohet se projektit të Zogut të Zi mund t’i qëmtosh shumë gjëra të cilat, mund të bëheshin ndryshe pra, më mirë. Por anormale nuk është kritika kundër projektit. Anormaliteti ka të bëjë me kohën kur zhvillohet kjo kritikë dhe me shkallën e saj.Dhe është analiza e dinamikës së kësaj kritike që të bën të kuptosh se në genet e saj nuk fshihet ekzigjenca teknike, se forcë e saj lëvizëse nuk është pasioni i pastër shkencor, idealizmi teknik dhe e mira publike, por shërbimi ndaj partisë. Kupton me dhimbje se, kjo kritikë e zgjuar befas është shprehje e asaj që pak ditë më parë, në një intervistë, gjeniu i letrave shqipe Ismail Kadare, e cilësoi mendësi tribale, mendësi antiliri e cila, për fat të keq, vazhdon të mbizotërojë në shtetin, politikën dhe shoqërinë shqiptare.Një kritikë mund të jetë e drejtë, por ajo duhet bërë në kohën e duhur që të jetë e dobishme. Ka mjaft sfera të jetës që e shfaqin më qartë rëndësinë që ka bërja në kohë e kritikës. Si për shembull mjekësia, ku korrigjimi i një diagnoze të gabuar ka vlerë për aq kohë sa pacienti është gjallë. Nëse pacienti vdes, atëherë kritika ndaj mjekimit shërben vetëm për ndëshkimin e doktorit. Pacienti nuk ngjallet më. Ajo që të bën përshtypje me projektin e Zogut të Zi është kjo dinamikë e çuditshme e kritikës. Një heshtje thuajse totale, në kohën kur ky projekt miratohet dhe nis të zbatohet publikisht në dritë të diellit, dhe mbi një vit më pas, shpërthimi i një cikloni kritike, kur në vepër janë investuar mbi 1 milion dollarë. Përse sillet kaq çuditshëm kritika tekniko-shkencore në Shqipëri? Përgjigja lidhet me thundrën e hekurt të politikës, gjë që dëshmon njëherazi se kritika tekniko-shkencore vazhdon të mbetet e sunduar nga vullneti politik si në komunizëm. Se çfarë i ka penguar teknikët e inxhinierët, që sot kritikojnë, të flisnin mbi 1 vit më parë dhe po kaq fort sa sot për të shmangur një gabim? Asgjë përveç faktit që, në atë kohë, ishte në pushtet PS dhe se nuk ekzistonte asnjë vullnet politik për të kritikuar projektin e Zogut të Zi. Por, me ardhjen në pushtet të PD, ky vullnet ndryshoi. Tashmë ky projekt mund të kritikohet, sepse për politikanët e PD nuk është një projekt publik, por një projekt politik i pushtetit të PS që është në fuqi në Tiranë, është një “vepër socialiste”. Të inkurajuar nga ky vullnet politik i “ri”, teknikë dhe inxhinierë (të shtytur nga një larmi ndjenjash, besnikëri për pushtetin e ri, dëshirë për ta pasur mirë me të dhe pse jo, edhe për urrejtje ndaj socialistëve ose disa, edhe sepse tani e gjejnë më të parrezikshme politikisht, të thonë publikisht atë që ishte shumë e rrezikshme ca muaj më parë) mobilizohen që jo vetëm të kritikojnë apo sjellin korrigjimet e mundshme në projekt, por madje ta shkallmojnë fare atë. Me një epsh dhe zjarr të ngjashëm me atë që komunistët donin të shkallmonin dikur botën e vjetër. Këtyre i bashkohet edhe një radhë e tërë juristësh, të cilët përpiqen të argumentojnë se Bashkia e Tiranës nuk i ka dhënë leje vetes për këtë projekt të Bashkisë së Tiranës. Me një lupë që s’fal as qimen, lupë e një partishmërie jo vetëm komuniste, por gati katile, ata qëmtojnë edhe disa mangësi banale në dokumentacion, për të “argumentuar” domosdoshmërinë e shkatërrimit të objektit. Eshtë shfaqja e të njëjtave pasione, dinakërive, intrigave, besnikërive, mllefeve, urrejtjeve, nënshtrimeve, servilizmave, që në regjimin komunist viheshin kallashnikovisht në lëvizje sapo Enveri dhe Partia jepnin shenjën për ndëshkimin e një grupi armiqësor. Të njëjtët specialistë që kishin duartrokitur idenë apo veprën e një ministri apo ish-anëtari të byrosë politike, befas shndërrohen në inkuizitorë të imtë të po kësaj vepre, duke gjetur në të një bollëk të metash dhe rreziqesh për “popullin” dhe partinë. Dhe jo në të gjitha rastet është triumfi i fanatizmit politik integriteti profesional, i urdhrit të partisë mbi urdhrin e profesionit. Në shumicën e rasteve, heshtja nga njëra anë, apo zelli i tepruar në anën tjetër janë pasojë e frikës, frikës nga politika, nga pushteti që ajo vazhdon të ketë në jetën e qytetarëve. Në Shqipëri politika vazhdon të sundojë jetët e qytetarëve dhe jo t’u shërbejë atyre, politika vazhdon të jetë zot i qytetarëve dhe jo qytetarët zotër të politikës. Pa një përmbysje në këto raporte, jo vetëm që nuk mund të ketë ndryshim, por as edhe demokraci. Ajo që po ndodh me projektin e Zogut të Zi tregon se tribalizmi komunist i ka rrënjët shumë të thella në politikën dhe shoqërinë shqiptare. Se ende ka një masë të madhe njerëzish që në veprimet e tyre nxiten dhe marrin forcë jo nga vetvetja, nga devocioni për lirinë e tyre, por nga partia dhe lideri. Dhe nuk është thjesht lideri fajtor për këtë dhe as nuk mund t’i çlirojë nga një skllavëri e tillë e “lirë” e “vullnetshme” emancipimi i liderit. Janë ata vetë që nuk arrijnë të çlirojnë veten, sepse ndihen më të sigurt nën pranga, nën komandë, nën direktivë. Janë ata vetë që nuk arrijnë të realizojnë thelbin e tyre si njerëz, që është të qenit i lirë. Janë vetë ata që nuk janë të lirë sepse nuk kanë një vullnet të tyrin, por një vullnet të partisë që i vë në lëvizje, ashtu sikundër telat venë në lëvizje gjymtyrët e kukullave të një teatri fëmijësh. Si në çdo tribu, këta individë nuk rrotullohen rreth vetes, por rreth kryetarit të fisit apo partisë. Ky tribalizëm është bërë një sfidë e rrezikshme për pavarësinë e institucioneve. Në vend që të moderojë epshet dhe mendjeshkrepjet e politikanëve, tribalizmi i ushqen duke u vënë në shërbim të tyre. Tashmë është fakt i hidhur që zelli tribal ka shërbyer si burim “argumentesh”, për të injoruar ekspertiza të institucioneve kushtetuese të këtij shteti sikundër janë Avokati i popullit apo Kontrolli i Lartë i Shtetit. Në rastin e Zogut të zi, zelli tribal e ka shpërfytyruar kritikën duke e çuar në ekstrem, deri në shkatërrim, krejt në kundërshtim me atë që kanë sugjeruar këto institucione të pavarura. Dhe ky injorim është një tjetër gërmadhë e frikshme për demokracinë. Sepse shpërfillja, injorimi i institucioneve, mund të jetë simptoma e parë e çdo lloj sundimi absolutist, por jo e një qeverisjeje demokratike. Por, të gjithë shqiptarët, si ata që e votuan, si ata që nuk e votuan, presin nga PD këtë të fundit.

e enjte, janar 12

“Shakaja vrastare” e komunikimit



“Shakaja vrastare” e komunikimit

Rexhep Meidani
Shumë vite më parë, i ndodhur në Dallas (Teksas) për një projekt shkencor, pata rastin të ndiqja, në mjedisin e kolegëve amerikanë, barsoletën e mëposhtme “Një drejtues i lartë, i ndodhur në zyrë, i telefonoi, si zakonisht, të shoqes në shtëpi, për t’i transmetuar kërkesat (më saktë urdhrat) e tij. Aparatin e telefonit e ngriti punonjësja e re e pastrimit, që sapo kishte filluar këtë detyrë. “Më kaloni pak time shoqe” – i tha ai. Por pastruesja iu përgjigj pa menduar dy herë: “Jo, nuk mundem. Ajo është në katin e dytë, në dhomën e gjumit, me një mikun e saj”... Për një moment, në të dy anët, në distancë, u vendos një qetësi e nderë, por pastaj, me marrjen e vetes, nga ana tjetër e telefonit erdhi urdhri i prerë: “Ashtu! Atëherë, shko në raftin e korridorit dhe merr aty çiften time, që është e mbushur. Ngjitu në katin e dytë dhe vriti që të dy ata”. Punonjësja e shërbimit, duke ditur se “rekrutimi” për të ishte bërë, në radhë të parë, për motive besnikërie, dhe jo për “shkathtësinë” e saj në punë, pa më të voglin hezitim, u përgjigj: “Mirë, dakord”. Pesë minuta më vonë, ajo u rikthye tek aparati dhe i telefonoi po atij numri të regjistruar aty pak më parë: “Çdo gjë në rregull. Të dy janë tashmë të vdekur. Çfarë duhet të bëj me trupat e tyre?”. “Mirë, hidhi ato trupa në pishinë. Kur të kthehem, do të merrem unë me ta.”- erdhi përgjigja e ftohtë nëpërmjet linjës telefonike. Por ende pa u mbyllur telefoni u dëgjua klithma e punonjëses dhe më tej belbëzimi i saj: “Por ne nuk kemi pishinë!”. Atëherë, zyrtari i alarmuar u kujtua të pyesë: “A nuk është ky numri 555-1234?” Por, tashmë, ishte mjaft vonë...Urdhri apo “nxitja deklarative” .Duke kujtuar këto radhë, si në një “qark të shkurtër”, më erdhën në mendje, në mënyrë “paralele” e “algoritmike”, tri ngjarje të këtyre 2-3 muajve të fundit. ***Ngjarja e parë është ajo e lidhur me atë anijen e famshme të vajit të porositur nga kompania “Olim”. Karakteristike ishte aty “qëndrueshmëria sakrifikuese” dhe “besnikëria asgjësuese”, e dëshmuar nga drejtuesit në “doganë”, deri dhe në kundërshtim me vendimin gjyqësor për zhbllokim. Por jo më pak, ishte edhe “arratisja e çuditshme” nga porti e kësaj anije të madhe ngarkese (që pa ndonjë urdhër për “mbyllje sysh” duket fare e pamundur, kur dhe një gomone duhet të kapet nga radarët!). Por le t’i lemë mënjanë komentet e mëtejshme për këtë ngjarje, sepse ajo i takon dhe “entuziazmit” fillestar politik e mediatik. Aq më tepër, që ka shumë të ngjarë që sot kjo që ndodhi- si një “perlë absurditeti”, të konsiderohet praktikisht e “arshivuar” (edhe pse “arratisja” nga porti dhe ujërat tona detare ishte një skandal i vërtetë) apo, akoma, duke shfrytëzuar “algoritmin” e barsoletës së mësipërme, edhe “e vdekur” për qeverisjen aktuale. Ndërkohë që faji tashmë është shkarkuar më poshtë, te zbatuesit-protagonistë të saj...***Ngjarja e dytë ka të bëjë me gjoja reformën e kërkimit shkencor (normalisht e nevojshme dhe e vazhdueshme në çdo vend, aq më shumë në Shqipëri). Por, sipas deklaratave të disa personave të dorës së dytë, kjo “reformë” dhe “grupi” përkatës i punës (që vështirë të bjerë era shkencë!), janë, në fakt, të orientuar drejt “eliminimit” të shumicës së instituteve shkencore të Akademisë së Shkencave. Mesa duket, edhe në këtë rast, numrat e telefonit të institucioneve shkencore janë ngatërruar apo identifikuar vetëm me atë të selisë qendrore të akademisë. Jo për ndonjë betejë të 2005-2006-ës të tipit antikorrupsion, por për atë të lënë përgjysmë më 1993-‘94, në luftën e tipit antikomunizëm! Prandaj, ndoshta, dhe ndaj disa “specialistëve” besnikë i është transmetuar një urdhër i prerë për “marrjen e çiftes” dhe për të asgjësuar “objektivin” në emër të gjoja reformës kërkimore-shkencore. (Histori që në fakt nuk ndryshon shumë me atë të dr. Adhamudhit të Çajupit, sipas “logjikës” të së cilit, kur ndonjë organ mund të jetë jo plotësisht i shëndoshë, e vetmja mënyrë për ta “shëruar” është ta kërresh atë, d.m.th. ta presësh apo ta eliminosh këtë organ, qoftë ky dhe koka!)... ***Ngjarja e tretë, që është bërë dhe objekt i debatit intensiv e shqetësimit publik në rritje, por dhe subjekt i një loje të egër politike, është ajo e “Zogut të Zi”. Do të shkatërrohet (d.m.th. do të vritet) “Zogu i Zi” apo jo? Kjo është pyetja më e zakonshme që dëgjohet kudo. Diku, kjo pyetje shtrohet dhe disi më ndryshe, në mënyrë më “letrare”: do të fluturojë apo nuk do të fluturojë “Zogu i Zi”? Vazhdojnë dhe komentet e llojllojshme. Ndonjë anëtar i KRRT-së, me zë të mekët, thotë se në atë mbledhje të famshme të KRRT-së nuk është miratuar ndonjë vendim-urdhër për ekzekutim prishjeje. Këtë ka pohuar fillimisht, në mënyrë publike, dhe një këshilltar kabineti - specialist mjaft i zoti. Ndërsa, kryetari i këtij institucioni e bën shkatërrimin pothuajse fakt të kryer në të gjitha deklarimet e tij, edhe pse në “dalje” përgjegjësinë, në të shumtën e rasteve, ia ka lënë Policisë Ndërtimore. Sot, çështja që shtrohet, është shumë më e thjeshtë: a është transmetuar pa ekuivok urdhri i ekzekutimit apo, këtë radhë telefonimi, në numër të gabuar, u kap në kohë dhe u korrigjua nga ata që e dinë shumë mirë që politika, në radhë të parë, është ekonomi, që, në fund të fundit, për çdo mendje normale ekonomia është mbi politikën? Ndoshta, është kjo e dyta, prandaj dhe po luhet tashmë si “macja me miun”, pikërisht për të fituar ca kohë në variantin e gjuajtjes (shkatërrimit) rreth e rrotull, apo, e thënë ndryshe, në variantin e “shtetrrethimit”. Por, pavarësisht nga varianti i zgjedhur, në këtë ngjarje, të karakterizuar nga një përplasje e ashpër institucionale pushtet qendror-pushtet vendor, ndodhi ajo që nuk duhet të ndodhte: vonesa e pafalshme për qytetarët dhe konsumi politik negativ, krejt i panevojshëm i energjive, diku me pikësynime “vrastare”, diku me motive të dyanshme partiake, në funksion të përfitimit politik. Nëse telefonimi i “gabuar” është bërë, atëherë a do të paguajë përsëri tjetërkush, për “besnikëri”, aktin e “vrasjes” së mbikalimit, pra dhe hedhjen e tij përtokë (apo në erë)? Por, në të dy rastet, qoftë kur krijohen vonesa e përplasje, qoftë kur hidhet poshtë investimi, për shkaqe ligjore apo jo ligjore, ai që e paguan është qytetari i thjeshtë, me lodhjen dhe shkatërrimin e nervave të tij, apo humbjen e parave të tij publike. Sidoqoftë, diçka është e qartë: nëse procesi do të jetë thjesht dhe vetëm politik e emocional, i paargumentuar tërësisht nga ana ligjore apo i pakopsitur në një procedurë të rregullt gjyqësore, teorikisht, nuk duhet të vonojë dita që të bëhet “pay back”-u konkret kolektiv ose individual për këtë çështje. Madje, përveç reagimit elektoral me anë të votës, mund të stigmatizohet dhe gabimi ose faji individual. Edhe pse jo normale, por ky faj për arsye “eterike”, në zbatim të urdhrave gojorë, pa letra të shkruara, mund të kalojë lehtësisht nga urdhëruesi tek ekzekutuesi. Pra, pavarësisht nga “realitetet” procedurale, normalisht diku duhet të ndalojë apo do të zbresë përgjegjësia. Aq më tepër, që në abc-në e shtetit të së drejtës, në një shoqëri realisht demokratike, me konsolidimin e shtetit dhe të strukturave përkatëse, me fuqizimin e opinionit publik, po të luftohet seriozisht për të vërtetën, arrihet të përcaktohet përgjegjësia e detyrës së çdo zyrtari, jo vetëm ndaj abuzimeve në detyrë, paaftësisë e shpërdorimit financiar, por dhe ndaj pareve të humbura të taksapaguesve për kapriço personale apo arrogancë politike...

e martë, janar 10

Statusi i Kosovës do të vendoset në “Tiranë”!



Statusi i Kosovës do të vendoset në “Tiranë”!

Koco Danaj


Në thelb duket se do të ndodhë sipas titullit të sipërpërmendur. Pavarësisht se juridikisht dhe formalisht do jetë një institucion tjetër që do ta përcaktojë statusin e Kosovës. Tirana si epiqendra e statusit të Kosovës nuk është një rastësi, por lidhet me vetë peshën e statusit që do të ketë Kosova. Dhe pesha është e rëndë: Kosova sa një shtet? Apo pesha sa një provincë? Këtë e dinë të gjithë, pavarësisht se nuk e thonë të gjithë. Kosova sa një shtet - e pranojnë një pjesë, por nuk e pranojnë një pjesë tjetër. Brenda Shqipërisë dhe jashtë saj. Brenda Kosovës dhe jashtë saj. Eshtë faza kur diplomacia dhe politika ndërkombëtare nuk pranon më deklarata shteti, por argumente shteti. Prandaj Tirana politike ka filluar të marrë një rëndësi kaq të madhe. Prandaj në Tiranën politike kanë ardhur dhe do të shtohen akoma më shumë në të ardhmen vizitat e politikanëve dhe shtetarëve të Evropës dhe Ballkanit si dhe të politikanëve të Kosovës. Atyre u duhet mendimi i Tiranës politike. Sepse ata e dinë më mirë se midis qindra gabimeve dhe defekteve, Tirana politike ka një rol regjisori lidhur me statusin e Kosovës. Por do të shtohen edhe ardhjet e matrapazëve dhe «batakçinjve politikë e patriotikë» nga Kosova dhe Beogradi. Partneret e këtyre të fundit në Tiranë janë dhe do të jenë ajo pjesë e politikës pa ndjenja kombëtare, por vetëm me etje të shfrenuara karrieriste. Analiza e ngjarjeve të fundit të luftës politike në Shqipëri, tregon se në thelbin e saj kemi të bëjmë me një aleancë të re të «shqiptarëve të ndershëm» nga Kosova me karrieristët politikë nga Shqipëria. Të dy palët i bashkon «Odiseu» i Greqisë së lashtë. Në fillim jeta pastaj atdheu. Atdheu duhet vetëm për dy metra varr! Ky është diabolizmi real politik me të cilin po ndeshet dhe do të ndeshet akoma më shumë Kosova dhe statusi i saj. Këtë duket se e ka kuptuar më mirë Serbia dhe diplomacia e saj.(Përpiquni të gjeni se ku ekziston ndonjë deklaratë zyrtare e partive të majta shqiptare për shpërthimin në ambasadën shqiptare në Beograd, por nuk kini për ta gjetur kurrë sepse nuk ka as nga PS, as nga LSI dhe as nga PSD). Ka vetëm një deklaratë qeverie. Ndërsa përballë tyre është ajo pjesë e shoqërisë shqiptare e cila është në gjendje që të japë me shumicë argumente shteti para diplomacisë dhe politikës ndërkombëtare. Argumente shteti për Tiranën politike në fillim, që nesër të shërbejnë si bazë e argumenteve të shtetit edhe për Kosovën politike. (Megjithëse disa shqiptarë të vetëquajtur bashkëkohorë po rinxjerrin nga varri Vladan Gjorgjeviçin për të argumentuar se shqiptarët nuk dinë të bëjnë shtet). Debati politik në Tiranë sapo ka filluar. Ai mund të fshihet në dhjetëra dhe qindra mbulesa. Mund të ketë fuqi të madhe, të mesme apo të pakët mediatike. Por në fund të fundit, shumë shpejt edhe «Haxhiqamilët» shqiptarë që mendojnë se nuk mund të ketë shtet të Kosovës pa Serbinë, ashtu edhe shqiptarët që mendojnë se aftësia shtetformuese nuk qëndron te realiteti i ndërtuar nga të tjerët, por tek idetë e realitetit të nesërm të ndërtuar nga shqiptarët, do të ndeshen fare hapur në Tiranë. Pavarësisht nga emrat e partive politike në emër të të cilave do të dalin, pavarësisht se do jenë nga Prishtina apo Tirana, nga Kamenica apo Gramshi, nga Saranda apo Zubin Potoku, pavarësisht se kush ka më shumë media përkrah apo përballë, pavarësisht se kush do financohet më shumë nga lloj-lloj burimesh me emra lufte apo ujqish (Voin apo Vuk), shumë shpejt debati midis tyre do jetë i hapur, por dhe i egër e i pamëshirshëm. Tirana do jetë kryeqendra e përcaktimit të statusit real të Kosovës! (Statusi sa një shtet, apo statusi sa një province - kjo do jetë kryefjala e debatit). Në këtë debat, Serbia nuk do të marrë pjesë direkt, por do të përfaqësohet me anë të «shqiptarëve të ndershëm» nga Kosova dhe «karrieristëve» politikë nga Shqipëria. Ndërsa bashkësia ndërkombëtare do të ndjekë debatin me shumë vëmendje për të gjykuar mbi atë që do vendosë formalisht dhe juridikisht në OKB. (Kosova akoma nuk është bërë atdhe, dhe disa serbofilë duan t’i bëjnë qejfin duke i thënë se do bëhesh Eurodhe) !!

e hënë, janar 9

Poema: Ikja e madhe nga Gëzim Ajgeraj



Gëzim Ajgeraj

POEMA: IKJA E MADHE

IKJA E MADHE


Po n`pastë met
Ndoi zog i malit
A n`pat shterrë
Malësia krejt
Del nji za
Prej gurëve t`varrit
Ku jan trimat
Ku më kanë mbetë?
Ç`janë këto udhë
e ato varre
E aj vargë
që s`ka të tretë
pse u shkund
malësi e madhe
e askush
më aty s`mbetë
o zotë ç`gjamë
po del prej tokës
e atij vargu
që nuk shterr
veq kujtimi
mbeti pragut
shkrumi e flaka
qiellin merr
oh sa rëndë



po ec ky vargë
gjama e tokës
qiellit shkon
dikush qan
kush i lidh plagët
kush mbledhë zogjtë
kush i vajton
kujtë pak dhe
e kush mbi tokë
kush në zjarr
e kush një gropë
askush s`mbeti
e shumëkush shkoi
rrjedha gjaku
vargun përshkoi
oh sa etshëm
gjëmon dheu
plagë mbi plagë
u mbush atdheu
edhe qielli
fort lotoi
rrjedha e vargut
ikjes shkoi
përmbi kulla
ra hataja
e mbi pragje
ra murtaja
dhe oborret


u shkretuan
kulla e votra
u shkrumuan
edhe zogjtë
më nuk cicërrojnë
as bilbilat
këngë s`këndojnë
edhe krojet
ujin shterruan
diellit rrezet
ju errësuan
mos o zotë
ç`është ky mallkim
n`atë Kosovë
mbi vendin tim
mbi rob të tu
ka rënë hataja
lumej gjaku
e vargje të gjata
gjëmon toka
qielli nxihet
pa kthye shpinë
malësia digjet
marrin pragjet
shkrumë e erë
e mbuloi flaka
për së treti herë
me ç`frenim


po vjell mesjeta
shtohen plagët
vritet jeta
është tërbuar barbaria
pëllëmbë e fushë
gjatë historia
ikën liria
e më largohet
brigjeve të shpresës
e streohet
ikje të madhe
bëhet jeta
qiellit të hapur
e nëpër shkrepa
varg e varre
mbjell mesjeta
mëshirës së fatit
dergjet jeta
plagë të mëdha
mbjell barbaria
rrugë e gjatë
deri te liria
oh sa dhembshëm
hesht malësia
brigje shpate
kulla e vërria
as dhe lulja
më nuk çel



as pranvera
s`është pranverë
mos o zot
mos jam në ëndërr
më bëjnë sytë
apo zgjëndër
si shterroj
malësia krejt
as zog pule
ma nuk mbeti
ikën rreshtat
varg e vijë
gra e pleq
edhe fëmijë
shumkush shkoi
e askush s`mbet
dikush maleve
u ngjit përpjetë
shterroi kënga
shterroi gazi
iku kënga
te oxhaku
ikën gëzimet
nga këto vatra
mbetën shkrumb
kullat e thata

1999

e diel, janar 8

Këndi Letrar në TanPortal - 08 Janar 2006

Këndi Letrar në TanPortal - 08 Janar 2006

Dërguar të Saturday, 07 January @ 20:00:21 GMT nga tan


E djela letrare me z.Engjell Shehu dhe z.Petro Marko

Politike

z.Engjell Shehu

Politike moj politik
me lojtare hipokrite
Ca te mangët ca te dhjerë
gjithë hajdut janë te tjerë


Flasin kot ja vrengellojne
ca gënjejnë ca mashtrojnë
Mbushën xhepat bëjnë qejf
por për popull njeri nuk pjerdh

Kane vite kane një jete
dordolecët mendje lehte
Për tu dukur e pasuruar
këtë popull kane denigruar

Nuk ju vjen jo keq fare
ju është bere mendja pare
Nuk kane nder nuk kane moral
as burrëri dhe as tabanë

Zihen, shajnë shpifin flasin
njeri tjetrin me grusht godasin
Kush i forte kush pa takat
për pushtet bëhen balte

06/01/2006

Petro Marko

Nuk ka shembull në letërsinë shqiptare, ku të jetë gërshetuar dhe njehsuar aq shumë mes vetes njeriu dhe krijuesi - Petro Marko
njeri dhe Petro Marko shkrimtar. Me romanet e tij Petro Marko hyri në personalitetet më të shquara të kulturës shqiptare që sollën risi të vërteta në traditën letrare shqiptare.
Tek vepra e tij rrezaton bindja dhe besimi i lindur për dashurinë dhe humanizmin njerëzor, ndonëse sa rrojti ishte ndër personalitetet më të persekutuara dhe më të munduara. Petro Marko lindi në fshatin Dhërmi të Himarës më 1913. U shkollua në vendlindje dhe në Vlorë. Pak kohë studioi në Athinë. Që kur ishte nxënës i shkollës tregtare në Vlorë (të cilën e kreu në vitin 1932, filloi të shkruajë poezi dhe proza të shkurtra). Petro Marko ka një biografi nga më të pasurat dhe më të bujshmet në letërsinë shqiptare. Deri në vitin 1936 ai punoi në Tiranë si gazetar dhe po atë vit, në moshën 23 vjeçare u nis vullnetar në Luftën e Spanjës, si luftëtar në brigadat internazionale. Pas Luftës së Spanjës, gjatë kthimit për në Shqipëri, ai do të ndeshet dhe do të marrë pjesë në shumë beteja antifashiste nëpër Evropë. Pas kthimit në Shqipëri në vitin 1940 do të burgoset nga italianët, që aso kohe e kishin pushtuar Shqipërinë, dhe do të përfundojë në kampin e ishullit Ustika afër Palermos. Në përfundim të Luftës Antifashiste në vitin '44, Petro Marko do të marrë pjesë në rradhët e partizanëve italianë, duke i rënë kryq e tërthor Italisë, si luftëtar dhe si komandant me përvojë luftarake. Kur kthehet në Shqipërinë e çliruar, ftohet që të qëndrojë në krye të gazetës "Bashkimi" në Tiranë, por shpejt do të përjetojë disa nga vitet më të rënda nëpër burgjet e shtetit shqiptar komunist, për të cilin Petro Markoja kishte luftuar nëpër Evropë dhe Shqipëri më se 10 vjet rrjesht. Kjo për të vetmin shkak se nuk mund të pajtohej që në ditët e para të pushtetit me fillimin e diktaturës, e sidomos kur provoi t'i rezistojë diktatit që i vinte Shqipërisë aso kohe nga jashtë kryesisht nga Beogradi.Në kulturën dhe letërsinë kombëtare Petro Marko është personalitet i përmasave të mëdha me shpirt e mendje të paluhatur para çdo stuhie. Ata që e kanë njohur nga afër Petro Markon e kanë ndjerë se brenda tij rrezatonte një besim madhor ndaj njeriut dhe mirësisë. Vetëm një lartësi shpirti e tillë mund ta përballonte ndeshjen sy më sy me vdekjen, që ai e përjetoi aq shumë herë gjatë jetës së tij. Dhe sa herë ngrihej në këmbë ai do ta niste nga e para luftën ndaj së keqes po me atë forcë besimi, po me atë rrezatim mirësie. Të tillë e ndjen lexuesi Petron në romanet "Hasta la vista"(1958) dhe "Qyteti i fundit"(1960), ku rruga e tij jetësore e asimiluar artistikisht, është aq e pranishme. Në vitet '70 ai do të shkruajë romanin "Një emër në katër rrugë", ndërsa periudhën e vështirë të jetës së tij në ishullin e Ustikës do ta përjetësojë në romanin e tij të rëndësishëm "Nata e Ustikës"(1989). Paraqitja e shkrimtarit Petro Marko me dy romanet e tij të parë "Hasta la vista" dhe "Qyteti i fundit" në vitet '60 është një kthesë e vërtetë në historikun e shkurtër të romanit shqiptar. Dhe nuk është fjala për rrumbullakësimin e një përvoje krijuese, por përkundërazi për ndërprerje dhe dalje nga një përvojë e shartuar jonatyrshëm në rrjedhat e letrare shqiptare, ishte një synim që rrëfimi romanor, pjesërisht në vitet '40, '50, do të çlirohej dhe të hapej si vizion, univers krijues dhe si spektër tematik.Krahas kësaj prirjeje të brendëshme që kanë të dy romanet e përmendur përballë veprave të të njëjtit zhanër të deriatëhershëm, këto vepra qëndronin superiore dhe si artikulim artistik. Dhe pikërisht për natyrën e risive, për natyrën që pretendon ndryshime të vërteta të vlerave letrare. të gjitha veprat e Petro Markos u pëlqyen dhe u kërkuan nga lexuesi. Faqet më të fuqishme të prozës së Petro Markos reflektojnë triunfin e dashurisë dhe të humanizmit njerëzor. Pas tërë atij ferri nëpër të cilin kalon njeriu në rrëfimin e Petro Markos, ai arrin të mbetet i pamposhtur nga mizoritë e botës. Këtë bërthamë të brendëshme e rrezatojnë personazhet nga romanet e tij, këtë shkëlqim biblik reflekton Petro Marko njeri dhe Petro Marko shkrimtar në tërë veprat e tij.
Hasta la Vista
Është romani i parë i autorit dhe më i rëndësishmi për kohën, kur e shkroi, si në rrafshin artistik ashtu dhe në atë tematik. Rëndësia e tij qëndron veçanërisht, se lajmëroi kthesën në rrjedhat historike të romanit shqiptar. Romani sjell rrëfimin e luftës në Spanjë, ku kryesisht veprojnë personazhe nga mesi i vullnetarëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë. Në të rrëfehen betejat e shumta gjatë viteve të kaluara në front, të cilat përshkruhen me një gjuhë të gjallë dhe të papërsëritur. Krahas ngjarjeve për rrjedhat e luftës, rrëfehet dhe linja e dashurisë ndërmjet luftëtarit shqiptar Gori dhe infermieres spanjolle Anita. Ngjarja, pra, në romanin "Hasta la vista" rrjedh në dy binarë: rrëfimi për luftën dhe rrëfimi për dashurinë. Në rrëfimin e parë, shkrimtari e kuadron luftën mes republikanëve që u vijnë në ndihmë vullnetarë nga mbarë bota dhe, monarkistëve të ndihmuar nga fuqitë fashiste evropiane. Në rrethin e të parëve janë dhe vullnetarët shqiptarë që së bashku me të tjerët luftonin fashizmin, që, gjatë luftës në Spanjë (gjysma e dytë e viteve '30) ishte forcuar dhe paralajmëronte Luftën e Dytë Botërore. Anë e fuqishme e rrëfimit për luftën është ndërtimi i personazheve, shpalimi i karaktereve, i psikologjisë dhe i filozofisë së tyre. Numri më i madh i personazheve është nga radhët e vullnetarëve shqiptarë, në mesin e të cilëve ishin personalitete të shquara të kohës si Skënder Luarasi, Asim Vokshi, Mehmet Shehu, Xhemal Kada, vetë Petro Marko etj. Këta dhe personazhet e sajuara përmes imagjinatës, autori do t'i sprovojë në rrethanat e luftës.Dhe një sprovë do të jetë e rreptë: të ballafaquar shpesh sy më sy me vdekjen, ata hapen plotësisht para të tjerëve, pa mundur të fshehin asgjë. Dhe pikërisht në këtë faqe të artit të vet tregimtar, Petro Marko do ta bëjë shmangien e parë nga shablloni i doktrinës zyrtare: edhe pse grupi i vullnetarëve të luftës mendohej të ishte pjesë e më të zgjedhurve të mjedisit dhe të kohës shqiptare, të vënë përballë rrezikut të vdekjes, jo të gjithë do ta përballojnë atë njësoj. Në mesin e tyre, prandaj, do të vërehet ndonjë luhatje që, nën presionin e frikës, do të manifestohet si ikje, si fshehje, si dezertim. Pra, Petro Markoja, edhe brenda rrethit të personazheve të zgjedhura për kauzën pozitive mbarënjerëzore, do të dallojë dobësi, cene dhe anë të shëmtuara mes tyre. Në linjën e dytë, në rrëfimin e dashurisë mes Gorit dhe Anitës, autori arrin efekte nga më të shënuarat në artikulimin artistik. Dashuria mes tyre, në këtë rast, është vendosur në një kontekst ngjarjesh të veçanta, të jashtëzakonshme. Lufta jepet e pranishme kudo e në çdo çast, si shpërthim gjylesh topi apo granate, aty rrotull e nëpër këmbë, e parashikueshme dhe e paparashikueshme njëherazi, është pikërisht ajo që përcakton rrjedhën e ngjarjeve të ditës, të çastit. Në kuadër të kësaj vetëdijeje dhe nënvetëdijeje lindja e dashurisë mes Gorit luftëtar dhe Anitës infermiere, do të ketë një tjetër shije, tjetër intensitet dhe forcë emozionale Anita, gjimnazistja e bukur spanjolle, në rolin e infermieres, në një kamp të improvizuar që vlon nga rrëmuja e luftës dhe lodhja për t'u ndihmuar të plagosurve nga fronti, befasisht do të ndeshë shikimin e një të plagosuri të ri. Ky luftëtar rreth të njëzetave, kaçurrel e me një bukuri apolonike, prej nga të ketë ardhur vallë për të luftuar, për të vdekur në Spanjë, për Spanjën? Kështu e përjeton Anita takimin e parë me ata sy, duke e përfytyruar Gorin, si një krijesë jashtëtokësore, mitologjike. Dashuria midis tyre, e ngjizur dhe e ndezur në këto rrethana do të jetë po ashtu, e përmasave të jashtëzakonshme. Edhe kjo ishte e veçanta që sillte Petro Marko në temën e dashurisë në romanin shqiptar të asaj kohe.
Qyteti i Fundit
Në këtë roman bëhet fjalë për fundin e ushtrisë pushtuese italiane në Shqipëri. Pas kapitullimit të fashizmit, në portin e Durrësit tubohen ushtarët e mbetur nga lufta dhe presin anijet nga Italia për t'u kthyer në vendin e tyre. Pikërisht gjatë ditëve të pritjes në këtë qytet të improvizuar buzë detit, shkrimtari Petro Marko do të zbulojë histori, drama, karaktere, psikologji të nxjerra nga njerëzit e qytetit të fundit. Përveç kësaj autori do të sjellë edhe rrëfimin për dashurinë e oficerit të ri shqiptar Lekës dhe prostitutës së bukur italiane Ana Maria Monte, viktimë po ashtu e luftës dhe e fashizmit. Brenda 7 ditëve, aq sa qëndrojnë italianët e mbledhur në portin e Durrësit për t'u kthyer në Itali, shkrimtari në romanin "Qyteti i fundit" do të zbulojë dhe do të rrëfejë historitë dhe fatet e disave nga ushtria fashiste që para 4-5 viteve e kishte pushtuar Shqipërinë. Në këtë pleksje historish e fatesh, autori do të sajojë linjën e rrëfimit që ndjek hetimi për zbulimin e një krimineli lufte, të maskuar dhe të fshehur brenda turmës së "Qytetit". Në krye të grupit që duhet ta organizojë dhe ta udhëheqë këtë zbulim është toger Leka. Pista që ndjek togeri në këtë drejtim, e ngjashme me labirintet e romaneve dedektive, do të ecë dhe përmes prostitutës italiane - Ana Maria Monti. Dhe do të lindë dashuria mes tyre, që është shumëfish më "mëkatare" se ajo mes Gorit dhe Anitës. Leka është toger i Sigurimit Shtetëror të Shqipërisë së sapodalë nga lufta, që la pas shkatërrime dhe krime, ndërsa italiania Ana është e palës që i kreu ato krime, e palës së cilës i shërbente.Kështu shkrimtari, duke ndjekur këtë linjë do të ecë nëpër një teh të mprehtë: do ta lejojë togerin e Sigurimit t'i nënshtrohet zërit të brendshëm dhe të dashurohet me italianen e bukur, apo do të nxjerrë para tij fuqinë e përgjegjësisë dhe të mëkatit ndaj "mollës së ndaluar"? Romani "Qyteti i fundit", në këtë drejtim, sjell mjeshtërinë e të rrëfyerit të Petro Markos, që, i futur vetë mes dy zjarreve, arrin të manovrojë dhe t'u krijojë hapësirë artikulimi të dy krahëve, duke realizuar portrete komplekse, në radhë të parë si ai i toger Lekës. Gjithsesi ai si shkrimtar, pati i pari kurajo krijuese që të prekë sfera delikate, të rrezikshme të realitetit shqiptar të kohës, pasojat e të cilave i ndjeu gjithë jetën.
Një Emër në Katër Rrugë
Romani i Petro Markos me titull "Një emër në katër rrugë" në faqen e fundit mban datën e vitit 1972. Ai mbeti dorëshkrim, nuk u lejua botimi i tij edhe pse duket të jetë më pretenduesi në veprën letrare të shkrimtarit. Ky roman u botua vetëm pas 29 vjetësh, më 2001. Pas leximit të romanit sikur bëhet më i qartë fati i tij. Në të autori rrëfen botën shqiptare të viteve '30 dhe pjesën e parë të '40-ve përmes katër perspektivave të mundshme, katër realiteteve dhe alternativave që barten përmes katër Gjikëve. Që të katërt kanë lindur në Dhrimadh, buzë detit jon, prej nga marrin udhët e botës dhe si jehonë jetësore kthehen rishtas te kjo vatër e gjallë. Katër Gjikët mëtojnë ta përthithin tërë realitetin shqiptar të kohës si dhe të nesërmen shqiptare.Nëpërmjet tyre fokusohen katër mundësi fati dhe të fatalizmit shqiptar në prag të luftës çlirimtare, pra në prag të kthesës së madhe shqiptare. Për të qenë i hapur deri në fund dhe për t'u dhënë shanse të barabarta katër perspektivave shqiptare, ndjehet hapur abstenimi i autorit. Në këtë roman ka një galeri të tërë personazhesh të vërteta, me identitet historik, dhe të sajuar, duke filluar që nga mbreti Zog, kryeministra dhe ministra, parlamentarë dhe intelektualë të shquar të kohës, përfaqësues turmash, revolucionarë komunistë etj.Ja si duket shkurtimisht profilizimi i katër personazheve të realitetit shqiptar. Njëri Gjikë, Gjikë Nina nuk lëviz nga vendlindja që simbolikisht është në funksion të mburojës etnike të truallit, të Dhrimadhit. Gjikë Mërtiri, i dyti, student në Francë dhe gjykatës në Shqipëri, shfaqet si intelektual liberal i tipit evropian. I treti, Gjikë Argjiri del sinonim i së keqes dhe i shëmtimit, ndërsa i katërti, Gjikë Bua, që në këtë roman voluminoz, përveç personazh i zgjedhur i autorit është njëkohësisht dhe narratori formohet dhe kultivohet brenda botës dhe atmosferës së grupeve komuniste shqiptare të kohës. Si i tillë ai do të bëhet dhe një nga krerët e luftës antifashiste. Gjikë Mërtiri gjykatës është figura artistikisht më e realizuar e romanit; i veçantë dhe karakteristik është dhe qëndrimi i narratorit (autorit) ndaj tij. Ai kthehet në Shqipëri me bindjen dhe shpresën se do të mund ta ushtrojë detyrën e atij që ndan drejtësi, pa u lakuar dhe pa u thyer nga presionet dhe pesha e padrejtësisë. Ka iluzionin se para drejtësisë mund të nxirret cilido shkelës, qoftë ai dhe ministër. Kur do të bindet përfundimisht për pamundësinë e vet, kur do të bindet se nga salla e gjyqit del i pafajshëm ai që jep më shumë para dhe që ka mbështetjen e pushtetit, do të zhgënjehet rëndë. Pikërisht me këtë përcaktim të autorit ndaj këtij personazhi, lind një problem që nuk është i panjohur në praktikën narrative përgjithësisht.Që Gjikë Mërtiri del më i artikuluar dhe më i fuqishëm, më mbresëlënës, edhe pa dashjen e autorit, nuk është rastësi. Nuk është vështirë të kapet simpatia e pashprehur, por e pranishme e autorit për të edhe pse deklarativisht autori ndjen nevojë të jashtme, ekstrakrijuese, që të distancohet nga pikëpamjet e këtij intelektuali liberal-perëndimor. Prandaj shtrohet pyetja: mos vallë shkrimtari ndjehej më pranë kësaj rruge dhe kësaj alternative shqiptare gjatë viteve '30? Prandaj simpatia për Gjikë Mërtirin, qoftë dhe si realizim artistik e vë atë në pozita superiore përballë të tjerëve. Pikërisht për këto tipare dhe individualitet të formuar dhe të fuqishëm, fundi i tij, zgjedhja e rrugës për vetëvrasje vjen si një imponim i jashtëm dhe jo i natyrshëm.Gjikë Argjiri është personazhi më i realizuar negativ i romanit. Është shprehje e koncentrimit të faqes më të shëmtuar të realitetit shqiptar të kohës. Me veti të kameleonit Gjikë Argjiri do t'i përshtatet çdo pushteti. Ai i nënshtrohet çdo eprori nga i cili varet, i gatshëm për çdo rast korrupsioni dhe, mizor deri në absurd ndaj të nënshtruarve. Është i të gjithëve dhe i çdo kohe. Petro Markoja me intuitën e intelektualit, e pati ndjerë se nga ky soj i qenies sonë nuk do ta marrë veten kollaj bota shqiptare.Gjikë Bua që rrëfen dhe për rrugën e tij jetësore dhe për atë të të tjerëve, mëton të jetë zëri i autorit. Ai do të jetë bartës i ideve revolucionare, komuniste, në roman dhe rruga e tij mes katër të mundshmeve do të jetë zgjedhje e autorit dhe më e vërteta sipas kësaj perspektive. Gjikë Bua nuk vendoset në situata të mprehta, të paktën jo në atë shkallë siç ndodh me Gjikë Mërtirin, ku autori ka derdhur pjesën e vet më autentike apo atë më të ëndërruarën.Karakteristikë e narracionit në këtë rrëfim romanor, është mbështetja në faktografinë, identitetin historik, të hapësirës dhe të njerëzve, është prirja për një rrëfim të dokumentuar. Por ajo çka duket më e rëndësishme në lidhje me natyrën, me misionin dhe perspektivën e narratorit, është se Petro Markoja në këtë roman heq dorë nga narratori i gjithëdijshëm, karakteristikë për tërë epokën e romanit realist të shekullit XIX, me jehonë dhe gjatë shekullit që lamë pas. Narratori kësaj here është njëri nga personazhet dhe ai do të rrëfejë nga perspektiva e atij që mund të dijë aq sa mund të dijë çdo njeri dëshmitar i drejtpërdrejtë apo i tërthortë. Megjithatë, autori, përmes zërit të vet, nuk mund të përmbahet plotësisht pa përzgjedhur apo pa gërshetuar mes personazhit dhe narratorit zërin e vet autorial.Por nëse çdo personazh është personalitet i veçantë, kryepersonazhi është i pajisur dhe me boshtin plus. Duke qëndruar dhe vrojtuar nga një perspektivë superiore ai i sheh më qartë lëvizjet e njerëzve dhe të dukurive në hapësirën e fokusuar. Zakonisht ai qëndron më pranë filozofisë jetësore të vetë autorit.Në fillim përmendëm shkurtimisht katër rrugët e Gjikëve: misionin e të parit nuk do ta marrë Gjikë Nina, simbol i rrënjës së lashtë dhe i mburojës jetike të truallit, as Gjikë Mërtiri që sjell diplomën e juristit dhe frymën e qytetërimit evropian të kohës, por Gjlkë Bua, shkollar i Vlorës dhe pjesëmarrës aktiv në grupet komuniste tiranase. Pikërisht ky, me dashjen e autorit, do të jetë më pranë zërit të tij. Romani kështu del me tezën se ideja revolucionare komuniste e mbjellë në fillim të shekullit në Evropë dhe që gjen truall dhe në tokën shqiptare, do të bartet përmes personazhit të Gjikë Buas. Dhe pikërisht me këtë përcaktim zë fill dhe ndodh mosmarrëveshja ose vetëmashtrimi mes Petro Markos shkrimtar dhe Petro Markos njeri. Ndërsa kryepersonazh i konvencioneve të kohës, pra i diktimeve nga jashtë do të bëhet Gjikë Bua, me Gjikë Mërtirin, shkrimtari Petro Marko do të shprehë vizionin e vet jetësor e filozofik si dhe pjesën më substanciale të shpirtit të vet. Pavarësisht nga ky "disekuilibër" në sipërfaqe, narratori arrin të zhytet dhe të depërtojë në skutat më të errëta të personazheve dhe të ngjarjeve të kohës. Këto vlera, qoftë në shkallë të ideve apo të realizimeve artistike, bëjnë që romani "Një emër në katër rrugë" të jetë ndër më të realizuarit e veprës romanore të Petro Markos.
Nata e Ustikës
Romanet "Hasta la vista", "Një emër në katër rrugë" dhe "Nata e Ustikës", janë romanet më autobiografikë në letërsinë tonë. Pas personazhit kryesor të secilit roman (Gori, Gjikë Bua, Andrea) lexuesi fare lehtë do ta identifikojë vetë autorin. Sidomos lexuesi që e ka parasysh dhe veprën-ditar "Intervistë me vetveten", ku rrëfehet jeta apo biografia, që është nga më të bujshmet e shkrimtarëve shqiptarë.Në romanin "Nata e Ustikës" Petro Markoja rrëfen një frag-ment nga betejat, burgjet, dramat dhe dashuritë e tij nëpër Evropë giatë viteve '30 dhe '40 të shekullit XX - pra para dhe pas Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 1940 Petro Markoja u kthye nga lufta e Spanjës. Një vit më vonë u arrestua prej pushtuesve italianë dhe u internua së bashku me gjashtëqind të burgosur të tjerë nga vendet ballkanike në ishullin e Ustikës (në veri të Sicilisë). Në burgun e Ustikës, një ishull famëkeq në afërsi të Palermos, në mesin e mijëra të burgosurve, edhe grupi i shqiptarëve do të qëndrojë deri në kapitullimin e fashizmit. Prej këtej e merr subjektin e tij romani prej 380 faqesh "Nata e Ustikës".Rrëfimi në këtë roman karakteristik për stilin e Petro Markos (dinamik, i drejtpërdrejtë), arrin ta fusë dhe ta ambientojë lexuesin në botën e kampit që në 20 faqet e para të veprës. Rrëfimi ndjek dy linja narrative: atë të terrorit të ushtruar ndaj të burgosurve, përkatësisht organizimin, vetëorganizimin e brendshëm të të burgosurve për t'i qëndruar e rezistuar dhunës, dhe linja intime, ajo e dashurisë ndërmjet Andreas dhe sllaves së burgosur Sonjës. Petro Markoja, siç e përmendëm dhe në romanet e tjera, i dha një vend të dukshëm ndjenjës së dashurisë, si për të treguar apo për të reaguar ndaj shpërfytyrimit që i bëhej personazhit të letërsisë skematike zyrtare të kohës. Pa këtë ndjenjë, duket se nënvizon në të gjithë krijimtarinë e tij, nieriu as nuk mund të jetë njeri dhe aq më tepër të mbijetëojë në realitetin më të egër dhe pa asnjë dritë shprese. Me personazhin femër P.Markoja theu disa tabu të forta të kohës, jo vetëm se femra përgjithësisht ishte e huaj, jo vetëm se dashuria jepet si ndjenjë aq universale sa mund të lidhë dy njerëz të kombësive të ndryshme, por edhe për faktin se femra zuri një vend të merituar, qoftë dhe kur ishte prostitutë. Shkrimtari është në anën e saj dhe e mbron e i adhuron guximin, por dhe ferminitetin, ide këto tepër të guximshme për letërsinë shqiptare në përgjithësi.Ngjarjen në roman e rrëfen në vetën e parë vetë kryepersonazhi Andrea, ai ruan veçantitë narrative të njohura të Petro Markos: dinamik në zhvillim me shpërthime të fuqishme herë pas here. Shtrati fabulativ e ruan boshtin unik edhe përpos prirjes për ndërhyrje e digresione, që jo domosdoshmërisht derdhen në atë shtrat. Edhe në këtë roman kemi një vështrim realist ndaj personazheve, ata shfaqen me të gjitha virtytet, veset dhe dobësitë njerëzore, ndërsa simpatia e autorit bie mbi personazhin me ide revolucionare, por kjo në kuptimin e ideve të përparuara të kohës, të cilat duhej të përfshinin dhe shoqërinë shqiptare.07 Janar 2006

e shtunë, janar 7

Rrezikshmëria e “korrupsionit politik”

Rexhep Meidani
Korrupsioni politik”, sëmundje e rrezikshme e demokracisë shqiptare. Në çdo fushë ekziston një hierarki konceptesh, strukturash, organizimesh e veprimesh. Nga kjo hierarki prioritetesh konceptuale apo praktike nuk ka si të shpëtojë dukuria e korrupsionit dhe lufta kundër tij. Parë në këtë optikë, në shfaqjet e ndryshme të korrupsionit, hierarkinë më të lartë e ka “korrupsioni politik”. Ai, i “përkthyer” ndryshe dhe si mosrespektim i ligjit e shtetit të së drejtës, është, madje, dhe më i rrezikshmi, gjeneratori i të gjitha shfaqjeve të tjera antidemokratike e antiligjore. Në prani të tij, në një sistem demokratik, çdo përpjekje për të luftuar pamjet e tjera të korrupsionit, sidomos atë ekonomik, mbetet pothuajse sipërfaqësore, me nota propagandistike dhe në thelb e pasuksesshme. (Ndryshe është puna në një sistem diktatorial!). Për më tepër, në situata, në të cilat demagogjia, si shprehje e korrupsionit politik, “gëlltitet” me lehtësi, kjo luftë shihet e zhvillohet jo si betejë ligjore e kushtetuese ndaj dukurisë dhe të gjithë individëve të korruptuar në përgjithësi, por si një përpjekje politike selektive: deklarative dhe imagjinare ndaj “mbështetësve”, nga njëra anë dhe konkrete e reale ndaj kundërshtarëve, në mënyrë të veçantë ndaj opozitarëve politikë, të pabindurve të tjerë neutralë apo përfaqësuesve të pavarur institucionalë, nga ana tjetër. Kjo ndërthurje binomiale, përzgjedhëse e përjashtuese, bëhet mjaft më e rrezikshme kur harrohet apo “mbulohet” tërësisht me “nota” gjoja parimore, “neutrale” e propagandistike. Aq më keq kur korrupsionit politik, në kuptimin e mësipërm, nuk i kushtohet kurrfarë vëmendje mediatike e qytetare. Problemi bëhet akoma më serioz për një demokraci të brishtë si kjo e jona, kur korrupsioni politik si niveli më i lartë i korrupsionit arrihet të nxirret apo të perceptohet krejtësisht jashtë kategorisë përgjithësuese korrupsion...
Parë në këtë perspektivë, nuk mund të luftohet me sukses korrupsioni ekonomik pa luftuar në radhë të parë korrupsionin politik dhe individët-protagonistë mbartës e ushqyes të tij. Por si shfaqet korrupsioni politik? Në fakt, ky lloj korrupsioni, si i shkallës më të lartë, është në vetvete një shkelje e sistemit ligjor dhe rregullator, natyrisht jo në mënyrë publike e të drejtpërdrejtë, por në mënyrë opake e të tërthortë. Ai është karakteristik në demokracitë e reja, në të cilat forca e opinionit publik dhe e institucioneve “gardiane” të demokracisë është ende e dobët. P.sh., korrupsioni politik shfaqet më qartë, në kushtet tona, në procesin zgjedhor. Kështu, p.sh., në zgjedhjet e fundit ai mori format nga më të çuditshmet, diku të fshehta, diku në “dritë të diellit”. Megjithatë rezultati i këtij procesi me mjaft elementë korruptivë e mori, pak a shumë, “bekimin” e jashtëm, gjë që në një mënyrë apo tjetër “përkthehet”, përveç lodhjes me “manovrat” e pafundme të politikës shqiptare, dhe si pranim i “korrupsionit” politik në situatën tonë të brishtë demokratike. Sepse, në mungesë të respektit për institucionin e votës së lirë apo loja e pandershme me të, me anëtarë “të fortë” krejtësisht komisionesh, me lista të pasakta, me certifikata të falsifikuara, me votime nën emra të tjerë, me pazare votash, me numërime të manipuluara, etj., ky lloj korrupsioni i mbështetur nga politika merr vlera të rrezikshme e shformuese për demokracinë e institucionet e saj. Për dy arsye: a) institucionet e prodhuara pas zgjedhjeve nuk kanë autoritetin e duhur elektoral e moral, b) këto institucione në mungesë të këtij autoriteti moral sulmojnë institucionet e tjera, sidomos ato neutrale e të pavarura, për ta garantuar me metoda jodemokratike këtë autoritet, më saktë “komandën” apo forcën e pushtetit politik. Korrupsioni politik shfaqet dhe në manovrat e ndryshme të luftës politike për të reduktuar deri minimizuar rolin dhe zërin e opozitës, duke shpalosur në të njëjtën kohë një demagogji të dukshme gjoja demokratike e përfshirëse. Por, dhe trysnia e pushtetit mbi median e lirë e të pavarur apo “rekrutimi” i një pjese të saj, diku duke mbyllur sytë ndaj aferave të dyshimta, diku dhe duke e ushqyer atë me mjete financiare apo filozofi manipuluese e “shpifëse”, është po ashtu një shprehje tjetër e korrupsionit politik. Në këtë grupim futet dhe “sajimi” politik i OJF-ve me përmbajtje partiake, por të shitura si neutrale, qytetare apo përfaqësuese të shoqërisë civile...
Vullneti politik akumulues - shprehje e korrupsionit politik.
“Ushqim” i korrupsionit politik është dhe spekulimi i tejskajshëm me “vullnetin politik” apo protagonizmin individual. Sidomos kur del në pah vetëm e thjesht shpalosja “deklarative” e vullnetit politik në luftën antikorrupsion. Aq më tepër që, sot për sot, ky vullnet as nuk mund që të bindë, sepse në të vërtetë nuk po mishërohet, në një shkallë realiste, në projektimin e iniciativave të reja reformuese, nuk po shfaq nivel të lartë pjesëmarrjeje dhe përfshirje të aktorëve politikë dhe të shoqërisë civile (pavarësisht ndonjë përjashtimi jo aq neutral!), apo, akoma, nuk po tenton të konkretizohet nëpërmjet një bashkëpunimi të hapur e konstruktiv midis pozitës dhe opozitës, por nëpërmjet një përplasjeje të hapur me të. Ai, madje, po zhvillohet në luftë gati frontale me të gjitha institucionet e pavarura, duke manifestuar publikisht dhe një shkallë të lartë mungese respekti ndaj tyre. Ndërkohë që, në skemën e pavarësisë-ndërvarësisë, rregullat e lojës politike, në shprehje dhe mishërim të vullnetit politik, të ndikimit të aktorëve ndërkombëtarë dhe të plotësimit të kritereve të integrimit, normalisht duhet t’i jepnin një “epërsi” jo sulmit, por mbrojtjes parimore, konsolidimit dhe zhvillimit të institucioneve demokratike autonome. Në këtë kuptim nuk ka të bëjë fare me ndonjë manifestim të vullnetit politik çfarëdo lloj prirjeje e hapur ose e fshehtë për të “uzurpuar” këto institucione apo për t’i përdorur ato si “çadër” ndaj veprimeve të mëtejshme komanduese. Madje, përkundrazi, një synim i tillë mund të klasifikohet pa frikë si një pamje tjetër konkrete e korrupsionit politik. Në fund të fundit, vendosmëria për të luftuar korrupsionin, në kuptimin e zakonshëm, nuk është thjesht problemi i drejtuesve politikë apo i pjesës burokratike të administratës ekzekutive, por në radhë të parë i strukturave mbipartiake si Kontrolli i Lartë i Shtetit, Prokurorisë dhe Gjykatave, Avokatit të Popullit, Inspektoratit të Deklarimit të Pasurive, enteve të ndryshme, etj. Edhe sektori privat ka pjesën e tij. Mbi të gjitha, një vlerë të madhe ka dhe mobilizimi qytetar në një veprim të fuqishëm kolektiv, trysnues e reagues ndaj çdo abuzimi e shkeljeje.
Me gjithë vlerën e padiskutueshme të zbatimit të parimit kushtetues “checks and balances”, (“kontroll e balancë”) nuk mund të thuhet se sistemet politike demokratike janë “të mbrojtur” apriori përkundrejt shfaqjeve të ndryshme të korrupsionit, përfshirë dhe atë politik. Çdo prirje për të ngushtuar hapësirën demokratike në kundërvënie ndaj parimeve apo frymës kushtetuese demokratike është po ashtu një prirje korruptive, natyrisht me natyrë të pastër politike. Një prirje e tillë ishte dhe miratimi i ndryshimit në rregulloren e Kuvendit dhe “legalizimi” i procesit të votimit të hapur për emra konkretë, që lidhen me drejtimin e institucioneve të pavarura, pikërisht në prag të mbylljes së sesionit të parë të tij, apo, akoma, vetëm pak kohë pas mbarimit të konferencës së shtypit të 100 ditëve, me të cilën pothuajse e gjithë media shpenzoi të gjitha “bateritë” e saj! Mos vallë një gjë e tillë mund të quhet iniciativë për reformë institucionale apo luftë ndaj korrupsionit? Kaq shpejt kemi harruar që pikërisht mospërdorimi i dhomës së fshehtë, kthimi i saj në një “relike” për votuesit (pra votimi i hapur, para syrit vigjilent dhe të stërzgjatur të udhëheqësit) ishte ai që favorizoi në dhjetëvjeçarë diktaturën komuniste?!...
Në përgjithësi, prirjet për të shmangur potencialet institucionale ekzistuese apo realitetet konkrete, dhe jo korrelacioni apo bashkëpunimi i ngushtë me të njëjtin objektiv dhe me synime të përbashkëta përmirësuese e reformuese, marifetet në fshehtësi dhe kartoni parlamentar, sulmet publike për t’i “shtypur” ato me anë të veprimit apo presionit jodemokratik, mosrespektimit të kushtetutës dhe ligjit, urdhërimit të organit të hetimit, ushtrimit të kontrollit ekzekutiv mbi gjyqësorin, etj., nuk janë gjë tjetër veçse pamje të korrupsionit politik në një shoqëri demokratike, apo, më keq, zhvillime autoritariste drejt një shoqërie jodemokratike...
Nga ana tjetër, vullneti politik as buron, as nuk ekziston në boshllëk. Ai është dhe një pasqyrim i një morie rrethanash komplekse, të cilat nisin që nga aspiratat individuale të drejtimit politik dhe diku përfundojnë pozitivisht me gjetjen e mbështetjes së duhur për të kapërcyer çdo rezistencë në rrugën e mishërimit të këtij vullneti, në nivelin makro apo mikro, dhe diku tjetër negativisht për të “akumuluar” sa më shumë pushtet. Në këtë kuptimin e fundit, duhet të luftohen publikisht ato përafrime jo efektive, deri spekulative, manipuluese apo të papërshtatshme, në luftën kundër korrupsionit. Të tilla mund të jenë ato që krijojnë çekuilibri politike e sociale, bllokime politike projektesh të domosdoshme, situata të pafavorshme ekonomike që “zhurmohen” në mënyrë politike, duke shfrytëzuar çështjen e korrupsionit si një rrugë për të akuzuar individë të caktuar apo për të delegjitimuar vendime të drejta të mëparshme, largime jo ligjore nga administrata, etj. Apo më keq, kur bëhen thjesht për propagandë kalimtare, për të tërhequr vëmendjen e qytetarëve nga mungesa të domosdoshme e serioze të ditës, me një synim të vetëm konsolidimin e pushtetit vetjak apo përqendrimin e tij në mënyrë antikushtetuese. Kjo gjë ndryshe mund të pagëzohet si objektiv ushtrimi force, si synim jodemokratik, përqendrues e komandues.
***
Janë këto vetëm një pjesë e arsyeve që e bëjnë korrupsionin politik më të rrezikshmin për demokracinë e brishtë shqiptare. Vigjilenca qytetare, reagimi politik dhe publik i menjëhershëm janë përgjigja më e mirë. Përndryshe, thjesht dhe vetëm duke shpresuar, shumë shpejt mund të jetë dhe shumë vonë!...